Kryeministri Edi Rama është prezent në Komisionin Evropian, ku në Forumin për Zgjerimin e BE-së, foli për dëshirën e madhe që kanë qytetarët shqiptarë për t’u bashkuar shtëpisë së madhe europiane.
Rama shprehet se ata që janë shprehur kundër diçka-je të tillë, me siguri kanë qënë në ankth, pak para ndeshjes Serbi-Shqipëri.
“92% të qyteteravë tanë janë besnikë të BE-së, në bazë të një ankete. Por më lejoni që të sqaroj diçka. Mos mendoni se 8% janë kundër BE-së.
Ata thjeshtë janë pyetur pas ndonjë grindje me bashkëshorten ose do kenë qenë në mes të një trafiku torturues të Tiranës, ose ka qenë pak minuta para ndeshjes ndaj Serbisë. Nëse heqim këta faktorë, ata janë 100 përqind pro BE-së”- tha Rama.
Tag: dëshirën
-

Rama flet për dëshirën e shqiptarëve: Shumica e duan BE-në, 8% janë pyetur pas ndonjë grindje me gruan…
-

Conte: Ky Napoli nuk ka dëshirën dhe energjinë e vjetshme, secili prej nesh duhet të shohë brenda vetes
Trajneri Antonio Conte është i hidhëruar pas humbjes 2-0 të Napolit në Bolonja. “Ata kishin më shumë energji në gjithçka, por ajo që është zhgënjyese është se ata kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm se ne. Është diçka që duhet të na bëjë të reflektojmë. Kjo është zhgënjyese. Duhet të ketë një energji të ndryshme“, tha Conte.
Deri më tani këtë sezon, Napoli ka pësuar tashmë pesë humbje, tre prej tyre në Serie A. Një trend që, ndoshta, nuk është i mjaftueshëm për të fituar përsëri: “Jam i shqetësuar, nuk ka shumë për të thënë. Nëse një ekip i etiketuar si protagonisti absolut humbet pesë ndeshje, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon mirë”.
“Nuk duhet të harrojmë se disa sezone më parë, pasi Napoli fitoi titullin përfundoi në vendin e dhjetë. Po vazhdojmë të punojmë, por duhet të pyesim veten a po e bëjmë me entuziazmin e duhur dhe dëshirën e duhur? Energjia ka ndryshuar padyshim. Djemtë e dinë shumë mirë se çfarë mendoj unë, më vjen keq që nuk mund ta ndryshoj këtë energji“, tha Conte.
“Po flas për zemrën, pasionin, entuziazmin, dëshirën: Këto janë dinamikat jashtë futbollit. Këtë vit, po vuajmë shumë sepse nuk jemi një ekip. Marr përgjegjësi të plotë, por do të jetë e vështirë edhe për trajnerin nëse ai arrin ta ndryshojë këtë. Secili prej nesh duhet të rizbulojë shpirtin, zemrën, vendosmërinë e tij. Nuk dua të jem me dikë që vdes”, shtoi Conte. -

