Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në fshatin Dervician të Gjirokastrës. Ujërat kanë vërshuar në disa zona të fshatit, duke hyrë deri në oborret e banesave.
Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë disa shtëpi në Dervician, oborri i së cilës është mbushur me ujë, ndërsa banorët janë përballur me vështirësi për të menaxhuar situatën. Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në disa rrugë të fshatit, ku prurjet e ujit kanë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme pranë banesave.
Ndërkohë, autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet të marrin masa për të shmangur përkeqësimin e përmbytjeve në orët në vijim.
Tag: dervician
-

Gjirokastër, përmbytje në disa zona të fshatit Derviçan, uji hynë në oborrin e disa banesave
-

Dropull, zjarr në një magazinë në Dervician
Zjarri përfshin një godinë në fshatin Dervician, në Bashkinë Dropull.
Zjarri ka përfshirë godinën që shërbente si magazinë-garazh.
Fatmirësisht nga flakët janë regjistruar vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton.