Tag: dërgon

  • Sinjalet të fshehura që trupi të dërgon kur je nën stres

    Sinjalet të fshehura që trupi të dërgon kur je nën stres

    Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës moderne, por shumë herë trupi ynë na dërgon shenja të fshehura për gjendjen tonë emocionale – dhe ne shpesh i injorojmë. Njohja e këtyre sinjaleve mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve më serioze shëndetësore.

    1. Ndryshimet në lëkurë

    Akne të papritura, skuqje ose irritime mund të jenë më shumë sesa thjesht probleme kozmetike – ato mund të jenë një përgjigje e trupit ndaj stresit të akumuluar.

    2. Dhimbje të pashpjegueshme stomaku

    Një nga mënyrat më të zakonshme me të cilat trupi reagon ndaj stresit është përmes sistemit tretës. Dhimbjet, fryrja ose shqetësimet e vazhdueshme në stomak mund të jenë sinjal që diçka nuk është në rregull emocionalisht.

    3. Rënie e flokëve

    Nëse vëreni se po humbni më shumë flokë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë fizike e stresit të lartë. Rënia e flokëve shpesh ndodh me vonesë pas një periudhe të gjatë tensioni.

    4. Ëndrra të çuditshme ose të shqetësuara

    Stresi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit. Nëse po përjetoni ëndrra të pazakonta, ankthioze ose zgjoheni të lodhur, mund të jetë një shenjë që mendja juaj po përpunon stresin në mënyrë të pavetëdijshme.

    5. Lodhje kronike

    Ndiheni të lodhur edhe pas një gjumi të gjatë? Lodhja e vazhdueshme, pa shkak të dukshëm, është një alarm i qartë që trupi juaj po përpiqet të përballojë nivele të larta stresi.

    Ekspertët këshillojnë që të mos injorohen këto shenja dhe të merren hapa të thjeshtë për menaxhimin e stresit si aktiviteti fizik, meditimi, ndarja e kohës për veten dhe kërkimi i ndihmës profesionale kur është e nevojshme.

  • Çmenduri në Sevilla, Reali bën përmbysjen e madhe në pak minuta (video)

    Çmenduri në Sevilla, Reali bën përmbysjen e madhe në pak minuta (video)

    26 Prill 2025

    23:44

    Telesport

    Po luhet në “Estadio de La Cartuja” finalja e madhe e Kupës së Mbretit në Spanjë, mes Barcelona dhe Real Madridit. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 30-të, ku pas një topi të gjatë të mrrë nga Cubarsi, Lamine Yamal asiston bukur për Pedrin, mesfushori dërgon topin në rrjetë me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Kylian Mbappe ka barazuar shifrat 1-1 në minutën e 70-të, francezi i futur në fushën e lojës ekzekutoi një goditje perfekte dënimi duke dërguar topin në rrjetë.
    Në minutën e 77-të, Arda Guler kroson nga goditja e këndit, Aurelien Tchouaméni dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar Realin në avantazh. SHIKOGOLAT

  • Dhanë “Met*don” në kundërshtim me protokollin mjekësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq mjekun dhe infermierin për “Korrupsion pasiv” e “Shpërdorim detyre”

    Dhanë “Met*don” në kundërshtim me protokollin mjekësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq mjekun dhe infermierin për “Korrupsion pasiv” e “Shpërdorim detyre”

    Dhanë ‘Metadon’ në kundërshtim me protokollin mjekësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq mjekun dhe infermierin për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit L.B. dhe E.M. për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259 prg. 1 dhe 248 të Kodit Penal.

    Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1599, të vitit 2023, prokuroria mori të pandehur shtetasin L.B., mjek toksikolog dhe kërkoi dërgimin e çështjes në gjyq, pasi nga hetimet u provua se ky shtetas ka lëshuar recetë për marrjen e medikamentit “Metadon” një shtetasi që ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e tij dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material. 

