Tag: dervish

  • Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën/ Gjykata dënon me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi për dhunë në familje 

    Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën/ Gjykata dënon me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi për dhunë në familje 

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje. 
    Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
    Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit. 
     
     

  • Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi

    Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.
    Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
    Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

  • Jepet vendimi për Dervish Hasin/ Kirurgu që kreu marrëdhënie me të miturën dhe e quante gruan e katërt…

    Jepet vendimi për Dervish Hasin/ Kirurgu që kreu marrëdhënie me të miturën dhe e quante gruan e katërt…

    Kirurgu, Dervish Hasin është dënuar me 15 muaj burg sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.
    Kujtojmë se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.
    E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

  • Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren

    Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren

    dervish hasi

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi, 42 vjeç, për akuzën e dhunës në familje, duke rikualifikuar veprën penale fillestare të ngritur ndaj tij për pornografi. Mjeku u arrestua më 18 janar të vitit 2024, pas hetimeve që zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”.
    Arrestimi i mjekut u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së tij për disa ditë. Nga hetimet rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë dyvjeçare nga mjeku 42-vjeçar.
    Gjatë kontrollit të ushtruar pas arrestimit, policia sekuestroi telefonin e tij, në të cilin u gjetën materiale filmike me përmbajtje erotike, ku shfaqeshin jo vetëm tri nga gratë e tij, por edhe e mitura. Megjithatë, asnjëra nga gratë nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit dhe refuzuan të jepnin dëshmi për ngjarjen.
    Vetë Hasi gjatë marrjes në pyetje, pati dhënë pak përgjigje, duke i kufizuar deklarimet e tij në “po” dhe “jo”. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga mjeku dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.
    Mjeku nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake.

  • Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…

    Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…

    Rapsodi Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 ndërsa ndërroi jetë më 11 prill 1985. Deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën.

    Kjo për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

    Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën…”.

    Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patriotëve të devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

    Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar në Gjirokastër.

    Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij, rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç’janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n’Nish“, Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shotë Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera…

    Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

    Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.

    Populli ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndonte për këngën dhe jo për para.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DERVISH SHAQA: PYET-O KOSOVA PËR NI ÇIKË (TEKSTI DHE KËNGA)

    “Këngë për Shotë Galicën” interpretuar nga Dervish Shaqa

    Pyt-o, Kosova për ni çikë,Veç o, mor anën me ja ditë,U mblodhën burrat në log të kuvendit,E po pyesin bjeshkët e Kelmendit,E po pyesin bjeshkët e Kelmendit.Ku o Shota e Azemit,Ushtun’ malet larg u nin’,E n’Shqipni osht heroinë.Knon o Kosova, po knon Drenica,Heroinë Shote Galica.Shqipe e malit me dy fletë,Dymbdhjetë vjet i kaloi në çetë,Qysh se e vogël rrit’ me trima,Ajo shkrepke si vetima,Me pre hekrin edhe gurinKrahë për krahë luftoi me burrin,Burri i saj Azem Galica

    Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Suksesi i shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit

    Suksesi i shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit

    La Turquie (1910) Suksesi i shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2023

    “La Turquie” ka botuar, të hënën e 7 marsit 1910, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me suksesin e shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) asokohe nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Teatër shqiptar

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Shfaqja shqiptare “Golfo” e së shtunës mbrëma në “Théâtre des Variétés” tërhoqi një turmë të konsiderueshme shqiptarësh; të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, deputetë e fshatarë, myslimanë e të krishterë, të gjithë të vëllazëruar në shpërthimin e entuziazmit më të lartë patriotik.

    Këtë e vuri në dukje, në një improvizim brilant, gjatë “entr’acte-it”, Dervish bej Hima, drejtori simpatik i gazetës “Shqipëtari”, i cili renditi përfitimet e panumërta që do të rrjedhin nga ky solidaritet vëllazëror në realizimin e veprës qytetëruese.

    Fjalimi i tij u duartrokit për një kohë të gjatë, si ai i bashkatdhetarit të tij që e pasoi, Fehim bej Zavalani, president i klubit shqiptar të Manastirit.

    Shfaqja e luajtur nga të rinjtë shqiptarë pati shumë sukses; nuk e prisnim një interpretim kaq të mirë nga këta artistë të improvizuar.

    Vallet dhe këngët shqiptare u duartrokitën pa masë.

  • Letër e Dervish Mitrovicës dërguar Bajram Currit, dy ditë pas vrasjes së Avni Rrustemit

    Letër e Dervish Mitrovicës dërguar Bajram Currit, dy ditë pas vrasjes së Avni Rrustemit

    Letren dhe dëshminë për vrasjen e Avni Rrstemit redaksisë dardaniapress e dergoi Profesor Fazli Hajrizi

    E Merkure 23-IV-1924
    I ndershmi Z. Bajram Bej
    Nji ndolli qi ishte ndolle në Tiranë me shtyni të a shkruaj ket leter, me nji shpejti për me të ba me dije Zotnin t’ande.
    Dy dit perpara, d. m. th. diku e Hane dy sahat mas dite, Avni Rustemi ishte kenë tuej shkrue me dy shok të vet nga nji rrugë prej rrugave të Tirones. Nji farë Isuf Reçi i Tironës qi ky njieri ishte kenë mulligji, i pa hajr bozuk, pak a shumë njieri i Bejlerve, Tuej shkru Avnin rrugës Isufi i permendun i bjen per mas me allti edhe e plagos Avniun tepër randë, sa do qi avniu mrapa qet nja kater herë në guximtarin, tue mos muejt mej ba gja guximtari aratiset edhe pshton i cilli edhe nuk osht nxon. Avniu i shkretë mas njizet e kater sahatsh, d. m. th. nji e marte mas dite, kishte dekë në Tiranë.
    Vrasja e Avniut ka ba aq nji përshtypje të keqe si në Tiranë ashtu nder të gjith viset e Shqipnis sa qi nuk muj me jau spjegu Zotnis juej si duhet.
    Vlona keni nji meting pes mi vetsh tuej protestue Qeverin aty thanë se të nxihet guximtari edhe të qiten në shesh durt e mshehta qi jonë tuej krye ksi soj atentatesh të cillat e çojn Shipnin në buz të Varit, edhe per lirin e fjales e të jetës përfaqsojsive të Popullit Asamblea të mlidhet në Shkoder ose në nji gjytet tjetër të Shqypnis e të hiqet prej Tirane prej asaj çerdhes ngatresave. Ashtu edhe Shkodra e boni prani nji mbledhje të madhe në bashkin e vendit ku më kishin thirë edhe mue e u banë protestime Telegrafike per vrasjen e Avniut ashtu edhe për mledhjen e Asambles në nji tjetër gjytet të Shqipnis.
    Z. Bajram Bej. Çerdha e vrasjes Avniut asht në Tiranë si mund të a dish edhe Zotnia e jote basi i ktyre roleve asht Ahmeti aj qi dishron të jenë në krye të kres e diktator, ose të ja japin të birit të dreqit fatin e Shqipnis. Kjo çerdhe qi asht e perbome prej intirikave të kti njierit në kto dit të mrame i ka lshue dekt veta edhe në at Prefekturë t’anë t’Kosovës, d. m. th. sellja e Cenës gjithnji në at Prefekturë për të cillen këna ba deri tash pes herë protestime me fjalë edhe me shkrim pranë Qeveris edhe Asambles e sosht pa deri tash nji rezulldat ashtu edhe ardhja e ati farë Ibrahim Kumanoves si zëvendës prefektat ne at Prefektur ashtu edhe Muharem Bajraktarit e Myftar Selmanit e shokve të ti Propagandista Jugosllav per me i shkrue dy mi gjandar civil të cillat s’munden me ken tjetër veç me i vendu në veprim ngatresat qi dishron çerdha e Tirones. Kur e shtrenguem na Qeverin për çashtjen e shkrimit të ktyre gjandar civilve, Kryeministria tha qi nuk kishte Kompentent në ket pune por Prefektura e Tirones me Komanden e gjandarmanis atjehit mund të kan ba ksinji farë sendi tuej kujtue qi Bajram Begi pergatitet me ba nji lëvizje at herë une i pata pergjegjë Kryeministrit qi kur levizjen po e përgaditin Zyrtart e Propagandistat e juej e jo Bajram Begi.
    Zotni Bej i Falemi nderës Zotit për Bataljonin e Ismajl Hakiut qi ndolli atje e nuk i muri parasysh të shtimet e Brahim Kumanoves e të Muharem Bajraktarit me shokë të cillt kishin pas deshirin me msye Zotnin t’ande me at fuqi ushtriake por si ju thash Ismajl Hakiu gjithnji ka qindrue e qëndron në favor të Zotnis s’juej: e të lutena masi qi janë dit tepër delegate të a kjni Zellen fort për rojën e sigurimin e Zotnis juej e sa të jen e mundmë merrni punt parasysh nji gjakftohtsi, se me nder ata Zagar qi gjinden atje dishrojn me qel per ndojfar ngatrese për sigurimin e fitimit Jugosllav qi jan agentat e zi. Vrasja e Avniut ka ba nji përshtypje të madhe, si ne gjetsha qjind për dërgimin e letrave kam met ba me dije gjithnji Zotnin t’ande. Sod jau shkruva nji Telegram Hoxhes me shok të ma dërgojn Niman Ferizin në Shkodër.
    Si Ymer Hoxhes ashtu të gjith shokve të fala
    Me shum nderim,
    Dervish Mitrovica
    Edhe nji paqet duhon pa t’a dërgojm me kët njeri.

    Mustafa KRUJA

    Vargut të dëshmorëve t’Atdheut i u shtue dhe nji verigë. Më 2 të Marsit, ndën cipën e zezë të mesnatës, nji anije italjane shkarkoi në skelen e Durrsit trupin e nji të dekuni në mërgim. Trupin e nji burri bujar qi, para shtatëmbdhetë vjeç kish lânë plâng e shpí, gjâ e pasuní e tânë kujtimet e jetës, ato mâ të dashunat e mâ të shênjtat, u kish kthye shpinën të gjithave, edhe Mitrovicës e Kosovës së vet për me shkue me jetue e me punue në Shqipnín e lirë, bashkë me shokët mâ të ngushtë t’idealit, me Bajram Currin, Hasan Prishtinën e sa zotní tjerë dhe me djelmnín kosovare. Ç’ vlerë kishin për tê çifliqet e pallatet qi lênte në dorë t’anmikut mbas Kosovës e Mitrovicës së dashun qi, për të dytën herë, po hyjshin nën zgjedhë të huej ?
    Dervish Mitrovicën e gjêjmë në 1912 në Vlonë, bashkë me shumicën e París kosovare, me lulen e intelektualvet e të nacionalistëvet të Kosovës. Vêndin, trojet u a kishte pushtue anmiku. Po shpresa rronte e gjallë në zêmrat e tyne. Nji shtet shqiptar po formohej, sado i vogël, sado i qethun e i cunguem gjithkah. Ky shtet duhej organizue, duhej forcue. Do të vinte dita me mêndue e me punue edhe për Kosovën kreshnike, për Dibër e Çamërí. Për këtë qëllim e me këtë shpresë vrapuen kosovarët mâ parë në Vlonë, ndën hijen e flàmurit të shênjtë të Skanderbegut, t’asaj shêmbëlltyre të pamvarsís e t’idealit kombtar mâ të plotë. U vunë në shërbim të Ismail Kemalit të pavdekshëm e mbasandêj të Mbretit Wilhelm Wied në Durrës. Luftuen, u vranë ndër kodrat, zajet e kënetat e Durrsit mjerisht me …. shqiptarë qi nuk dojshin Shqipní, qi nuk dijshin se ç’âsht Atdheu e lirija ! Luftuen Kosovarët për krahas me Mirditas e me gjithë atdhedashësit e Shqipnís. E kur së ligës i u dha me e mundun të mirën, së mbrapshtës me e vue përpara të mbarën, tradhtís me e poshtnue idealin ; kur gjithë patriotët u shpërndanë, kryeultë e të dëshpruem kush në nji ânë e kush në nji tjetër, atëhere edhe Kosovarët, me krenë e djelmní u shtrënguen me kërkue strehë e me u gatue për luftat e ardhshme në shërbim t’Atdheut. Disa në Mirditë, do në Lumë e në Malsí të Gjakovës e nji tubë e mirë në Shkodër.
    Nuk ngjat shumë e i a mbërrîn lufta botnore. Sikur të gjithë atdhetarët e tjerë edhe krenët e intelektualët kosovarë janë të bindun se fati i kombit t’onë, sidomos bashkimi i gjithë tokës shqiptare në një Shtet varej nga fitimi i armvet austro – hungare qi ishin sjellë kundra anmiqve t’Atdheut t’onë. Prandêj të shkelmen ushtrít e asaj mbretnije në fushat e Kosovës të tânë patriotët e këtij vêndi bashkohen me to, jo si mercenarë por si ushtarë të vërtetë t’Atdheut e me premtime të qarta të Fuqís pushtuese. Dervish Mitrovica âsht ndër ta, në krye të nji batalioni e me gradë majori. Mbas pushtimit të plotë batalioni i tij shërben për qetín e vêndit në nënprefekturën e Mitrovicës. Komanda austro – hungare i ngarkon Dervishit, bashkë me detyrën e gradën ushtarake, edhe kryesín e administratës civile të Mitrovicës me krahinat e veta. Të dyja këto detyra i kryen mâ së miri gjatë gjithë luftës tue forcue edhe mâ tepër dashunín e popullit ndaj tij. Por…. qe ! Lufta mbaroi si mbaroi e Kosova e shkretë veshi prap petkun e zís e të mjerimit. Dervish Mitrovica, me të gjithë patriotët e tjerë kosovarë, muer përsëri rrugën e mërgimit. Iku në Vjenë e pak mâ vonë ktheu në Shkodër. Mërgim ? jo! Këtu tash ai nuk e quente vetin të mërguem. Gjindej n’Atdhé të vet, n’Atdhé të lirë e mund të punonte për tê e për Kosovë.
    Krenët kosovarë, qi të munden me punue me sistem e me fryt për idealin e tyne, themeluen Komitetin e Kosovës. Dervish Mitrovica qe mis i këtij komiteti. Në Gushtin e vjetit 1921 nji dekret i Këshillit të Naltë i a njohu gradën ushtarake si major i ushtrís shqiptare. Por…. pa zyrë as komandë e pa rrogë! Qeveria e asaj kohe, në të cilën sundonte i gjithfuqishëm Ahmet Zogu, s’i kishte në sŷ të mirë Kosovarët e sidomos ata të komitetit. Këta ishin fajtorë, sepse nuk mund të harrojshin vêndin e tyne, Kosovën! Duhej pra të vuejshin në mjerim. Mirë e kishin në kishin lânë pasunitë e tyne në duer të baba – Pashiqit! E Dervishi i shkretë dhe fëmija e tij qi ishin mësue me gjithë të mirat e ksaj jete rrojshin tash në nji shtëpí përdhese, herë me bukë e herë pa tê, me ndihmën e disa burrave shkodranë mbasi kishin shitë e hângër gjithë ça kishin mujtë me marrë me vete.
    Në 1923 u bânë në Shqipní zgjedhjet e Kuvêndit Kushtetues. E prefektura e Kosovës e zgjodh Dervishin, bashkë me Avni Rustemin, Niman Ferizin, Kadri Hoxhën e Dr. Fahrín, përfaqësues t’asaj krahine. Punoi me partín opozitare, qi kishte në krye Gurakuqin dhe Fan Nolin. U vra Avniu e qe Dervishi në sheshin e revolucionarvet qi çuen në Vlonë, në Shkodër e në prefekturën e Kosovës flámurin e kryengritjes për shpagë e për drejtí.
    Qeveria e Fan Nolit e emnoi kumandar të gjindarmërís së Shkodrës. Për mue pat qênë nji fat i madh me pasë nji shoq e bashkpuntuer si atê n’at prefekturë. Oficer gjindarmërije i mbaruem, tue pasë shërbye qysh në moshën mâ të ré si nëntoger, si toger e si kapidan në gjindarmërín e Turqís në Shkup, Jeni – Pazar e Mitrovicë, i mbajtun në shërbim e i çmuem fort edhe prej kontrollit ndërkombtar qi kishte vue Evropa në tre vilajetet e Rumelís : Selanik, Manastir e Shkup ; trim, por jo profkatar, por i âmbël sa me çarmatisun me dorë të vet dy burra të maleve me nam për kah gishti e zêmra : bajraktarin e Shalës e Mark Sadikun ; e me gjithë këtê jo profkatar, por i âmbël dhe i përvutë sa s’ka ; i ndershëm tejet. Me këto cilsí ai s’kishte si mos me u dashtun e nderue si prej eprorvet ashtu prej nënurdhnasvet të vet e prej gjithkuj të gjindej në përpjekje me tê.
    Dervishi s’i ka kursye kurrë flît e rreziqet për idealin kombtar. Mbas shpalljes së Kushtetís turke në 1908, kur filloi lufta ndërmjet nesh e Turqvet të rij për të drejtat e gjuhës e të vêndit t’onë, ai ndonse zyrtar i qeverís turke, përkrahu me të tânë fuqín e vet organizatat nacionaliste të themelueme me emnin Bashkimi. Por ky veprim fare i haptë i Dervishit nuk mund të mos i binte në sŷ Turqvet të Rij. U muer nji herë nën veré t’eprorvet të tij në Selanik, por edhe atje kishte shumë Shqiptarë e nji klub me rândsí të Bashkimit. E Kosova ishte te dera. Prandêj qeveria turke nuk vonoi me e çue n’Anadoll. Me gjithë këtê, me ndihmën e disa miqve të fuqishëm, mujti me kthye prap në Kosovë, ku u ndodh në kryengritjen e 1912-s. Ishte kumandar i gjindarmërís në Mitrovicë. Të plasmen kryengritja në rrethet e Gjakovës ai i shkruen nënprefektit të vet : “Sod po më thërret detyra ndaj kombit t’em. Jam kryengritës kundra qeverís turke për të drejtat e popullit shqiptar. Lamtumirë!” E me gjithë kompanín e vet dhe me kryengritësit e Mitrovicës shkon e bashkohet me ata të Pejës.
