Tag: derbin

  • Tirana fiton bindshëm derbin ndaj Partizanit dhe shton shpresat për mbijetesë

    Tirana fiton bindshëm derbin ndaj Partizanit dhe shton shpresat për mbijetesë

    Tirana ka marrë 3 pikë të arta me një fitore të jashtëzakonshme në derbi ndaj Partizanit të cilin e fitoi 3-0.Që prej vitit 2020, asnjë nga këto dy ekipe nuk kishte mundur të realizonte 3 gola në derbin e kryeqytetit. Jarmouni ishte heroi bardheblu me dy gola, ndërsa rezultati u vulos në pjesën e dytë me penallti nga Ernest.
    Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë duke rritur shpresat për mbijetesë. Në anën tjetër, Partizani komplikon ndjeshëm vendin e katërt teksa do të ketë edhe një përballje direkte me Elbasanin në javën e fundit në kampionat, pikërisht me skuadrën që e rivalizon.

  • Tirana fiton me 3 gola derbin ndaj Partizanit

    Tirana fiton me 3 gola derbin ndaj Partizanit

    Tirana merr një fitore spektakolare 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Bardheblutë rikthehen te fitorja në derbi, e cila mungonte prej 10 ndeshjesh.
    Dopieta e shënuar nga Jarmouni në pjesën e parë dhe goli i Ernest në pjesën e dytë, i dhanë 3 pikë të arta skuadrës së Shkëmbit.

    Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë dhe vazhdon luftën për mbijetesë. Partizani renditet në vendin e katërt me 47 pikë.

  • Çelsi fiton derbin dhe kap zonën Champions…

    Çelsi fiton derbin dhe kap zonën Champions…

    Fitorja e tretë radhazi për Çelsin që merr në shtëpi derbin e Londrës kundër Totenhemit dhe rimerr vendin e katërt, duke parakaluar njëherazi Njukasëll e Siti.

    Në anën tjetër momenti i vështirë vazhdon për skuadrën e Postecoglou, e katërmbëdhjeta në Premier League me vetëm 34 pikë.

    Goli i fitores i vetmi në këtë takim erdhi ë pjesën e dytë, teksa në minutën e 50-të falë një goditjeje me kokë të kapitenit Enzo Fernandez, blutë festuan suksesin e madh të mbrëmjes.

    Ndërkohë portieri spanjoll i bluve Robert Sançez, ishte vendimtar në minutën e 89-të për të shmangur goditjen e mundshme të Heung-Min Son për barazimin eventual.

    Vazhdo leximin

  • Gjysmëfinalet e para/ Flamurtari “leksion” durrsakeve, Tirana fiton derbin me Partizanin

    Gjysmëfinalet e para/ Flamurtari “leksion” durrsakeve, Tirana fiton derbin me Partizanin

    Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale play off në basketboll për femra, mes katër ekipeve më të mira në përfundim të sezonit të rregullt. Në derbin e kryeqytetit, Tirana fitoi 77-73 ndaj Partizanit.
    Një ndeshje e ekuilibruar përgjatë 40 minutave, me një epërsi të lehtë të bardhebluve, sidomos në pjesën e dytë. 20 minutat e para u mbyllën 35-33 për Tiranën, që shkëputet në çerekun e tretë.
    Përpjekjet e Partizanit për të rihapur ndeshjen nuk japin rezultat. Ikete me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Tiranën, ndërsa për Partizanin u dallua Mgbeike me 19 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Në Vlorë, Flamurtari arriti një fitore të lehtë ndaj Teutës në gjysmëfinalen tjetër, me shifrat 83-66. Sfidë e komanduar nga vlonjatet gjatë gjithë kohës, ku u dallua Ramos me 27 pikë. Në fundjavë luhen ndeshjet e kthimit.
    Gjysmëfinale-Femra (ndeshje 1)
    Flamurtari – Teuta, 83-66 (1-0)
    Tirana – Partizani, 77-73 (1-0)
    Ndeshjet e kthimit (5 prill)
    Teuta – Flamurtari, 16:00
    Partizani – Tirana, 16:00

  • Ernest Muçi bëhet gati për derbin që është një “ferr i vërtetë”, sot luan kundër Galatasarait si titullar

    Ernest Muçi bëhet gati për derbin që është një “ferr i vërtetë”, sot luan kundër Galatasarait si titullar

    Ernest Muçi nuk mori aspak minuta në ndeshjet e marsit të Kombëtares Shqiptare. Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua nga ana e trajnerit Silvinjo, i cili vazhdon që të preferojë për të mos u mbështetur te Muçi.
    Ndërkohë në Turqi, te Beshiktashi, Muçi vazhdon me disa luhatje, ndeshje të një niveli tjetër duke i magjepsur të gjithë tifozët dhe në raste të tjera, paraqitje zhgënjyese. Por sipas mediave turke, Muçi pritet që sot në Beshiktash-Galatasarai ta nis nga minuta e parë. Kjo përballje fillon në orën 18:30 dhe padyshim që një gol i Muçit në këtë takim, do të merrte një jehonë të madhe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/