Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një postim në rrjetet sociale pas takimit të tij me Volodymyr Zelenskky brenda Bazilikës së Shën Pjetrit mëngjesin e sotëm.
Pasi kritikoi New York Times për mbulimin e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar paqen në Evropë, Trump thotë se: “Nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante me raketa në zonat civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”.
Trump thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të ndalojë luftën.
“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën. Shumë njerëz po vdesin”, tha Trump.
Ndërsa Zelensky tha pas takimit se shpreson për një rezultat për fundin e luftës. “Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua”, shkroi Zelensky në një postim të tij.
Ai tha se temat e diskutimit përfshinin “mbrojtjen e jetës së popullit tonë, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës”.
Tag: dëshiron
-

Takimi ‘kokë më kokë’ me Zelenskyn, reagon Trump: Kuptova se Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës!
-

Komunikata e ashpër nga Javier Tebas: “Reali do sistemin e tij, ndryshe…”
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e kritikoi ashpër Florentino Perezin për kërcënimin që Real Madridi të mos marrë pjesë në finalen e Kupës së Mbretit, pas deklaratave të gjyqtarëve në një konferencë për shtyp. Tebas kundër Florentino Perez: «Ai nuk dëshiron ta përmirësojë futbollin, ai e dëshiron në mënyrën e tij»
Tebas shkroi në X:
“Ai nuk e pëlqen Tebasin sepse nuk bën atë që do. Ai nuk e pëlqen Ceferin sepse nuk bën atë që do. Ai nuk e pëlqen Louzán sepse nuk bën atë që do. Ai nuk i pëlqen komentatorët televizivë sepse ata nuk thonë atë që ai do.
Ata nuk duan të ecin përpara me reformën e arbitrimit sepse kjo nuk është ajo që ai dëshiron. Dhe tani, pas deklaratave të gjyqtarëve, i lodhur nga ngacmimet e vazhdueshme të Real Madrid TV, ai përgjigjet siç di: pezullon konferencën për shtyp, mungon në stërvitje në stadium, përçmon traditat zyrtare të finales së Kupës së Mbretit dhe e lë të kuptohet se nuk do të luajë në finale.
Ai nuk proteston, ai shtyn. Ai nuk ankohet, ai kërcënon. Ai nuk kundërshton, ai ndëshkon. Ai nuk dëshiron të përmirësojë futbollin, ai dëshiron futbollin e tij. Dhe gjëja më e keqe nuk është se ai përpiqet, por se shumë e lejojnë dhe e pranojnë.” -

Atletico Madrid mendon për të ardhmen, dyshja e Tottenham drejt ekipit të Simeone
25 Prill 2025
12:51
Telesport
Skuadra e Atletico Madrid, pasi humbi çdo shans për të fituar ndonjë trofe edhe këtë sezon, po mendon që tani për të ardhmen. Madje ka hedhur edhe piketat e para të merkatos së verës.
Sipas të përditshmes britanike “The Times”, klubi spanjoll dëshiron të nënshkruajë me dyshen e Tottenham, Cristian Romero dhe Rodrigo Bentancur. Dy lojtarë që janë dalluar këtë sezon me Spurs.
Romero tha në një intervistë javën e kaluar se dëshiron të luajë në La Liga. Ndërsa Bentancur është më i rrezikuar për t’u larguar, pasi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Tottenham dëshiron që Bentancur të nënshkruajë një kontratë të re dhe ka hapur bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit. Por, nëse këto bisedime nuk janë të suksesshme, atëherë Atletico është favorit për ta marrë. -

Presidenti i Francës: Putin po gënjen se dëshiron paqe në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot shpresën se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të ndalojë më në fund së gënjyeri se dëshiron paqen, ndërkohë që vazhdon të bombardojë Ukrainën.
“Në Ukrainë presim vetëm një përgjigje për një pyetje – a pranon presidenti Putin një armëpushim të pakushtëzuar”, tha Macron gjatë një vizite në Madagaskar. Lideri francez theksoi se pakënaqësia e amerikanëve duhet të drejtohet vetëm ndaj një personi, dhe ai është Putin.
Ai shtoi se përparësi duhet të jetë armëpushimi i pakushtëzuar në Ukrainë, duke vlerësuar se statusi i Krimesë – që është në qendër të ngërçit në përpjekjet për një marrëveshje me Moskën – për momentin nuk duhet të jetë çështje parësore.Presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar më herët se Krimea është tashmë një territor i humbur për Kievin, pasi gadishulli i Detit të Zi është aneksuar nga Rusia.
“Çështja e statusit të gadishullit nuk shtrohet në asnjë mënyrë tani, dhe nuk është në dorën tonë ta vendosim atë”, tha Macron, duke shtuar se armëpushimi është pika e nisjes për gjithçka.
“Të gjitha çështjet e tjera janë pjesë e negociatave për paqe që do të duhet të mbahen më pas dhe që do të marrin parasysh pozicionet ushtarake, çështjet territoriale dhe të sigurisë”, përfundoi Macron.
Ndryshe, Trump ka dënuar sulmet e fundit ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku deri më tani kanë mbetur të vdekur mbi dhjetë persona. -