    Kishte trashigue nji pasuni të madhe prej s’âmës, bijë Begollajsh të Pejës. Por si bulku i tij si katundari fqî e adhuronte për njerzí e ndere qi u bânte. Ideja e Atdheut të lirë e shtŷni me i përbuzë të gjitha të mirat qi gzonte në vênd e në plâng të vet. Sërbët, Pashiqi vetë, e kanë lutë me kthye e me gzue gjân e vet, tue i premtue edhe grada e zyra n’at shtet. “Kur të çilni shkollat shqipe e t’u njihni të drejtat Shqiptarvet më keni atje. Ndryshe jo!” përgjigjej Dervishi.
    I shkreti Dervish ! Kurrë s’e ndieva atë burrë me u ankue për ça kish bâ flí e për mjerimet qi vuente n’Atdhén e lirë. Kishte gjithmonë uzdajë se punët e Shqipnís nuk do të shkojshin përherë rrokopujë, se fati i saj nuk do të qëndronte për jetë ndër duer të flliqta e të padenja. Rronte me shpresë e me nji durim shêmblluer. Shkodra s’kishte ndryshim nga Mitrovica për tê. Shtëpija përdhesë ku banonte i dukej baras me pallatin qi kish lânë në Mitrovicë. Mjaft qi t’ishte n’Atdhé të lirë e të kishte uzdajë për Kosovën.
    Por…. ahi vaj ! Mërgimi i dytë e i fundëm ; mërgimi i vërtetë, mërgimi prej Atdheut të lirë në vênd të huej, ky e pat ligshtue fort. Përpara vuente me trup, por e kishte shpirtin të shëndoshë e të fortë. Tash vuente me shpirt. Mërgim dyfish. Miq e shokë mâ t’afër e mâ të dashtun bjerrë : Bajram Curr, Hasan Prishtinë, me të cilët kishte bashkëpunue heret e vonë për idealet e tija. Ça mâ zí për qëndrimin e tij, kishte humbun forcën mâ të madhen qi e mbante gjallë : shpresën për kthimin e Kosovës në gjî t’Atdheut. Këto dy vjetët e fundit pat ardhë gjithnji tue u tha e mbarue. Malli i Atdheut e dëshprimi i a grinë shpirtin e i a grinë mushknít. E hângrën. Vdiq më 24 fruer 1935 në Zarë, ku pat jetue me familjen e vet gjatë gjithë këtij mërgimi.
    “Kurrë s’kthej i gjallë ndën kët regjim, thoshte. Kam ikë prej të huejve për me rrnue i lirë e me punue për Atdhé. Si me kthye në nji vênd ku mbyten patriotët për hatrin e huej e ku punimi për Atdhé paguhet me krye ?”.
    Nuk desh me u kthye i gjallë. Por kur e pa dekën tu praku fshâni të madhe, qau e tha : “Trupin t’em, eshtnat e mija due qi t’i kalbë toka shqiptare. M’i çoni e m’i vorroni atje!”
    Nderimi i pashoq qi i bâni Shkodra bujare trupit të pa shpirt të këtij dëshmori t’arratisun, guximi qi ajo diftoi në kët rasë âsht nji provë e qartë se sa fort ka qênë dashtë e çmue edhe nji heret nji protestë elokuente në heshtjen e saj kundra atyne qi i shkaktuen dekën e pakohshme, vetëm në të pesëdheteshtatën vjetë të jetës së tij.
    Jo veç miqt e dashamirët, por të gjithë ata qi e kanë njohë Dervish Mitrovicën për s’afri qajnë sod me zêmër për tê bashkë me grue – zezën e jetimët e tij.
    *MUSTAFA KRUJA Kostancw, shtypshkronja “Albania” 1 – 5 – 1935

  • A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

    A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

    Sigurisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj?

    Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“.

    ObserverKult ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës.

    Kosova në luftë, poezi nga Hil Mosi

    Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!N’kamb asht çu e rrebt KosovaE ban luftën ball’ për ball’.

    Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,Me nji mij nandqind e dhjetë,Kur Kosov’ mbloj egërsira,Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

    Ish, por sa e nis njatheraBota mbar’ për m’u gjallsuKur me knaqje vjen prandveraT’gjith natyren m’e lulzu.

    Ah, ehu! Do sheje t’kqiaJan kah vin’ prej ans mbi Le!N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.

    Prej Azis’ tek jan kah lshohenMe tërbim të madh barbart,Për me vra, me pre kta çohen,Me turpnu për jet Shqyptart.

    E n’Prishtin’ atje pik’ s’paritKrisi topi me duhi,Atje gjaku i shqyptaritRa në tok’ me bi përsri.

    Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dervish Shaqa:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PASHKO VASA: O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI…

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,Kush te ka qitë me krye n’hi?Ti ke pas kenë një zojë e randë,Burrat e dheut të thirrshin nanë.

    Ke pasë shumë t’mira e begati,Me varza t’bukura e me djelm t’ri,Gja e vend shumë, ara e bashtina,Me armë të bardha, me pushkë ltina,Me burra trima, me gra të dlira;Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

    Kur kriste pushka si me shkrep moti,Zogu i shqyptarit gjithmonë i zotiKa kenë për luftë e n’luftë ka dekunE dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

    Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

    Mali i Tomorrit vizitohet çdo vit përgjatë datave 20 dhe 25 gusht nga mijëra pelegrinë, të cilët besojnë fort në fuqinë mistike të këtij vendi të shenjtë, aty ku prehet shpirtërisht shenjti i bektashinjve, Abaz Aliu.
    Por pse pikrisht mes këtyre ditëve është kaq i madh numri i pelegrinëve, çfarë mrekullish kanë ndodhur, cila është fuqia që fshihet pas atij Mekami (varri shpirtëror i Abaz Aliut)?
    Për të marrë përgjigje për këto pyetje, moderatorja e dhe autorja e Quo Vadis në Vizion Plus, udhëtoi drejt malit të Tomorrit, ku zhvilloi një bisedë me Dervish Hasan Carkanji, për të zbardhur pak nga misteri i madh që fsheh ndër vite ky vend mistik.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Këtu ka një pelegrinazh që zhvillohet nga datat 20-25 gusht, pse janë zgjedhur këto data?
    Dervish Hasan Carkanji: Abaz Aliu është shfaqur shpirtërisht në këto data. Këto janë argumnetat e njerëzve, mrekullitë këtu. Ka patur njerëz që nuk ecnin, kanë ecur, kanë patur njeërz që nuk flisnin, kanë dalë nga këtu dhe Zoti i madh i ka bërë të flasin.
    Borakaj: Mrekullitë që ndodhin në këto datë?
    Dervish Hasan Carkanji: Mrekullitë që ndodhin kryesisht në këto data, pasi ndodhin edhe në ditë të tjera të vitit.
    Borakaj: Çfarë duhet të kenë aprasysh njerëzit kur vijnë në Malin e Tomorrit?
    Dervish Hasan Carkanji: Njerëzit këtu vijnë dhe bëjnë kurban për hatrin e Zotit, të kenë dashuri me njëri-tjetrin. Kur vjen në një vend të shenjtë para se të bësh kurban dhe t’i lutesh Zotit, por para se të bësh kurban dhe t’i lutesh Zotit duhet të kesh dashuri për njëri-tjetrin, respekt për njëri-tjetrin. Duhet të respektojmë njeriun si krijesën më të përsorur të Zotit. Nëse ne nuk respektojmë njeriun, nuk kemi respektuar vendet tona të shenjta.
     

  • “Abaz Aliu më shëroi, më pas u bëra Dervish”, historia e veçantë e të riut që udhëtoi 4 orë i sëmurë në malin e Tomorrit

    “Abaz Aliu më shëroi, më pas u bëra Dervish”, historia e veçantë e të riut që udhëtoi 4 orë i sëmurë në malin e Tomorrit

    Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis të moderatores dhe autores Pranvera Borakaj, historinë e tij personale, atë që e shtyu të bëhet pjesë e bektashinjve dhe të shërbejë në Malin e Tomorrit, aty ku ndodhet Mekami i Abaz Aliut (varri shpirtëror).

    Ai ka rrëfyer se kur ishte i vogël kishte dhimbje të forta këmbësh, dhe një natë Abaz Aliu iu shfaq në ëndërr xhaxhait të tij, duke e udhëzuar se si duhet të vepronte.
    Pjesë nga biseda:

    Dervish Hasan Carkanji: Kur kam qenë rreth moshës 10-11 vjeç më dhimbnin gjunjët shumë. Më shumë më dilnin gjatë natës. I del në gjumë xhaxhait tim Abaz Aliu dhe i thotë do bësh kurban një gjel për atë djalë. Ai e shikon një gjel duke ecur në dëborë ën gjumë, i thotë Abaz Aliu atë gjel që po e shikon do e bëhs kurban për djalin se është shumë i sëmurë. Kur e mroi vesh që më dhimbnin gjunjët shumë. Kur erdhi bëri kurban gjelin, dhe i kishte thënë Abaz Aliu se që në atë moment do të vijë këtu në këmbë. Unë jam nga një fhhsat këtu afër që i thonë Gjelbës, prej aty këtu është katër orë në këmbë, unë erdha dhe u ktheva sërish në këmbë.
    Borakaj: Nga këtu nisi raporti  me fenë?
    Dervish Hasan Carkanji: Kjo është pikënisja më e fortë.