Tag: dervishaj

  • “Bëjeni ju gjyqin, kush ka këllqe të marrë përsipër mbrojtjen time?”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët

    “Bëjeni ju gjyqin, kush ka këllqe të marrë përsipër mbrojtjen time?”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët

    plarent dervishaj

    TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj Plarent Dervishajt, është shoqëruar me debate të forta në sallë, pasi i pandehuri kërkoi që procesi ndaj tij të mbahet me dyer të mbyllura.
    Sipas Dervishajt, deklaratat e tij në sallë janë keqpërdorur nga mediat, dhe për këtë shkak ai i kërkoi trupës gjykuese që gazetarët të mos lejoheshin në seancë. Kërkesë e cila iu rrëzua. Pas kësaj Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
    “Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atëherë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e keni. Nuk paraqitem më në gjyq, kush ka këllqe të vijë dhe të marrë përsipër mbrojtjen time” tha Dervishaj para se të largohej nga salla. Pas tij, avokatët gjithashtu braktisën seancën.
    Prokurori i çështjes Adnan Xholi nga ana e tij u shpreh “E drejta e pandehurit të marrë ose jo pjesë në gjykim. Pavarësisht kërkesës së të pandehurit, nuk do duhej që avokatët të largoheshin nga salla, megjithatë do merren masa nga gjykata.
    Kërkoj të zëvendëson me avokatë kryesisht, në rast të kundërt të shtyhet seanca duke pezulluar dhe afatet e paraburgimit për të dy dhe të njoftohet Dhoma Kombëtare e Avokatisë për braktisjes e seancës nga avokatët”.
    Gjykimi tashmë do të vijohet me praninë e një mbrojtësi të caktuar kryesisht nga gjykata.
    Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

    Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi Andi Maloku u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”./ZËRI 

  • Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë, kërkoi seancë me dyer të mbyllura: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë

    Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë, kërkoi seancë me dyer të mbyllura: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë

    Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trupës gjykuese. 
    Raportohet se përmes mbrojtësve të tij, Dervishaj kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e dëshmitarëve. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë. 
    Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit. 
    Para se të dilte, ai i është drejtuar gjykatës me fjalët: “Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq.” 
    Kujtojmë se Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. 

  • Kërkoi seancë me dyer të mbyllura, Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë

    Kërkoi seancë me dyer të mbyllura, Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë

    Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trupës gjykuese.
    Gazetarja Klodiana Lala, raporton se përmes mbrojtësve të tij, Dervishaj kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e dëshmitarëve. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë.
    Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
    Para se të dilte, ai i është drejtuar gjykatës me fjalët: “Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq.”
    Kujtojmë se Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

  • “Kush ka këllqe të më përfaqësojë mua”/ Plarent Dervishi largohet me debate nga salla e gjyqit: Janë shtrembëruar dëshmitë

    “Kush ka këllqe të më përfaqësojë mua”/ Plarent Dervishi largohet me debate nga salla e gjyqit: Janë shtrembëruar dëshmitë

    Seanca e sotme ndaj Plarent Dervishaj është shoqëruar me debate.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Dervishaj ka revokuar avokatët dhe është larguar nga salla pas tensioneve.
    “Nuk marr pjesë në seancat gjyqësore, nëse ka këllqe ndonjë avokat tjetër të vijë të  më përfaqësoj mua në këtë proces”-është shprehur Dervishaj.
    Mbrojtësit e Dervishajt janë larguar po ashtu nga salla e gjykimit. Debati nisi pas rrëzimit të kërkesës për zhvillim të procesit me dyer të mbyllura. Dervishaj thekson se disa nga mediat kanë shtrembëruar dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësorë në ngarkim të tij.
    GJKKO vendosi të vijojë gjykimin pa praninë e të pandehurit, Plaurent Dervishaj, një kërkesë e bërë nga vetë i pandehuri.
    Gjykimi do të vijohet me praninë e një mbrojtësi te caktuar kryesisht nga gjykata. GJKKO vendos të pranojë revokimin e mbrojtësve, duke qenë se është një e drejtë e të pandehurit. Po ashtu i pezullon kohën e paraburgimit. Bashkim Haxhia, Ramaza Rraja, Endrit Sinani vendoset shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurve.
    GJKKO vendos të shtyjë seancën për në datë 5 dhjetor, ora 12:00.

    Top Channel

  • Plarent Dervishaj braktis gjyqin dhe heq dorë nga avokatët: Bëjeni vetë…

    Plarent Dervishaj braktis gjyqin dhe heq dorë nga avokatët: Bëjeni vetë…

    Plarent Dervishaj vendosi të heqë dorë nga mbrojtja e tij. Ai deklaroi se nuk mund të përballej më me mënyrën se si gazetarët dizinformojnë deklarimet e dëshmitarëve.

    “Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atëherë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e keni. Nuk paraqitem më në gjyq,” tha Dervishaj para se të largohej nga salla. Pas tij, avokatët gjithashtu braktisën seancën.

    Prokurori Adnan Xholi u shpreh se e drejta e të pandehurit për të marrë pjesë ose jo në gjykim duhet respektuar, por largimi i avokatëve nuk ishte i nevojshëm. Ai kërkoi që gjykata të merrte masa, duke përfshirë zëvendësimin e avokatëve ose shtyrjen e seancës, pa ndërprerë afatet e paraburgimit, si dhe njoftimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për braktisjen e seancës.

    Nga ana e tij, avokati Isuf Shehu theksoi se nuk kishte arsye për pezullimin e afateve të paraburgimit dhe as për shtyrjen e gjykimit.

  • “Bëjeni ju gjyqin”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët nga mbrojtja e tij

    “Bëjeni ju gjyqin”, Plarent Dervishaj debat të fortë me togat e zeza, ‘shkarkon’ avokatët nga mbrojtja e tij

    plarent dervishaj

    TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj Plarent Dervishajt, është shoqëruar me debate të forta në sallë, pasi i pandehuri kërkoi që procesi ndaj tij të mbahet me dyer të mbyllura.
    Sipas Dervishajt, deklaratat e tij në sallë janë keqpërdorur nga mediat, dhe për këtë shkak ai i kërkoi trupës gjykuese që gazetarët të mos lejoheshin në seancë. Kërkesë e cila iu rrëzua. Pas kësaj Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.
    “Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atëherë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e keni. Nuk paraqitem më në gjyq,” tha Dervishaj para se të largohej nga salla. Pas tij, avokatët gjithashtu braktisën seancën.
    Gjykimi tashmë do të vijohet me praninë e një mbrojtësi të caktuar kryesisht nga gjykata.
    Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

    Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi Andi Maloku u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”./ZËRI 

  • ‘Numër 1 burrels’! Si kalonte kokaina?-Bisedat mes Dervishajt, Alibejt dhe Hoxhosmanit: Ekuador, me paleta drush, fat leshi…

    ‘Numër 1 burrels’! Si kalonte kokaina?-Bisedat mes Dervishajt, Alibejt dhe Hoxhosmanit: Ekuador, me paleta drush, fat leshi…

    Erion Alibej, Plaren Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani

    TIRANË-Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc, mes anëtarëve të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës. Trafikimi i drogës bëhej duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti.
    Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.

    “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
    Hoxhosmani në bisedat me bashkëpunëtorët e tij e quan veten me mburrësi, ‘Konsulli i Burrelit’.
    Artur Hoxhosmani
    Konsulli Burrelit
    Kam dalë burrelsi më i mirë
    Kurse nga Vlora ka shumë, nuk je vetëm ti.
    Po unë jam namber 1 burrels.
    Në një tjetër episod të zbardhur Plaurent Dervishaj i kërkon njërit prej bashkëbiseduesve të tij kalimin e 188 çantave me kokainë nga qyteti port i Santa Martas në Kolumbi për në portin e Anversës në Belgjikë.
    ‘Nga Santa Marta bëhet gjë për në Anversë me çanta? Po. Është super i fortë ky vëlla Po qe se ja merr mendja të jap kontaktin që të sqaroheni për më mire. Me punëtor brenda vëlla dhe me security. Vëlla këtu rri pa merak Këto janë serioz në punë dhe s’dua t’i humbas, janë shumë të saktë. Këtu të garantoj unë.’
    Në dosje zbardhet se Plaurent Dervishaj me Artur Hoxhosmanin mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për gjatë gjithë kohës. 
    Bisedat në Sky Ecc
    Para dy javësh bëri dalje 300 copë
    Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë.
    U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin.
    Nuk po merret vesh.
    Ekuador, me paleta drush
    Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën të gjitha anijet në skaner.
    Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi.
    Po kjo punë kështu e ka.
    Atë shoferin e furgonit e ka ndaluar policia.
    Bile kryesori është në burg në Spanjë.
    Mu kap ajo që të thashë në Belgjikë 811 copë.
    Ka më shumë se një muaj vëlla, e kisha me firmë, me paletë druri.
    Ndërkohë në komunikimet e tyre në Sky Ecc ata flasin edhe për sjelljen e kamionistit që do të transportonte drogën me të kaluar portin e Anversës. I cili me të parë policët e kontrollit në port dhe urdhërin e tyre për të kaluar kamionin në skaner, thuhet se hodhi në det telefonin e koduar me aplikacionin Sky Ecc. Këtu ku në skenë del gjatë bisedave edhe emri i Erion Alibej. Si edhe roli i tij në këtë episod të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
    Bisedat në Sky Ecc- Erion Alibej bisedon me Plaurent Dervishaj
    E kanë lënë shoferin me ik, besoj po e ruajnë.
    Tani besoj do e çojnë në kompani kutinë dhe do presin.
    Do lajmërojë shteti kompaninë që ka mall brenda.
    Se as firmës nuk i kanë komunikuar gjë.
    Mos e vrit mendjen tha se jemi zero, do e rikuperojmë shumë shpejt.

    Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI

  • “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

    “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

    Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës. Një hetim i nisur në vitin 2024, ku emri kryesor në përfshirjen në këtë trafik del të jetë Plaurent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.
    Ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos rëndë miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi’. Por që çuditërisht fill pas këtij atentati, ai del në vitin 2020 si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Bashkë me grupin e tij të zjarrit, por edhe me të tjerë të cilët dalin për herë të parë në skenë. Të cilët siç do të shikohen edhe në episode të ndryshme përgjatë vitit 2020 të trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evriopës, kanë një rol kyç në këtë biznes.
    “Në Shënjestër” publikoi bisedat e dekriptuara nga platforma Sky Ecc, që ndihmuan SPAK me anë të partnerëve të tyre francezë dhe belgë, të provonin lidhjen e personazheve me trafikun ndërkombëtar të drogës përgjatë vitit 2020.
    Një zbulim që erdhi pas dërgesave të pafundme të drogës që po kapeshin në portet kryesore të Belgjikës dhe Holandës, të njohura si portet kryesore pritëse të ngarkesave të mëdha me lëndë narkotike, që merrnin rrugën transoqeanike të fshehur në kontenierë dhe më pas zbarkonin në tregun e uritur për drogë të Evropës.
    Po kush ishin këta të dy personazhe të njohur të krimit në Shqipëri, të cilët sot ndodhen pas hekurave të qelisë, fillimisht për motive të ndryshme që lidhen me aktivitetin e tyre kriminal dhe sot me një akuzë të re të shtuar si pjesëmarrës në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe bashkëpunimin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?
    Çfarë i lidhi ata bashkë në vitin 2020, në atë që njihet si episodi i parë i dokumentuar i bashkëpunimit të tyre në këtë trafik? Kush janë bashkëpunëtorët e tyre, te të cilët do ndalemi edhe më gjatë, që spikasin me rolin e tyre?
    Në kundër të bashkëpunimit me Europol, në funksion të operacionit ‘Aspretto’ është Prokuroria e Posaçme është informuar në lidhje me disa persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë në sasi të konsiderueshme nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, të kryer nga shtetas shqiptarë dhe të huaj.
    Trafik i cili kryhet duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike e cila rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti.
    Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.
    Këta të fundit emra të cilët dalin për herë të parë në skenë por që kishin një rol dominant në këtë tregti dhe luanin fije të rëndësishme, me vlera të cilat shkonin në miliona euro
    Sipas SPAK gjithçka nis me atë që njihet si episodi i parë i sekuestrimit të ngarkesës prej 852 pako kokainë me peshë totale 989.1 kg, e kapur portin e Anversës në Belgjikë.
    Një nga portet kryesore hyrëse të kokainës në Evropë që shfrytëzohet gjerësisht nga grupet kriminale shqiptare. Këtu ku në pah del edhe emri i Ermir Ndreaj, i cili duket se ka një ortakëri të ngushtë me Plaurent Dervishaj, si edhe me persona të tjerë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Gjë që vihet re edhe në komunikimet e tyre të zbërthyera më pas në platformën Sky Ecc. Biseda të cilat i përkasin periudhës kohore midis muajve Mars-Qershor 2020.
    Ku në një njërën prej këtyre komunikimeve Plaurent Dervishaj i kërkon njërit prej bashkëbiseduesve të tij kalimin e 188 çantave me kokainë nga qyteti port i Santa Martas në Kolumbi për në portin e Anversës në Belgjikë.
    Këtu ku në lojë do të futej një tjetër bashkëpunëtor, tashmë i identifikuiar si Artur Hoxhosmani. Por ajo që bie në sy në bisedat që Plaurent Dervishaj zhvillon më të tijët është fakti se grupi kriminal kishte mundur të rekrutonte brenda porteve detare edhe doganierë të korruptuar të cilët do të merrnin përsipër nxjerrjen të pashqetësuar të ngarkesave me drogë.
    Madje Devishaj kujdeset me bashkëbiseduesin e tij që ky i fundit të tregohet i kujdesshëm me kontaktin që ai do t’i japë, pasi sipas tij ata janë njerëz shumë serioz në punë. Ndaj për këtë arsye nuk kërkon t’i humbasë.
    Nga Santa Marta bëhet gjë për në Anversë me çanta?
    Po. Është super i fortë ky vëlla
    Po qe se ja merr mendja të jap kontaktin që të sqaroheni për më mire.

