Organizata e Veteranëve të luftës së Uçk, shpërndau një postim falenderimi pasi Ish Gjenerali i Natos Clark përfundoi dëshminë e tij dy ditore në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
“Fjalët e gjeneral Clark jo vetëm që konfirmuan të vërtetën tonë, por edhe nderuan sakrificën e mijëra luftëtarëve që u rreshtuan për liri”, thuhet në postimin e OVL UÇK. Postimi është shoqëruar me një foto të Clark gjatë kohës kur ai mbante ende funksionet e larta ushtarake.
Tag: dëshmisë
-

Veteranët e UÇK falenderojnë Wesley Clark pas dëshmisë në Hagë
-

Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë për Hashim Tahçin në Hagë?
Në ditën e parë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark, tha se nuk besonte se Thaçi ishte udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Clark, i cili e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, tha se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës.Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.
Ai tha se nuk e di nëse Thaçi ka luftuar dhe nuk ishte në dijeni për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Clark është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Thaçit dhe ai pritet ta mbarojë dëshminë të mërkurën.
-

Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë: S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së
Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Hill i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve gjatë luftës në Kosovëu pyet nga trupi gjykues se kush ishte përgjegjës në UÇK.
Sipas Hill, ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen. “Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë“, tha Hill, sipas REL. “Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi”, shtoi ai. Më tej gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill u shpreh se nuk e dinte se kush nxirrte komunikatat e UÇK-së asokohe, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve. “Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, tha diplomati, i cili u pyet më tej dhe për drejtorinë politike të UÇK-së.
Ai u shpreh se Thaçi ishte pjesë, por nuk dinte kush tjetër ishte pjesë e strukturës. “Kishte shumë persona, që nuk ishin në qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK-në. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por ne duhej ta komunikonim këtë person”, tha ai. Christopher Hill tha gjithashtu që s’kishte dëgjuar që drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. -

“Supozimi ynë ishte që…”/ Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit në Hagë:S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së
Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Hill i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve gjatë luftës në Kosovëu pyet nga trupi gjykues se kush ishte përgjegjës në UÇK. Sipas Hill, ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.
“Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë“, tha Hill, sipas REL. “Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi”, shtoi ai.
Më tej gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill u shpreh se nuk e dinte se kush nxirrte komunikatat e UÇK-së asokohe, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve.
“Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, tha diplomati, i cili u pyet më tej dhe për drejtorinë politike të UÇK-së. Ai u shpreh se Thaçi ishte pjesë, por nuk dinte kush tjetër ishte pjesë e strukturës.
“Kishte shumë persona, që nuk ishin në qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK-në. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por ne duhej ta komunikonim këtë person”, tha ai.
Christopher Hill tha gjithashtu që s’kishte dëgjuar që drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
“Supozimi ynë ishte që shtabi i përgjithshëm ishte më shumë organ ushtarak dhe përbëhej nga komandantë lokalë që ishin bashkuar në një moment dhe drejtoria politike ishte më shumë organi që merrej me botën e jashtme”, tha ai.
Sipas tij, personat brenda drejtorisë politike po tentonin të konsolidonin pozicionin e tyre, por nuk kishte një strukturë komanduese.
“Dhe fakti që s’mund të gjenim një person që fliste në emër të të tjerëve, i konfirmoi dyshimet tona“, shtoi ai.
Sjellim ndërmend gjyqi në Hagë po mbahet kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të katërt i mohojnë akuzat.
Gjatë dy ditëve të dëshmisë së tij, Hill tha se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe se nuk kishte dëgjuar se ai kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme. -

Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë: S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së!

SPAK goditi Pojën, Lala: Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se i gjithë operacioni që përfundoi me prangosjen e 10 personave dhe me shpalljen në kërkim të mbi 40 të tjerëve ka nisur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. E ftuar në Neës 24, Lala tha se në total janë zbardhur 30 episode të trafikut të drogës. Sipas Lalës, grupi është përfshirë edhe në atentate, kryesisht në Durrës.
“Janë 51 urdhër-arreste. Dosja është e gjatë. Grupi trafikonte kokainë dhe pastronte para. Ish polici Altin Morina është anëtar i bandës kriminale, ndërsa efektivi tjetër ka akuzën e korrupsionit. Hetimi ka nisur nga SPAK, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pas dëshmisë së Dumanit, pas marrjes së komunikimeve të Sky Eç dhe vëzhgimeve në terren, kanë arritur të identifikojnë grupin kriminal që merreshin me aktivitete kriminale. Grupi kriminal e kishte bazën në Durrës.
Janë vënë nën sekuestro disa shoqëri. Një grup kriminal të rëndësishëm ka pastrimin e parave. Ka në dosje dhe bos të mafies italiane, njëri njihej si “gjyshi”. Paratë vinin me autobus nga linja e udhëtimit të transportit. Janë 30 episode të trafikut të kokainës. Janë lënë të trafikojnë drogë, derisa e kanë zbërthyer gjithë aktivitetin kriminal. Grupi u mbajt në vëzhgim për 5 vite.
Dyshoj se grupi është përfshirë edhe në atentate, kryesisht në Durrës. Ka shumë pasuri të tjera që nuk janë identifikuar. Hetimet vazhdojnë në drejtim të personave, që dyshohet se janë përfshirë në grup kriminal. Hetimi vazhdon. Ka trafik edhe të heroinës e kokainës. Janë goditur grupe, që më herët nuk ishin goditur,”- tha Lala. -

Operacioni ‘Ura’, detajet: Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit
Jane zbuluar detaje të reja nga mega-operacioni i drejtuar nga SPAK në Shqipëri, i koordinuar me autoritetet italiane, kundër grupeve kriminale që vepronin në trafikun e drogave të forta.
SPAK ka goditur rrjetin e madh kriminal pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani.
Operacioni antidrogë çoi në 51 urdhër-arreste për trafik droge dhe pastrim parash. Grupi kishte bazën në Durrës dhe përfshinte edhe zyrtarë policie. Janë dokumentuar 30 episode të trafikut të kokainës. Në skemë ishin përfshirë edhe bosë të mafies italiane.
“Janë 51 urdhër-arreste. Dosja është e gjatë. Grupi trafikonte kokainë dhe pastronte para. Ish polici Altin Morina është anëtar i bandës kriminale, ndërsa efektivi tjetër ka akuzën e korrupsionit. Hetimi ka nisur nga SPAK, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pas dëshmisë së Dumanit, pas marrjes së komunikimeve të Sky Ecc dhe vëzhgimeve në terren, kanë arritur të identifikojnë grupin kriminal që merreshin me aktivitete kriminale. Grupi kriminal e kishte bazën në Durrës.
Janë vënë nën sekuestro disa shoqëri. Një grup kriminal të rëndësishëm ka pastrimin e parave. Ka në dosje dhe bos të mafies italiane, njëri njihej si “gjyshi”. Paratë vinin me autobus nga linja e udhëtimit të transportit. Janë 30 episode të trafikut të kokainës. Janë lënë të trafikojnë drogë, derisa e kanë zbërthyer gjithë aktivitetin kriminal. Grupi u mbajt në vëzhgim për 5 vite”.