Tag: dërgon

  • Erion Isai del nga SPAK, ja çfarë deklaroi për gazetarët

    Erion Isai del nga SPAK, ja çfarë deklaroi për gazetarët

    Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isaj ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e SPAK, ku u paraqit mesditën e sotme, pasi pak kohë më parë u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
    Isai nuk ka “kyçur” gojë para gazetarëve, duke mos dhënë asnjë deklaratë në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.
    Socialisti akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.
    SPAK ka hetuar konkretisht tenderin e rrugës Korçë-Ersekë, si dhe atë të ujësjellësit të fshatrave. Më poshtë po zbardhim disa biseda që kanë të bëjnë kryesisht për tenderin e ujësjellësit, të zhvilluara në rrjetin Whatsapp.
    Më 26 shtator Panorama Online publikoi dosjen në hetim ndaj tij, ku kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.
    Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar.
    Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes Erion Isait dhe Entela Çano:
    Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:
    “Shoqeeee”.
    Në orën 12:46, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Isha në telef. të më falësh’”.
    Në orën 12:47, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    Në orën 12:48, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    Në orën 13:09, Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu i dërgon mesazhin:
    “Njëri variant… është edhe një tjetër që do të të dërgoj”.
    (Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).
    Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin: “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin:
    “Prev me fond rezerve 1%”…
    (Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).
    -Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin:
    “Oki”.
    -Në orën 08:08-08:09, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:
    “Miremengjes. Këtej nga akum jam unë”.
    -Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Mirmengjes.. Të dërgoj Ing të t’i sjelli ? Se unë vetë rreth orës 10:30 mund të vij?”.
    -Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet:
    “Oki. Një kafe kur të mbarosh. Ma dërgo dhe bashkë e pimë”.
    -Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Ok.. kë preventiv nga ato do?”.
    -Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet:
    “Te dy m’i sill për siguri”.
    -Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Ok”.
    Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin:
    “Po vjen inxh? te drejtori. Se tani në 9 do futem”.
    -Në orën 08:59, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
    -Në orën 19:14-19:15, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:
    “Si të kam. Nesër do jem Tiranë. Tak pak të marr projektin e fshatrave të lutem. Që ta kaloj këshill teknik”.
    -Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Mirmbrëma.. mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”.
    -Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin:
    “Rrofsh flori”.
    -Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Asgjë.. të lutem”.
    -Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
    -Në orën 11:24, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:
    “Shefe… si të kam?”.
    Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Ing mirë është.. po njoftoj Ing t’ju sielli projektin”.
    -Biseda të bëra në datën 15.09.2020, në orën 10:05, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
    -Në orën 11:11, Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” dhe i shkruan:
    “Do të të marrë për superviz.”.
    -Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin:
    “Faleminderit shumë”.

  • Zbulime të reja nga SPAK/ Belinda Balluku kontrollonte në kohë reale fituesit e projekteve, Berberi i niste foto me…

    Zbulime të reja nga SPAK/ Belinda Balluku kontrollonte në kohë reale fituesit e projekteve, Berberi i niste foto me…

    Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e pezulluar nga detyra nga GJKKO. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, abuzim ky i cili kap vlerën e 210 milionë eurove.
    Nga këqyrja e telefonit “Blackberry” që iu sekuestrua ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi gjatë arrestimit pranverën e 2024. Në aplikacionin “Signal Private Messenger” janë zbuluar komunikime mes Evis Berberit dhe Miranda Shkurtit, përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve në ARRSH.
    Në datën 11 gusht 2021, Evis Berberi i dërgon shtetases Miranda Shkurti mesazhin “Hapja e ofertave ne 15 shtator te gjitha unazat”. Shkurti i përgjigjet: “Po Edhe po te hedhim nesër ndonjë po ne 15 shtator”. Në orën 15:14, Evis Berberi: “Jo i dua në një ditë të gjitha të hedhura”.
    Siç rezulton më vonë gjatë për tenderin për secilin lot të unazës së madhe, Shkurti i dërgon me fotografi Berberit listën e kompanive që garojnë dhe përbri tyre edhe çmimin e ofruar nga secila prej tyre.
    Ndërsa kursorin tek kompania apo bashkimi i operatorëve ekonomikë fitues. Në dosje thuhet se fotografitë Berberi ja dërgon Belinda Ballukut, e cila në këtë mënyrë kontrollon edhe tenderat që zhvillohen dhe kompanitë që shpallen fotuese. Të paktën në lotin 4 të fituar nga bashkimi i kompanive Pevlaku, Nova dhe Euroteorema, SPAK dyshon se Belinda Balluku e ka paracaktuar fituesin. Për lotët e tjera është duke vijuar hetimet, sikurse po hetohen edhe procedura të tjera tenderuese.

