Tag: dervishaj

  • SPAK me 7 masa sigurie për trafik kokaine, mes tyre Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej

    SPAK me 7 masa sigurie për trafik kokaine, mes tyre Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej

    SPAK në operacion kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës pasditen e kësaj të premteje.  janë lëshuar masa sigurie ndaj 7 personave, përfshirë Plarent Dervishaj dhe Erjon Alibej, të cilët ndodhen në burg, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 të tjerët. 1 është në kërkim.
    Aksioni ka çuar në arrestimin e vëllezërve Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndrejaj.
    Masat janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi. Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Mësohet se hetimet lidhur me këtë rast të trafikut të drogës janë zhvilluar prej 1 viti.
    Një i arrestuar tjetër është në Elbasan. Ndërkohë, i komunikohet akuzë e re Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Ky i fundit ka rrëfyer dhjetëra ngjarje, ka folur edhe për trafik droge. SPAK ka dëshminë e tij dhe bisedën në Sky ECC, ndaj është goditur grupi. Në burg iu komunikua akuza Dervishajt dhe Alibejt.
    Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arjan Ndoj, ish-prokuror. Ndërsa Erion Alibej për disa vrasje me pagesë, por ka statusin e të penduarit.
    Gjatë operacionit janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.
    gijotina.com/

  • Policia e Shtetit aksion blic me urdhër të SPAK/ Në pranga 4 persona, akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

    Policia e Shtetit aksion blic me urdhër të SPAK/ Në pranga 4 persona, akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

    Plarent Dervishaj dhe Erion alibej

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një aksion blic, teksa janë lëshuar 7 masa sigurie, 4 kanë janë arrestuar dhe 1 tjetër në kërkim.
    Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, bëhet me dije se janë kryer kontrolle në disa ambiente, me qëllim kapjen e eksponentëve kriminalë të dryshuar për trafikim të lëndëve narkotike.
    Bëhet me dije se në kuadër të akionit të ndarmarrë me urdhër të SPAK, janë arrestuar vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, që akuzohen si të përfshirë në trafikun e lendëve narkotike. Në pranga ka rënë edhe Ermir Ndreaj, gjithashtu një tjetër person është arrestuar edhe në Elbasan, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Raportohet se janë gjatë këtij aksioni janë sekuestruar ora të shtrentja, bizhuteri dhe makina luksoze. 
    Sakaq, akuzat të reja i janë komunikuar Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa kanë qenë dëshmitë e këtij të fundit që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal. Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arian Ndoj, ndërsa Alibej, i penduari i drejtësisë, akuzohet për disa vrasje me pagesë./ZËRI

  • Seanca për atentatin ndaj Ndojës, Alibej: E dija se pas qëndronte Plaurent Dervishaj, më tha se i kishin kërkuar…

    Seanca për atentatin ndaj Ndojës, Alibej: E dija se pas qëndronte Plaurent Dervishaj, më tha se i kishin kërkuar…

    Erjon Alibej, i cili po dëshmon në gjyqin në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës në vitin 2019, thotë se e dinte se pas kësaj ngjarjeje qëndronte Plaurent Dervishaj. Ai zbulon edhe bisedat me Dervishajn,  i cili sipas tij, i kishte thënë se Redjan Rraja kishte dashur që të futej në automjet për të marrë pjesë në atentat. Alibej thekson gjithashtu se kishin informacione se atentatin e kishte bërë edhe Lul Berisha, ndërsa shton se informacione merrte edhe nga një punonjës policie në Elbasan, me të cilin komunikonte në Sky dhe EnchroChat. Përmend gjithashtu se si Plaurenti kujdesej pasi donin ta vrisnin me snajper te një lokal te Vollga. Mes të tjerash, ai deklaroi se Dervishaj planifikonte një tjetër atentat ndaj Ndojës pasi i shpëtoi sulmit të parë.
    Synimi ishte që ta ekzekutonte në një lokal te Gjiri i Lalzit, ku ish prokurori e frekuentonte shpesh. “Me Plaurentin nuk më lidhte asgjë. Plaurentit me vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se atentati që i kishin bërë, me thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thashë ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia. I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam patur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan. Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë. Redjan Rrajën e kam dëgjuar përherë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plaurent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë.
    U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatit kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin disa persona afër dhe gabuan. Më thotë Plaurenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plaurenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper. Por atë në atë kohë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal të Vollga. I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plaurentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thonte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin”, ka dëshmuar Alibej.
     

  • “T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq

    “T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq

    Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj janë përplasur gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Tensionet kanë qenë aq të forta saqë për shkak të fjalorit jo etik, gjykata vendosi të largojë nga seanca Dervishajn dhe ta ndërpresë seancën për disa minuta.
    Debati në sallë:
    Ilia Ilia, avokati i Plarent Dervishaj, pyet Erion Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk është se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.
    Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.
    Erion Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë  mendoj se këtu janë “gjuajtësit”.
    Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo e kërkove ti?
    Erion Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.
    Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.
    Erion Alibej: Kolegët e tu.
    Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë./tvklan

  • Përplasje në GJKKO/ Erion Alibej: Ia përcillja informacionet me siklet! Plarent Dervishaj: Aman, ke dy orë që gënjen

    Përplasje në GJKKO/ Erion Alibej: Ia përcillja informacionet me siklet! Plarent Dervishaj: Aman, ke dy orë që gënjen

    Seanca e sotme në GJKKO është përfshirë në tensione mes Erion Alibejt dhe Plarent Dervishajt.

    Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë kanë ofenduar njëri tjetrin dhe për këtë arsye gjykata ka ndërprerë seancën, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Plaurent Dervishaj dhe  të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, gjykata vendosi që Dervishaj të largohet nga seanca e sotme.
    Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare.
    Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi.
    Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk dmth se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.
    Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.
    Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjujtësit”.
    Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?
    Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.
    Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.
    Alibej: Kolegët e tu.
    Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djal.

    Top Channel

  • U zhgënjyet nga Dervishaj pasi nisi të bashkëpunonte me Çopjat në Dubai? Alibej në GJKKO: S’ka lidhje, më ofendoi shumë rëndë

    U zhgënjyet nga Dervishaj pasi nisi të bashkëpunonte me Çopjat në Dubai? Alibej në GJKKO: S’ka lidhje, më ofendoi shumë rëndë

    Erion Alibej ka rrëfyer detaje për ngjarjen e Shkozetit gjatë seancës që po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë e të penduarit të drejtësisë, i cili rrëfen thyerjen e marrëdhënies me Plarent Dervishajn.
    Alibej: Njëherë thoshte se lidhej me portin e Durrësit, por kishte dhe pretendime të tjera. Nuk kishte dhe shumë siguri nëse do e bënte apo nuk do e bënte, por më pas e realizoi.
    Avokati: Dervishaj bashkëpunonte me Çopjat në Dubai sipas jush? Ju kështu thatë. Zhgënjimi që ju patët nga Plarent Dervishaj vinte për këtë arsye.
    Alibej: Nuk ka lidhje kjo gjë, ai më ka ofendu shumë rëndë në lidhje me sms që më ka sjellë nëpërmjet Redian Rrajës, unë s’e përmend këtu këtë gjë. Nuk i kam të sigurt se sa kohë kishte ai që bashkëpunonte me Çopjat. Kur kam dërgu avokatët e mi, për të bashkëpunu me SPAK kam qenë pa rezerva, nuk e mbaj mend nëse kisha nisur të jepja deklarime apo jo në lidhje me çështjet e tjera.
    Avokati: Ju ka përmendur Plurent Dervishaj, që Arjan Ndoj të ketë pasur çështje të tij nëpër duar duke qenë se ishte prokuror?
    Alibej: Unë nuk e mbaj mend nuk jam shumë i sigurt. Edhe pse jam taku njëherë nuk do të thotë se ai do më tregonte mua gjithçka.
    Xholi: Mund të na thoni nëse këto deklarime që thatë sot dhe ato që keni dhënë me herët i keni dhënë me vullnetin tuaj të lirë.
    Alibej: Në asnjë moment, unë nuk jam ndjerë i presionuar, që kur kam bashkëpunuar unë kam thënë vetëm të vërtetën.

    Top Channel

  • Debat në GJKKO! Alibej: Ia përcillja me siklet. Dervishaj: Ça ke ti aman? Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim

    Debat në GJKKO! Alibej: Ia përcillja me siklet. Dervishaj: Ça ke ti aman? Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim

    Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj

    TIRANË- Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj janë përplasur gjatë seancës së sotme (4 korrik) në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Plaurent Dervishaj dhe të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, gjykata ka vendosur që Dervishaj të largohet nga seanca e sotme.
    Debati: 
    Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk dmth se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.
    Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.
    Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjujtësit”.
    Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?
    Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.
    Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.
    Alibej: Kolegët e tu.
    Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë. Sqaroji çfarë kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?”
    Gjykata: Nuk pranohet përgjigjia
    Plaurent Dervishaj: Të ishte trim merrte hakun e të vëllait.
    Gjykata largon personat nga salla pasi Plaurenti e ofendoi rëndë.
    Avokati: Thatë që me Plaurentin i keni prishur marrëdhëniet, pse?
    Erion Alibej: Më ka ofenduar shumë rëndë, me mesazhe që më ka sjellë nga Redjan Rraja, nuk jam ndier mirë. Sa i takon për Çopjet, njerëzit flisnin se ato shkonin me të gjithë shqiptarët atje në Dubai. Avokatët e mi kanë shkuar në prokurori për të lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit dhe në kohën kur isha në burgun 302 kisha filluar bashkëpunimin.

  • Seanca për atentatin ndaj Arjan Ndojës/ Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla

    Seanca për atentatin ndaj Arjan Ndojës/ Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla

    Përplasje mes Plarent Dervishajt dhe Erjon Alibejt në GJKKO ku po zhvillohet seanca për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë.
    Kjo ka bërë që togat e zeza ta nxjerrin atë nga salla.
    Alibej, i cili ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, thotë se ishte në dijeni që pas atentatit të Ndojës , tashmë deputet i zgjedhur i PD, qëndronte Plarent Dervishaj, të cilin thotë se e ka takuar vetëm një herë fizikisht por kishte kontakte me të nëpërmjet Encrochat. Alibej rrëfen se Dervishajt i kishin kërkuar 300 mijë euro për të fshirë provat në laborator dhe se në automjetin me të cilin u krye atentati, kishte dashur që të hynte edhe Redjan Rraja.
    “Më thotë Plarenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai. Plarenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentin, sepse në atë periudhë donin të me ekzekutonin me snajper.”, deklaron Alibej.
    Alibej tregon gjithashtu se kur Ndoja i shpëtoi atentatit, kishte diskutuar me Dervishajn se si ky i fundit donte t’i bënte sërish atentat ish-prokurorit në një lokal në Gjirin e Lalzit, ku ai qëndronte shpesh.
    “Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje.”, ka rrëfyer Alibej.
    Alibej: Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçaj jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, kam ulur në sediljen mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa.
    Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekicin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media. Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk me kujtohet mirë, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar. Vetëm një here takim fizik kemi pasur, komunikonim në aplikacion të enkriptuar. Në atë periudhë kam patur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe sky ecc. Plaurenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”. Këto mbaj mend unë.

  • “Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim”, Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali e Spanjë?

    “Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim”, Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali e Spanjë?

