Tag: dëshiron

  • Sancho dëshiron të rikthehet te BVB, negociatat vazhdojnë. Juventusi është i paralajmëruar

    Sancho dëshiron të rikthehet te BVB, negociatat vazhdojnë. Juventusi është i paralajmëruar

    Shitjet po bllokojnë mbërritjen e Jadon Sancho te Juventusi. Anglezi ka dhënë tashmë miratimin e tij, por bardhezinjtë po marrin ende kohë. Kjo situatë pritjeje mund të favorizojë vërtet Borussia Dortmundin, e cila po mendon seriozisht ta rikthejë në “shtëpi” për herë të tretë 25-vjeçarin, që vjen nga një sezon huazimi te Chelsea. Në pritje është edhe Manchester United, që zotëron kartonin e lojtarit, i gatshëm të heqë dorë nga fantazisti për shifrën e rreth 20 milionë eurove.
    Për një rikthim të mundshëm të Sancho te BVB ka folur edhe drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl: “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe e kuptojmë dëshirën e tij. Po e shqyrtojmë, por duhet të marrim parasysh mundësitë dhe kufijtë tanë në treg. Do të bëjmë diçka, por kushtet duhet të jenë të duhura”.
    Është e qartë që verdhezinjtë tashmë kanë nisur lëvizjet dhe negociatat janë në zhvillim. Brenda klubit verdhezi, sipas burimeve nga Gjermania, ekzistojnë disa dyshime për ndikimin real që mund të ketë Sancho në skuadrën e drejtuar nga Kovac.
    Ato që diktojnë reflektim janë cilësitë e lojtarit të lindur më 2000, i cili nuk ka arritur të imponohet as te Chelsea, as te Manchester United. Ka gjithashtu dilema për suksesin e një aventure të tretë te klubi gjerman, i cili nga disa është kritikuar për mungesë “fantazie” në merkato; domethënë për përpjekjet e përsëritura për të rikthyer objektiva të vjetër ose ish-lojtarë të klubit.
    Aktualisht, ashtu siç ka bërë edhe me Juventusin, Sancho është i gatshëm ta ulë ndjeshëm pagën e tij prej 16 milionë eurosh në sezon, edhe me 50%, sipas “Bild”. Tabolidi gjerman është i sigurt: Jadon Sancho dëshiron “ta përqafojë” sërish Borussia Dortmundin.

  • Flick: Jam i kënaqur me skuadrën. Araújo? Asnjë sinjal se dëshiron të largohet

    Flick: Jam i kënaqur me skuadrën. Araújo? Asnjë sinjal se dëshiron të largohet

    Në prag të miqësores së dytë verore të Barcelonës, Hansi Flick foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i ekipit në Korenë e Jugut. Në një takim të ndjekur masivisht nga mediat (120 gazetarë të akredituar), trajneri gjerman preku çështjet më të nxehta të momentit:
    “Jam shumë i kënaqur me mikpritjen që kemi marrë këtu në Kore. Një numër i madh njerëzish na pritën në aeroport dhe në hotel. Është shumë nxehtë, nuk është e lehtë të stërvitesh në këto kushte, por skuadra po punon mirë”.
    E ardhmja e Araújos dhe mesfusha: “Ronald? Flitet gjithmonë shumë për të, por unë nuk kam marrë asnjë sinjal që dëshiron të largohet. Kam një skuadër shumë të fortë dhe të thellë. Në disa pozita kam deri në tri alternativa. Nuk është e lehtë për t’u menaxhuar, por jam i lumtur që e kam këtë problem”.
    Objektivat sezonalë: “Jam optimist. Kemi shumë cilësi. Sezonin e kaluar fituam tre trofe, këtë vit do të ketë shumë ekipe që do të garojnë fort”.
    Për Lamine Yamal: “Është një talent i jashtëzakonshëm, mund t’i vendosë ndeshjet i vetëm. E ka treguar tashmë. Nesër do të luajë”.
    Për Dro, talentin e ri të “La Masía”: “Është një talent i pastër, stërvitet me ne që nga fundi i sezonit të kaluar. Teknikisht është shumë i aftë, i zgjuar. Ka ende për të mësuar, por jam shumë i kënaqur që e kam në skuadër”.
    Për Rashford: “E kam ndjekur prej vitesh, ka cilësi të mëdha. Pres shumë nga ai me këtë fanellë”.

  • Barcelona dëshiron “ta blindojë” Frenkie de Jong, zbulohet oferta e rinovimit për holandezin

    Barcelona dëshiron “ta blindojë” Frenkie de Jong, zbulohet oferta e rinovimit për holandezin

    Barcelona vazhdon të presë që Frenkie de Jong (28 vjeç) t’i japë “dritën jeshile” për të nisur negociatat e rinovimit të kontratës, përmes një agjenti të ri ose avokati, sapo ai ta ndërpresë marrëveshjen me përfaqësuesin aktual Ali Dursun, me të cilin ka pasur mosmarrëveshje prej disa muajsh. Deri sa të zgjidhet kjo çështje, holandezi nuk mund ta informojë klubin se kush është përfaqësuesi ligjor me të cilin mund të negociohet vazhdimësia e tij.
    Aktualisht, kontrata e Frenkie skadon në vitin 2026. Pas gjysmës së dytë të shkëlqyer të sezonit të kaluar, ku fitoi vendin si titullar në sytë e Hansi Flick, klubi dëshiron të rinovojë me holandezin. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar më gjatë me fanellën blaugrana.
    Sipas asaj që ka mësuar “Mundo Deportivo” nga burime pranë klubit katalanas, oferta për De Jong është zgjatje e kontratës për dy vite të tjera, përveç asaj që tashmë ka të vlefshme. Kjo do të thotë se Barça dëshiron ta mbajë deri në vitin 2028, me mundësinë për ta shtuar edhe një vit tjetër shtesë, të kushtëzuar nga paraqitjet. Ky skenar do ta zgjaste qëndrimin e tij në klubin katalanas deri në vitin 2029.
    Me këtë ofertë, Frenkie do ta përfundonte kontratën në moshën 31-vjeçare dhe nëse aktivizohet edhe viti opsional, do të qëndronte te Barça deri në moshën 32 vjeç. Duke marrë parasysh se firmosi me klubin katalanas në vitin 2019, nëse nënshkruan këtë kontratë të re dhe e çon deri në fund, mund të arrijë të luajë 10 sezone si lojtar i Barcelonës.
    Aktualisht, De Jong është një nga kapitenët e skuadrës dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm për Hansi Flick, pavarësisht konkurrencës së madhe në mesfushë. Informacioni nga brenda klubit është i qartë: Frenkie dëshiron të qëndrojë dhe dëshira e tij është e sinqertë.

  • Preç Zogaj: Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

    Preç Zogaj: Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

    Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?Tani ti je më e re se unë.

    Njëzet vjeç, në Iliri zbrita,Me të gjitha erërat që frynë këndej pari,Por ty nuk ta thanë.

    A e mban mend sa shumë i pëlqejakëmishat e bardha?Trupi im i lashtë atëherëkishte kohën të ikte.

    Kur mbusha tridhjetë, një natë dhjetori,Mu bë se fola me vetë tënzonë.Ai më tha: shumë ke vuajturpër atë vajzën që të bëri kokën,të kesh kujdes se është e vogël!

    Përse mama, ti dëshiron të vdesësh?Përse kështu, pa radhë, pa të drejtë?Vërtetë shpërtheu koha e helmeve,Por s’e ke mirë të më lësh vetëm!

    Kur të kesh ikur përse do qaj?Për cilat ndarje,Cili mall do më marrë përdore?

    *Titulli i origjinalit: “Ankim për nënën“

    ObserverKult

    ———————————–

    Lexo edhe:

    “NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË

    Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.

    Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.

    Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.

    “Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.

    Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Trump tha se Hamas nuk dëshiron marrëveshje, grupi palestinez: Deklaratat e Presidentit tronditën të gjithë botën

    Trump tha se Hamas nuk dëshiron marrëveshje, grupi palestinez: Deklaratat e Presidentit tronditën të gjithë botën

    Hamasi i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur “tronditëse” deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili akuzoi grupin islamist palestinez se nuk dëshiron një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

    Presidenti i SHBA-së deklaroi dje se Hamasi “nuk dëshiron një marrëveshje” pas dështimit të negociatave indirekte me Izraelin të mbajtura në Doha.
    I dërguari i tij, Steve Witkoff, pranoi të enjten se bisedimet, të cilat kanë vijuar për më shumë se dy javë me ndërmjetësimin e Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit, kanë dështuar. Ai vuri në dyshim qëllimet e mira të Hamasit.

    “Deklaratat e presidentit amerikan dhe të dërguarit të tij tronditën të gjithë botën”, tha për AFP-në, Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i Hamasit.
    “Ato janë edhe më të habitshme sepse vijnë pasi është bërë përparim në disa nga çështjet që ishin në proces negociatash”, shtoi ai.
    Sipas një zyrtari tjetër të Hamasit, Izzat al-Rishek, Uashingtoni “po mbyll sytë ndaj pengesës reale për çdo marrëveshje, e cila është qeveria e Benjamin Netanyahut”.
    Sipas Rishek, Hamasi po demonstron “fleksibilitet” dhe gjithçka që donte ishte të “sqaronte” aspekte të caktuara të planit të propozuar nga SHBA-të.
    Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane të “ushtrojë presion mbi qeverinë pushtuese (izraelite) që të angazhohet seriozisht për arritjen e një marrëveshjeje”.

  • Trump tha se Hamas nuk dëshiron marrëveshje, grupi palestinez: Tronditën e Presidentit të gjithë botën

    Trump tha se Hamas nuk dëshiron marrëveshje, grupi palestinez: Tronditën e Presidentit të gjithë botën

    Hamasi i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur “tronditëse” deklaratat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili akuzoi grupin islamist palestinez se nuk dëshiron një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

    Presidenti i SHBA-së deklaroi dje se Hamasi “nuk dëshiron një marrëveshje” pas dështimit të negociatave indirekte me Izraelin të mbajtura në Doha.
    I dërguari i tij, Steve Witkoff, pranoi të enjten se bisedimet, të cilat kanë vijuar për më shumë se dy javë me ndërmjetësimin e Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit, kanë dështuar. Ai vuri në dyshim qëllimet e mira të Hamasit.

    “Deklaratat e presidentit amerikan dhe të dërguarit të tij tronditën të gjithë botën”, tha për AFP-në, Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i Hamasit.
    “Ato janë edhe më të habitshme sepse vijnë pasi është bërë përparim në disa nga çështjet që ishin në proces negociatash”, shtoi ai.
    Sipas një zyrtari tjetër të Hamasit, Izzat al-Rishek, Uashingtoni “po mbyll sytë ndaj pengesës reale për çdo marrëveshje, e cila është qeveria e Benjamin Netanyahut”.
    Sipas Rishek, Hamasi po demonstron “fleksibilitet” dhe gjithçka që donte ishte të “sqaronte” aspekte të caktuara të planit të propozuar nga SHBA-të.
    Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane të “ushtrojë presion mbi qeverinë pushtuese (izraelite) që të angazhohet seriozisht për arritjen e një marrëveshjeje”.

  • Trump: Hamasi nuk kërkon marrëveshje, por dëshiron vdekjen

    Trump: Hamasi nuk kërkon marrëveshje, por dëshiron vdekjen

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se Hamas ‘nuk do një marrëveshje’, por sipas tij ‘dëshiron vdekjen’.

    “Hamas nuk donte vërtet të arrinte një marrëveshje. Mendoj se ata duan të vdesin. Dhe kjo është shumë, shumë serioze,” tha presidenti amerikan për gazetarët.

    Trump theksoi se Hamas nuk kërkon të përfundojë marrëveshjen e pengjeve me Izraelin, pasi sipas tij organizata rebele do ta ketë shumë të vështirë të përballet me zhvillimet e ardhshme.

    “Arritëm në një pikë ku do të na duhet të përfundojmë punën,” shtoi ai, duke theksuar se organizata palestineze nuk donte marrëveshje sepse “e dinë se çfarë do të ndodhë pasi të marrim prapa pengjet e fundit. Ju kam thënë (…) se do të jetë shumë e vështirë për Hamasin të arrijë një marrëveshje, sepse do të humbasë mburojën e saj, mbulimin e saj,” përfundoi ai. Syri.net-iefimerida

  • Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje/ 13 thënie që ja vlejnë…

    Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje/ 13 thënie që ja vlejnë…

    Thënie nga autorë të ndryshëm:

    Gjeniu është i aftë të thotë mendime të thella me fjalë të thjeshta./ Charles Bukowski

    Gjeniu nuk e zvarrit mendimin e tij nëpër shtegun e hapur nga trutharët./ Stendhal

    Nuk ekziston gjeni pa shije, siç nuk ekziston karakteri pa moralitet./ Gerard de Nerval

    Mos përçmoni ndjeshmërinë e askujt, sepse ndjeshmëria është gjenialiteti i secilit./ Charles Baudelaire

    Një sasi e konsiderueshme krenarie është një përbërës i domosdoshëm i një gjeniu./ Hugo von Hofmannsthal

    Tek çdo gjeni njohim mendimet që kishim refuzuar. Ata kthehen tek ne me një madhështi të tjetërsuar./ Ralph Waldo Emerson

    Nuk dua të jem një gjeni, kam problem të mjaftueshme edhe vetëm duke kërkuar të jem një njeri./ Albert Camus

    Njeriu gjenial është gjithmonë fare pranë çmendurisë./David Hume

    Një gjeni nuk mund të mos lindë atje ku lind./ Ezra Pound

    Më e keqja që mund t’i ndodhë një gjeniu është ta kuptojnë./ Ennio Flaiano

    Gjeniu mëson veç nga vetja, ndërsa talenti mëson kryesisht nga të tjerët./ Arnold Schönberg

    Gjeniu është urtësi dhe rini./ Edgar Lee Masters

    Çfarëdo që dëshiron të bësh, filloje! Guximi zotëron gjenialitet, forcë, mahni./ Gëte

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NJERIU I ZAKONSHËM ME PUSHTET TË JASHTËZAKONSHËM ËSHTË RREZIKU KRYESOR PËR NJERËZIMIN/17 THËNIE NGA FROMM

    Në vazhdim gjeni disa thënie proverbiale të Erich Fromm it:

    • Nuk është i pasur ai që ka shumë, por është i pasur ai që jep shumë.

    • Nuk mund të bësh mirë ndaj botës, pa e lënë veten shpesh herë keq.

    • Vetëm ai që ka besim te vetja është i zoti të jetë besnik ndaj të tjerëve.

    • Egoistët janë të pazotë t’i dashurojnë të tjerët, por nuk janë të zotë ta duan as veten…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Trajkoviç: BE-ja e pafuqishme për dialogun, Trump dëshiron të marrë drejtimin

    Trajkoviç: BE-ja e pafuqishme për dialogun, Trump dëshiron të marrë drejtimin

    Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka as fuqinë dhe as autoritetin për të vazhduar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas saj, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, po shpreh dëshirën që ta marrë vetë drejtimin e kësaj çështjeje.
    “BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat dhe presidenti Trump nuk e ka zakon të “ndjekë” BE-në, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave”, deklaroi ajo për mediumin serb ‘Danas’.
    Ndërkaq, shtoi se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, aktualisht po bëhet më shumë pjesë e problemit, sesa pjesë e zgjidhjes.
    “Ideologjia e tij është një përparësi për të, gjë që e bën atë të mos dëshirojë kompromis dhe të mos jetë i interesuar për forcimin e vërtetë të institucioneve dhe pavarësinë e tyre, siç janë, për shembull, institucionet e sundimit të ligjit që abuzohen rregullisht për qëllime etno-nacionaliste”.
    “Kjo ka pasur njëfarë suksesi me votuesit – por ky sukses është jetëshkurtër sepse nëse nuk ka reforma të vërteta dhe përparim ekonomik, zhvendosja e vëmendjes drejt nacionalizmit do të provojë të jetë një strategji politike edhe më transparente dhe cinike”, tha ajo.
    Trajkoviç ishte emëruar këshilltare e ministrit Nenad Rashiq gjatë qeverisjes së Kurtit.

  • Dështim i madh te Arsenali! Negociuan gjithë kohën me Gykores, në fund do të shkojë te Manchester United

    Dështim i madh te Arsenali! Negociuan gjithë kohën me Gykores, në fund do të shkojë te Manchester United

    Që nga fillimi i merkatos, Gyokeres është lidhur me një transferim te Arsenal. Megjithatë, e gjithë marrëveshja është në prag të dështimit dhe e gjithë kjo po monitorohet nga Manchester United sepse Ruben Amorim e dëshiron atë në ekipin e tij.
    Sipas gazetarëve nga Portugalia, Sporting dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e Viktor Gyokeres. Shifrat janë afër atyre që Arsenali dhe Sporting kanë negociuar prej ditësh dhe Manchester United është gati të paguajë menjëherë 70 milionë euro.
    Kështu, biznesi i Arsenalit është në prag të dështimit, por pyetja është se çfarë dëshiron futbollisti sepse ai ka thënë vazhdimisht se dëshiron të luajë vetëm për Arsenalin. Është e qartë se ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por pyetja është nëse dëshiron të bashkohet me Manchester United. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/