Cilin kandidat do të mbështesë PD? Berisha mbledh kryesinë e vogël: Ka edhe disa emra që më kanë shkruar mesazh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët tek selia e PD, në lidhje me kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntori.
Berisha u shpreh se përveç atyre që kanë shpallur dëshirën për të kandiduar zyrtarisht ka dhe nga ata që i shkruajnë mesazhe, edhe pse nuk bëri të ditur emra konkretë.
Pyetje: Do kemi kandidat, një emër sot…
Sali Berisha: Shpresoj se po, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin. Shpresoj se po.
Pyetje: A kanë ardhë shumë propozime nga kandidatë të pavarur?
Sali Berisha: Janë disa, janë disa. Janë, sepse ka që e kanë shpallur publikisht ka të tjerë që e kanë shprehur dëshirën.
Pyetje: Cilët janë emrat që kanë shprehur dëshirën? Emrat më të njohur
Sali Berisha: Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike.
Pyetje: Sot kryesia e vogël e zyrtarizon kandidatin kryesor për Tiranë?
Sali Berisha: Do të merret dhe mendimi i aleatëve, sepse jemi në një përpjekje të përbashkët.
Pyetje: Do të bëhet sot e ditur…
Sali Berisha: Shpresoj se po.Top Channel
-
“Nuk ka bojkot nga opozita!”/ Kush përballë Manastriliut? Berisha: Kalaja, Balliu, Paloka kanë shprehur dëshirën
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë Kryesinë për të diskutuar mbi zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh kundër dekretit të Presidentit Begaj, duke e quajtur antikushtetues. Megjithatë, Berisha deklaroi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën. Kreu i opozitës i shtoi se bojkoti ka provuar të ketë efekt destruktiv për ekzistencën e opozitës.
“Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre.”, u shpreh Sali Berisha.
Lidhur me kandidaturat për Tiranën, Berisha tha se ka pasur shumë kandidatë potencialë që kanë shprehur dëshirën, përmendur emrin e Edi Palokës, apo Klevis Balliut.
“Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe? Adriana Kalaja, Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral. Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Berisha.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Deri më tani, PD s’ka dalë me kandidatë për asnjërën prej Bashkive, përfshirë edhe Tiranën. Nga ana tjetër, PS ka prezantuar më herët Ogerta Manastirliun për kryeqytetin.
Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Veliaj e akimoi shkarkimin e tij në Kushtetuese, por pavarësisht kësaj, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë./ZËRI -

Erling Haaland zbulon destinacionin e ri pasi të largohet nga Man. City
23 Shtator 2025
17:30
Telesport
Edhe pse ka një kontratë afatgjatë me Manchester City deri në vitin 2034, Erling Haaland nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës.
Interesi i katalanasve për sulmuesin norvegjez nuk është i ri, pasi ata tentuan ta transferonin edhe në vitin 2022, por nuk ia dolën dot për shkak të vështirësive ekonomike, gjë që nuk ndodh me financat e Man. City.
Joan Laporta ka premtuar që në verën e ardhshme do tentojë transferimin e Haaland, por nuk dihet ende nëse është thjesht një premtim zgjedhor duke ditur që shumë shpejt janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka më tepër se kaq.
Largimi i Haaland nga Man. City duket i pamundur për momentin, por në vitet e ardhshme situata mund të ndryshojë dhe norvegjezi mund të bëjë realitet dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën. -

T.J. Holmes dhe Amy Robach flasin për dëshirën për të pasur një fëmijë së bashku
T.J. Holmes dhe Amy Robach kanë treguar hapur se po mendojnë seriozisht për zgjerimin e familjes së tyre gjatë një episodi të fundit të podkastit të tyre Amy & T.J.
Holmes ishte ai që filloi bisedën, duke rrëfyer se shpesh përmend mundësinë e të pasurit fëmijë, përfshirë edhe adoptimin. Ai përmendi me humor se Robach zakonisht qesh kur ai e ngrit këtë temë.
Robach, 52 vjeç, me vajzat Ava, 22, dhe Annalise, 19, nga martesa e mëparshme, shpjegoi duke qeshur sesi reagimi i saj rrjedh nga diagnoza e kancerit të gjirit në vitin 2013, që e bëri të ndalojë së menduari për shtatzëni. Megjithatë, ajo dëshmoi se tani është në paqe me këtë dhe ndjehet e lumtur për familjen që ka krijuar.
Të dy thanë se e shijojnë ndjenjën e pranisë së një fëmije pranë, Holmes veçanërisht e shprehu dëshirën për të ndërtuar jo vetëm një familje të bashkuar, por edhe një “njësi të re” të përbashkët: “Edhe pse fëmijët tanë vijnë nga pjesë të ndryshme, mund të krijosh një familje që bazohet tek ne të dy.”
Robach përmbushi këtë mendim, duke pranuar se ndjen ndjesinë e natyrshme për ndërtimin e një njësie të re bashkë me Holmes.
Çifti, të cilët filluan të flisnin publikisht për dashurinë e tyre në vitin 2022 dhe u zhvendosën bashkë një vit më vonë, po ndërtojnë një familje të bashkuar duke shkrirë dyzetë nga martesat e tyre të kaluara, pavarësisht se ende nuk janë martuar zyrtarisht. -

