Tag: derbin

  • Ndeshje të shumëta në Europë, nis me derbin Çelsi- Fulhem, mbyll Real- Majorka

    Ndeshje të shumëta në Europë, nis me derbin Çelsi- Fulhem, mbyll Real- Majorka

    Pesë kampionatet elitare në Europë zhvillojnë sot ndeshje të shumëta sipas ligave respektive. Premier League nis me derbin e Londrësa Çelsi- Fulhem (13:30) dhe vijon me 5-së takime të tjera të javës së tretë.

    Në La Liga janë në kalendar 4 takime teksa mbrëmjen spanjolle e mbyll dueli Real Madrid-Majorka e dy shqiptarëve Vedat Muriqi e Marash Kumbulla në 21:30. Pesë takime luhen sot në Bundesligë ku spikat derbi i Bavarisë, Augsburg- Bajern Mynih (18:30).

    Ndërkohë Serie A pasi luajti dy takime dje të javës së dytë (Leçe Milan 0-2 dhe Kremoneze-Sasuolo 3-2) ka në kalendar për sot 4-ër ndeshje. Tre takime luhen në Ligue 1 teksa PSG viziton Tuluzën në orën 21:05./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ibra-Lukaku dhe sherri në derbin e vitit 2021: “Shko bëj ritualet ‘vodoo’, gomar” – “Nëna jote është një pu*anë”

    Ibra-Lukaku dhe sherri në derbin e vitit 2021: “Shko bëj ritualet ‘vodoo’, gomar” – “Nëna jote është një pu*anë”

    Kushdo që ka praktikuar sport, në çfarëdo niveli, e di mirë që në fushë shpesh fluturojnë fjalë që zakonisht mbeten aty. Nuk ju ka ndodhur ndonjëherë t’i bërtisni mikut më të mirë për një pasim të gabuar, një rast të humbur apo një faull të panevojshëm? Patjetër që po, edhe duke luajtur në kalçeto. Megjithatë, le të ngjitemi në nivelet më të larta, te profesionistët.
    Tensioni, rëndësia e ndeshjes, rivaliteti, e gjitha kjo bën që përplasjet verbale të ashpërsohen, duke u kthyer në ofendime të rënda. Kjo ndodhi katër vite më parë, në derbin e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit. Protagonistët? Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Sot, belgu ka zgjatur një “degë ulliri” drejt suedezit. “A jam sqaruar me të? – tha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. – Nuk është e nevojshme, por kam respekt për karrierën e tij. Ka qenë një futbollist i veçantë”.
    Siç dihet, përplasja verbale ndodhi të martën e 26 janarit 2021, në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ibra kaloi Milanin në avantazh në minutën e 31-të. Nga fundi i pjesës së parë, tensioni mes tij dhe Lukakut shpërtheu. Suedezi e provokoi me një buzëqeshje dhe i tha: “Thirre nënën tënde, shko bëj ritualet e tua…, gomar i vogël”.
    Fjala ishte për një episod të ndodhur disa vite më parë, kur Lukaku refuzoi rinovimin me Evertonin, pavarësisht një oferte të shkëlqyer, sepse nëna e tij Adolphine, me origjinë nga Kongo, pas një rituali “vodoo” kishte sugjeruar që djali të nënshkruante me Chelsea. Në fund, Romelu shkoi te Manchester United, ku takoi pikërisht Ibrahimovic.

    Natyrisht, Lukaku nuk qëndroi pa reaguar: “Ti do të flasësh për nënën time? Pse? Ik q… ti dhe nëna jote. Nëna jote është një pu*anë. Hajde flasim për nënën tënde, bir k…” Një episod i shëmtuar në të gjitha aspektet.
    Në minutën e 45-të, Lukaku i papërmbajtshëm u përpoq të shkonte drejt Zlatanit, i ndalur me vështirësi nga menaxheri i Interit, Tagliacarne, Lele Oriali dhe disa shokë skuadre. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, Romelu thuhet se i ka thënë Ibrës: “Do të të qëlloj në kokë”. Në pjesën e dytë, Zlatan, i ndëshkuar me karton të verdhë për përplasjen me belgun, mori edhe një tjetër dhe u përjashtua me të kuq. Interi barazoi me një penallti të ekzekutuar nga Lukaku dhe në minutën e 97-të, Eriksen shënoi golin e fitores. Ajo përballje e dy bomberave kokë më kokë u bë edhe murale jashtë “San Siros”.
    Sot Lukaku luan ende nën urdhërat e Antonio Contes, por te Napoli. Ibra është tërhequr prej dy vitesh nga futbolli i luajtur, por mbetet në orbitën e Milanit si këshilltar i “Red Bird”. Ata nuk do të përballen më në fushë. Ndoshta, më mirë kështu, edhe pse tani pajtimi duket i mundshëm.

  • Tirana-Partizani e shijojnë më tepër të huajt se tifozët shqiptarë, në Holandë bëjnë biznes me derbin e kryeqytetit

    Tirana-Partizani e shijojnë më tepër të huajt se tifozët shqiptarë, në Holandë bëjnë biznes me derbin e kryeqytetit

    Në Shqipëri nuk e kanë menduar ndoshta, por në Holandë e ndjekin derbin Tirana-Partizani.
    Një kompani në Eindhoven shet “online” bileta për derbin, duke përfshirë një udhëtim 3 ditor në Tiranë. Çdo tifoz do të paguajë 350 euro, ku është i përfshirë stadiumi, rruga dhe hoteli në kryeqytetin shqiptar, shkruan “Panorama Sport”.

    Siç duket derbin e Shqipërisë, tani kanë nisur ta shijojnë më shumë të huajt sesa tifozët shqiptarë, numri i të cilëve në një ndeshje të tillë ka filluar të pësojë rënie të ndjeshme.

     

  • Partizani ngushëllohet me finalen e vogël, fiton derbin edhe me golin e një adoleshenti (Video)

    Partizani ngushëllohet me finalen e vogël, fiton derbin edhe me golin e një adoleshenti (Video)

    10 Maj 2025

    21:24

    Telesport

    Partizani u ngushëllua me finalen e vogël për vendin e tretë duke kapur podiumin e Superiores pasi fitoi derbin ndaj Laçit.
    Bregu realizoi fillimisht për Dinamon. Partizani reagoi, kur mendohej se çdo gjë do ishte e lehtë për dinamovitët.
    Goli i 1-0
    Debutuesi Tedi Malaj, 17 vjeç, vendosi baraspeshën. Sulmuesi Gudjufi përmbysi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë. Dinamo u tregua e pafuqishme për t’i shënuar portierit Tahri.
    Dhe pse luhej për vendin e tretë, nuk ndryshon asgjë në llogaritë përfundimtare. Kjo pasi të dyja skuadrat kishin siguruar Europën me mbylljen e sezonit të rregullt.
    Glen Daja zëvendësoi Ilir Dajën e pezulluar nga Disiplina. Dinamo nuk u kursye në këtë ndeshje duke luajtur me titullarët e përdorur gjatë sezonit.
    Goli i 1-1 (Video)
    Në anën tjetër trajneri Gega preferoi rotacionin nga përballja e fundit me Egnatian. Te Partizani debutuan plot gjashtë lojtarë. Tahri, Himallari, Malaj, Çipi, Ogunleje dhe Vata provuan emocionet e derbit nga porta në sulm.
    Goli i 1-2 (Video)

  • Besiktas fiton derbin ndaj Fenerbahce dhe i “jep” titullin Galatasaray-it (video)

    Besiktas fiton derbin ndaj Fenerbahce dhe i “jep” titullin Galatasaray-it (video)

    4 Maj 2025

    21:14

    Telesport

    Fenerbahce është mundur 0-1 në shtëpi në derbin ndaj Besiktas. Me humbjen e sotme, mund të quhet e mbyllur gara për titullin kampion në Superligën turke. Kur duhen edhe 6 javë nga fundi, Galatasaray kryeson me 8 pikë më shumë se Fenerbahce.
    Përsa i përket takimit të sotëm, protagonisti kryesor ishte Gedson Fernandes.  Portugezi fillimisht humbi një penallti në minutën e 36-të, ndërsa në minutën e 44-të shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për ekipin e tij. SHIKOGOLIN
    Mesfushori i Besiktas përfitoi nga një gafë fatale e portierit vendas, Egribayat, i cili bëri një dalje të gabuar, Fernandes nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
    Pas kësaj fitoreje, Besiktas ngjitet në vendin e katërt me 55 pikë. Milot Rashica luajti për 90 minuta dhe bëri një perfomancë të mirë, ndërsa Ernest Muçi vazhdon të jetë i dëmtuar.

  • E BUJSHME! Enea Jorgji do të gjykojë derbin e zjarrtë athinas, AEK-Panathinaikos

    E BUJSHME! Enea Jorgji do të gjykojë derbin e zjarrtë athinas, AEK-Panathinaikos

    1 Maj 2025

    11:23

    Alfred Lleshi

    Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.
    Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.
    Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.
    Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.
    FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.

  • Arbitri ndërkombëtar shqiptar, do të gjykojë derbin AEK – Panathinaikos

    Arbitri ndërkombëtar shqiptar, do të gjykojë derbin AEK – Panathinaikos

    Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.

    Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.

    Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.

    Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.

    FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.

    Vazhdo leximin

  • Ernest Muçi tejkalon pritshmëritë, Beshiktash bën gjithçka për ta pasur gati për derbin ndaj Fenerbahçes

    Ernest Muçi tejkalon pritshmëritë, Beshiktash bën gjithçka për ta pasur gati për derbin ndaj Fenerbahçes

    Ekipi mjekësor i Beshiktashit po punon intensivisht për të rikuperuar sulmuesin shqiptar, Ernest Muçi, me synimin që ai të jetë i gatshëm për derbin e madh ndaj Fenerbahçes, më 4 maj. Muçi pësoi një dëmtim muskulor gjatë një ndeshjeje të fundit në Superligën turke dhe që atëherë ka nisur një program të posaçëm rikuperimi nën kujdesin e mjekëve dhe fizioterapistëve të klubit.
    Stafi teknik i Beshiktashit e konsideron Muçin si një lojtar kyç në repartin ofensiv, ndaj prania e tij në këtë përballje të rëndësishme është e një rëndësie të veçantë. Derbi me Fenerbahçen është vendimtar për ambiciet e klubit në kampionat dhe mund të ndikojë ndjeshëm në pozitat përfundimtare në renditje.
    Burime të mediave turke pranë klubit raportojnë se lojtari ka bërë përparim të dukshëm dhe pritet të rifillojë stërvitjet me grupin në ditët në vijim. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret pak ditë para ndeshjes, në varësi të gjendjes fizike dhe ecurisë së rikuperimit. Beshiktash shpreson të ketë në dispozicion versionin më të mirë të Muçit për të përballuar një nga sfidat më të forta të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Anglia me një duel, ‘Madonina’ luan ‘finalen’ e Kupës, në Spanjë radha e Realit

    Anglia me një duel, ‘Madonina’ luan ‘finalen’ e Kupës, në Spanjë radha e Realit

    Java e 34-ët në Premier League ofron derbin e Londrës teksa në fushë që prej orës 21:00 përballen Arsenal me Kristal Palasë.

    Raundi i 33-të Serie A këtë mbrëmje me 4-ër takime. Luhet në 18:30 teka në radhë janë duelet; Kaljari- Fiorentina, Xhenova- Lacio, Parma- Juventus dhe Torino- Udineze.

    Ndërkaq, këtë mbrëmje në “San Siro”, zhvillohet ndeshja e kthimit e turit gjysmëfinal të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit. Ndeshja e parë 1-1.

    Në La Liga në program me disa takime të javës së 33-të. Në orën 19:00 Bilbao- Las Palmas dhe Selta Vigo- Vijareal ndërsa në orën 21:00 dy përballjet e fundit të ditës me derbin madrilen Getafe- Real Madrid dhe derbi bask Alaves- Sociedad.

    Vazhdo leximin

  • Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ja kush do të arbitrojë derbin e madh Inter-Milan

    Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ja kush do të arbitrojë derbin e madh Inter-Milan

    Arbitri Daniele Doveri do të ketë detyrën e vështirë dhe delikate për të drejtuar derbin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit. Doveri, që vjen nga Roma, do të shoqërohet nga ndihmësit Meli dhe Alassio, ndërsa Aureliano do të jetë gjyqtari i katërt. Në sistemin VAR do të jenë të pranishëm Mazoleni dhe Marini.
    Kjo është hera e pesë që Doveri arbitron një ndeshje të Interit këtë sezon, përfshirë përballjen kundër Napolit, që pati kontestime nga të dyja kampet. Ndërsa Milani e ka arbitruar vetëm një herë, në përballjen ndaj Leçes.
    Ky derbi do të jetë i pesti në karrierën e Doverit. Derbi i parë që ai ka arbitruar ka qenë në 2019, i dyti në 2022, dhe të dyja u fituan nga Interi. Ndeshja e tretë përfundoi me barazim 1-1, ndërsa asnjë nga përballjet e tij të mëparshme nuk është mbyllur me polemika të forta.
    Doveri njihet si një arbitër që lejon lojën dhe vërshëllen rrallë, çka mund të ndikojë në ritmin e këtij takimi të shumëpritur mes dy skuadrave më të mëdha të qytetit të Milanos.