Rreth dhjetë vende evropiane janë shprehur të gatshme të dërgojnë forca në Ukrainë si pjesë e një force sigurie shumëkombëshe që synon të garantojë sigurinë e vendit pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Sipas Bloomberg, faza e parë e planit do të përfshijë vendosjen e trupave, përfshirë qindra ushtarë britanikë dhe francezë , larg vijës së frontit, me qëllim ofrimin e trajnimit dhe përforcimeve për ushtrinë ukrainase.
Detajet e misionit janë ende në diskutim, ndërsa zyrtarët evropianë presin miratimin përfundimtar të presidentit Donald Trump.
Një fazë e mëvonshme e planit kërkon një mbështetje nga SHBA-ja për të kontribuar në ndarjen e inteligjencës, mbikëqyrjen e kufijve, furnizimin me armë dhe ndoshta mbrojtjen ajrore.
Trump, në një deklaratë për Fox News, e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore amerikane, por shprehu gatishmëri për të ofruar mbështetje ajrore.
“Kur bëhet fjalë për sigurinë, ata janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren. Ndërsa ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me gjëra të ndryshme, veçanërisht – ndoshta – me patrullime ajrore, sepse askush nuk ka atë që kemi ne.”
Ndërkohë, zyrtarët evropianë mbeten në pritje të një angazhimi amerikan për ndarjen e inteligjencës dhe furnizimin me armë nëpërmjet partnerëve të tyre në kontinent, raportoi Bloomberg.
Tag: dërgojnë
-

10 vende evropiane ‘të gatshme’ të dërgojnë trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
-
Shqiptarët dërgojnë Gjermaninë në finale të Euro U21
Gjermani U21- Francë U21 gjysmëfinalja e mbrëmjes lujtur në Kosiçe përfundoi 3-0 për skuadrën e shqiptarëve Nelson Vajper dhe Brajan Gruda.
I pari shënoi një gol në minutën e 8’të dhe dha asistin te goli i dytë shënuar nga Voltemade (14′) ndërsa shkodrani i hedhur si zevendësues pasi dha dy asiste të mira, shënoi dhe vetë (goli i paë në këtë fazë finale) në fund të takimit (90’+3′).
Kështu finalja e Sllovaki 2025 për Euro U21 tani është përcaktuar; Angli- Gjermani.
Vazhdo leximin
-

Rreth 200 mijë emigrantë pritet ta dërgojnë votën me postë! 1.6 milionë të tjerë nuk do të votojnë
Deri në çastin që po shkruaj këto rreshta, kanë mbërritur në KQZ pothuaj 145 mijë vota nga diaspora. Duke gjykuar nga ritmet e derisotme, kjo shifër mund ti afrohet 200-mijëshit deri më 11 maj.
Por 1.6 milionë zgjedhës të tjerë në emigracion nuk do të dërgojnë vota me postë në KQZ. Madje shumica dërrmuese e tyre nuk u regjistruan fare për të votuar me postë…
Aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit (janë 18 vjeç e sipër). Nga këta rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri (sipas INSTAT). Domethënë, rreth 1.8 milionë zgjedhës janë në emigracion.
Në qoftë se pothuaj 200 mijë e dërgojnë votën e tyre me postë deri më 11 maj, i bie që rreth 11% zgjedhësve në emigracion të votojnë. Ose rreth 81% e 246 mijëve që u regjistruan për të votuar.Top Channel