Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u zhvillua të premten një seancë gjyqësore në kuadër të procesit për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja.
Në seancë dëshmoi babai i viktimës, Genc Maloku, i cili u përball në sallën e gjyqit me të pandehurin Plaurent Dervishaj, i akuzuar si porositës i atentatit.
Seanca u shoqërua me momente tensioni, ndërsa Genc Maloku kërkoi të dinte arsyen e sulmit ku mbeti i vrarë djali i tij, Andi Maloku.
“Më thuaj, pse ma vrave djalin? Çfarë të kishte bërë ai? Edhe mua pse doje të më vrisje? S’të kam bërë asgjë!”
Në reagim, Plaurent Dervishaj iu përgjigj shkurt:
“Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.”
Genci Maloku dëshmoi në sallën e gjyqit, duke treguar se djali i tij kishte punuar si kamarier dhe vetëm një muaj para ngjarjes ishte punësuar si shofer i prokurorit Arjan Ndoja. Maloku tregoi momentin kur mori telefonatën e fundit nga djali:
“Më mori djali dhe më tha: ‘Jam keq o bab, na kanë qëlluar’. Ishte ora 4:30 ose 5 e pasdites. Mendova se po bënte shaka. Kur shkova në spitalin ushtarak, fola me të dhe më tregoi se kishin qenë në një restorant dhe më pas, në makinë me të ishin Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi).”
Sipas dëshmisë së babait, Andi Maloku ndërroi jetë pas 7 ditësh në spital. Më pas, Maloku tha se kishte pyetur Arjan Ndojën dhe Rrumin për arsyet e atentatit, por asnjëri nuk i kishte dhënë përgjigje të qartë. Ai përmendi se ishte vetë Aleksandër Laho që më vonë i kishte thënë se vrasja ishte porositur nga Plaurent Dervishaj me grupin e tij.
“Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës në shtëpinë time. Më thanë se nuk kishin konflikte me ne. Më lanë një USB në portë, ku dukej Redjan Rraja me një tjetër burrë, ndërsa tentonin të digjnin makinën.” – u shpreh Maloku, duke shtuar se kishte bërë kallëzim për një mesazh që kishte marrë në emër të Dervishajt.
Në fund të dëshmisë, Genci Maloku theksoi se nuk i njeh personalisht Plaurent Dervishajn apo Jualian Mecajn, ndërsa u shpreh se vëllanë e Rrumit, Vullnet Muça, e kishte takuar pas ngjarjes.
Plaurent Dervishaj
Dëshmia e plotë
Genci Maloku: “Djali ka qenë kamarier, dhe pastaj shofer i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin ku ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës si prokuror. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Më mori djali: “Jam keq, o bab, na kanë gjujt”. Ka qenë ora 4:30-5:00, sa po dilja me pi kafe. “Babi, kështu kështu, na kanë gjujt.” Mendova se po bënte shaka. Kam shkuar në spitalin ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha: “Po ecnim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë…” Kishin qenë në një restorant. Në makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.
Pas ngjarjes jam takuar me Arjanin, na ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodh. Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë. Më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës te shtëpia ime. Ata kanë ardhur me porosi të babës së Redjanit dhe na thanë: “S’kemi konflikte.” Unë i thashë: “Dua ta di të vërtetën.”
Arjol Halilaj erdhi, e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh, e thirra unë. Një USB ma lanë te porta dhe në të kishte një burrë me kapele, Redjan Rraja dhe një qeros. Duken që ikin kur kanë dasht me djeg makinën.
Unë di që autorët janë këta që janë në burg. Plaurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçën është vëllai i Rrumit, e kam takuar. Unë akoma s’e kam mësuar pse e kanë qëlluar”
Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?
Genci: Jo, nuk e dinte fare mbi arsyet.
Genci: Arben Merkurin e njoh. E di që thirrej me nofkën “Maneci”. Në telefon më ka ardhur një mesazh në emër të Plaurent Dervishaj. Më ka shkruar: “Jam Plaurenti.” Kam bërë kallëzim tek Komisariati Nr. 6.