    Me punëtor brenda vëlla dhe me security.
    Vëlla këtu rri pa merak
    Këto janë serioz në punë dhe s’dua t’i humbas, janë shumë të saktë. Këtu të garantoj unë.
    Dhe mesa duket dita kur ngarkesa e parë me drogë do kalonte portin në Kolumbi, me anë të njerëzve të tij të besuar nuk do të vonojë.
    Ku fillimisht bëhet fjalë për 300 pako me drogë.
    Komunikim ky që i përket datës 7 mars 2020.
    Por ajo që ndodh në vazhdim duket se çmend si kreun e grupit kriminal ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij.
    Pasi më datë 30 Prill 2020, Plaurent Dervishaj i konfirmon një bashkëbiseduesi të tij, se vetëm dy ditë më parë, ngarkesa e tyre e drogës prej 811 copësh që thotë se ishte e tija, ishte sekuestruar nga policia belge.
    Dhe ajo që e kishte mërzitur edhe më shumë ishte fakti se kjo ishte e gjashta ngarkesë radhazi që po humbiste në këtë mënyrë.
    Bisedë nga ku Plaurent Dervishaj tregon edhe origjinën e drogës.
    Që sipas tij vinte nga Ekuadori.
    Ku bashkë me ngarkesën e humbur ishte arrestuar edhe shoferi i kamionit.
    Drogë që ishte fshehur në paleta druri.
    Komunikime të vazhdueshme nga ku del edhe lidhja e ngushtë e Plaurent Dervishaj me Artur Hoxhosmanin.
    Të cilët mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për gjatë gjithë kohës, kur zhvillohet operacioni për ngarkimin e lëndës narkotike në anijen që më pas do të ankorohej në portin e Anversës në Belgjikë.
    Bisedat në Sky Ecc
    Para dy javësh bëri dalje 300 copë
    Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë.
    U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin.
    Nuk po merret vesh.
    Ekuador, me paleta drush
    Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën të gjitha anijet në skaner.
    Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi.
    Po kjo punë kështu e ka.
    Atë shoferin e furgonit e ka ndaluar policia.
    Bile kryesori është në burg në Spanjë.
    Mu kap ajo që të thashë në Belgjikë 811 copë.
    Ka më shumë se një muaj vëlla, e kisha me firmë, me paletë druri.
    Po pavarësisht këtyre dështimeve të njëpasnjëshme në kalimin e drogës në Evropë, Dervishaj dhe Hoxhosmani vazhdojnë të thurin plane se si mund të gjejnë alternativa të tjera për t’u rifutur edhe njëherë fuqishëm në biznesin e lëndëve narkotike.
    Këtë duke e provuar tashmë me sasi më të vogla.
    Por njëkohësisht me ngarkesën që i është sekuestruar Plaurent Dervishajt, del se në Belgjikë është sekuestruar edhe sasia e drogës që i takonte Artur Hoxhosmanit.
    E cila ndodhej në të njëjtën ngarkesë me atë të Dervishaj, apo ‘plakut matuf’ siç ishte edhe ishte pseudonimi i tij.
    Ku bëhet fjalë për një sasi të përbashkët prej katër tonë drogë.
    Ndërkohë në komunikimet e tyre në Sky Ecc ata flasin edhe për sjelljen e kamionistit që do të transportonte drogën me të kaluar portin e Anversës.
    I cili me të parë policët e kontrollit në port dhe urdhërin e tyre për të kaluar kamionin në skaner, thuhet se hodhi në det telefonin e koduar me aplikacionin Sky Ecc.
    Këtu ku në skenë del gjatë bisedave edhe emri i Erion Alibej.
    Si edhe roli i tij në këtë episod të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
    Sot dëshmitar i drejtësisë.
    Bisedat në Sky Ecc
    Erion Alibej bisedon me Plaurent Dervishaj
    E kanë lënë shoferin me ik, besoj po e ruajnë.
    Tani besoj do e çojnë në kompani kutinë dhe do presin.
    Do lajmërojë shteti kompaninë që ka mall brenda.
    Se as firmës nuk i kanë komunikuar gjë.
    Mos e vrit mendjen tha se jemi zero, do e rikuperojmë shumë shpejt.
    Ku e pyet këtë të fundit nëse e kishte numrin e kontejnerit dhe se cila ngarkesë ishte sekuestruar,
    Kjo pas mësimit të lajmit të sekuestrimit të një ngarkese me 9 kuti.
    Pasi siç vetë Ndreaj thotë në komunikimin me bashkëbiseduesin e tij, atij i ishte sekuestruar një sasi prej 809 copë lënde narkotike dhe transporti i saj do bëhej me anë të një kompanie.
    Bisedat në Sky Ecc
    Ermir Ndreaj bisedon me Artur Hoxhosmanin
    A e ke dhe numrin e kontejnerit?
    Po, cila nga ato? Se janë 9 kuti.
    Te ra ndonjë punë prapë?
    Dhe mua 809 copë, me firmë.
    Kjo gjë u vërtetua më pas edhe nga organet ligjzbatuese, të cilët në kryqëzimin e provave, bisedës së zhvilluar dhe kohës së sekuestrimit të sasisë së lëndës markotike, arritën më përfundimin se Ermir Ndreaj ishte një nga porositësit e drogës që do kalonin nëpërmjet portit të Anversës, bashkë me Plaurent Dervishaj, Artur Hoxhosmanin dhe të tjerë.
    Drogë që siç thamë nuk e kaloi dot traun e portit pasi u kap nga policia vendase.
    “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut.
    “Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës.  Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori.
    “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
    Ndërkohë që ka dyshime se edhe një ngarkesë tjetër e fshehur në një paletë banane, që i përket periudhës kohore 20 Maj 2020-27 Maj 2020 i përket disa shtetasve shqiptarë që kanë kryer trafik lëndësh narkotikësh në sasi të konsiderueshme, për qëllim përfitimi financiar, të cilën e kanë importuar në mënyrë të paligjshme në territorin e vendeve të BE-së.
    Por ndërkohë që kanë dështuar me sukses në kalimin e këtyre ngarkesave, grupi kriminal shqiptar nuk dorëzohet.
    Por vazhdon të jetë në kërkim të rrugëve dhe shtigjeve të reja të kalimit të drogës në Evropë.
    Siç është edhe kjo bisedë e datës 21 Qershor 2020, ku Artur Hoxhosmani merr kontakt me një person të panjohur i cili nga i shkruan se ishte i interesuar për një kompani që transportonte lëndë drusore me qëllim fshehjen dhe kalimin e një sasie të madhe droge.
    Por që nga ana e tij. Hoxhosmani, i cili sapo ka përjetuar një dështim pikërisht me transportimin e drogës nëpërmjet paletave me lëndë drusore, nuk ia sugjeron një gjë të tillë.
    Por siç thamë puna e grupit kriminal në kërkim të rrugëve të reja të transportit të drogës ka vazhduar përgjatë gjithë vitit 2020.
    Duke sulmuar njëkohësisht dy portet e rëndësishme atë të Anversës në Belgjikë dhe atë të Roterdamit në Holandë.
    Ku tashmë janë të dokumentuara, edhe nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, sekuestrimet e kryera më datën 27 Prill 2020 në Portin e Anversës në Belgjikë dhe dy ditë më pas, më 29 Prill në portin e Roterdamit në Holandë.
    Po kështu edhe përgjatë muajit qershor dhe tetor të po këtij viti
    Hoxhosmani që në bisedat me bashkëpunëtorët e tij e quan veten me mburrësi, ‘Konsulli i Burrelit’.
    Artur Hoxhosmani
    Konsulli Burrelit
    Kam dalë burrelsi më i mirë
    Kurse nga Vlora ka shumë, nuk je vetëm ti.
    Po unë jam namber 1 burrels. / Emisioni Në Shënjestër

  • “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat

    “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat

    Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut.
    “Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës. Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori.
    “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
    Ndërkohë që ka dyshime se edhe një ngarkesë tjetër e fshehur në një paletë banane, që i përket periudhës kohore 20 Maj 2020-27 Maj 2020 i përket disa shtetasve shqiptarë që kanë kryer trafik lëndësh narkotikësh në sasi të konsiderueshme, për qëllim përfitimi financiar, të cilën e kanë importuar në mënyrë të paligjshme në territorin e vendeve të BE-së.

  • Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj/ Thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës, ja pse kërkohet dëshmia e tij

    Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj/ Thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës, ja pse kërkohet dëshmia e tij

    Plarent Dervishaj

    TIRANË- Ka përfunduar seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në GJKKO lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Këtë të premte dëshmoi pajtuesi i gjaqeve Beqir Boja dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos.

    Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pas nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanshme vullnetarisht. 
    Sipas SPAK, Luan Mata do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020. Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj. Lidhur me këtë, sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin.