Adriatik BALLA
Sulmuesit e Kombëtares tonë në këtë moment po shqyrtojnë ofertat që u kanë ardhur nga klube të ndryshme dhe besohet se pjesa më e madhe e tyre do të ndryshojnë skuadër në këtë merkato vere. Ernest Muçi është pranë largimit nga Beshiktashi, ndërkohë që Mirlind Daku ushtron presion tek Rubin Kazani që të rrisë rrogën ndryshe shkon te Lokomotiva e Moskës. Ndërkohë, Rei Manaj po shqyrton ofertat që i kanë ardhur nga klubet gjermane dhe italiane e dëshiron të shkëputet nga Sivaspori, kurse Armando Broja e ka derën e hapur të largimit nga Çelsi pasi klubi anglez nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri.
Daku i vë kushte financiare klubit të Runin Kazanit
Për në Rusi të ardhurat i ka në rregull. Nuk janë të shumtë ata që marrin 700 000 euro në sezon në Premier Ligën e këtij vendi, aq më tepër në kushtet e luftës që vazhdon në Ukrainë, veçse Mirlind Daku dëshiron shumë më tepër se kaq. Sipas mediave ruse, sulmuesi i kombëtares shqiptare dëshiron rritje të ndjeshme të pagës vjetore deri në nivelin e 1.6 milionë eurove, diçka që nuk dihet nëse Rusia mund t’ia sigurojë. Natyrisht, 1.6 milionë euro do të ishin të mundura bashkë me bonuset, por gjithsesi mund të sigurohen.
Mediat në Rusi shkruajnë se Daku dhe babai i tij e kërkuan këtë rrogë kur Lokomotiva bëri ofertën për të marrë futbollistin në janar. Ku do të jetë e ardhmja e tij? Rubin Kazani dëshiron ta mbajë, dhe kontrata vlen deri në verën e vitit të ardhshëm. Gjithsesi, në janar Daku mund të bisedojë me klube të tjerë dhe të largohet me parametër zero, ndaj edhe klubi nga Tatarstani do të mendojë edhe mundësinë për ta transferuar këtë verë. Në janar, për kartonin e tij u kërkuan 10 deri në 12 milionë euro, ndërsa vetë dëshira e lojtarit është që të luajë në një nga pesë ligat e mëdha europiane.
Muçi paralajmëron largimin nga Beshiktashi
Situata te Beshiktash vazhdon të jetë e tensionuar pas përfundimit të sezonit, dhe sipas mediave turke, disa lojtarë kanë filluar të reagojnë ndaj mesazhit të qartë të drejtuesve të klubit pas ndeshjes me Bodrumspor: “Kushdo që dëshiron, mund të largohet.” Një nga emrat më të përfolur është Ernest Muçi, mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u transferua te gjigantët e Stambollit gjatë merkatos së janarit 2024 për një tarifë prej 10 milionë eurosh. Sipas raportimeve, Muçi ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke u ndier i “sulmuar” për performancën e ekipit, edhe pse kontributi i tij ishte i dukshëm në fushë.
Me 55 ndeshje, 11 gola dhe 4 asistime për Beshiktash, Muçi besohet se i ka dërguar një mesazh klubit përmes agjentit të tij, ku ka deklaruar: “Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan. Më jepni tarifën e transferimit dhe do të largohem”, theksoi ai. Në përgjigje, drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të pranojnë largimin e tij nëse paraqitet një ofertë prej 12 milionë eurosh, ndërkohë që raportohet se ekziston hapësirë për negociata rreth kësaj shifre. Muçi ishte një nga blerjet më të bujshme të sezonit për klubin bardhezi, por situata aktuale e brendshme dhe klima e pasigurisë duket se po e shtyjnë drejt një largimi të mundshëm këtë verë.
Tag: dëshiron
-

Daku i vë kushte financiare Rubin Kazanit, Muçi paralajmëron largimin nga Beshiktashi
-

Trump: Nuk e di nëse Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk është i sigurt nëse Putini do të vendosë të përfundojë luftën.
“Nuk mund t’ju them nëse Vladimir Putini do të vendosë të përfundojë luftën”, tha ai, por shtoi se përgjigjen “do ta kem brenda dy javësh”.
Ai theksoi se fjalët e tij për Rusinë “flasin fort” dhe paralajmëroi se do të reagojë “ndryshe” nëse zbulon se Putini po “luan” me SHBA-në, shkruan Sky News.Trump nuk i kurseu as kritikat, duke shprehur zhgënjimin e thellë për situatën në Ukrainë dhe duke rikthyer akuzat ndaj sulmeve masive ruse gjatë fundjavës.
E kur u pyet për sanksionet, presidenti amerikan tha se “nuk dëshiron t’i prishë shanset për paqe”.
Madje, nëse e kërkon nevoja, premtoi se do të ulet në tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe homologun rus, Vladimir Putinin. -

Conte nuk ka asnjë dilemë, e paska “kopsitur” të ardhmen si trajner prej muajsh
27 Maj 2025
14:00
Alfred Lleshi
Antonio Conte e ka zgjedhur tashmë të ardhmen e tij, ajo nuk do të jetë te Napoli. Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, ish-trajneri i kombëtares italiane dhe i Interit ka marrë prej muajsh një vendim të qartë: dëshiron të kthehet te Juventusi. Gazeta tregon një detaj të veçantë, që ndodhi gjatë takimit mes Contes dhe drejtuesve të Napolit për festën e titullit.
Pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve të klubit napolitan për ta bindur që ta vijojë “rilindjen” e skuadrës blu, Conte mbetet i vendosur në qëndrimin e tij. “Gjithçka po bëhet për të ndryshuar mendimin e Antonios, – shkruan gazeta, – por ai ka vendosur që prej disa muajsh”.
Magjia e rikthimit te Juventusi është shumë e fortë për t’u injoruar. Atje ka fituar, ka lënë gjurmë të thella dhe dëshiron të përfundojë një rrugëtim të ndërprerë. Kush shpresonte për një kthesë të papritur me një marrëveshje mes Contes dhe Napolit, duhet të pajtohet me realitetin.
Në futboll asgjë nuk është përfundimtare, por për momentin rrugët duken të ndara. E ardhmja e trajnerit nga Lecce është orientuar drejt Torinos, ku Juventusi është gati ta presë për të nisur një cikël të ri. -

“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë“
23 Maj 2025
12:45
Telesport
Mesfushori portugez i Bayern Munich, Joao Palhinha, i blerë verën e kaluar për 51 milionë euro nga, nuk ka pasur të gjithë hapësirën që donte nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Ai ka luajtur vetëm 987 minuta në total këtë sezon.
“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë”, tha ish-lojtari i Fulham në një intervistë për gazetën gjermane Kicker. Fillimisht ai humbi duelin me kolegët e tij dhe më pas një problem muskulor e lanë gjatë në stol.
“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Ishte një nga sezonet më të vështira, nëse jo më i vështiri në karrierën time. Të jesh në stol nuk është asnjëherë e lehtë”, tha Palhinha, që erdhi me shumë bujë por nuk arriti të tregojë shumë në fushë.
Prej këtu u ngritën spekulimet për lamtumirën e tij të mundshme këtë verë, për të gjetur më shumë hapësirë diku tjetër. Një skenar i pamundur për të: “Pse duhet të largohem? Unë jam në një nga klubet më të mira në botë. Dua të luftoj”.
“Do të bëj gjithçka për të treguar vlerën time“, tha Palhinha, por do të jetë në dorën e Kompany të vendosë nëse ai mund të llogarisë tek ai në të ardhmen apo nëse do të preferojë t’i japë shanse dikujt tjetër.
-

“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë “
23 Maj 2025
12:45
Telesport
Mesfushori portugez i Bayern Munich, Joao Palhinha, i blerë verën e kaluar për 51 milionë euro nga, nuk ka pasur të gjithë hapësirën që donte nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Ai ka luajtur vetëm 987 minuta në total këtë sezon.
“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë”, tha ish-lojtari i Fulham në një intervistë për gazetën gjermane Kicker. Fillimisht ai humbi duelin me kolegët e tij dhe më pas një problem muskulor e lanë gjatë në stol.
“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Ishte një nga sezonet më të vështira, nëse jo më i vështiri në karrierën time. Të jesh në stol nuk është asnjëherë e lehtë”, tha Palhinha, që erdhi me shumë bujë por nuk arriti të tregojë shumë në fushë.
Prej këtu u ngritën spekulimet për lamtumirën e tij të mundshme këtë verë, për të gjetur më shumë hapësirë diku tjetër. Një skenar i pamundur për të: “Pse duhet të largohem? Unë jam në një nga klubet më të mira në botë. Dua të luftoj”.
“Do të bëj gjithçka për të treguar vlerën time“, tha Palhinha, por do të jetë në dorën e Kompany të vendosë nëse ai mund të llogarisë tek ai në të ardhmen apo nëse do të preferojë t’i japë shanse dikujt tjetër.
-

“Putin s’dëshiron t’i japë fund luftës”, Shtëpia e Bardhë reagon pas artikullit të “Wall Street Journal”: Trump KURRË nuk e ka bërë këtë deklaratë
Polemika kanë lindur pas një artikulli të Wall Street Journal, sipas të cilit Presidenti Donald Trump , në një komunikim telefonik prej disa orësh me udhëheqësit evropianë, pretendoi se Vladimir Putin “nuk është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë”.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, e mohoi informacionin, duke këmbëngulur se Trump nuk e bëri një deklaratë të tillë.
“Presidenti tha se beson që Putini po e fiton luftën, por ai KURRË nuk deklaroi se ‘nuk dëshiron ta ndalojë’”, tha ajo në një deklaratë me shkrim. Më tej shtoi se Trump theksoi vazhdimisht gjatë bisedës se Putin dëshiron paqe.
Dëshmi kontradiktore nga udhëheqësit evropianë
Sipas raportit, zyrtarët evropianë që morën pjesë në ‘konferencën’ telefonike raportuan se Trump e filloi diskutimin duke thënë: “Mendoj se Vladimir nuk dëshiron paqe”. Nëse është e vërtetë, kjo deklaratë bie ndesh me deklaratat publike të herëpashershme të Trump, në të cilat ai e paraqiti Putinin si të gatshëm për të gjetur një zgjidhje.
Pavarësisht shenjave të supozuara të një ndryshimi qëndrimi, Trump ka shmangur angazhimin për një qëndrim më të ashpër kundër Rusisë, duke hedhur poshtë thirrjet për rritje të sanksioneve ose përforcim ushtarak të Ukrainës.
Presioni dhe reagimet diplomatike
Në videokonferencën e së hënës morën pjesë liderë si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen, Giorgia Meloni, Friedrich Merz dhe Volodymyr Zelensky. Ishte kulmi i një përpjekjeje evropiane për ta shtyrë Trumpin drejt një qëndrimi më të ashpër ndaj Moskës.
Edhe pse miratimi i sanksioneve të reja nuk u arrit, sipas medias amerikane, procesi thuhet se krijoi një mirëkuptim të përbashkët: Putini nuk tregon asnjë qëllim për t’i dhënë fund luftës, të paktën në këtë fazë. Zyrtarët evropianë thanë gjithashtu se administrata Trump nuk do të bllokojë dërgesën e armëve në Ukrainë për sa kohë që financimi vjen nga fondet evropiane.
Sfondi i bisedimeve
Megjithatë, sipas WSJ, në një komunikim të mëparshëm me udhëheqësit evropianë të dielën, Trump kishte lënë të kuptohej se mundësia e sanksioneve do të shqyrtohej nëse Putini nuk pranonte një armëpushim. Por të nesërmen, ai ndryshoi qëndrim, duke thënë se do të vazhdonte me bisedime të nivelit më të ulët midis Moskës dhe Kievit në Vatikan.Top Channel
-

Klubi dëshiron rinovimin, por oferta të rëndësishme janë në tryezë! Asllani mund të lëvizë në verë
Fisnik Asllani ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Bundesliga 2. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 18 gola, duke u renditur i 3-ti në listën e golashënuesëve më të mirë, si dhe ka dhënë 7 asiste. Një kontribut i çmuar i lojtarit të Kosovës për arritjen e vendit të 3-të në tabelë për Elfesbergun.
Hofenhajmi, i cili zotëron kartonin e Asllanit, dëshiron të zgjasë kontratën e bashkëpunimit përtej vitit 2026, por një skenar i tillë duket i vështirë. Gazetari i “Sky Sport”, Florian Pletenbergu, bën me dije se oferta të rëndësishme janë në tryezë për Fisnik Asllanin, që mund të ndërrojë skuadër këtë verë. Statistikat e tij mjaft pozitive në Bundesligën 2 kanë bërë që mjaft ekipe të kthejnë sytë nga 22-vjeçari shqiptar./Sport Ekspres/ -

“Tabaku bëri fushatën më intensive”, Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak
Kreu i PD-së Sali Berisha foli në Log, News 24 lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku opozita pësoi një humbje të thellë.
Berisha u ndal te dy kandidatët e Tiranës, që morën më shumë vota nga PD, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.
Kryedemokrati theksoi se Tabaku bëri nga fushatat më intensive që mund të jetë bërë.
Sa i përket Ilir Alimehmetit, Berisha shpreh keqardhje që ai nuk do jetë në parlament, por shtoi në fund se nëse ai dëshiron mund të kandidojë në garën për kryebashkiak të Tiranës.
Berisha: Është deputetja më e votuar e PD. Nuk kam asnjë të dhënë për atë që thotë zonja Kalaja. Mendoj se çdo njeri, para se të bëjë akuzë, duhet të paraqesë fakte dhe dokumente. Di që Tabaku ka bërë një fushatë më intensive që mund të jenë bërë.
Them pakti që ata performuar në atë shkallë dëshmon reputacionin e tyre dhe ndjej keqardhje që Alimehmeti nuk është në parlamenti me atë mbështetje që e ka siguruar. Është meritë e tij. Është personalitet me reputacion të lartë. PD nuk ka vetëm parlamentin. -

Rusi-Ukrainë/ Trump: SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet dështojnë
Presidenti amerikan Donald Trump është i bindur se Rusia do t’i japë fund luftës kundër Ukrainës.
Ai sheh një “shans të mirë” për ta arritur këtë. Nëse kjo dështon, SHBA-të do të tërhiqen nga përpjekjet për paqe.
As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike midis krerëve të shteteve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk solli rezultate, e megjithatë Donlad Trump e cilësoi më pas si sukses.
“Është gjakderdhje. Dhe unë besoj se ai dëshiron t’i japë fund,” tha Trump, duke iu referuar homologut të tij Vladimir Putin. Lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, Trump tha në Shtëpinë e Bardhë:
“Mendoj se kemi një shans të mirë për ta bërë këtë. Mendoj se Putini e dëshiron këtë.” Trump tha se ai nuk do të kërkonte një zgjidhje paqeje nëse nuk do ishte i bindur për të.
Trump kërcënon me tërheqje nga bisedimet
Trump tha se SHBA do që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu dëshiron t’i japë fund luftës. Duhet të ketë më shumë qartësi brenda dy deri në katër javë, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka “disa ego të mëdha të përfshira”, vazhdoi Trump.
Por nëse nuk ka përparim, “Unë thjesht do të tërhiqem,” tha ai, duke përsëritur paralajmërimin e tij se mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. “Kjo nuk është lufta ime”, tha Trump.
Trump vlerëson potencialin ekonomik të Rusisë
Trump theksoi se Rusia dëshiron të tregtojë me SHBA-në “në një shkallë të gjerë”. Ai theksoi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. “Rusia ka një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar vende pune dhe prosperitet në një shkallë të gjerë.” Potenciali ekonomik i Rusisë është i pakufizuar. Në të njëjtën kohë, Ukraina mund të përfitojë nga kjo në rindërtimin e saj.
Trump e kishte komentuar më parë bisedën telefonike me Putinin në platformën e tij “Truth Social”, ku shkroi se bisedimet duhet të fillojnë menjëherë. Madje Papa Leo XIV kishte ofruar Vatikanin si vend për negociata. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe partnerët evropianë u informuan për këtë, tha Trump./DW -

Trump kërcënon: SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet dështojnë
Presidenti amerikan Trump është i bindur se Rusia do t’i japë fund luftës kundër Ukrainës. Ai sheh një “shans të mirë” për ta arritur këtë. Nëse kjo dështon, SHBA-të do të tërhiqen nga përpjekjet për paqe.
As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike midis krerëve të shteteve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk solli rezultate, e megjithatë Donlad Trump e cilësoi më pas si sukses.“Është gjakderdhje. Dhe unë besoj se ai dëshiron t’i japë fund,” tha Trump, duke iu referuar homologut të tij Vladimir Putin. Lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, Trump tha në Shtëpinë e Bardhë: “Mendoj se kemi një shans të mirë për ta bërë këtë. Mendoj se Putini e dëshiron këtë.” Trump tha se ai nuk do të kërkonte një zgjidhje paqeje nëse nuk do ishte i bindur për të.
Trump kërcënon me tërheqje nga bisedimet
Trump tha se SHBA do që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu dëshiron t’i japë fund luftës. Duhet të ketë më shumë qartësi brenda dy deri në katër javë, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka “disa ego të mëdha të përfshira”, vazhdoi Trump. Por nëse nuk ka përparim, “Unë thjesht do të tërhiqem,” tha ai, duke përsëritur paralajmërimin e tij se mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. “Kjo nuk është lufta ime”, tha Trump.
Trump theksoi se Rusia dëshiron të tregtojë me SHBA-në “në një shkallë të gjerë”. Ai theksoi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. “Rusia ka një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar vende pune dhe prosperitet në një shkallë të gjerë.” Potenciali ekonomik i Rusisë është i pakufizuar. Në të njëjtën kohë, Ukraina mund të përfitojë nga kjo në rindërtimin e saj.
Trump e kishte komentuar më parë bisedën telefonike me Putinin në platformën e tij “Truth Social”, ku shkroi se bisedimet duhet të fillojnë menjëherë. Madje Papa Leo XIV kishte ofruar Vatikanin si vend për negociata. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe partnerët evropianë u informuan për këtë, tha Trump.