Tag: dërgon

  • Lewandowski i dërgon Barcelonës lajmin e madh nga grumbullimi me kombëtaren

    Lewandowski i dërgon Barcelonës lajmin e madh nga grumbullimi me kombëtaren

    5 Shtator 2025

    14:11

    Alfred Lleshi

    Robert Lewandowski ka konfirmuar se është gati të luajë të gjithë ndeshjen e radhës të Polonisë kundër Finlandës, pas 63 minutave në barazimin me Holandën. Sulmuesi i Barcelonës theksoi: “Pa dyshim, do të jem gati për të luajtur në shtëpi”.
    Pas vendimit për t’u rikthyer në kombëtare, Lewandowski hodhi poshtë zërat se heqja e shiritit të kapitenit kishte qenë arsyeja e largimit të tij: “Shiriti është nder, por nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë problem”.
    Polaku u shpreh i kënaqur me ndryshimet taktike të trajnerit të ri Jan Urban, duke vlerësuar qasjen fizike dhe disiplinën e ekipit. Ai tregoi se kishte marrë detyrën të ndalte shokun e tij të Barcelonës, Frenkie de Jong, për ta kufizuar lojën e Holandës.

  • Milan nuk e diskuton Bari-n, fiton pa probleme por shqetëson Rafa Leao (video)

    Milan nuk e diskuton Bari-n, fiton pa probleme por shqetëson Rafa Leao (video)

    17 Gusht 2025

    23:13

    Telesport

    Milan ka fituar 2-0 ndaj Bari-t në “San Siro” për Kupën e Italisë, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Kuqezinjtë gjetën avantazhin pas 14 minutave lojë.
    Një krosim perfekt në krah nga Fikayo Tomoi dhe Rafael Leao dërgon me kokë topin në rrjetë.  Por, vetëm pas tre minutash pas golit, sulmuesi portugez la fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Santiago Gimenez. Ajo që dihet deri tani është se Leao u largua për shkak të një dëmtimi në pulpë, por ende nuk dihet sa serioz është.
    Në fillim të pjesës së dytë, Milan dyfishoi shifrat, pas një kombinimi të bukur Gimenez-Pulisic dhe amerikani dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 66-të, debutuan zyrtarisht Luka Modric dhe Ardon Jashari me fanellën e kuqezinjve. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Tani vëmendja e kuqezinjve do të jetë te ndeshja e parë e sezonit në Serie A, të shtunën e ardhshme, ndaj Cremonese.
    SHIKOGOLAT

  • “Fillo falju Allahut, fundi i perandorisë tuaj”, Kokalari: Berisha i dërgon të huajve gënjeshtra për Irfanin

    “Fillo falju Allahut, fundi i perandorisë tuaj”, Kokalari: Berisha i dërgon të huajve gënjeshtra për Irfanin

    Evi Kokalari thotë se Sali Berisha iu dërgon të huajve gënjeshtra, ndërkohë që nuk guxon të thotë një fjalë për Sazanin.
    “Ja me çfarë merret Sali Berisha!
    Ju dërgon të huajve gënjeshtra absurde për median e Irfanit, duke dërguar detaje dhe për Kristaq Ramën, ama Sazani – asnjë ide nuk ka ndërkohë që s’ka ngelur gazetë internacionale dhe me reputacion të fortë pa shkruar.
    Realisht mendon klani Berisha që ju keni qoftë edhe një shanc të vazhdoni të mbani peng opozitën duke mbyllur gojën ndaj korrupsionit aktual, por vazhdoni e sulmoni Ramën me gënjeshtra?
    Seriozisht mendoni që do ti shpëtoni burgut sepse mbani opozitën peng?
    Jo mor jo, ndoshta po i jepni pak kohë vetes për t’u përballuar siç duhet me drejtësinë, por asnjë nga ju s’do shpëtojë, dhe më shumë këmbëngulni, aq më i shëmtuar kapitulli i fundit.
    Nexhmije Hoxha & Ramiz Aliaj shpëtoi mirë fal jush, por Sali Berishë tjetër që t’ju fal juve nuk gjeni më!
    Për më tepër kur gozhda ju ngel në sharrën e një Kokalari, filloni faljuni Allahut!!
    E vetmja gjë që ju duhet të bëni tashti është të negocioni fundit tuaj, por jeni fodull dhe jetoni në deluzion total nëse mendoni që ajo para korrupsioni do t’ju blej favore nëpër botë dhe do ju nxjerrë nga situata
    Jo, jo – ky është fundi i ‘perandorisë’ tuaj!!!
    E vetmja mënyrë që ju shpëtoni, është nga vet Shqiptarët, por dhe kjo në këtë pikë vështirë të ndodh, sepse shancet ja u dhamë dhe ju bëni kokëfortësi malësori, a thua se dëm do të na bëni ne dhe jo gjeneratave tuaja të ardhshme.
    Kjo shkon për të dy palët, Rama-Berisha!
    Rama bën mirë të filloj të mendoj ‘exit’ e vet nga pushteti që e ka fryrë dhe e ka bërë si kokosh, sepse gënjeshtrat që ka shitur në EU, do ti ç’bëhen shumë shpejt, dhe Shqipëria me atë në krye – nuk hyn kurrë në EU”, shkruan ajo.

  • Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

    Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

    Bota E Premte, 1 Gusht 2025 19:36
    Franca ka shpërndarë 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza për të ndihmuar banorët të cilët po përballen me një uri të madhe. Hedhjet humanitare nga ajri rifilluan të dielën, pasi ushtria izraelite njoftoi një pauzë në luftime.
    Fluturimet e para nga ajri që shpërndanë ndihmën shumë të nevojshme u kryen nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë evropian që mori pjesë, e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe tani Franca, të cilat kanë krijuar të gjitha një “rrugë ajrore” përmes Jordanisë.

     

  • Mat/ Banorët e Komsisë vuajnë për rrugën, bashkia mbyll “sytë dhe veshët”. Duhen vetëm dy lopata asfalt

    Mat/ Banorët e Komsisë vuajnë për rrugën, bashkia mbyll “sytë dhe veshët”. Duhen vetëm dy lopata asfalt

    Disa denoncime ka ardhur në redaksinë tonë në lidhje me rrugën e fshatit Komsi, ku janë krijuar disa gropa të mëdha në rrugë që përbëjnë problem për lëvizjen e makinave.
    Njëra nga gropat është në kryqëzimin që të dërgon në fshatin Frankth dhe është në rrugën nacionale që lidh Burrelin me Krujën.
    Teksa gropat e tjera si dhe ura ndodhen në rrugën që të dërgon për tek Komuna, një qendër që u përurua me shumë bujë nga ish kryebashkiaku Agron Malaj, tashmë deputet i zgjedhur sëfundmi.
    Më poshtë keni fotot, teksa banorët ankohen se po ju prishen makinat nga neglizhensa e instancave përkatëse.
    Duhet të theksojmë që ura është edhe rruga që të dërgon për tek shkolla 9 vjeçare dhe me gropat që janë bërë është një rrezik shumë i madh për fëmijët e vegjël që duhet të kalojnë aty çdo ditë.

  • Euro Women’s/ Xhireli dërgon Italinë në gjysmëfinale

    Euro Women’s/ Xhireli dërgon Italinë në gjysmëfinale

    Italia për femra bëhët gjysmefinalstja e parë e Euro Women’s qe po luhet né Zvicër që prej 2 korrikut 2025.

    Ne duelin me Norvegjinë kapitenia Xhireli bëri diferencën pasi në minutat 50′ dhe 90′ shënoi dy herë. Më heret nordiket barazuan privizorisht me Hegerberg (66′) mirpo në limite veteranja axure goditi saktë me kokë për 1-2 final.

    Vazhdo leximin

  • Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës

    Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Prokuroren Elsa Gjeli, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
    Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.

    Dokumenta bashkëngjitur

  • Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

    Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
    “Vendimi i prokurorit është në kundërshtim me përmbushjen e rolit dhe të funksionit të tij, ka cenuar rregullat e ushtrimit të hetimit, në lidhje me kallëzimin nr.827 datë 28.05.2025 të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaj dhe duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të thelluar nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, referuar parashikimeve të neneve 169, pika 2, dhe 194, pika 2 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, nenit 119, pika 2 të ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar”, thuhet në kërkesën e Manjës.
    Veprimi i Manjas vjen pasi kreu i qeverisë shprehu pakënaqësi në lidhje me qendrimin e prokurores për ndërtimet e bëra në Theth.
    Ndërkohë, prej disa ditësh në këtë zonë vijon shembja e objekteve për të liruar hapësirat publike, ndërsa pronarët e objekteve kanë protestuar.

  • Nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shqiptarët e Kosovës

    Nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shqiptarët e Kosovës

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim pesë shtetasit e Kosovës, për “kontrabandë mallrash pa licencë”. Të akuzuarit, janë kapur në Aeroportin e Rinasit në dhjetor 2024 teksa ktheheshin nga Stambolli me 14 valixhe me medikamente dhe 300 mijë euro cash.
    NJOFTIMI:
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal.
    Shtetasit A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z. në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente.
    Pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nga kontrolli fizik i tyre, u konstatua vlera prej 300.000 euro. Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.
    Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet  e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar.
    Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dërgon në gjyq shtetasit A.M., B.Z., F.Z., A.G. dhe A.I. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.