Tag: dëshira

  • Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…

    Dëshira e madhe e Juventusit për trajnerin e ri, por që është thjesht e pamundur…

    27 Tetor 2025

    17:31

    Telesport

    Ajo që pritej, ndodhi. Juventusi zyrtarizoi mesditën e sotme shkarkimin e trajnerit Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta.
    Deri tani janë përmendur disa emra për të pasuar Tudor si Raffaele Palladino, Roberto Mancini, Luciano Spalletti apo edhe emra të tjerë jashtë Italisë si Xavi Hernandez apo Edin Terzic.
    Dëshira e madhe e drejtuesve të Juventusit dhe sigurisht gjithë tifozëve bardhezi quhet Zinedine Zidane. Francezi ka refuzuar çdo ofertë që pas largimit nga Real Madridi në vitin 2021.
    Pavarësisht dashurisë dhe respektit që mund të ketë për ish-ekipin e tij, Zidane është thjesht një opsion i pamundur për Juventusin.
    Zidane po pret të marrë drejtimin e Francës, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës gjatë verës së ardhshme. Tashmë dihet që Didier Dechamps ka vendosur të largohet në fund të këtij kompeticioni dhe Zidane shihet kandidati absolut numër 1 për ta zëvendësuar atë në krye të “Gjelave”.

  • Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin

    Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin

    22 Tetor 2025

    12:53

    Telesport

    Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres, ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores 4-0 që “topçinjtë” arritën ndaj Atletico Madrid në Champions League. Ai ishte protagonist me dy gola, që ia kanë ngritur moralin.
    “Ne duam të fitojmë trofe, kjo është dëshira jonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Personalisht sigurisht që dua të kontribuoj dhe të shënoj gola”, tha sulmuesi suedez i ardhur këtë verë tek Arsenal
    “Të shënosh katër gola dhe të mbash portën e paprekur në Champions League përsëri është shumë mirë. Ne gjithmonë vazhdojmë të shohim e ecim përpara. I bëjmë gjërat siç duhet kur mbrohemi dhe kur kemi shanse, jemi jashtëzakonisht të fortë në shfrytëzimin e rasteve“, tha Gyokeres.
    Më tej, foli për dy golat e tij: “Të dy golat e mi ishin të shkëlqyer. Mundohem të jap më të mirën time gjatë gjithë kohës dhe punoj shumë, të kontribuoj me gjëra të ndryshme dhe golat do të kishin ardhur herët a vonë”.

  • Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    Po bën një sezon fantastik në PL, dëshira e madhe e trajnerit 51-vjeçar është të drejtojë Bayern Munich

    6 Tetor 2025

    17:26

    Telesport

    Oliver Glasner po bën një punë fantastike te Crystal Palace. Në sezonin e tij të parë më Crystal Palace, Glasner fitoi FA Cup, ku mundi në finale Man. City-n dhe Community Shield, ku mundi në finale Liverpool-in.
    Aktualisht, Crystal Palace renditet në vendin e gjashtë në PL dhe deri tani ka rezultuar që është një kundërshtar i fortë për këdo dhe merita më e madhe për këtë gjë është e Oliver Glasner.
    Ndërkohë, “Team Talk” raporton se dëshira e madhe e Glasner është të drejtojë Bayern Munich. 51-vjeçari austriak ka drejtuar më parë dy ekipe të tjera në Bundesligë, Wolfsburg 2019-2021 dhe Eintracht Frankfurt 2021-2023.

  • “Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

    “Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

    Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi se partia është e hapur për qytetarë nga orientime të ndryshme politike, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga radhët e demokratëve.

    Rama: “Ka sot demokratë që duan të na bashkohen më shumë se kurrë.
    Nuk na duhet më vota e demokratëve, por dëshira e tyre për të punuar, për të dhënë një kontribut sado të vogël dhe njëkohësisht duke mbajtur veten dhe familjen e tyre.
    Na duhet që të kemi njerëz që janë me atë punë, dhe duhet ta ndjejmë dobinë e kësaj hapjeje”.

    Top Channel

  • Konica: Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar

    Konica: Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar

    Faik Konica, një njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, është ndër figurat më të shquara shqiptare.

    Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

    KultPlus ju sjellë 7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët:

    Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. ( 1907).

    Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906).

    Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

    Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.

    Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

    Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34). / KultPlus.com

  • Dëshira e Igli Tares nuk po realizohet, paqja mes Ardon Jasharit dhe Club Brugge e largon nga Milani

    Dëshira e Igli Tares nuk po realizohet, paqja mes Ardon Jasharit dhe Club Brugge e largon nga Milani

    Ardon Jashari ishte dëshira kryesore e Igli Tares te Milani. Mesfushori shqiptar i cili luan me Zvicrën shkëlqeu me Club Brruge në Champions League në sezonin e kaluar. Tare e kërkon te Milani, Jashari e dëshiron po ashtu këtë kalim, por ekipi belg po bën qëndresë të fortë.
    Pasi Jashari po insistonte për këtë transferim, Club Brugge zgjodhi që të përjashtonte futbollistin shqiptar. Megjithatë në prag të ndeshjes së turit të tretë në Champions League kundër Salzburg, belgët kanë rikthyer në listë Jasharin. Një zbutje e tensioneve që nuk është aspak një sinjal i mirë për Milanin, duke e vështirësuar akoma më shumë kalimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Pep Guardiola nuk i ndahet yllit të Realit, e sheh zi zëvendësuesin ideal të De Bruyne

    Pep Guardiola nuk i ndahet yllit të Realit, e sheh zi zëvendësuesin ideal të De Bruyne