Elbasan/ 22-vjeçarja kallëzon në polici xhaxhanë: Kreu marrëdhënie me mua pa dëshirën time
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
Sipas të dhënave paraprake, e reja ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë.
Pas kallëzimit, materialet iu referuan Prokurorisë dhe është regjistruar procedimi penal ndaj të dyshuarit.
“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.”- bëri të ditur policia e Elbasanit
Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet të përcaktohen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. -

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat, tha se ishte larguar me dëshirën e tij
Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga familjarët.
Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.”, njofton policia.
Më herët, sipas mediave, Daniel Shima ka deklaruar se kishte udhëtuar drejt jugut pasi ishte zënë me të dashurën. -

“Rusia shprehu dëshirën për t’u takuar me Trumpin”, Shtëpia e Bardhë: Presidenti do që kjo luftë brutale të marrë fund
Shtëpia e Bardhë thotë se Donald Trump është i hapur për t’u takuar me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha se Trump ishte i kënaqur me “progresin e madh” të bërë gjatë takimit të sotëm midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Putinit në Moskë, sipas Sky News.
“Rusët shprehën dëshirën e tyre për t’u takuar me Presidentin Trump dhe Presidenti është i hapur për t’u takuar si me Presidentin Putin ashtu edhe me Presidentin Zelensky. Presidenti Trump dëshiron që kjo luftë brutale të marrë fund.”
Më herët këtë mbrëmje, një raport nga New York Times tha se Trump synon të takohet personalisht me Putinin që javën e ardhshme.
Raporti shtoi se Trump planifikon të pasojë takimin me një takim tjetër midis tij, Putinit dhe Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës. -

Letra e trishtë, shkruar nga një plakë që banon në një azil për të moshuar pa dëshirën e saj
Foto ilustrim
Janë të shumtë të moshuarit që fëmijët i dërgojnë në shtëpi sociale për arsye të ndryshme. Arsyeja kryesore është se këta të moshuar shihen si “barrë” nga fëmijet e tyre, dhe për të mos u prishur rehatinë, ata i dërgojnë në një azil për të moshuar.
Më poshtë do të mund të lexoni letrën e trishtë të një plake 82-vjeçare, të cilën e kanë dërguar në një azil për të moshuar, pa dëshirën e saj.
“Jam 82 vjeçe, kam 4 fëmijë, 11 nipër, 2 stërnipër dhe banoj në një dhomë 12 metra katrorë. Nuk kam më një shtëpi dhe aq më pak sendet e mia të dashura. Ama kam dikë që m’i rregullon gjërat, që më përgatit për të ngrënë dhe më shtron krevatin, më mat tensionin dhe peshën përditë.
Nuk i kam më pranë nipërit e mi, nuk mundem dot t’i shoh të rriten, të qeshin, të zihen, apo të më përqafojnë. Disa prej tyre vijnë të më takojnë çdo 15 ditë, disa çdo 3-4 muaj, disa nuk vijnë asnjëherë. Kthehen nga jashtë shtetit dhe në dy javë pushimesh këtu, nuk gjejnë kohë të më takojnë.
Pensionet tona janë minimale dhe nuk mund të pretendojmë për kushte. Të paktën kemi një çati ku të strehohemi. Dhe nuk ka pasur vakte që nuk kemi konsumuar diçka.
Nuk e di se edhe sa kohë jetë më ka mbetur, ama duhet të mësohem me këtë vetmi. Mundohem të kontribuoj me aq sa mundem në shtëpi dhe mërzitem kur shoh se në shtëpi, kemi të moshuara të tjera që janë më keq se unë. Kam parë plot që kanë vdekur këtu.
Më parë, edhe unë uroja që vdekja ime të vinte shpejt, por kur në darkë shoh fotot e familjes sime, dua të jetoj më shumë. Sikur t’i shihja dhe një herë të vetme…
Shpresoj që brezat e ardhshëm të kuptojnë, se familja ndërtohet për të kaluar një të nesërme me fëmijët. Ata na detyrohen paksa për sakrificat që kemi bërë, teksa i kemi rritur”./bota.al
ObserverKult
—————-
LEXO EDHE:
RRËFIMI I PAPADHIMITRIT: SI FILMOVA 5 SEKONDAT E FUNDIT NGA RRËZIMI I SHTATORES SË ENVERIT (FOTO TË RRALLA)