  • ‘Teze, ma dërgo firmën ta falsifikoj’/ Berberi bëri shitje fiktive të kompanisë, firmoste transfertat për ….

    ‘Teze, ma dërgo firmën ta falsifikoj’/ Berberi bëri shitje fiktive të kompanisë, firmoste transfertat për ….

    Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk.

    Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

    Në një pjesë të dosjes theksohet se:“Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë”.

    Në dokumentin hetimor, theksohet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Po ashtu angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.

    Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.

    “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis! Ne What app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “”, thuhet në përgjimet e SPAK .

    Ndërkohë që transferta e Berberit është finalizuar në adresë të një kompanie tjetër: “Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19″”.

    PJESË NGA DOSJA E SPAK:

    Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:

    Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

    Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.

    Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.

    Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.

    Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.

    Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.

    Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.

    Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.

    Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.

    Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.

    Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.

    Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.

    Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.

    Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.

    Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.

    Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.

    Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.

    Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.

    Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”

    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?

    Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,

    Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:

    “Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.

    Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!

    Ne Whats app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “.

    Përgjimet mes Evis Berberit dhe Valter Begajt

    Më tej janë zbardhur komunikimet mes ish-kreut të ARRSH-së, tashmë të arrestuar dhe biznesmenit Valter Begaj, bashkëpunëtor dhe ky i Ballukut. Gjatë bisedave, Valter Begaj zhvillon biseda me ish-kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, që shoqëria e tij “Net Group” sh.p.k, të kualifikohej në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.

    Në biseda shihet se si Berberi ndërhyn për të rregulluar çështjet e biznesmenit.

    PËRGJIMET:

    Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.

    Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka mendoje”.

    Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.

    Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT- 20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje:

    “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.

    Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po nesër mbaron”.

    Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.

    Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.

    Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the TIA Airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).

    Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.

    Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nesete pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”.

    Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

    Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërehet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.

    Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.

    Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.

    Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj.linkun

    Në orën 20:53, Valter Begaj: “E ka shperndare gjithe PD Ka”.

    Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne Baldushkun si supervizion? Qendren e fshatit”.

    Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”. Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.

    Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga këqyrja e linkut të mësipërm, verehet se hapet një status i publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga profili i shtetasit B.K., në të cilin gjendet një video prej 32 sekondash, si dhe shkrimi: “Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve.

    E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokeforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot. Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.”./ News24

  • Unaza e Madhe/ Dalin përgjime të tjera të Ervis Berberit me mikun e tij Valter Begajn

    Unaza e Madhe/ Dalin përgjime të tjera të Ervis Berberit me mikun e tij Valter Begajn

    Publikohen përgjime të tjera mes ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe ortakut të tij, Valter Begaj lidhur me abuzimet me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, ku është marrë nën hetim edhe Belinda Balluku. Sipas SPAK, Valter Begaj kishte në pronësi kompaninë NET Group me anë të së cilës përfitonte nga fondet publike dhe ia kalonte paratë një kompanie tjetër që ishte në pronësi të Ervis Berberit.

    Skema e përfitimit të parave nga Ervis Berberi funksionoi edhe në tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë dhe për këtë akuzë Berberi është në burg që prej marsit të vitit 2024.

    Përgjimet:

    Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.

    Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka Mendoje”.

    Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.

    Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT-20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje: “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.

    Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po neser mbaron”.

    Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.

    Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.

    Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the Tla airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).

    Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.

    Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nese te pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”.Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

    Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërhet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”. Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.

    Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.

    Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj, linkun

    “https://ëëë.facebook.com/100044306385573/posts/3505146769508430/”.

    Në orën 20:53, Valter Begaj: “E oa shperndare gjithe PD Aaaa se di

    20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion?

    Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Ka”.

    Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion? Qendren e fshatiť”.

    Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”.

    Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.

    Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga këqyrja e linkut të mësipërm, vërhet se hapet një status i publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga profili i shtetasit B.K., në të cilin gjendet një video prej 32 sekondash, si dhe shkrimi:“Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve. E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot. Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.”.Nga këqyrja e videos që gjendet në këtë status vërhet se shfaqen pamjet e kryetarit të Bashkisë Tiranë, si dhe më pas pamjet e fasadës së një. /Lapsi/

  • “O tr*p, e ke shok dhe ta var për të mëdhatë, mua për të voglat”/ Tenderi i Unazës së Madhe, zbardhen komunikimet…

    “O tr*p, e ke shok dhe ta var për të mëdhatë, mua për të voglat”/ Tenderi i Unazës së Madhe, zbardhen komunikimet…

    Zbardhen të tjera detaje nga dosja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit, si dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në aferat e tenderave. Në dosjen e siguruar, zbardhen komunikimet mes ish-kreut të ARRSH-së, tashmë të arrestuar dhe biznesmenit Valter Begaj, bashkëpunëtor dhe ky i Ballukut.
    Gjatë bisedave, Valter Begaj zhvillon biseda me ish-kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, që shoqëria e tij “Net Group” sh.p.k, të kualifikohej në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.
    Në biseda shihet se si Berberi ndërhyn për të rregulluar çështjet e biznesmenit.
    PËRGJIMET
    Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka mendoje”.Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT- 20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje: “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po nesër mbaron”.Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the TIA Airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nesete pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”. Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërehet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.
    Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.
    Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.
    Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj.linkunNë orën 20:53, Valter Begaj: “E ka shperndare gjithe PD Ka”.Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne Baldushkun si supervizion? Qendren e fshatit”.Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”. Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga këqyrja e linkut të mësipërm, verehet se hapet një status i publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga profili i shtetasit B.K., në të cilin gjendet një video prej 32 sekondash, si dhe shkrimi: “Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve.
    E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokeforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot. Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.”.

  • “Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak”, zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij / Hetimet

    “Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak”, zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij / Hetimet

    Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk.
    Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes.
    Në një pjesë të dosjes theksohet se:“Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë”.
    Në  dokumentin hetimor, theksohet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Po ashtu angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.
    Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.
    “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis! Ne What app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “”, thuhet në përgjimet e SPAK .
    Ndërkohë që transferta e Berberit është finalizuarnë adresë të një kompanie tjetër: “Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19″”
    PJESE NGA  DOSJA E SPAK
    Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:
    Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
    Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.
    Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.
    Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.
    Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.
    Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.
    Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.
    Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.
    Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.
    Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.
    Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.
    Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.
    Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.
    Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.
    Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.
    Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.
    Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”
    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?
    Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,
    Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:
    “Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.
    Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!
    Ne Whats app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “./ News24

  • ‘Do i çoj fjalë atij k*rvës që kërcënon’/ Përgjimet e SPAK që fundosën Ballukun, ja si u manipulua tenderi i Llogarasë

    ‘Do i çoj fjalë atij k*rvës që kërcënon’/ Përgjimet e SPAK që fundosën Ballukun, ja si u manipulua tenderi i Llogarasë

    Belinda Balluku, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është pezulluar ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
    Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.
    Po ashtu ndaj Ballukut është caktuar dhe masa e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit të largimit jashtë vendit.
    Kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO caktojnë masa ndaj një zyrtari të lartë që është ende në detyrë. Veç Ballukut jane dhene masa arresti shtepie edhe per dy zyrtarët, Erald Elezi te KESH dhe Gentian Gjylit te ARRSH.
    Kujtojmë që kryeministri Rama në ato pak dalje për media ka thënë se për rastin Balluku: “drejtësia ka punën e saj”.
    Por çfarë zbuloi SPAK dhe caktoi si të pandehur numrin dy të qeverisë, njeriun e dytë më të pushtetshëm pas Edi Ramës.
    Më poshtë do të lexoni transkriptimet e bisedave të Ballukut dhe vartësve të saj dhe provat e forta të SPAK.
    ****
    “Do vijë Plaku i ASL?”- “Gjallë e ka akoma nënën?”- Ironia e Ballukut me Berberin! Si u organizua takimi me pronarët turq që fituan garën për Llogaranë: E hapën kompaninë? Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”!
    Në dosjen e SPAK, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, Panorama.al ka zbardhur mesazhe të saj me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”.
    Në bisedat mes tyre, kreu i ARRSH-se, Evis Berberi i kërkon, ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim.
    “Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Evis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”.
    Ndërsa, Belinda Balluku i kthen mesazh: “Të rrojmë vetë, ca të them”. Ndërsa më datën 5 nëntor, Evis Beberi e njofton “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”, referuar Abdulkadir Kart dhe Serkan Çam, pronar i shoqërisë turke tjetër fituese të tenderit të Llogarasë, “Intekar”.
    Në komunikime flitet edhe për regjistrimin e kompanisë “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL” në QKB.
    “Kur do ta bëjnë kompaninë”, i dërgon SMS Belinda Balluku vartësit të saj.
    “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompanine që do hapet e regjistrohet në Shqipëri që ta firmosë të hënën”, i shprehet Evis Berberi.
    Ky i fundit bisedon me Ballukun edhe detajet lidhur me vendin se ku do të firmoset kontratat me turqit, orarin dhe nëse duhet të jetë vetë i pranishëm kur ministrja të takohej me Abdulkadir Kart.
    “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”, i shkruan ai.
    Kurse, Balluku i përgjigjet: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok. Mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
    “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”, i drejtohet ish-kreu i ARRSH-së.
    “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”, shprehet Belinda Balluku në bisedat.
    Pjesë nga dosja: 
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi, se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.
    Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.
    Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.
    Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.
    Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.
    Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.
    Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper.. Kur do ta bejne kompanine”.
    Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjisto, Rregjistroj. Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne Shqiperi. Qe ta firmose te henen”.
    Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurishť”.
    Në lidhje me këtë komunikim nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendres Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M173232028.
    Me shkresën nr. 4061/12 prot., datë 05.11.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, është përcjellë për zbatim autorizimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021.
    ******
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.
    Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.
    Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.
    Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.
    Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.
    Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.
    Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.
    Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turq Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, si dhe kanë dalë po në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.
    Në një pjesë të dosjes hetimore që po shqyrton SPAK, janë zbardhur mesazhet e shkëmbyera midis ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe bashkëpunëtorit të saj, Evis Berberi.  
    ***“Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”- Zbardhen bisedat! Balluku urdhër Berberit: Hermetizëm, asnjë takim! Të mos marrësh vendime pa konsultim
    Nga bisedat zbulohen diskutime lidhur me procedura administrative dhe menaxhimin e detyrave.
    Në një nga bisedat, Balluku i thotë Berberit “kur do ta hapësh Llogaranësë së plasa”.
    Ndërsa në një tjetër moment, konkretisht në datën 28.05.2021, në orën 15:03, Balluku i dërgon Berberit një mesazh më të gjatë, duke i kërkuar që të jetë sa më shumë hermetik.
    Ky ishte edhe momenti, kur Balluku emeroi Evis Berberin si kreun e ARRSH, duke i kerkuar qe te mos e zhgenjente.
    “I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and doëns shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt… Dua ta marrësh shumë seriozisht, të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tende profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin.”
    Pjese nga dosja
    Në datën 23.05.2021, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.
    Në orën 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.
    Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e tjera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve qe ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage I ri Ijetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.
    Në orën 15:03, Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”
    ***“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”- Mesazhi që Balluku shkëmben me Berberin! Jep urdhra kur të bëjë publik fituesin e tenderit për Llogaranë
    Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun janë bërë publike udhëzimet që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë jep urdhra se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit për tunelin e Llogarasë.
    Balluku dhe Berberi komunikojnë përmes aplikacionit “Signal Private Messenger” lidhur me vlerësimin e ofertave për projektin e tunelit të Llogarasë.
    Në një moment, kreu i ARRSH në atë kohë Ervis Berberi njofton Ballukun se do te beje publik tenderin e Llogarasë, por ministrja i thote te presë pasi do të njoftojë një person, që siç thote ajo “e kërcënon”.
    “Ok Per pak nxjerr tunelin”, i shkruan Berberi, Belinda Ballukut. Kjo e fundit i kthen pergjigje, duke i thene: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
    Me pas Belinda Balluku i kërkon kreut të ARRSH, që te beje publike tenderin dhe me pas ai i pergjigjet, “ok per pak”.
    Pjese e dosjes 
    Në datën 28.08.2021, në orën 09:07 – 09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton Erind situaten? Ben sens apo jo?”.
    Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes, “.
    Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek unë ne perballe me zyren tende”. Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.
    Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer. Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”. Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.
    Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.
    Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”. Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.
    Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”. Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh 23 Hajde lart me mire Shkalla H’.Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”. Më pas, në orën 22:07, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasen Arta Gurabardhi.
    Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete ?”. Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqit”. Në orën 12:17, Belinda Balluku: “Ok”
    ****
    Në datën 07.09.2021, në orën 12:04, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë që kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.
    Në orën 12:20, Belinda Balluku: “Po oferta”.
    Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek, inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.
    Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Oenkemi shkelqyer me pak fſale”.
    Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare Po I shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.
    Në orën 12:34, Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurishf’.
    Në orën 12:37, Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.
    Në orën 13:57, Belinda Balluku: “Si jane ndare ne %Asl me intercar”.
    Në orën 13:58, Evis Berberi: “70 me 30”. Në orën 13:59, Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.
    Në orën 14:00, Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresojme Nese duhet shpejt e bejme”.
    Në orën 14:02, Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”. Në orën 14:03, Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.
    Në orën 14:03, Belinda Balluku: 24 “Ca te ndodh me afatet? Po ta mbyllim ne dt 16?”.
    Në orën 14:04, Evis Berberi: “Asgje E kemi me afer kontraten Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”
    Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, Berberi i shkruan Ballukut: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.
    Në orën 10:53, Balluku i përgjigjet: “Prit dhe pak”, duke ndjekur më pas një bisedë të shkurtër për procedurat.
    Në orën 10:54, Balluku i shkruan Berberit: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”, me përgjigjen e Berberit: “Ok”.
    Në orën 13:37, Balluku i kërkon: “Nxirre tunelin”, dhe Berberi përgjigjet në 13:43: “Ok Per pak”.
    Më pas, në orën 16:06, Berberi konfirmon: “Tuneli u nxorr Sapo”.

  • Në Andorrë mungon goli, Anglia bën detyrën ndaj Serbisë. Shënohet goli i parë në “Wembly” (video)

    Në Andorrë mungon goli, Anglia bën detyrën ndaj Serbisë. Shënohet goli i parë në “Wembly” (video)

    13 Nëntor 2025

    21:21

    Telesport

    Nëse në Andorrë-Shqipëri ende nuk është zhbllokuar rezultati, në sfidën tjetër të grupit tonë, Angli-Serbi, ka ardhur goli i parë në “Wembley”. Anglezët gjetën golin me Bukayo Saka në minutën e 28-të.
    Fillimisht ishte një goditje e fuqishme nga O’Reilly, e cila ndalet nga mbrojtësi serb, dhe më pas Saka e dërgon në rrjetë me një goditje plot klas. Anglia e ka siguruar vendin e parë dhe biletën për në Botëror, por nga kjo ndeshje varet fati i Shqipërisë. SHIKOGOLIN
    Kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër sot ndaj Andorrës, për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në play-off, duke shpresuar që Anglia do vazhdojë në avantazh ndaj Serbisë.

  • Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    13 Nëntor 2025

    18:32

    Telesport

    Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Andorrës, e cila mund të vulosë përfundimisht vendin e dytë, që e dërgon Shqipërinë në play-off dhe një hap më afër Botërorit.
    Kualifikimi në Botëror, sigurisht që do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, por do të sillte edhe përfitime të shumta financiare.
    Nëse Shqipëria arrin të jetë një nga 48 ekipet pjesëmarrëse të Botërorit 2026, do të përfitojë direkt 9 milionë euro si shpërblim. Më pas, çdo fitore në Botëror vlerësohet me 1.5 milionë euro, barazimi me 500 mijë euro.
    Deri në këto momente dhe në rast sigurimi të vendit të dytë që të dërgon në plya-off, Shqipëria dhe të gjitha ekipet e tjera nuk përfitojnë dot asnjë shpërblim.