    17 Korrik 2025

    10:04

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Pep Guardiola nuk ka hequr dorë nga dëshira e mëparshme për të transferuar Eduardao Camavinga. Madje, trajneri katalanas po insiston shumë që transferimi i Camavinga të mbyllet sa më shpejt.
    Guardiola e sheh francezin si profilin e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i De Bruyne dhe po ashtu nga largimi i mundshëm i Bernardo Silva. Portugezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm, ndaj Guardiola po mendon që tani për lojtarin që do e zëvendësojë dhe Camavinga duket zgjedhja e duhur.
    Në anën tjetër, Xabi Alonso e vlerëson shumë mesfushorin francez dhe e sheh pjesë të projektit të tij, por drejtuesit e Real Madridit nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të tij, nëse vjen një ofertë e duhur. Por, duke qenë se dëshira e Guardiolës është e qartë dhe e vendosur, e do me patjetër mesfushorin francez, sighurisht që drejtuesit e City do jenë të gatshëm të paguajnë për francezin shumë e kërkuar nga Real Madrid, që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.

  • Lookman është “Mister X”, zbulohet dëshira e fshehur e Inter, vijnë konfirmime për qëndrimin e Çalha-s dhe Frattesi-t

    Lookman është “Mister X”, zbulohet dëshira e fshehur e Inter, vijnë konfirmime për qëndrimin e Çalha-s dhe Frattesi-t

     Po, është e gjitha e vërtetë: Mister X i merkatos së Interit tashmë ka një emër, dhe ai është i Ademola Lookman! Zbulimi i publikuar sot nga Corriere dello Sport ka gjetur konfirmime të sakta: operacioni është sigurisht i vështirë, por sulmuesi nigerian i Atalantës është objektivi i ndjekur në heshtje (të paktën deri tani) nga drejtuesit e merkatos së Interit.
     
    Një marrëveshje ende për t’u përkufizuar, por e bazuar në dy fakte të rëndësishme:

    Lojtari është shumë entuziast për mundësinë e kalimit në Milano.
    Atalanta e vlerëson atë jo më pak se 45–50 milionë euro, por duhet të marrë parasysh dëshirën e lojtarit për të ndërruar skuadër dhe faktin që kontrata e tij skadon pas dy vitesh – kështu që do të duhej të rinovohej që në muajt në vijim.
    Dëshira e Lookman për të ndryshuar ambient nuk është zbehur as pas largimit të trajnerit Gasperini, me të cilin pati përplasje të forta në pranverën e kaluar. Në moshën 27-vjeçare dhe pas tri sezoneve të shkëlqyera në Bergamo, sulmuesi nigerian e ndjen se ka ardhur momenti për të bërë hapin e madh në karrierë.
    Për nga karakteristikat teknike, ai do të ishte sulmuesi ideal për të plotësuar repartin ofensiv të Interit, duke u përshtatur në mënyrë perfekte me Lautaron dhe Thuramin. Një sulm që, me Bonny dhe Pio Espositon, do t’i jepte trajnerit Chivu një skuadër me cilësi shumë të lartë.
    Ndërkohë sa i takon konfirmimeve për qëndrimet në shtëpinë zikaltër ka lajme të reja. Turku Çalhanoglu pritet të vijojë të qëndrojë të paktën edhe sezonin tjetër në Milano, ndërsa “La Gazzetta  dello Sport” ditën e sotme vjen me lajmin e bujshëm se Inter ka blinduar Davide Frattesin, me mesfushorin që kaloi një sezon të vështirë nën urdhrat e Simone Inzaghit, por që duket se ka besimin e plotë nga ana e ruminit Chivu.
     

  • Një makineri golash është dëshira e merkatos për Juventusin, bardhezinjtë piketojnë Viktor Gyokeres-in

    Një makineri golash është dëshira e merkatos për Juventusin, bardhezinjtë piketojnë Viktor Gyokeres-in

    Pas një sezoni jo pozitiv tashmë të mbyllur, drejtuesit e Juventusit po hartojnë planin për sezonin e ardhshëm. Një makineri golash është dëshira e kësaj merkatoje vere për bardhezinjtë. “La Gazzetta dello Sport” na bën me dije se drejtuesit e klubit italian kanë piketuar Viktor Gyokeres-in.
    Ky i fundit ka shkëlqyerme fanellën e Sportigut të Lisbonës, duke tërhequr vëmende të madhe në Europë. Sulmuesi suedez ka një klauzolë prej 100 milioë eurosh, por përpjekjet mund ta ulin vlerën 70 milionë euro. Në garë për Gykeres-in është edhe Arsenali./Sport Ekspres/

  • Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

    Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

    27 Maj 2025

    20:16

    Telesport

    Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku do ketë shumë afrime të reja, por sigurisht edhe largime nga ekipi aktual. Një nga objektivat kryesor për merkaton e verës është Joao Neves, kërkesë e veçantë e Xabi Alonso-s.
    Dëshira e trajnerit të ri të Real Madridit është të ketë një organizator që kombinon teknikën, vizionin dhe dinamizmin në mesin e fushës, cilësi që 20-vjeçari portugez i përmbush më së miri. Joao Neves u transferua verën e kaluar nga Benfica te PSG për 60 milionë euro dhe gjatë sezonit të tij të parë në Paris është rritur shumë si lojtar.
    Kontrata aktuale me PSG-në skadon në vitin 2029 dhe duket shumë e vështirë që klubi francez të heq dorë prej tij. Megjithatë, te Reali mendojnë se kanë një propozim joshësh për kampionët e Francës duke i ofruar në këmbim të Neves një shumë të caktuar ekonomike si dhe njërin nga 3 yjet e tyre: Rodrygo, Brahim Diaz ose Eduardo Camavinga.
    Javët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse kjo lëvizje e guximshme nga klubi madrilen do të bëhet realitet apo do mbetet thjesht një dëshirë…