Genc Maloku: Mirë djalin, po mua pse ke dashur të më vrasësh pa të bërë asgjë?
Plaurenti: Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.
Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Çfarë të ka bërë djali?
Tag: dervishaj
-

“Pse ma vrave djalin”, babai i Andi Malokut përballet me Plaurent Dervishajn nër gjykatë
-

“Më vjen keq për djalin tënd”, debate mes Plarent Dervishajt dhe Genci Malokut: Hajde ta them përballë pse donin të vrisnin
Genci dhe Andi Maloku, dhe Plarent Dervishaj
TIRANË- Është duke u shoqëruar me debate të forta, seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme, ku është thirrur për të dëshmuar babai i Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë në atentat në vitin 2019. Genci Maloku ka pasur në përplasje të ashpër me Plarent Dervishajn, i cili akuzohet nga SPAK dhe si porositësi i atentatit. Maloku është shprehur në seancë, se emrin e Plarent Dervishajt si porositës të atentatit ia ka dhënë Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Pjesë nga dëshmia në seancë:
Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?
Genc Maloku: Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.
Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.
Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.
Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.
Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.
Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.
Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.
Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.
Ilia Ilia: Qartazi e nderuar që objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë
Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?
Genc Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.
Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?
Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB m’u soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.
Genc Maloku: Mërkuri, ka pasur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.
Genc Maloku-Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.
Plarent Dervishaj: Hajde të takohemi ta them përballë.
Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit.
Plarent Dervishaj: A ta ka përmendur Rrumi emrin tim?
Dëshmitari shoqërohet jashtë gjykatës. -

Babai i Andi Malokut dëshmon në GJKKO: Më tha na kanë qëlluar! Dua të di pse ma vranë djalin?
Para Gjykatës së Posaçme ka dëshmuar sot edhe Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili humbi jetën në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit 2019 në Sukth. Maloku rrëfeu momentet e fundit të komunikimit me të birin, i cili ishte shoferi i prokurorit dhe u plagos rëndë në atentat, duke ndërruar jetë shtatë ditë më pas në spital.
Në dëshminë e tij, ai tregoi se pas ngjarjes ishte informuar nga shtetasi Landi Muharremi (i njohur si “Rrumi”) se pas atentatit qëndronte Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij. Ai përmendi gjithashtu vizita nga familjarë të Redjan Rrajës dhe marrjen e një USB-je me pamje të personave të dyshuar. “Unë dua të di të vërtetën. Pse ma vratë djalin?”, tha ai, duke iu drejtuar të pandehurit Dervishaj në sallën e gjyqit.
Dëshmia në gjyq:
Genci: Arjan Ndoj tani mbrapa po më para skam pas. Djali ka qenë kamarier dhe pastaj shoferi i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësua.
Lëvizte me mjetin qe ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës prokuror. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Më mori djali jam keq o babi, na kanë gjujt. Ka qenë ora 4:30, 5 sa po dilja të pija kafe.
Babi kshu-kshu na kanë gjuajtur. Mendova se po bënte shaka.
Kam shkuar në spitalin Ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha ‘po ecnim nuk ishim shpejtë dhe kur na del një makinë. Kishin qenë në një restorant. Në makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe ‘Rrumi’.
Pas ngjarjes jam takuar me Arjanin, na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodh. Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi të babës së Redjanit dhe na thanë ‘s’kemi konflikte’. Unë i thash dua ta di të vërtetën. Arjol Halilaj erdhi, e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh e thirra un. Një USB ma lanë te porta dhe në të kishte një burrë me kapele Redjan Rraja dhe një qeros dhe duken që ikin kur kanë dashur me djeg makinën.
Unë di që autorët janë këto që janë në burg.
Palurent Dervishaj dhe Jualian Meçaj nuk i njoh.
Vullnet Muça është vëllai i Rrumit, e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar për kë kanë gjuajtur, për Rrumin a për Arjanin.
Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?
Genci:Jo nuk e dinte fare mbi arsyet.
Genci: Arben Mërkurin e njoh, e di që thirrej me nofkën Maneci. Në telefon më ka ardhur një mesazh në emër të Plaurent Dervishaj. Më ka shkruar: Jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati 6.
Genci: Mirë djalin, po mua pse ke dashur me m’vra, pa ju bërë asgjë.
Plaurenti: Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.
Genci: Pse ma ke vra djalin. Çfarë të bëri djali.
Plaurenti: A ta ka përmend Rrumi emrin tim?/Elton Qyno
-

Dekreti i Begajt/ Ish këshilltari i Presidentit Meta, Dervishaj: Veliaj s’është i punësuar që ta zgjidhë ‘Administrativja’, Bashkia, organ kushtetues
Ish këshilltari i Presdidentit të Republikës, Ilir Meta, Bled Dervishaj thotë se fjalën e fundit për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka Gjykata Kushtetuese dhe jo ajo Administrative, siç pretendon kreu i shtetit Bajram Begaj, pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dervishaj e argumenton me faktin se ‘jemi përpara rastit të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie’, organ që parashikohet nga Kushtetuta.
Më tej thekson Dervishaj, në rastin e kryebashkiakut Veliaj, nuk jemi përpara shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, siç po mundohet institucioni i qeverisë dhe Presidencës ta servirë në publik.
Statusi
Të nderuar miq dhe gazetar,
I mirëkuptoj dhe i respektoj plotësisht kërkesat tuaja për një mendim, koment apo opinion publik apo privat lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në të 6 Bashkitë, përfshirë dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.
Para së gjithash ju falenderoj për respektin dhe besimin profesional që keni ndaj meje.
Lidhur me këtë çështje qe mesa duket do të jetë temë edhe për disa ditë, mendoj se së pari është në detyrimin e atyre që marrin vendime që të miratojnë lejimin e stafit të tyre për të sqaruar publikisht vendimmarrjet institucionale.
Personalisht, për sa kam ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, deri në 24 korrik 2022, kam mbrojtur e sqaruar në publik të gjithë aktet dhe dekretet e rëndësishme të Kreut të Shtetit, si në Kuvend, në studio televizive kudo ku jam ftuar, Gj.Kushtetuese, apo dhe në Komisionin e Venecias së bashku me kolegë të tjerë të nderuar, pa ju shmangur asnjë pyetje me rëndësi për interesin publik dhe qytetar.
Në rastin konkret, ata që duhet të flasin të parët dhe të shprehin qëndrimin e tyre, janë; ish funksionari që është prekur nga këto vendime të deritanishme dhe/apo përfaqësuesit e tij ligjor, subjektet politike që do vlerësojnë marrjen ose jo pjesë në garën politike tashmë të dekretuar, si dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo subjekt tjetër që legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Këtu nuk jemi përpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin.
Jemi përpara rastit të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cenuar të drejta e liri themelore.
Nëse kjo çështje hyn apo jo në juridiksion kushtetues, këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast se, një ankim i kësaj natyre rezulton i administruar nga subjekti i prekur brenda afatit.
Ky është mendimi im modest mbi këtë rast!
Ju përshëndes me dashamirësi dhe respekt
-

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji/ Përplasje mes të akuzuarve dhe dëshmitarëve në gjyq, Dervishaj: Ç’punë ke ti këtu? Kam hall se…
Ka dëshmuar sot në sallën e gjyqit Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku ky i fundit mbeti i plagosur ndërsa shoferi, Andi Maloku i tij humbi jetën.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Dervishaj është shprehur para trupës gjykuese: Dëgjova prokurorinë, dëgjova edhe dëshmitarin, tani a mund të jeni të qartë, se cilën do të marrim për bazë atë që ka thënë atëherë apo atë që thotë tani?
Seanca ka vijuar edhe me dëshmitë të disa persona të tjerë, që kanë dijeni për ngjarjen ose personat e përfshirë.
Dëshmitari Bujan Deliallisi, ish-zëvendës drejtori i policisë së Durrësit, tha: Unë jam zv.drejtor i policisë për hetimin e krimeve në policisë së Durrësit. Më herët kam pasur detyra në drejtori të tjera. Kam marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Ramazan Rrajës në 2023. Nuk e mbaj mënd për çfarë akuzohej. Në atë kohë ne kemi bërë ndërhyrjen pasi ai ishte në kërkim.
Pas dëshmisë së tij, ka ndërhyrë i akuzuari Plarent Dervishaj: Bëj pyetjet tamam ç’punë ka arrestimi i atij si e ka emrin në këtë proces gjykimi? Kur u arrestua Ramazan Rraja u gjet një armë.
Avokati i Dervishit, Ilia Ilia iu drejtua dëshmitarit: Nuk e kuptojmë çfarë lidhje ka ky dëshmitar, në akuzën objekt gjykimi. Nuk kam çfarë t’i them.
Dervishaj: Kam hall mos mërzitet Visi që ke ardhur këtu sot, nuk të takon ty me ardh këtu sot dakord. Nuk do mbash t’i hallet e dynjasë. Nuk ke lidhje fare të vish të dëshmosh këtu.Top Channel
-

“Lehtësohen krimet zgjedhore”, Dervishaj kritikon ashpër draftin e qeverisë për Kodin Penal: Nuk janë përfshirë…
Kontitucionalisti Bledar Dervishaj tha në një emision televiziv se mbështet qëndrimin e mbajtur nga prokurori i përgjithshëm lidhur me draftin e kodit të ri penal.
Dervishaj u shpreh se hartimi i këtij drafti nuk ka qenë me pjesëmarrjen gjihthëpërfshirëse të grupeve të interesit, jo vetëm juristët dhe si i tillë nuk është gati për t’u hedhur në konsultim publik dhe jo më pastaj për votim.
Ai solli në vëmendje krimet zgjedhore, marzhi i dënimit për të cilat në draftin e kodit të ri penal është lehtësuar.
“Fakti që Prokuroria që është institucioni bazë që ka lidhje me kodon penal nuk thirret për konsultim është shqetësuese. Kodi i ri penal në vend është i mirëpritur, pra kemi nevojë ta ndryshojmë, sfidat e Shqipërisë sot janë të tjera, shoqëria është zhvilluar ndaj shteti ka vendosur të penalizojë edhe sjellje të tjera shoqërore që ne nuk i konceptojmë dot. Për të shmangur debatin e panevojshëm duhet të ishte bashkëpunuar më shumë dhe sot do kishim një draft më shumë cilësor. Mund të jenë thirrur juristë, por jo të atij niveli që kërkon një kod penal. Për shembull krimet zgjedhore siç kanë qenë dhe siç janë shoh lehtësim të politikës penale në marzhet e dënimit. Duhet ta dimë kush ka qenë autori i këtij drafti, qeveria, shkolla e magjistraturës? Kodi penal duhet të konsultojë ministritë të gjitha, nuk e shoh të shpërndarë mendimin e specializuar, jo vetëm juridik por edhe ekonomik edhe më gjerë. Drafti nuk është gati ende për konsultim publik, jo me që të miratohet se do ishte përmbysje e drejtësisë penale”, tha Dervishaj.
-

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore
Konstitucionalisti Bledar Dervishaj ka deklaruar sot se, mbështet qëndrimin e mbajtur nga drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, lidhur me draftin e Kodit të ri Penal.
Dervishaj u shpreh se hartimi i këtij drafti nuk ka qenë me pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të grupeve të interesit, jo vetëm juristët dhe si i tillë nuk është gati për t’u hedhur në konsultim publik dhe jo më pastaj për votim. Sipas tij, ne ende nuk e dimë se kush është autori i Kodit të ri Penal.
