Tag: dëshiron

  • Dy shenjat e horoskopit që “vdesin” të reklamojnë jetën e luksit në rrjet

    Dy shenjat e horoskopit që “vdesin” të reklamojnë jetën e luksit në rrjet

    Të gjithëve na pëlqen jeta e shtrenjtë, por janë dy shenja të cilat duan ta ndajnë çdo detaj me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
    Luani jeton atë që ne e quajmë jetë të gjatë. Ajo dëshiron të veshë vetëm rroba të stilistëve dhe në veçanti ajo zgjedh shtëpitë e mëdha të modës. Sa më e madhe të jetë logoja e shtëpisë, aq më mirë për Luanin. Kjo është ajo që ai dëshiron. Dhe kuptohet se kudo që të qëndrojë dhe kudo që është, ai poston “story” në rrjetet sociale për të treguar se ku ha, çfarë pi, çfarë vesh dhe në cilën zonë të saktë ndodhet.
    Edhe Peshorja ndjek hapat e Luanit. Ajo ha në restorantet më të shtrenjta, drejton makinën më të mirë dhe vishet vetëm me rroba të stilistëve. Gjithë këtë stil jetese, Peshorja zgjedh t’ua tregojë ndjekësve edhe në rrjetet e saj sociale. Sigurisht që ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve se sa shumë argëtohet dhe sa e shtrenjtë është jeta e saj. Psikika e saj forcohet duke ditur se të tjerët e kanë zili për atë që ka.

     

  • Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin

    Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin

    30 Shtator 2025

    10:51

    Telesport

    Arsenal fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Newcastle në ndeshjen e fundit në Premier League, sukses që erdhi në kohën shtesë. Duke iu rikthyer këtij sukesi, trajneri Mikel Arteta vlerëson shpirtin e skuadrës.
    “Skuadra ime e dëshiron atë titull më shumë se kushto dhe kjo fitore, mënyra se si ata luftuan ndaj Newcastle e tregon këtë gjë. Jam i bindur për këtë gjë”, deklaroi Arteta në prag të ndeshjes së radhës në Champions.
    “Ka momente në sezon dhe padyshim me fillimin që patëm dhe ndeshjet e vështira që kaluam, patëm mundësinë ta ngushtonim atë diferencë. Fitorja ndaj Newcastle, në atë stadium të vështirë, tregon se sa shumë skuadra e dëshiron atë titull”, shtoi Arteta.

  • “Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim”, ministri gjerman Pistorius: Prioritet i Europës duhet të jetë mbështetja e Ukrainës

    “Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim”, ministri gjerman Pistorius: Prioritet i Europës duhet të jetë mbështetja e Ukrainës

    Ministri gjerman Pistorius thekson se Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe se përpjekjet diplomatike për marrëveshje paqeje mbeten të pafrytshme.

    Ai nënvizon se prioriteti i Evropës duhet të jetë fuqizimi dhe mbështetja e Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme në të ardhmen.
    “Qëllimi ynë është që Ukraina të hyjë në negociata kuptimplote, por për këtë, Ukraina duhet të jetë e fortë. Kjo është përgjegjësia jonë si evropianë dhe detyra e kohës sonë”, tha Pistorius.
    Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për rritjen e mbrojtjes në Evropë dhe për një NATO më evropiane, që të garantojë lirinë dhe paqen e kontinentit.

    Top Channel

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe. Detyra jonë të mbështesin Ukrainën

    Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe. Detyra jonë të mbështesin Ukrainën

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin nuk synon paqen dhe se përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

    Gjithashtu ka bërë thirrje që Europa të mbështesë Ukrainën.

    “Nuk ka asnjë dyshim se Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim dhe nuk dëshiron paqe për Ukrainën. Por Ukraina duhet të jetë e fortë dhe është përgjegjësia jonë si europianë, kjo është detyra jonë”, nënvizoi ai.

  • Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte…

    Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte…

    Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:Njerëzit që janë mjaft të çmendur për të menduar se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë. /Rob SiltanenGjithçka që ju nevojitet është plani, harta e rrugës dhe guximi për të vazhduar në destinacionin tuaj. / Earl NightingaleOptimizmi është një magnet i lumturisë. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do t’ju tërheqin. / Mary Lou RettonMundohuni të jeni ylber, në retë e dikujt. /Maya AngelouNdiqni lumturinë tuaj dhe universi do të hapë dyert edhe aty ku ka vetëm mure. /Jozef CampbellJu duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. /Mahatma GandhiNëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte. /Albert Einstein

    Jini mirënjohës për ato që keni, sepse do të përfundoni duke pasur më shumë. /Oprah WinfreyKudo që të shkoni, pa marrë parasysh motin, sjellni gjithmonë diellin tuaj. /Anthony J. D’AngeloObserverKult

    ——————————————————————————————-

    LEXO EDHE:

    FABIO VOLO: NËSE TI NUK E DO VETEN TËNDE, PSE DUHET TË TË DUA UNË?

    Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti ka lindur më 23 qershor 1972, është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Shkrimtari numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, por që janë botuar në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera dhe në shqip.

    ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:

    Nëse ti nuk e do veten tënde, pse duhet të të dua unë?

    Lumturia shpeshherë është pjellë gënjeshtrash.

    Askush nuk heq dot dorë nga lumturia, përveç atyre që nuk e kanë provuar kurrë.

    Të duash një person do të thotë edhe të gëzohesh për lumturinë e tij, kudo ku të ndodhet.

    Gratë janë si lulet: nëse kërkon t’i hapësh me forcë, petalet e tyre të mbeten në dorë dhe lulja vdes. Sepse ato hapen vetëm nga nxehtësia. Dashuria dhe përkujdesja, së bashku, janë dielli për një grua

    Kam mësuar të gjej brenda vetes arsyet dhe qëllimet e ekzistencës sime. Kam kuptuar se duhet ta dua atë që do të jem; se nuk mundem të jetoj për të kënaqur dikë, duke e detyruar veten të jem dikush që nuk jam.

    Shumë veta besojnë se fantazia shërben për t’u larguar nga realiteti, ndërkohë që thuajse gjithmonë shërben për ta kuptuar dhe për ta interpretuar më mirë realitetin.

  • Trump: Bisedimet për Gazën në fazën përfundimtare, marrëveshja do të jetë brenda dy ditësh

    Trump: Bisedimet për Gazën në fazën përfundimtare, marrëveshja do të jetë brenda dy ditësh

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se bisedimet mbi planin e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Gaza janë “në fazat e tyre të fundit”.
    Në të njëjtën kohë, duke folur për faqen e lajmeve Axios, Presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu shpresën se një marrëveshje mund të shpallet brenda dy ditëve të ardhshme, menjëherë pas takimit të tij me Kryeministrin Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë nesër.
    “Të gjithë po punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje, por ne duhet ta arrijmë atë,” tha Trump në një telefonatë me gazetarin e Axios, Barak Ravid, duke shtuar:
    “Vendet arabe kanë qenë fantastike në bashkëpunimin për këtë dhe Hamasi është me ta”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Hamasi “ka respekt të madh për botën arabe”.
    “Bota arabe dëshiron paqe, Izraeli dëshiron paqe dhe Bibi dëshiron paqe”, tha Trump, duke e quajtur Netanyahun me nofkën e tij.
    Trump shtoi se plani i tij nuk synon vetëm t’i japë fund luftës në Gaza, por edhe një paqe më të gjerë rajonale në të ardhmen. “Nëse e arrijmë këtë, do të jetë një ditë e madhe për Izraelin dhe për Lindjen e Mesme”, theksoi ai.
    “Do të jetë shansi i parë për paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme. Por ne duhet ta bëjmë të ndodhë së pari.”
    Për më tepër, Ravid, duke folur për kanalin izraelit Channel 12, shtoi se Trump shpreson të finalizojë një marrëveshje gjatë takimit të së hënës dhe ta shpallë atë po atë ditë ose të nesërmen.