    Para se të nxirrej nga salla e gjyqit, Plarent Dervishaj i drejton Erjon Alibejt pyetjen nëse ai ka qenë i gatshëm që të merrte pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës. Alibej pranon se i ka thënë që nëse dëshiron të marrë pjesë atentatin që Dervishaj planifikonte t’i bënte Ndojës në një lokal në Gjirin e Lalzit pasi i shpëtoi ngjarjes së 1 nëntorit 2019.Në një tjetër moment, Dervishaj, teksa i drejton pyetjen nëse kanë bërë biseda bashkë për të vrarë njeri në Dubai, Itali e Spanjë apo për tentativat e Alibejt për të vrarë Franc Çopjan dhe të vëllanë e tij. Teksa Alibej i drejtohet ‘kolegët e tu të punës’, Dervishaj i thotë se Altin Dumani ia ka dhënë informacionet gabim.
    Në një tjetër moment, Alibej thotë se Plarenti s’i ka përmendur arsyen se pse donte ta vriste Arjan Ndojën.
    “Nuk mbaj mend të më ketë përmendur Plarenti pse donte ta vriste prokurorin. Se jam takuar me Plarentin nuk do të thotë që mund ti thoja e të më thoshte gjithçka. S’e mbaj mend të më ketë dhënë një shkak, seç flitej për atentatin që i bënë Plarentit, dhe ky dyshonte për këta të fundit për diçka që kishte të bënte me portin e Durrësit.”, thotë Alibej.
    Pjesë nga debati mes tyre në gjyq:  
    Plarent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndoj? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?
    Erjon Alibej: Duke e ditur qe nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur qe ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.
    Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë në orë dhe në personat që përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për vrarë Franc Çopjan me vëllain…
    Erjon Alibej: Kolegët e tu të punës?
    Plarent Dervishaj: Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroje ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

  • Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

    Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

    Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë që ka zbardhur një sërë krimesh për dosjen “Plumbi i Artë” ka nisur të dëshmojë në lidhje me procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes për atentatin ku u vra shoferi Andi Maloku dhe mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.
    Ai ka treguar se Dervishaj ka diskutuar edhe për plane që ta ekzekutonte Ndojën me snajper në një lokal te Gjiri i Lalzit.
    “Diskutuam se kush di të ekzekutojë me snajper. Në bisedë e sipër diskutuam që prokurori (Ndoja) shkon në një lokal te Gjiri i Lalzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin me snajper aty”, tha Alibej.
    Alibej thotë se e dinte që pas atentatit në fjalë fshihej Dervishaj. Këtu përmendet edhe emri i Redjan Rrajës, i dënuar për ngjarjen, i cili u zbulua falë profileve gjenetike nga një palë syze.
    Për to Dervishaj është interesuar që të fshihen tek ekspertiza, por i kanë kërkuar 300 mijë euro.
    “Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. Për Redjan Rrajën kemi biseduar me Plarentin pak pasi i kishin bërë atentat prokurorit, ku ndodhej nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës, ishte Plarenti. Kishim biseduar për ato emra, ai nuk e kuptonte pse i kishin bërë atentat. Pasi u zbardh ngjarja, e pyeta pse ndodhi kështu. Po flitet për prova i thashë, syzet, shenjat e gishtave. Më tha jam interesuar për të fshirë gishtat tek ekspertiza. Më tha i kishin kërkuar 300 mijë euro”, tha Alibej.
    I penduari i drejtësisë ka rrëfyer edhe se si ishte njohur me Plarent Dervishajn dhe komunikimin që kanë bërë më pas nëpërmjet aplikacioneve të enkriptuara.
    “Kemi folur shumë gjatë në aplikacion, por fizikisht një herë. E thirrnin Lenti, Shoku. Kam folur në EnchroChat fillimisht, më pas me SKY [ECC]. Nofka e tij, Barcelona tek EnchroChat, Ghost. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bëj atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia dhe ia përcillja çdo informacion”, tregoi Alibej./tvklan