Tag: deshi

  • ‘Vdekja mbrëmë më erdhi rrotull, nuk më mori se nuk më deshi’

    ‘Vdekja mbrëmë më erdhi rrotull, nuk më mori se nuk më deshi’

    Poezi nga Aleksandr Solzhenitsyn

    Vdekja mbrëmë më erdhi rrotull,

    Nuk më mori se nuk më deshi.

    Më trajtoi si një të vogël,

    Më nxori gjuhën, më përqeshi.

    Lëre, tha, të vuajë,

    Se ka mbi shpinë mëkate.

    Ndaj dhe unë vazhdoj të shkruaj

    Ah, çfarë hoqa kësaj nate…!/KultPlus.com

  • Enada Hoxha rrëfen divorcin me Gerd Vason pas tradhtisë: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

    Enada Hoxha rrëfen divorcin me Gerd Vason pas tradhtisë: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

    Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Enada Hoxha tha se ishte fati që e deshi që divorci me Gerd Vason të vinte pas aq shumë vitesh bashkë, dhe se këtë temë e ka mbyllur.
    Por ka vetëm një mesazh për tradhtinë…
    “Fati e deshi të ndodhte kështu dhe unë këtë temë e kam mbyllur me kohë dhe nuk do të diskutoj më asnjëherë.
    Thjeshtë do të them që nuk do doja që në vendin tim të gjendet asnjë grua dhe vajzë, të mos gjendet në një situatë si kjo që më ndodhi mua, nuk do ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve, por mbi të gjitha atyre që besojnë në familje dhe në dashurinë e vërtetë”, tha ajo në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

  • “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në  një studio televizive, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.

    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.
     

  • Tomor Alizoti: Do ta ha të gjallë Edi Ramën!

    Tomor Alizoti: Do ta ha të gjallë Edi Ramën!

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i qarkut të Beratit, iu drejtua kryeministrit Rama se përse nuk pranon debate televizive :”‘po deshi le të dalë me mua se kam qejf ta ha të gjallë”- tha Alizoti.
    “Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë. Doktor të kanë frikë doktor”-u shpreh Alizoti nga Peqini.

    Tashmë Doktorin e kanë frikë edhe vetë grupi Bardhi! Pas kësaj kryeministri iu përgjigj me një video shpotitëse.

  • Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, se e ha të gjallë!

    Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, se e ha të gjallë!

    Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të dalë në debat publik me të.
    “Po deshi le të dalë me mua se kam qejf ta ha të gjallë”, tha Alizoti.

    “Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet.
    Ja ku e ka Doktorin, kryetarin e partisë, le të dalë në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë”, shtoi Alizoti.

  • Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit

    Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit

    Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.
    Baba Mondi shprehet në reagimin e tij se bota sot humbi liderin e madh botëror të kohës.
    “Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe të dashurisë”, tha ai.
    Më tej, Baba Mondi deklaron se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit.
    “Papa e deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit”, deklaron ai.

  • “Çdo populli ka një profet, Shqipëria ka Skënderbeun”/ Kryeministri Rama: Fati ynë i madh e deshi që…

    “Çdo populli ka një profet, Shqipëria ka Skënderbeun”/ Kryeministri Rama: Fati ynë i madh e deshi që…

    Në fjalimin e Kryeministrit Rama, ai sjell hapjen e kësaj fushate ndyryshe.
    “Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë. Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfen hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin. tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djerren e shqiptarëve në shekujt e shumë të ekzistencës së tyre, rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kombesh të padëgjuara. 1
    00 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë lundrimi e ndajnë Italinë nga Shqipëria, do kishte vënë bast se ky vend nuk ishte Europë por Azi. Të thoshe që Shqipëria ndodhej në Azi, çdo profesor do të vinte zero në gjeografi, por sensi i real do të kishte vënë notën 10. Koha e deshi që në këtë shesh të Skënderbeut, xhevahir i kryeqytetit europian, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë. Për ne sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialit nis e përpjeta e fundit të Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën”, tha Rama.