Rusia nuk pranoi të zgjaste armëpushimin e Pashkëve
Rusia nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin. Ndërkohë Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme.
Rusia nuk dëshiron ta zgjasë përtej të dielës së Pashkëve armëpushimin në Ukrainë. Kremlini tha se nuk do ta përmbushë kërkesën e Ukrainës për një armëpushim 30-ditor. Presidenti Vladimir Putin nuk ka dhënë urdhër për zgjatjen e armëpushimit që shpalli për Pashkët, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass.
Presidenti ukrainas Zelenski i propozoi sërish Rusisë që të pezullojë për të paktën 30 ditë sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë. “Nëse Rusia nuk pajtohet me një hap të tillë, kjo dëshmon se ajo dëshiron vetëm të vazhdojë ato gjëra që shkatërrojnë jetë njerëzore dhe zgjasin luftën”, shkroi Zelenski në platformën X.
Akuza reciproke
Megjithë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin, Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme gjatë ditës së dielë.
“Ne e dimë shumë mirë se si manipulon Moska dhe jemi të përgatitur për çdo gjë.” – tha presidenti Zelenski. “Çdo goditjeje ruse do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme” – tha Zelenksi, sipas të cilit fjalëve të Moskës nuk mund t’u besohet. Megjithatë presidenti ukrainas pranoi: “Në disa zona situata është qetësuar”.
Nga ana tjetër Rusia i akuzoi forcat e armatosura ukrainase se kanë shkelur armëpushimin dhe kanë vazhduar sulmet, ndër të tjera në rajonin Donetskut. Gjatë natës së të dielës kishte pasur dhjetëra sulme me dron nga pala ukrainase, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. “Si rezultat ka të vdekur dhe të lënduar në radhët e popullatës civile dhe dëmtime të ndërtesave civile,” thuhet në një deklaratë të ministrisë.Top Channel
-

Papa Francesku shpreh dëshirën për të marrë pjesë në meshën e Pashkëve
Papa Françesku dëshiron të jetë i pranishëm në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për shërbesën e Pashkëve dhe të bekojë besimtarët me bekimin “Urbi et Orbi” (për Qytetin dhe Botën), njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Ai shton gjithashtu se prania e Françeskut në ceremoninë e nesërme fetare do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, si dhe nga kushtet atmosferike. Megjithatë vendimi përfundimtar, pritet të merret pak para fillimit të Meshës.
Gjithashtu konsiderohet e sigurt se kreu i Kishës Katolike Romake dëshiron të përshëndesë besimtarët në një ditë kaq të rëndësishme për krishterimin.Top Channel
-

Ancelotti nuk do t’ia dijë për Brazilin, dëshiron të respektojë kontratën me Real Madridin
Prioriteti i Carlo Ancelottit mbetet Real Madridi. Pavarësisht zërave të vazhdueshëm, nga Spanja bëhet e ditur se trajneri italian ka refuzuar ofertën nga kombëtarja e Brazilit (të paktën për momentin).
Ai dëshiron të respektojë kontratën që ka me “Los Blancos”, ndaj nuk priten zhvillime të reja në ditët në vijim. Gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, Federata e Brazilit kishte dërguar një emisar për të testuar terrenin, por nuk ka pasur asnjë takim zyrtar me përfaqësuesit e Ancelottit.
“Kam një kontratë me Real Madridin dhe jam i lumtur. Derisa të më thonë të kundërtën, nuk do të dëgjoj asnjë propozim”, – u shpreh vetë trajneri, i cili është kritikuar ashpër pas eliminimit nga Champions League.
Megjithatë, Ancelotti dëshiron të mbetet i përqendruar në fushë, gjithçka do të varet edhe nga alternativat që mund të shfaqen për klubin. Xabi Alonso nuk është shprehur qartë për të ardhmen e tij, ndërkohë që agjenti i Jürgen Klopp, Marc Kosicke, ka konfirmuar se trajneri gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga pozicioni i tij drejtues në “Red Bull”. “Jürgen është shumë i lumtur me rolin e tij të ri si ‘Head of Global Soccer’ te Red Bull”, – deklaroi Kosicke.
Pra, për momentin Real Madridi vazhdon me Ancelottin, ndërsa pista braziliane duket e mbyllur…, të paktën tani për tani. -

Shpërthen Moska: Europa dëshiron një Hitler pas Zelensky-t
Rusia ka sulmuar sërish rajonin Sumi në Ukrainë me raketa balistike. Gjithashtu ka bombarduar edhe zona të tjera. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka shkarkuar nga detyra shefin e administratës rajonale në Sumi, pas sulmit të ushtrisë së Moskës që vrasu 35 persona dhe plagosi qindra të tjera. Kjo vjen pas akuzës së lëshuar ndaj tij, siç thuhet zyrtarisht se bombardimi rus erdhi si pasojë “jo vetëm nga oreksi i Moskës për gjak, por edhe nga neglizhenca e zyrtarëve ukrainas”.
Sipas një kryebashkiaku në rajonin Sumi, rusët kanë shfrytëzuar rastin për të goditur një objektiv ushtarak pasi në një prej zyrave shefi i administratës rajonale ka mbajtur një ceremoni të dorëzimit të medaljeve për ushtarët e brigadës së 117-ë, shkruan A2 CNN.
Nga ana tjetër, Moska zyrtare pretendon rrëzimin e 115 dronëve të lëshuar nga Kievi në orët e fundit. Kremlini ka sqaruar ecurinë e bisedimeve të paqes duke konfirmuar se nuk do të ketë rezultate të menjëhershme.
Zëdhënësi, Dmitry Peskov, nënvizoi gjithashtu se nuk pritet që së shpejti të zhvillohet ndonjë telefonatë mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump. Pak më i ashpër me gjuhën e tij ka qenë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, që pretendoi se Europa po dëshiron të gjejë një “gjysëm Hitler të ri” në vend të Volodymyr Zelenskit, i cili do të jetë më pak i varur nga palë të ndryshme.
Kreu i diplomacisë së Moskës e tha këtë në një intervistë për gazetën e përditshme Kommersant. “Të gjitha këto skema paqeruajtëse që Macron dhe Starmers po hartojnë bazohen në faktin se kjo është e nevojshme për të ruajtur të paktën një copë tokë në të cilën do të qëndrojë regjimi nazist, haptazi rusofobik, i mprehur për përgatitjen e ardhshme të një lufte tjetër kundër Rusisë”, pretendoi Lavrov. Ndërsa pranoi se “nuk është e lehtë të biesh dakord mbi elementët kryesorë të një marrëveshjeje” për Ukrainën, ai vlerësoi Uashingtonin për zgjidhjen e këtij problemi. -

Tarifat/ Trump: Kina dëshiron marrëveshje, por nuk di si ta fillojë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me tarifat në platformën e tij, Truth Social.
Trump shkruan se Kina dëshiron të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, teksa nënvizon se SHBA-të presin telefonatën e tyre.
“Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, në mënyrë të dëshpëruar, por nuk di si ta fillojë. Ne presim thirrjen e tyre telefonike. Do të ndodhë!” shkruan presidenti amerikan.
Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut, me të cilin diskutuan një sërë çështjesh, nga suficiti tregtar i Seulit, tarifat dhe industria e ndërtimit të anijeve, deri te tregu i madh amerikan i LNG-së dhe pjesëmarrja e përbashkët e dy vendeve në ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror në Alaskë.
/vizionplus.tv
-

De Zerbi: Askush nuk më ka kontaktuar nga Milani
Emri i Roberto De Zerbit ka qarkulluar gjerësisht në mediat italiane në ditët e fundit si trajneri i të ardhmes së Milanit. Tekniku i Olimpik Marsejës, i cili nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, shihet si emri i duhur që të kthejë këtë klub te suksesi dhe identiteti i lojës së tij.
Por duket se dëshira dhe realiteti janë gjëra të ndryshme, pasi vetë De Zerbi ka mohuar sot publikisht se dëshiron t’u ribashkohet kuqezinjve, pjesë e të cilëve ka qenë kur ishte futbollist
“Çdokush është i lirë që të thotë atë që dëshiron. Askush nuk më ka telefonuar, asnjë skuadër. Ashtu siç kam bërë gjithmonë, nuk flas dhe flirtoj me asnjë skuadër. Qëllimi im është të qëndroj këtu për shumë vite. Martesat bëhen me dy palë, të shohim si do të përfundojë sezoni.Lajmi mbi Milanin? E kam thënë me forcë që nuk është i vërtetë. Nuk kam folur me askënd dhe nuk po flas me askënd”, tha sot De Zerbi para gazetarëve duke mbyllur të paktën për momentin këtë diskutim rreth të ardhmes së tij.