Ai solli në vëmendje krimet zgjedhore, marzhi i dënimit për të cilat në draftin e kodit të ri penal është lehtësuar.
‘Fakti që Prokuroria që është institucioni bazë që ka lidhje me Kodin Penal nuk thirret për konsultim është shqetësuese. Kodi i ri penal në vend është i mirëpritur, pra kemi nevojë ta ndryshojmë, sfidat e Shqipërisë sot janë të tjera, shoqëria është zhvilluar ndaj shteti ka vendosur të penalizojë edhe sjellje të tjera shoqërore që ne nuk i konceptojmë dot.
Për të shmangur debatin e panevojshëm duhet të ishte bashkëpunuar më shumë dhe sot do kishim një draft më shumë cilësor. Mund të jenë thirrur juristë, por jo të atij niveli që kërkon një kod penal. Për shembull krimet zgjedhore siç kanë qenë dhe siç janë shoh lehtësim të politikës penale në marzhet e dënimit.
Duhet ta dimë kush ka qenë autori i këtij drafti, qeveria, shkolla e magjistraturës? Kodi penal duhet të konsultojë ministritë të gjitha, nuk e shoh të shpërndarë mendimin e specializuar, jo vetëm juridik por edhe ekonomik edhe më gjerë. Drafti nuk është gati ende për konsultim publik, jo me që të miratohet se do ishte përmbysje e drejtësisë penale’, -tha Dervishaj. /Euronews
-

”Mos u mërzit vlla s’ke ça me bo”/ Si u kapën 811 kg dro*ë në Belgjikë të Plaurent Dervishaj
Prokuroria e posacme ka arritur në zbulimin e disa komunikimeve mes Plaurent Dervishaj dhe Artuar Hoxhosmani ku flasin për sekuestrimin e nje sasie prej 4 ton droge.
Sipas komunikimit Dervishaj thote se në kontenierin e kapur jane ai kishte 811 copë me lëndë narkotike.
Gjatë komunikimeve, i hetuari Plaurent Dervishaj e pyet bashkëpunëtorin tjetër Artur Hoxhosmani për çmimin që mund të shkonte lënda narkotike që do dërgohej tek personi i thirrur “drrsaku” (i paidentifikuar), pasi do komunikojmë me një person në Brazil dhe shpresonte që të bënte ndonjë punë, por fillimisht do e provonte me një sasi të vogël lënde narkotike.
Në vijim diskutojnë për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Kumi).
Analizimi i komunikimeve të personave në tim rezulton se në të njëjtën ditë 28.4.2020, te heturit Artur Hoxhosmani i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore, (fakt ky i atribuuar në episodin e dytë).
Diskutojnë për sekuestrimin e sasisë prej 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë dy ditë më parë komunikimit, e për rrjedhojë, sipas tij i kanë futur në skaner gjitha anijet, ku i hetuari Plaurent Dervishaj konfirmon sasinë prej 811 copë që ka patur në atë ngarkesë, por në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr “mallin” ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit për shkak se i kanë dhënë urdhër që të shkonte në skaner, ndaj dhe në këtë moment sipas të hetuarit Plaurent Dervishaj, ka arritur që të hidhte telefonin me aplikacionin e platformës së enkriptuar Sky Ecc.
Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej shoferi, ndaj dhe kanë shprehur dyshimet se kanë qenë duke e mbajtur nën vëzhgim.
Diskutojnë në vijim për vendin ku do e dërgonin ngarkesën, si dhe procedurat që ndërmerreshin nga autoritetet holandeze për lajmërimin kompanisë së transportit lidhur me dyshimet për praninë e lëndës markotike, dhe i thotë të hetuarit Artur që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen shumë shpejt.
Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kapPlaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me boArtur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry ouna dhe ajoPlaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha -

Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ bossat e trafikut! 1 ton kokainë “shqetësoi” Dervishajn dhe ‘Burrelsin’
Foto ilustruese
TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, gjatë të cilit u godit një grup i trafikut të drogës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian. Sipas dosjes së siguruar nga “Report Tv”, këtij grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Nga aksioni, në pranga përfundoi: Ermir Ndreaj, dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa u lëshuar një tjetër masë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj.
Në dosje, zbardhen edhe pseudonimit që anëtarët e grupit përdornin në aplikacionin “SkyECC”. Të gjithë anëtarët e grupit e thërrisnin Ndreajn si ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai. Ndërkohë, biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me disa nofka si: “burrelsi”, “lambo”, “santucio” dhe “santucio new”. I vëllai i tij, Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet “keli” dhe “Santucio brother”. Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si “Bisha” dhe “Bisha New”.
Në komunikimin e zhvilluara mes personave në hetim Artur Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj, të dy të pandehurit tashmë flasin për çmimin e drogës që do dërgohej tek personi i thirrur “durrsaku”. Por edhe pse i përmendnin psedonimin nuk e identifikionin me emër. Të dy, linin të kuptohej se kontakte kishin edhe në Brazil. Në vijim diskutonin për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Krymi).
Në një moment tjetër, më 28.4.2020, Artur Hoxhosmani lë të kuptohet se i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore. Flasin për 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë, që i është kapur pasi anijet me konteinerë janë futur në skaner. Në bisedë e sipër, Plaurent Dervishaj i tregon se në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr “mallin” ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit, ndaj edhe ngarkesa ishte kaluar në skaner. Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej. Megjithatë, pavarësisht “goditjes” Dervishaj i kërkonte Hoxhosmanit që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen.
Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kap
Plaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me bo
Artur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry puna dhe ajo
Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha
Po ashtu, SPAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bossi’ i Cincos, Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, ku diskutohej për sekuestrimin e 1 ton kokainë në Belgjikë. Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij.
Ermir Ndreaj: A ke dhe nr kondiner?
Artur Hoxhosmani: Po cila nga ato?
Ermir Ndreaj: Se jam 9 kuti
Artur Hoxhosmani: Të ra ndok punë prapë?
Ermir Ndreaj: Dhe mua 809 cop
Artur Hoxhosmani: Me firmElidon Skëndaj
Për këtë dosje, janë në kërkim edhe biznesmeni Elidon Skëndaj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai, si edhe për person tjetër i identifikuar si Ilir Lloshi. Në emër të këtij të fundit u vendos në pranga një person, që më pas u lirua nga Gjykata me pretendimin se ishte bërë një gabim. Kështu që personi i vërtetë është ende në kërkim.
I gjithë grupi i godit pas hetimeve të SPAK për atentatin e planifikuar, i cili dështoi, ndaj ish-prokurorit tashmë deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoj. Teksa hetonin zbuluan se porositësi ishte Plarent Dervishaj, por po ashtu, hulumtuan mbi kanalet e pazbuluara të trafikut të drogës./ZËRI800 0 1753793485ximg 7881 498
Klevis dhe Artur Hoxhosmani
-

Sot armiq përpara drejtësi, por dikur bashkëpunëtorë në trafikun me tonelata të kokainës
Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj janë në mesin e 6 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që shkatërroi organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian.
Kësaj organizate i janë kapur 6 ton kokainë gjatë periudhës 2020-2021 me vlerë 411 milionë Euro në vendet e BE-së. Por teksa në atë periudhë, Alibej dhe Dervishaj duket se kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt në trafik kokaine, sot ata janë dy kundërshtarë përballë drejtësisë.
Erion Alibej është bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë” dhe ka zbërthyer një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, shumica e të cilave të zhvilluara në Elbasan.
Plaurent Dervishaj, i cili u ekstradua nga SPAK më 14 gusht 2024, konsiderohet nga SPAK si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019. Ai akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit.
Vetëm para disa ditësh, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj u përplasën ashpër në një seancë gjyqësore të GJKKO, ku Alibej po rrëfente ngjarje kriminale.
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, krijoi tension dhe debate të forta në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme.