Tag: derisa

  • Gjithçka po ecte në rregull derisa në foltore doli Berisha

    Gjithçka po ecte në rregull derisa në foltore doli Berisha

    Seanca e kësaj të enjte në Kuvend u mbizotërua nga debati për Avokatin e Popullit. Ka pasur debate dhe diskutime, është ndërprerë seanca disa herë dhe ka rifilluar sërish.
    Derisa në seancë është shfaqur Sali Berisha, i cili nuk ka lejuar deputeten e PD-së, Ina Zhupa të flasë dhe ka mbajtur të zaptuar për disa minuta, gjë që ka detyruar të ndërpritet seanca për disa minuta.
    Ajo që vihet re vazhdimisht është se sapo shfaqet Berisha në Kuvend, deputetët e PD-së hedhin vallen e tij, duke u ngritur dhe duke bllokuar foltoren së bashku me të, gjë që nuk e bëjnë pa qenë ai në sallë. E bëjnë për t’i bërë qefin Berishës apo e ndjejnë vërtet një gjë të tillë, nuk mund ta themi me siguri. Por fakt është që ndodh sa herë shfaqet dhe bllokon Berisha foltoren./Tema/

  • Banorët në befasi, Shkurta Haxhiu rikthehet sërish në ”Big Brother Kosova Vip 4”

    Banorët në befasi, Shkurta Haxhiu rikthehet sërish në ”Big Brother Kosova Vip 4”

    Showbiz E Hënë, 24 Nëntor 2025 21:32
    Shkurte Haxhiu është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP. Kjo pasi ajo po qëndronte në një kapsulë e vetme, ndonëse konkurrentët mendonin se ishte eliminuar. E njëjta ishte mbyllur për pak ditë, derisa u rikthye në spektaklin e natës së sotme (e hënë). Banorët u befasuan kur panë Shkurten teksa u kthye, derisa iu gëzuan këtij fakti. Shumë nga ta u shprehën se nuk kishin besuar që u eliminua nga ky format.

  • Balluku flet për herë të parë në Kuvend për hetimin e SPAK: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje për drejtësinë, derisa të jepet fjala e fundit….

    Balluku flet për herë të parë në Kuvend për hetimin e SPAK: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje për drejtësinë, derisa të jepet fjala e fundit….

    Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka folur sot për herë të parë në Kuvend lidhur me hetimin nga SPAK.

    Teksa Balluku mori fjalën, opozita braktisi sallën, megjithatë, Balluku iu drejtua duke thënë se vetë opozita është me dy standarde për SPAK.
    Sa i përket hetimit ndaj saj, Balluku tha se kurrë nuk do të flasë kundër drejtësisë, derisa të jepet fjala e fundit nuk do e komentojë.
    Balluku: Dëshiroj të them disa fjalë qytetarëve që ua kam borxh qytetarëve që më kanë besuar përfaqësuar. Duhet të them disa fjalë jo për aludimet gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtra të thëna me bollëk. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza  dhe sharje për drejtësinë e re, as kur prekem personalisht. Besoj se kjo drejtësi e re është produkt i vullnetit politik të PS, është duke kryer detyrën. 
    Nuk do më dëgjoni kurrë të merremi me prokurorë e gjyqtarë. Nuk do prononcohem për çështje nën hetim. Derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo. Unë dhe kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi, edhe kur prekemi personalisht.  Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti ndaj nuk kam asnjë koment. Çështja qëndron se ju të nderuar opozitarë që më ndiqni nga kafja e parlamentit në këto momente, keni dy standarde për reformën në drejtësi dhe SPAK. Kur SPAK thërret Saliu dhe luani kukafshehthi me zarfin. Zarfin që pret populli shqiptar për drejtësi për vrasje shtetërore, atëherë SPAK ndikohet nga Rama.

    Top Channel

  • “Nuk do të ndalemi derisa të kthehen trupat e tyre”, Rubio takohet me familjet e pengjeve në Izrael

    “Nuk do të ndalemi derisa të kthehen trupat e tyre”, Rubio takohet me familjet e pengjeve në Izrael

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se përpjekjet për kthimin e pengjeve izraelite vazhdojnë intensivisht.

    Teksa po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael, ai u takua me familjarët e dy ushtarëve amerikano-izraelitë, të cilët janë ndër 13 pengjet që ende nuk janë dorëzuar nga Hamasi.
    “Nuk do t’i harrojmë jetët e pengjeve që humbën në robëri në duart e Hamasit. Sot u takova me familjet e shtetasve amerikanë Itai Chen dhe Omer Neutra. Nuk do të ndalojmë përpjekjet derisa trupat e tyre, si dhe ato të të gjithë pengjeve të tjerë, të kthehen në atdhe”, shkroi Rubio në “X”.

    Top Channel

  • Kurti kërkon hetime, LDK Gjilanin dhe PDK prin në 4 komuna/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina e Mitrovica…

    Kurti kërkon hetime, LDK Gjilanin dhe PDK prin në 4 komuna/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina e Mitrovica…

    Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
    Në 27 komuna ka përfunduar numërimi derisa në 11 të tjera akoma jo.
    Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tre komuna (Kamenicë, Podujevë e Shtime) pa balotazh. Në raundin e dytë mbetet në garë në 12 komuna të tjerë, përfshirë, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin e Gjakovën.
    Sipas rezultateve preliminare, LVV prin në 3 prej komunave ku ka shkuar në balotazh e në nëntë është e dyta.
    Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në tre komuna po ashtu (Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit), e do të jetë në raund të dytë në gjashtë komuna, përfshirë edhe në Mitrovicë dhe Prizren. Në tri prej tyre prin dhe në tri të tjera është e dyta.
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në dy komuna (Istogun dhe Lipjanin), derisa do të jetë në balotazh në dhjetë komuna përfshi Prishtinën, Pejën e Gjilanin. Në gjashtë prej tyre prin e në dy është e dyta.
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar pa balotazh vetëm Decanin, derisa do të jetën në raund të dytë në pesë komuna. Prej qyteteve më të mëdha do të jetë në balotazh vetëm në Gjakovë. E në katër prej tyre prin sipas rezultatit paraprak dhe në një prej tyre është e dyta.
    NISMA-Socialdemokrate ka fituar vetëm në Malishevë dhe nuk është në garë për asnjë komunë tjetër. Ramiz Lladrovci qysh në raundin e parë e fitoi Drenasin me 52% të votave, kundrejt ish-partisë së tij, PDK-së.
    Lista Serbe mori 9 komuna të banuara me shumicë serbe dhe do të jetë në balotazh në Kllokot. Në orën 16:00 nis numërimi i votave për kandidatët për kuvende komunale. Këto janë rezultatet preliminare pa u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

  • A i keni harruar ndonjëherë qëllimet tuaja? Këto 3 shenja të horoskopit nuk dorëzohen kurrë

    A i keni harruar ndonjëherë qëllimet tuaja? Këto 3 shenja të horoskopit nuk dorëzohen kurrë

    Sa herë keni shkruar një qëllim në listën tuaj apo e keni vendosur në “vision board”, vetëm për ta harruar disa javë më vonë? Është e lehtë të entuziazohesh nga një ëndërr e madhe ose një qëllim afatgjatë, por e vështirë është ta ndjekësh deri në fund. 
    Ndërsa ecni drejt realizimit të një qëllimi, është normale të ndiheni të lodhur ose të zhgënjyer kur rruga bëhet më e vështirë se sa e kishit parashikuar. Dhe në këto momente, shumica dorëzohen. 
    Por, ka edhe nga ata që vazhdojnë edhe kur dyshojnë, derisa të arrijnë aty ku kanë ëndërruar. 
    Sipas astrologjisë, tre shenja dallohen për këmbënguljen, disiplinën dhe kokëfortësinë e tyre. Kur vendosin një qëllim, qoftë në karrierë, marrëdhënie apo udhëtime, nuk ndalen derisa ta realizojnë. 
    Demi 
    Nëse ka një shenjë që di të presë, është padyshim Demi. Të durueshëm dhe të vendosur, nuk heqin dorë lehtë nga ajo që kanë vënë në mendje. Mund të zgjasë, por nuk harrojnë kurrë atë që duan. 
    Si shenjë Toke, investojnë kohë dhe energji për të ndërtuar baza të qëndrueshme në jetën e tyre. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe kënaqësisë, shpesh synojnë një jetë më cilësore dhe më të bukur. Kjo vetë është një forcë shtytëse për ta. 
    Akrepi 
    Akrepat njihen për pasionin dhe intensitetin e tyre – cilësi që i bëjnë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj qëllimeve. Kur i premtojnë vetes diçka, rrallë kthehen pas. Mund të lodhen ose të ndihen të rraskapitur, por besimi i tyre në atë që ndjekin i jep forcë. 
    Shpesh motivohen nga e kaluara ose nga dëshira për t’u provuar të tjerëve se kishin të drejtë. Çfarëdo që i shtyn përpara, një gjë është e sigurt: nuk dorëzohen. 
    Bricjapi 
    Bricjapi është “lojtari strategjik” i zodiakut. Disiplinuar, i organizuar dhe shpesh punëtor i palodhur, ai ka aftësinë e rrallë për të ndarë një qëllim të madh në hapa të vegjël dhe të realizueshëm dhe t’i ndjekë një nga një. 
    I udhëhequr nga Saturni, planeti i strukturës dhe përgjegjësisë, ai gjen qetësi në faktin se ka diçka për të cilën punon. Qoftë një ndryshim i madh në karrierë, apo një udhëtim i rëndësishëm, Bricjapi di të organizohet, të kursejë dhe të këmbëngulë, derisa ta arrijë. 
     

  • ‘Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur’/ Çartet ministrja e Ramës për shëndetësinë

    ‘Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur’/ Çartet ministrja e Ramës për shëndetësinë

    Evis Sala, ministrja e Shëndetësisë në qeverinë ‘Rama 4’ u prezantua një ditë më parë në ambientet e jashtme të QSUT, ku mbajti dhe një fjalim filozofik, duke folur për sfidat në këtë sektor shumë të rëndësishëm, por që nuk u kuptua nga audienca.

     “Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur,” thotë ministrja në fjalën e saj, e cila nuk është shumë e qartë për kuptimin që mbart, ose për atë që ministrja ka dashur të përcjellë.

    Teksa spitalet vuajnë mungesën e ilaçeve dhe pacientët sorollaten me muaj të tërë për të kryer kontrolle apo skaner, ministrja e re duke se ka ardhur me një vizion të qartë për të ndryshuar këtë situatë që ka pllakosur sistemin shëndetësor.

  • Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

    Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

    Së bashku me familjen, francezi Kerim Korum mbërriti në Shqipëri në datën 8 gusht.

    Erdhi si turist dhe vizitoi disa qytete bashkë me të ëmën derisa u arrestua në zonën e ish-bllokut.
    Në një kontroll rutinë policia i gjeti me vete 5 gramë hashash. Për policinë Kerim ishte turisti i radhës i gjetur me drogë, kurse për gjykatën ai ishte  përdoruesi i radhës që duhej liruar ndaj urdhëroi detyrim paraqitje.
    Një masë që siç edhe shtetas të tjerë të huaj, ose i mban në Shqipëri derisa gjykimi mbyllet, ose përfundojnë të larguar pa adresë. Avokati i Kerim premton se mbasi 19 vjeçari të mbyllë pushimet e verës, do kthehet sipas kalendarit një herë në muaj detyrim paraqitje në Shqipëri derisa gjyqi të mbyllet.
    Drejtoria e përgjithshme e burgjeve deklaron shifra të larta të të burgosurve që veç krimit që kanë kryer rezultojnë të jenë përdorues.
    “Ka nga të gjitha moshat, jo vetëm të mitur dhe të rinj, por edhe mosha nga 60 dhe 70 vjeç që përdorin kokainë”-shprehet avokati Erjon Kullolli.
    Zyrtarisht nuk ka një shifër të rifreskuar se sa është numri i përdoruesve në Shqipëri.
    Mesatarisht vetëm në Tiranë ndalohen çdo ditë katër deri në gjashtë persona që konstatohen me doza droge, për të cilët më pas gjykata urdhëron masa të lehta. Burgjet konfirmojnë se aktualisht në qeli trajtohen me metadon 118 përdorues droge.

    Top Channel

  • Sajmir Visha për betejën me kancerin: U ktheva në sallën e gjyqit pa lejen e mjekëve

    Sajmir Visha për betejën me kancerin: U ktheva në sallën e gjyqit pa lejen e mjekëve

    Showbiz E Premte, 19 Shtator 2025 19:12
    Avokati Sajmir Visha tregon betejën më të rëndësishme të jetës së tij, përballjen me kancerin. Visha pranoi se për shkak të neglizhencës ndaj shëndetit, nuk e diagnostikoi sëmundjen në kohë. Ai tha se ka rënë tre herë në komë, ndërsa kurimi në Itali dhe SHBA ‘e riktheu’ në jetë.
    “Ne kemi mentalitetin të mos vizitohemi se mos na del ndonjë gjë. Po ti makinën e çon për ta rregulluar dhe nuk çon veten tënde. Unë isha në gradën e fundit. Pas operacionit, mjekët kishin frikën e dy vatrave tumorale që kishin depërtuar në mushkëri, dhe meqë mëlçia ka pasur probleme, nuk i merrnin përsipër, nuk garantonin jetëgjatësi. Duke hulumtuar, gjetën një spital në Amerikë, që ka prodhuar vaksina kundër kancerit. 80-90% e kancerit m’u largua nga ajo. Një 10% që më ka ngelur, do e bëj në tetor dhe garancia është 100%. Kjo ishte risi mjekësore. Me vaksinën dhe terapinë, më ngritën në këmbë. Bëra fizioterapi dhe sot fluturoj, se katër muaj kam qenë i ngrirë”.

    Avokati tregoi se është rikthyer në Shqipëri pa lejen e mjekëve, me mallin dhe dëshirën e madhe për të takuar miqtë dhe për t’u rikthyer në sallën e gjyqit. “Jam nisur pa lejen e doktorit, kam ardhur në Shqipëri të takoja miqtë dhe të shkoj dhe njëherë në sallë. Kam nisur gjyqet derisa të më vijë dita për në spital. Kam ardhur të punoj, tani kujdesem me ushqimin, lëvizjet. Nuk jam më ai Saimiri që nervozohesha, kam fituar një qetësi që ia uroj dhe kolegëve, sepse stresi është e keqja më e madhe”.

    Visha jep një këshillë për kolegët dhe për të gjithë ndjekësit. “Nuk kam pasur njeri në fis, kam qenë në një stres të paparë, derisa kam rënë në koma. Nuk dija çfarë ndodhte. Kam qenë tre herë në koma. Aktualisht jam mirë, do të bëhem më mirë derisa të vrapoj. Mos u ngarkoni me stres, ngarkoni veten me dashuri”. /TCH/

  • Tregim nga Ragip Sylaj: S’kam kohë të jetoj me vdekjen!

    Tregim nga Ragip Sylaj: S’kam kohë të jetoj me vdekjen!

    Nga Ragip Sylaj    

    Mjeshtrit e talentuar ma vjedhin kohën dhe m’i ngulin plagët në shpirt. Përditë më vrasin ata që më duan, më vrasin me dashurinë e tyre që nuk e kanë.

    Ma vrasin këngën ata, që e kanë përjashtuar atë nga vetja. Djalli shpeshherë zë në thua në mua dhe nuk di kah e thyen qafën.

    Atë e ndjek një mallkim i moçëm sa vetë koha dhe vjen e më ankohet pse e ka bërë Zoti të djalltë. Nuk di pse kërkon shpagim nga unë? Do ta shpëtoja po ta meritonte, por nuk mund ta shpëtojë ai që nuk e ka në dorë ta shpëtojë veten.

    I vetmi shteg i tij mbetet humnera e terrtë: të mos e shohë askush. Të fshihet në ndonjë trup tjetër derisa ta harrojnë e derisa të mendojnë se ai është zhdukur dhe të shfaqet sërish me joshjen e ëmbël, me nektarin mashtrues që e sajojnë vetëm djajtë.     Të gjithë atyre që nuk ua kam dhënë, ua kam borxh jetën. Po kush është ai që do t’ia dorëzojë shpirtin një ditë? Zoti – krijuesi dhe shpëtimtari im.

         Derisa po mendoja për këtë gjë, cigaren, duke dashur ta shkundi në taketuke, desh e shkunda në filxhanin e kafesë, që e kisha ende përgjysmë. E kundroja çunin tim, i cili po merrej me një bllok vizatimi dhe me një tubë ngjyrash. Për kureshtje, e pyeta se ç’po bënte?

    Ma ktheu: po e vizatoj diellin që nuk më ngrohu kurrë.

    Gruaja hyri në dhomë duke u dridhur nga të ftohtit dhe, kur e vrenjti ballin si qielli i sterrosur në vjeshtë (me dëshirën për të më fajësuar mua si gjithmonë) ia ktheva se dhoma ishte ftohur ngaqë pak më parë kisha menduar ta hapja derën e ballkonit.

    Mllefin që ma dhuroi ia ktheva mbrapsht. Pezmi ma nxori edhe këtë mendim, që ia kallëzova sall vetvetes: njeriu është një zot i vogël që shpenzohet përditë, derisa ta përkëdhelë fryma e vdekjes.

    E vdekja, para pak kohësh, i kishte puthur një plakë të re dhe një plakë të vjetër të anës sonë. Dorës së saj iu kishte dorëzuar edhe një plak i vogël, që e njihte krejt nahija jonë dhe një plak i ri. Atë nuk e njihte askush përveç bashkëfshatarëve dhe miqve të tij. Ishte e çuditshme sesi shkonin me radhë nga kjo botë pa lamtumirë!     Derisa kryhej riti i përgatitjes së kufomës, çuni im më pyeti se ç’do të bëhet me trupin e tezës H. I thashë se do ta fusnin në dhé. Ai vetëm më pyeti: A mund të marrë ajo frymë në dhé?! Çuditërisht, në një rast tjetër pothuajse ngjashëm më kishte pyetur: “Babi, n’varr a rritet njeriu?!” Dhe, unë, përveç që kisha ndier frikë, nuk kisha ditur t’i jap përgjigje.

        Më kaploi një ngashërim sa për tezen H., sa për veten, sa për çunin: mendova sa shpejt digjet jeta.

        Pyetja e Diellorit ma kujtoi vajin e gruas sime ditën që e patëm varrosur foshnjën tonë të parë: në mbrëmje pati fryrë një erë e tërbuar e përcjellë me shi e vetëtimë. Trëndelina më pati pyetur: A thua tutet foshnja nga era e çmendur? Ajo nuk mund të pajtohej se pjesa e gjallë, që ishte shkëputur nga barku i saj, ta kishte dhënë frymën e fundit. Njerëzit vdesin. Ndoshta kthehen në shtëpinë e Atit tonë.

    Zoti e merr hisen e vet. Mirëpo, lamtumira është prore pikëlluese, djegëse. Ne kalojmë nga njëra portë e jetës tek ajo e fundmja.

    Atë na e mbyllin të tjerët, ata te të cilët jetojmë, përcillet vazhdimësia jonë. Për ta jemi rropatur të japin fruta për kopshtet jetësore të kësobotshme dhe të parajsës së ëndrrës së pamortë.

         Në çaste të tilla e kujtoj peizazhin pikëllues të varrezave, ku rrebeshet e shiut e shndërronin çdo gjë në baltë, madje dhe vetë njeriun. Ndoshta tërë ai shi binte si këmbim i mungesës së lotëve tanë, ndoshta që të mos vëreheshin lotët e ligësisë sonë, ndoshta …

         Ne bëjmë lutje dhe themi uratë për shpirtrat e tyre dhe ua kthejmë shpinën, ndërsa ata na ndjekin nga prapa në kujtime, nuk duan të na braktisin. Bëhen edhe vetë pjesë e gjallë e kortezhit mortor të tyre.     Kush ka vdekur?- pyet dikush që e sheh tërë atë karvan njerëzish.     Jo, jo, askush,- vetëm ishim deri atje ku përtojmë të pushojmë përgjithmonë, ku kërkojmë të vëmë shpesh nga barra e jetës dhe pastaj pendohemi; na këputet fryma për së gjalli.

         Kthehemi te shtëpia jonë, ne të cilët kurrë nuk patëm shtëpi, m’u bë se u përgjigj baci M., i cili në prag të vjeshtës vdiq nga kanceri në mushkëri.

    Ishte një sëmundje që nuk e kishte lakmuar kurrë, por kush e di si u përvodh dhe i hyri në trup. Dikush tha, përmes duhanit, tjetri – se ishte tepër i mirë për të jetuar më gjatë: nuk i villte helmet që ia dhuronin të tjerët. Të gjitha i mbante për vete.

    Nuk donte ta ndynte ambientin. Ishte një adhurues i ekologjisë edhe pse nuk dinte ç’është ekologjia. Kryesorja tërë kohën e kalonte në fushë; ajo i jepte jetë dhe gjerësi shpirtit të tij të gulçuar.

    Kur e pyeta një ditë se ç’po bënte, ma ktheu: Para dite po rri, ndërsa pas dite po pushoj, po lodhem duke ndejtur.

    Kur m’u kujtua kjo mahi e tij ditën e varrimit desh ia plasa gazit, por më erdhi keq prej tij dhe turp prej vetes. Gjindja të thonin se jam i hallakatur, ndonëse nuk kishte mbetur pa dalë fjala se njeriu që rri mbi libra, s’kish si të ish ndryshe.

          Më thanë se ka vdekur me sy çelë. Unë pata shpejtuar përmes rigave të shiut ta arrija varrimin. Kur preka në varrezat e katundit, e pashë vendin ku kisha vdekur shumë herë dhe desh më kaploi vaji.

    Desha t’u thosha gjithë atyre budallenjve se nuk jam i lig, po brenda meje po qante fëmija, pikërisht ai fëmijë që baci M. shpeshherë e ka gëzuar me sheqerka edhe kur ka pasur skamje.

    Po qante fëmija, të cilin ky plak i ri disa herë e mori në mbrojtje, madje edhe kur nuk duhej. Në vend timin dhe të të gjithë atyre që përmbaheshin padrejtësisht nga vaji, lotët e bilurtë i derdhte qielli; ai na qullte, na bënte të përgjumur.      Nga balta jemi krijuar dhe në baltë do të kthehemi, e gatoi hoxha në fund tërë atë që e bluaja në kokë, në fillim. “Pasi të vdesim kemi me u ngjallë”, shtoi një tjetër, që mërmëriste si i shenjtë dhe që e kishte njërën këmbë mbi dhé e tjetrën nën dhé. Mirëpo, vdekja, thonë, nganjëherë nuk gënjen, desha të plotësoja, duke e kundërperifrazuar Sadek Hedajatin e “Bufit të verbër”. Heshta si gjithmonë. Nuk më kuptonin. Në gjuhën e heshtjes nuk nyjëtohej ajo që do të duhej ta thonin mëkëmbësit e Zotit në tokë.

         Pas varrimit ndieja si po më hynte ftohtësia e fillimit të vjeshtës në eshtra. Pikëllimi më shumëfishohej. Më duhej të ikja nga katundi, larg të gjallëve dhe të vdekurve të mi, për ta vazhduar gjallimin e atyre që vinin pas meje.

    Doja të heshtja, por më doli vetvetiu zëri dhe u thashë të afërmëve: Më ndjeni, nuk kam kohë të jetoj me vdekjen! Njëmend, ua kam borxh jetën të gjithë atyre që s’ua kam dhënë.

     * * *    Mjeshtrit e talentuar ma vjedhin kohën dhe m’i ngulin plagët në shpirt. Përditë më vrasin ata që më duan, më vrasin me dashurinë e tyre që nuk e kanë me vete.

    Ma vrasin këngën ata, që e kanë përjashtuar nga vetja. Djalli shpeshherë zë në thua në mua dhe nuk di kah e thyen qafën. Atë e ndjek një mallkim i moçëm sa vetë koha dhe vjen e më ankohet pse e ka bërë Zoti të djalltë.

    Nuk di pse kërkon shpagim nga unë? Do ta shpëtoja po ta meritonte, por nuk mund ta shpëtojë ai që nuk e ka në dorë ta shpëtojë veten. I vetmi shteg i tij mbetet humnera e terrtë: të mos e shohë askush. Të fshihet në ndonjë trup tjetër derisa ta harrojnë, derisa të mendojnë se ai është zhdukur dhe të shfaqet sërish me joshjen e tij të ëmbël, me nektarin mashtrues që dinë ta sajojnë vetëm djajtë.

    ObserverKult

    ——————————–

    Lexo edhe:

    SABIT RRUSTEMI: KËTË ZEMËR VETËM MOS E LË