Tag: derisa

  • Tiranë, von der Leyen me Ramën: Do të ushtrojmë trysni mbi Putinin derisa të arrijmë paqen

    Tiranë, von der Leyen me Ramën: Do të ushtrojmë trysni mbi Putinin derisa të arrijmë paqen

    Presidentja e Komisionit BE, Ursula von der Leyen, nga Tirana, ka dhënë një mesazh për Rusinë  dhe presidentin Putin. Presidentja e KE-së deklaroi se vendet aleate do të punojnë për një paketë të re sanksionesh derisa të arrihet paqja.
    Ursula von der Leyen: Ai (Putin) bëri thirrje për armëpushim. Ukraina kërkon një armëpushim mbështetur nga BE dhe SHBA po Putin refuzoi. Ai ofroi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin në Turqi, Zelensky ishte gati të takoheshin por Putin nuk u duk. Prandaj ne do të rrisim trysninë, do të punojmë për një paketë sanksionesh që do të aplikohen në Nord Stream 1 dhe 2. Do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorë të tjerë. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë.

  • Vezë të Pjekura në Tavë – Si t’i Përgatisni

    Vezë të Pjekura në Tavë – Si t’i Përgatisni

    Ka shumë pak ushqime që mund të zëvendësojnë vezët apo rolin e tyre në receta.

    Janë thuajse kudo sepse japin plot shije dhe vlera.

    Me siguri edhe ju preferoni t’i konsumoni në mëngjes, drekë apo darkë në forma të ndryshme.

    AgroWeb sot ju sugjeron një recetë të re, pak larg asaj klasikes se gatimit të vezëve të skuqura apo të ziera.

    Mësoni më poshtë recetën e plotë të tyre.

    Përbërësit për 6 persona

    2-3 lugë gjelle vaj ulliri

    1 lugë kafe spec i kuq i ëmbël

    Kripë

    1 qepë e njomë

    1 thelbi hudhër

    1 tas domate qershi

    Bukë e zezë e prerë hollë

    6 Vezë

    Fara speci djegës

    Majdanoz

    Fara speci djegës

    Domate të freskëta

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ndizni furrën në temperaturën 180 gradë C.

    Më pas zgjidhni një tavë me kupa si ato që përdoren për të gatuar recetën e cupcake.

    Nëse nuk e keni një të tillë, mund të përdorni kupa të vogla dhe t’i vendosni në një tepsi të madhe.

    Vazhdoni duke i lëyer kurpat e tavës tuaj me vaj.

    Ndërkohë në një tigan skuqni qëpën, hudhrën dhe erëzat për rreth dy minuta, derisa qepa të zbutet.

    Shtoni domatet e prera në kubikë dhe skuqini për dy deri në tre minuta të tjera.

    Merrni fetat e bukës dhe i shtypni me një shishe qelqi derisa të kenë marrë një formë pete dhe i vendosni në format e tavës.

    Mbushni format me qepën dhe domaten e skuqur në tigan dhe shtoni një kokërr vezë në çdo formë.

    Futeni tavën në furrë për rreth 15 minuta, derisa veza të jetë mpiksur.

    Sugjerohet që të konsumohen të ngrohta.

    Mund t’i servirni me domate të freskëta, fara speci djegës dhe majdanoz përsipër.

    Zgjidhja ideale për një mëngjes të shpejtë dhe shumë të shijshëm!/AgroWeb.org

  • Marrëdhënia e ftohtë mes Lionel Messi dhe Barcelonës, nuk shkel më në klub derisa të jetë Laporta president 

    Marrëdhënia e ftohtë mes Lionel Messi dhe Barcelonës, nuk shkel më në klub derisa të jetë Laporta president 

    Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021, që ishte tronditja më e madhe në botën e futbollit. Pritej që ai të vazhdonte kontratën dhe të qëndronte, por në fund kjo nuk ndodhi dhe ai shkoi te PSG.
    Joan Laporta më pas mbajti një konferencë lamtumire për Messin dhe tha se klubi nuk mund ta vazhdonte kontratën për shkak të problemeve financiare dhe se ata bënë të pamundurën për vazhdimin e bashkëpunimit.
    Lajmi se ai duhej të gjente një klub të ri ishte një tronditje e pabesueshme për Messin, sepse ai kishte zgjidhur më parë gjithçka me Barçën në lidhje me zgjatjen e kontratës. 
    Messi nuk do të kthehet më kurrë te Barcelona, të paktën jo derisa Joan Laporta të jetë president. Madje kishte spekulime se Barcelona mund të organizonte një ndeshje në nder të argjentinasit kur ai të kthehej në Camp Nou, por edhe kj oide ra poshtë.
    Messi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Barcelonën për momentin për shkak të njerëzve që drejtojnë klubin, dhe në radhë të parë i referohet Laportës. /Sport Ekspres/ 
     