    Gjithashtu, është marrë i pandehur edhe shtetasi E.M., infermier i Sektorit të Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, pasi u provua se, në kundërshtim me detyrën e tij dhe protokollin mjekësor, i ka dhënë një shtetasi medikamentin “Metadon” në dyfishin e sasisë së përcaktuar, duke u mjaftuar vetëm me një recetë mjekësore, pa pasur kartelë mjekësore të pacientit që do të trajtohet me këtë medikament, përkundrejt përfitimit material. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë ushtrimit të funksioneve publike kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin kundrejt marrjes së përfitimeve të parrgullta.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Egli i dërgon puthje motrës së Gjestit, ajo i kthen shpinën, pamjet që po shpërndahen me shpejtësi në rrjet (VIDEO)

    Egli i dërgon puthje motrës së Gjestit, ajo i kthen shpinën, pamjet që po shpërndahen me shpejtësi në rrjet (VIDEO)

    Spektakli i madh i finales së “Big Brother VIP Albania 4”,nuk ka zhgënjyer as këtë vit jo vetëm për emocionet dhe të papriturat, por edhe për momentet që ndezën rrjetin.
    Një nga skenat më të përfolura ndodhi mes Eglit dhe motrës së Gjestit, shkruan Kosovarja.
    Gjatë transmetimit live, kamerat kapën momentin kur Egli i dërgon një puthje nga larg, në dukje një gjest miqësor ose ndoshta më shumë… Por ajo që askush nuk priste ishte reagimi i saj: e ftohtë, indiferente dhe me një kthesë shpine që foli më shumë se mijëra fjalë.

    @esc.albania12
    gjesti bigbrothervipalbania shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 fyp
    ♬ original sound – Esc Albania

     

  • Me dorë në zemër në minutat e fundit, Inter mjaftohet me një barazim ndaj Bayern dhe shkon në gjysmëfinale (video)

    Me dorë në zemër në minutat e fundit, Inter mjaftohet me një barazim ndaj Bayern dhe shkon në gjysmëfinale (video)

    Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 në “Allianz Arena”.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
    Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
    Në minutën e 75-të erdhi goli i barazimit nga bavarezët. Goditje këndi, Olisse pason për Gnabry, ky i fundit kroson në zonë dhe Eric Dier i harruar nga mbrojtësit zikaltër shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Festë e madhe në “San Siro”, Inter kualifikohet për në gjysmëfinale, aty ku i pret Barcelona, ndërsa Bayern e mbyll këtu aventurën në Champions League.
    SHIKOGOLAT

  • Festa e Bayern zgjat pak, “El Toro” barazon shifrat! Pavard shënon të dytin (video)

    Festa e Bayern zgjat pak, “El Toro” barazon shifrat! Pavard shënon të dytin (video)

    16 Prill 2025

    22:22

    Telesport

    Në “San Siro” po luhet ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe do të përballet me Barcelonën.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
    Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO: Barcelona dhe PSG e nisin “flakë” pjesën e dytë! Katalanasit dyfishojnë shifrat, parizienët kalojnë në avantazh

    VIDEO: Barcelona dhe PSG e nisin “flakë” pjesën e dytë! Katalanasit dyfishojnë shifrat, parizienët kalojnë në avantazh

    Barcelona e nis direkt me gol pjesën e dytë. Katalanasit kanë dyfishuar shifrat pas një aksioni të shpejtë, ku Lamine Yamal kroson bukur në zonë, Raphinha asiston me kokë për Lewandowski-n, polaku dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Vendasit zhbllokuan rezultatin falë Pau Cubarsi-t, në minutën e 25-të. Pas ekzeutimit të goditjes së dënimit, dhe pas një pasimi me kokë nga Ingo Martinez brenda zonës, Cubarsi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Festa e katalanasve ndalet për një moment nga VAR, më pas goli konfirmohet i rregullt. Ndërkohë që goli i është quajtur Raphinha-s, mesa duket braziliani ka qenë i fundit që e ka prekur.
    Edhe PSG e ka nisur shumë mirë pjesën e dytë, parizienët kanë kaluar në avantazh 2-1 falë golit shumë të bukur të Kvaratskhelia-s. SHIKOGOLIN
    Aston Villa ka zhbllokuar rezultatin duke kalauar e para në avantazh. Një aksion fantastik i ekipit të drejtuar nga Unai Emery, që finalizohet në mënyrën perfekte.  Youri Tielemans asiston bukur për Morgan Rogers, i cili dërgon topin në portën e mbrojtur nga Donnarumma. Avantazhi i anglezëve nuk zgjati shumë. SHIKOGOLIN
    PSG u kundërpërgjigj 4 minuta më vonë me supergolin e Desire Doue, i cili është vetëm 19-vjeç. SHIKOGOLIN

  • Fund dramatik në “Allianz Arena”, Inter merr fitoren e madhe (video)

    Fund dramatik në “Allianz Arena”, Inter merr fitoren e madhe (video)

    Në “Allianz Arena”, u luajt sfida e parë për çerekfinalet e Champions League, mes Bayern-it dhe Inter-it. Bavarezët vinin me shumë mungesa në këtë takim për shkak dëmtimesh. Në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin.
    Pas një pasimi të artë të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt. Anglezi nuk iu beson dot syve me rastin që humbi. SHIKORASTIN
    Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për Lautaron, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN  Festë e madhe tek zikaltrit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Inter.
    Goli i barazimit do të vinte në minutën e 84-të, Kimmich kroson në zonë, Laimer asiston bukur dhe Muller dërgon topin në rrjetë. 35-vjeçari i futur si zëvendësues në vendin e Sane, tregon që ende nuk e ka mbyllur me bavarezët dhe ndoshta nuk e meritonte largimin që i kanë konfirmuar për në fund të sezonit. SHIKOGOLIN
    Gjithsesi, Inter nuk u dorëzua dhe pas një kundërsulmi të shpejtë gjeti golin e avantazhit në minutën e 88-të. Carlos Agusto, i cili sot ka bërë një ndeshje të madhe, asiston në zonë dhe Frattesi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Rezultati përfundimtar, Bayern-Inter 1-2. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “San Siro”.

  • Barazim në “San Siro” mes Milanit dhe Fiorentinës! Miqtë shënuan edhe golin e tretë në fund, por ndërhyri VAR dhe…

    Barazim në “San Siro” mes Milanit dhe Fiorentinës! Miqtë shënuan edhe golin e tretë në fund, por ndërhyri VAR dhe…

    Milan dhe Fiorentina u përballën sonte në “San Siro” për javën e 31-të në Serie A. Milan vinte në këtë takim pa ndonjë motivim të madh, duke qenë jashtë çdo objektivi për këtë sezon, ndërsa Fiorentina është në garë për një vend për në Europë.
    Miqtë befasuan kuqezinjtë duke qenë në avantazhin e dy golave brenda 10 minutave të para. Në minutën e 7-të, Malick Thiaw dërgon topin në rrjetën e tij pasi një aksioni të shpejtë të miqve.
    Tre minuta më vonë, Fiorentina shënon golin e dytë me të zakonshmin e këtij sezoni, Moise Kean, pas asistit të Dodo. Në minutën e 23-të erdhi reagimi i kuqezinjve, ku shënoi Tammy Abraham. Anglezi bëri vetë gjithçka bukur dhe pas një kombinimi me Pulisic, dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Fiorentinën.
    Milan barazon shifrat në minutën e 64-të me Luka Jovic, goli i tij i parë për këtë sezon në Serie A. Pas një topi të Fofana dhe hutimit të mbrojtësve miq, sulmuesi serb përfiton dhe barazon shifrat. Në minutën e 88-të, Fiorentina shënon golin e tretë pas një super aksioni. Fagioli asiston bukur për Dodo, ky i fundit me një goditje direkte dërgon topin në rrjetë. Festa e madhe e Fiorentinës prishet nga ndërhyrja e VAR-it, e cila e anulon golin për pozicion jashtë loje. Rezultati përfundimtar, Milan-Fiorentina 2-2.
    Pas kësaj fitoreje, Fiorentina renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë, dy pikë më pak se Bologna e vendit të katërt, vend që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
    SHIKOGOLAT

  • Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Mianmar

    Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Mianmar

    Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Mianmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë.
    “Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme.

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes.
    “Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Mianmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin.
    “Partnerët lokalë të financuar nga Britania e Madhe tashmë po mobilizojnë një përgjigje humanitare në terren dhe kjo paketë prej 10 milionë paundësh do të forcojë përpjekjet e tyre”, shtoi ajo.
    “Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Mianmarit pas kësaj ngjarje tragjike”, tha Chapman.
    Tërmeti që goditi Mianmarin kishte një epiqendër pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke bërë që ndërtesat në shumë zona të rrëzoheshin përtokë duke shkaktuar dëme të shumta.
    Numri i të vdekurve në Mianmar deri më tani ka arritur në 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave. //a.i/ ATSH