  • Kremlini: Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon

    Kremlini: Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin dëshiron që të punojë me SHBA-të për paqe, por presioni perëndimor nuk po ndihmon.
    “Qëllimi i Perëndimit për të vazhduar të ushtrojë presion mbi Rusinë në çfarëdo mënyre nuk është i favorshëm për një zgjidhje në Ukrainë”, paralajmëroi Peskov, i cituar nga RIA Novosti.
    Më pas, ai theksoi se Putin është i gatshëm të negociojë dhe “planifikon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në këtë rrugë”.
    “Putin, ashtu si Donald Trump është i interesuar dhe i hapur për ta udhëhequr të gjithë çështjen ukrainase drejt një zgjidhjeje paqësore”, shtoi ai.

  • Slot: Kjo është ajo që dëshiron UEFA, ndeshje e denjë për çerekfinale Champions-i

    Slot: Kjo është ajo që dëshiron UEFA, ndeshje e denjë për çerekfinale Champions-i

    18 Shtator 2025

    10:23

    Alfred Lleshi

    Liverpool-i fitoi përsëri në minutat e fundit, për herë të pestë radhazi, duke mposhtur Atlético Madridin në Champions League, falë golit të Van Dijk në minutën e 92-të. Trajneri Slot komentoi: “Një mbrëmje e madhe europiane në ‘Anfield’.
    Kjo është ajo që UEFA dëshiron, ndeshje e fortë si një çerekfinale Champions-i. E filluam mirë, krijuam shumë raste për ta mbyllur ndeshjen. Atlético gjithmonë kërkon të rikthehet në lojë, por me mentalitetin tonë ia dolëm të fitonim”.
    Slot theksoi edhe rëndësinë e kondicionit fizik: “Është shenjë e mirë fizike që arrijmë të presim deri në fund. Goditja me kokë e Van Dijk tregon mentalitet dhe cilësi. Mund të kishim shënuar më herët, por historinë e bën goli i fundit. Wirtz? Shkoi afër golit disa herë dhe krijoi raste. Kushtet e tij përmirësohen çdo ndeshje. Ka nevojë të adaptohet, por m’u duk shumë mirë sonte”.

  • Uashingtoni hesht, Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me SHBA-në

    Uashingtoni hesht, Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me SHBA-në

    Rusia dëshiron të rivendosë fluturimet direkte me Shtetet e Bashkuara dhe ka filluar të punojë për këtë, por ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane.
    Kështu u tha sot gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. “Nga ana jonë, në dialogun dypalësh me Shtetet e Bashkuara, ne po përqendrohemi, ndër të tjera, në rivendosjen e fluturimeve direkte. Fatkeqësisht, ende nuk ka një përgjigje të përshtatshme nga pala amerikane. Ne po bëjmë përpjekje shtesë dhe shërbimet dhe strukturat tona përkatëse janë të përfshira në këtë punë“, tha Ryabkov.
    “Shpresojmë që deri në kohën kur të rifillojnë të ashtuquajturat konsultime dypalëshe që kanë ndodhur në muajt e fundit, një qëndrim më konstruktiv do të formohet në Uashington dhe ne do të bëjmë përparim të vërtetë në zgjidhjen e kësaj çështjeje“, shtoi ministri rus.
    Më parë, ai tha se Moska dhe Uashingtoni do të përpiqen të zhvillojnë një takim tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre para fundit të vjeshtës.
    Diskutimet mbi mënyrat e normalizimit të funksionimit të ambasadave ruse dhe amerikane dhe adresimin e problemeve në marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në Stamboll më 27 shkurt dhe 10 prill.