  • Krem Karamel me Mjaltë – Ëmbëlsi Delikate

    Krem Karamel me Mjaltë – Ëmbëlsi Delikate

    Krem karameli është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur.

    Receta klasike është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm tre përbërës.
    AgroWeb.org ju sugjeron që në vend të sheqerit të përdorni mjaltin, por edhe një mënyrë të veçantë përgatitjeje.
    Siç jemi mësuar karamelin e hedhim në fund të tasave, ndërsa me këtë recetë ai hidhet i fundit.
    Mjalti sigurisht që i jep tjetër delikatesë, kurse kanella godet shqisat me shijen e saj pak djegëse e pak lezetuese.
    Të gjitha për të krijuar një krem perfekt që i pëlqen të gjithëve.
    Lexoni me kujdes mënyrën e përgatitjes dhe shijojeni këtë ëmbëlsirë perfekte.
    Përbërësit

    4 gota me qumësht
    3 shkopinj kanellë
    9 vezë
    Gjysmë gote uji sheqer
    3-4 lugë gjelle me mjaltë
    2-3 lugë gjelle sheqer

    Përgatitja
    Hidhni qumështin në një tenxhere bashkë me kanellën dhe ngroheni shumë pak.
    Sapo të shihni që kanella të ketë lëshuar esencën e saj, largojeni nga zjarri.
    Lëreni të ftohet, ndërkohë që vendosni një çajnik me ujë në zjarr që të ziejë.
    AgroWeb.org ju sugjeron që të ndizni gjithashtu edhe furrën që të ngrohet në 150 gradë.
    Largoni ajkën që mund të jetë formuar në sipërfaqen e qumështit si dhe shkopinjtë e kanellës.
    Shtoni mjaltin dhe sheqerin dhe përzjejini derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
    Ndërsa të verdhat e vezëve rrihini me pak sheqer në një tas tjetër.
    Hidhni vezët tek qumështi dhe përzjejeni mirë derisa të keni formuar masën e krem karamelit.
    Ndajeni nëpër tasa dhe vendosini në një tavë të madhe.
    AgroWeb.org ju këshillon që të mbuloni me ujë deri në gjysmë tasat me kremin e karamelit.
    Futini për t’i pjekur derisa masa të mpikset plotësisht.
    Pasi të jenë gati largojini nga tava me ujë të nxehtë dhe lërini të ftohen.
    Tani përgatisni karamelin duke hedhur sheqerin në një tigan dhe duke e shkrirë në zjarr mesatar.
    Kur të shihni që karameli të ketë marrë ngjyrën karakteristike hidheni me lugë në sipërfaqen e krem karamelit.
    Përhapeni mirë që të krijohet një shtresë e plotë.
    Futini në frigorifer dhe shërbejini të ftohtë./AgroWeb.org

  • Mish në Krem Qumështi me Hudhra – Receta me Shije të Veçantë

    Mish në Krem Qumështi me Hudhra – Receta me Shije të Veçantë

    Kjo është një recetë elegante në pamje dhe me shije të mrekulleshme.

    Menjëherë sapo e provon shija fantastike që merr mishi nga kombinimi i salcës shoqëruar edhe me patate është me të vërtetë unike.
    Më poshtë do të ndiqni recetën, e cila kërkon pak kujdes nue përgatitje por që në përfundim të përfshin tërësisht me shijen e saj.
    Përbërësit

     500 gr mish qengji tul
    1 kokërr qepë e vogël
    4-5 patate mesatare
    3 lugë gjelle gjalpë
    1 lugë gjelle vaj ulliri
    Një lugë gjelle lëng limoni
    1 filxhan çaji qumësht
    4 lugë gjelle miell
    ½ l lëng mishi
    2 thelpinj hudhër
    Kripë
    Piper
    Majdanoz

    Përgatitja
    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani mishin e qengjit në copa.
    Vendosni një tenxhere me vaj ulliri dhe një lugë gjalpë në zjarr.  Shtoni aty copat e mishit, kaurdisini për pak, shtoni qepën e grirë hollë dhe vijoni t’i kaurdisni.
    Shtoni kripë dhe ujë derisa copat e mishit të mbulohen por jo plotësisht.
    Lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet dhe më pas largojeni nga tenxherja dhe vendoseni në një enë mënjanë.
    Në lëngun e mishit që po zjen vendosni patatet e prera në katër pjesë nëse janë mesatare dhe në gjashtë pjesë nëse janë të mëdha.
    Lërini të ziejnë për 10-20 minuta dhe më pas largojini edhe ato nga tenxherja dhe lërini mënjanë.
    Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe ruajeni lëngun e mbetur për përgatitjen e salcës.
    Ndërkohë, në një tigan shtojmë gjalpin e freskët dhe pak vaj ulliri dhe e vendosim në zjarr.
    Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni miellin dhe pak kripë dhe ta skuqni derisa të zverdhet.
    Në vijim, shtoni qumështin dhe përzjeheni pa ndërprerje në zjarr shumë të ngadaltë derisa të trashet në formën e salcës.
    Kur salca të jetë gati shtojeni tek tenxherja ku keni lëngun e mishit, shtoni dhe edhe thelpinjtë e hudhrës të shtypur në grimca të vogla.
    Vendoseni në zjarr dhe përzjeheni derisa salca të jetë kremoze jo shumë e plotë por as jo shumë e lëngshme, në fund hidhini dhe lëngun e limonit.
    Kur ta servirni, vendosni copat e mishit në pjatë si dhe patate dhe sipër mbulojeni tërësisht me salcën e përgatitur. Spërkateni me majdanoz të grirë hollë dhe shijojeni./AgroWeb.org

  • Supa e Krushqve – Receta më e Përkryer që Sjell Shijen në Tryezë

    Supa e Krushqve – Receta më e Përkryer që Sjell Shijen në Tryezë

    Cilësohet si supa e krushqve sepse në shumë rajone të vendeve të lindjes, nga kjo recetë ka edhe origjinën përgatitet si ndër ndër gatimet më speciale për të mikpritur të afërmit e nuses apo dhëndrrit.

    Por krahas kësaj, kjo recetë është fantastike dhe mund të përgatitet në çdo kohë në familje edhe kur shtëpinë nuk e vizitojnë miq e mysafirë.
    AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike, e cila edhe pse me përbërës të thjeshtë, falë mënyrës së përgatitjes merr një shije me të vërtetë të përkryer.
    Përgatitja e Supës së Krushqve
    Përbërësit
     (Përbërësit përzgjidhen bazuar tek numri i personave për të cilët do gatuani, përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    4-5 thela të plota mish qengji të freskët
    2-3 karrota
    2-3 patate
    1 presh (pjesa e bardhë)
    E verdha e një kokërr veze
    Lëngu i një kokërr limoni
    Piper i zi
    Majdanoz i freskët
    Dy lugë gjelle vaj ulliri
    Një lugë gjelle gjalpë i freskët

    Përgatitja
    Si fillim AgroWeb.org, ju udhëzon të vendosni mishin në një tenxhere me ujë me kripë dhe lëreni të ziejë derisa mishit të zbutet pak por jo plotësisht.
    Më pas, thelat e mishit vendosini në një tavë të vogël hidhuni një gotë e pak nga lëngu ku kanë zierë, hidhuni përsipër gjalpë dhe futini në furrë të piqen.
    Hërë pas herë mishin spërkateni me lëngun e vet që të mos thahet.
    Hiqeni nga furra sapo të zbutet plotësisht dhe mos lini që i gjithë lëngu në tavë të thahet apo të avullojë.
    Ndërkohë, në një tigan skuqni me vaj ulliri dhe pak gjalpë preshin e grirë hollë, më pas patatet dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël.
    Kaurdisini për 2-3 minuta, dhe kalojini në tenxheren ku keni lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten plotësisht.
    Nëse e shihni se duhet më shumë ujë atëherë shtoni pak më tepër.
    Provojini për kripë nëse kanë sa duhet dhe kur të zbuten tërësisht hiqini nga zjarri.
    Shtypini pakëz me lugë druri por jo plotësisht.
    Në një tas të vogël, shtoni gjysmën e lëngut të limonit (gjysmën tjetër të lëngut të limonit mbajeni mënjanë) dhe të verdhën e vezës.
    Rrihini të dyja bashkë derisa të njëtrajtësohen. Shtoni disa lugë nga lëngu i supës që keni në tenxhere dhe vijoni t’i përzjeni.
    Në këtë mënyrë do evitoni që veza të pritet në momentin që do shtohet tek supa.
    Shtoni të verdhën e vezës me lëngun e limonit tek supa dhe përzjeheni për mirë për disa minuta derisa masa të njëtrajtësohet.
    Ndërkohë, kur mishi të jetë gati, pra i pjekur, ndajeni në fije-fije dhe shtojeni tek supa.
    Vendoseni sërish supën në zjarr dhe përzjeheni për disa minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.
    Në tavën që keni pjekur mishin, tek lëngu që ka mbetur shtoni gjysmën e lëngut të limonit që latë mënjanë dhe me lëngun e përftuar spërkasni sipër supën kur ta servirni bashkë me disa gjethe majdanozi të grirë hollë./AgroWeb.org

  • Nuk e mendojnë dy herë, këto shenja Horoskopi mund të të shajnë në fytyrë

    Nuk e mendojnë dy herë, këto shenja Horoskopi mund të të shajnë në fytyrë

    Disa njerëz filtrojnë mendimet e tyre pa pushim derisa i ndajnë ato edhe me njerëzit e afërt. Por jo përfaqësuesit e shenjave të mëposhtme të zodiakut, të cilët kanë “talentin” të mendojnë ofendimet perfekte dhe, më e rëndësishmja, t’i shqiptojnë ato.
    Në disa raste, ata vendosin të tjerët në vendin e tyre , aty ku meritojnë të jenë. Por në të tjerat, është jashtë vendit dhe kohës – si, për shembull, nëse duan të shijojnë një dolli dasme me një “sponso” për çiftin për një sekret që të gjithë të tjerët do të preferonin të varroseshin në të kaluarën.
    Virgjëresha

    Ata mund të mos jenë një nga shenjat më llafazane, por kjo ndodh sepse ata preferojnë të vëzhgojnë dhe të dëgjojnë me kujdes ata që i rrethojnë – derisa të vendosin të hapin një vijë që i kap të tjerët në befasi. Mos guxoni, për shembull, t’i caktoni në një takim: Ata do t’ju telefonojnë dhe do të gjejnë një mënyrë për të goditur akordin tuaj më të ndjeshëm. Gjithashtu, nën ndikimin e Mërkurit, ata gjithmonë përcjellin mesazhin që duan përmes një linje të mprehtë që do ta kishin zili edhe humoristët profesionistë.
    Akrepi
    Si një lexues mendjesh, talljet e tij helmuese janë gjithmonë të synuara mirë dhe krejtësisht personale. I vëmendshëm, me instinkt dhe ndjeshmëri të fortë, ai krijon në kohë rekord profilin psikologjik të bashkëbiseduesit, ndaj ka gjithmonë një linjë të gatshme për të gjithë – megjithëse më të mirat i ruan për miqtë dhe shokët e tij. E megjithatë, sado e çuditshme t’ju duket, kjo është një mënyrë në të cilën ai shpreh interesin dhe dashurinë e tij – megjithëse jo të gjithë e vlerësojnë atë.
    Shigjetari
    Si shenjë e së vërtetës, ai nuk mund të rezistojë kurrë të shprehë lirisht mendimin e tij, në disa raste edhe lirisht. Por edhe nëse duket sikur e bën për keqdashje, thellë brenda vetes ai ka qëllime të mira – edhe pse, në fund, shpesh arrin të lëndojë edhe më të dashurit e tij. Dhe sigurisht, nën ndikimin e Jupiterit, atij nuk i shpëton asgjë, ndaj mjerë ju nëse bëni një gjest ose thoni një frazë për të cilën do të pendoheni menjëherë: Shigjetari do të jetë i shpejtë për t’ju vënë në dukje, që të mos e harroni.

  • Derisa të përfundojë epoka e Dashit, këto shenja të horoskopit janë në qendër të vëmendjes

    Derisa të përfundojë epoka e Dashit, këto shenja të horoskopit janë në qendër të vëmendjes

    Dashi
    Gjatë gjithë ditëlindjes tuaj këtë vit ju keni kaluar një kohë të mirë. Por ditët e fundit të shenjës – me Merkurin që kthehet në shenjën tuaj dhe Marsin në Luan – përpjekjet tuaja shpërblehen. E keni pasur të vështirë, por tani është koha për t’u çlodhur dhe për të shijuar vëmendjen që po ju japin yjet dhe ata përreth jush.
    Binjakët
    Ju jeni personazhi kryesor i ditëve. Shijojeni atë. Planetët ju shpërblejnë ose duke adoptuar zakone më të shëndetshme ose duke pastruar marrëdhëniet tuaja. Pavarësisht se si e shihni fatin e mirë, mund të emocionoheni dhe të hapni mendjen ndaj mundësive të reja. Yjet janë këtu për t’ju ndihmuar këtë herë, përfitoni nga kjo.
    Peshorja
    Tani ndiheni të lirë, pasi jeni në gjendje të shpëtoni nga një cikël gjashtëmujor deri në një vit që ju çoi në vështirësi dhe pengesa. Prisni të ndiheni si një person krejtësisht i ri ndërsa më në fund filloni të njiheni për punën tuaj të palodhur.
     

  • Keku Mermer – Si ta Përgatisni në Shtëpi Ëmbëlsirën e Famshme

    Keku Mermer – Si ta Përgatisni në Shtëpi Ëmbëlsirën e Famshme

    Me siguri e keni parë dhe më parë kekun me sipërfaqe si e mermerit, ku bashkohen disa ngjyra e shije të ndryshme.

    Në recetën e sotëme do të kuptoni se përgatitja e tij është shumë e thjeshtë dhe mund ta përgatisni të gjithë në shëpi.

    Ndiqni recetën mëposhtë dhe mësoni një metodë interesante për të përgatitur ëmbëlsirat.

    Përbërësit

    225 gr gjalpë

    225 g sheqer pluhur

    4 vezë

    225 gr miell për ëmbëlsira

    3 lugë gjelle qumësht

    1 lugë ekstrakt vanilje

    2 lugë gjelle pluhur kakao

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, ndizni furrën në temperaturën 180 gradë C dhe lëreni të ngrohet.

    Më pas bëni gati një tavë pjekje 20 cm, lyejeni me pak gjalpë ose vaj dhe sipër shtrojeni me letër furre.

    Vazhdoni me përgatitjen e kekut duke shtuar në një enë gjalpin, sheqerin pluhur, vezët, miellin për ëmbëlsira, qumështin, vaniljen dhe përzieni një nga një përbërësit

    Bëjeni këtë për disa minuta derisa të formoni një masë brumi homogjene.

    Ndani brumin në dy tasa të ndryshëm në masa të barabarta dhe veçmas përgatisni çokollatën.

    Në njërin nga tasat e brumit përzieni 2 lugë gjelle kakao derisa e gjithë masa të marrë ngjyrë çokollate.

    Hidhni gjysmën e brumit tek tava e pjekjes dhe më pas hidhni pjesën tjetër pak nga pak me anë të një luge duke përzier në sipërfaqe.

    Mundohuni të formoni një sipërfaqe të ngjashme me atë të mermerit, tundni pak tavën që të dalin bulëzat e ajrit.

    Më pas futeni tavën të piqet 45-55 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe spërkateni me sheqer pluhur kur të jetë gati./AgroWeb.org

  • Të Gatuash me Aloe Vera – Vlerat për Shëndetin

    Të Gatuash me Aloe Vera – Vlerat për Shëndetin

    Të gatuash me Aloe e Vera nuk është thjesht stil jetese por një mënyrë e mençur për t’i dhuruar trupit dhe mendjes shëndet të gjithanshëm.
    Është bima e mrekullive për një shëndet të plotë e jetë të gjatë.

    Aloe Vera ka veti të jashtëzakonshme të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në organizëm krahas aftësive të saj për të mbajtur të kuruar lëkurën në mënyrë natyrale.
    Të gjithë e dimë që mbajtja e një vazo me Aloe Vera në shtëpi është fantastike në nxitjen e përdorimit të kësaj bime fantastike në shumë mënyra.
    Një prej të cilave, edhe pse pak e dëgjuar por jashtëzakonisht e dobishme është të gatuarit me Aloe Vera.
    Studime të ndryshme kanë vërtetuar dobitë e aloe veras për organizmin nëse ato kombinohen në gatime të ndryshme. Kjo, falë vlerave të saj antioksiduese dhe kundër inflamacionit.
    Vetitë e Aloe Veras nëse merren përmes ushqimit janë të jashtëzakonshme në parandalimin e shumë sëmundjeve ndërsa u dhuron organeve imunitet të fortë dhe energji natyrale.
    Aloe Vera parandalon dhe përmirëson nivelin e diabetit. Është e vërtetuar se aloe vera redukton nivelin e lartë të glukozës në gjak si dhe ndihmon përmirësimin e sistemit tretës.
    Forma më e mirë e përfshirjes së Aloe Verës në kuzhinë është në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme, limonatave apo edhe xhelatinave të shijshme
    AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa receta fantastike në përgatitjen e shurupeve, limonatave dhe xhelatinave me Aloe Vera.
     Limonatë me Aloe Vera e Mjaltë
    Për katër persona

    Dy lugë gjelle me xhel aloe vera
    Lëngu i shtrydhur i dy kokrrave limonave, në dy gota të ndryshme
    3 gota me ujë
    Dy lugë gjelle me mjaltë

    Përgatitja
    Vendosni xhelin e aloas në njërën nga gotat e lëngut të limonit të shtrydhur dhe lëreni aty për 15 minuta.
    Ndërkohë, në një kanë prej qelqi kombinoni ujin, lëngun e limonit e ruajtur në gotën tjetër dhe mjaltin.
    Përzijeni me kujdes derisa mjalti të shkrijë dhe të njëtrajtësohet me ujin.
    Provojeni për ëmbëlsi, nëse e preferoni pak më të ëmbël mund të shtoni edhe pak mjaltë tjetër.
    Përmes një site të vogël kuzhine, nxirreni xhelin e aloas nga lëngu i limonit dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.
    Më pas, hidheni atë në kanën e ujit me limon e mjaltë dhe përzjeheni ose tundeni për dy ose 3 minuta.
    Kjo limonatë mund të mbahet deri në tre ditë në frigorifer.
    Narden me Mollë dhe Aloe Vera
    Një filxhan çaji me copa xheli aloe vera
    Dy filxhanë çaji me shurup ose lëng molle.
    Një filxhan i vogël sheqer
    Dy lugë gjellë lëng limoni
    Dy pako me pudër xhelatine (i gjeni në çdo supermarket)
    Një filxhan i vogël kos
    Një lugë kafeje me vanilje pluhur
    Përgatitja
    Vendosni një tigan në nxehtësi mesatare, hidhni së bashku sheqerin, lëngun e limonit dhe dy lugë gjelle me ujë, trazojini derisa sheqeri të shkrijë.
    Hidhni copat e xhelit të aloe veras dhe lerëni të zjejë derisa aloe të bëhet si masë e fortë për maksimumi 10 minuta.
    Hiqeni nga zjarri, copat e aloas bashkë me sherbetin lëreni të ftohet.
    Më pas, në një tas mesatar hidhni një filxhan me ujë dhe pluhurin e xhelatinës dhe lëreni të qendrojë ashtu për 5 minuta.
    Ndërkohë, në një tigan mesatar hidhni lëngun e mollës dhe lëreni të vlojë.
    Më pas lëngun e valuar të mollës hidheni në përzjerjen e xhelatinës dhe trazojeni derisa masa të bëhet e gjitha në formë kremoze.
    Hidheni masën e përftuar në tasa dhe lerëni të ftohet në frigorifer për 1 apo 2 orë.
    Pasi të ftohen, në secilin prej tasat shtojmë nga një lugë me aloe veran e gatuar si dhe pak nga sherbeti i saj.
    Lëng Frutash me Aloe Vera
    Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës.
    Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.
    Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.
    Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë. Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes.
    Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’ju ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.
    Tashmë jeni gati për fazën e fundit, atë të kombinimit me lëngun e shtrydhur të frutave tuaja.
    Mund të shtoni një lugë mjaltë, lëng portokalli, molle apo karrote. Përzijini së bashku dhe shijojini./AgroWeb.org