Tag: derbin

  • LIVE/ Partizani-Tirana, nis pjesa e dytë

    LIVE/ Partizani-Tirana, nis pjesa e dytë

    Partizani 0-2 Tirana
    Partizani dhe Tirana përplasen në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për kampionatin. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin e të kuqve, Milinkovic dhe homologu Bordun, që kanë vendosur për titullarët. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, në derbin e parë të Superiores për këtë edicion. Partizani është në vendin e tetë, ndërsa Tirana në vendin e dhjetë.

    FORMACIONET ZYRTARE
    PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.Trajner: Mlladen Milinkoviç
    TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.Trajner: Roberto Bordin
    Minutë pas minute:
    46- Nis pjesa e dytë.
    45- Mbyllet fraksioni.
    31- Gooll. Tirana fiton penallti dhe e përkthen në gol me Patsatsia.
     

     
    19- Gool. Tirana realizon në derbi. Shënon Falaye. Gjithçka vjen pas një keqkuptimi në zonën e kuqe!
     

     
    7- Tenton Bintsouka, pa rezultat.
    5- Ritëm i lartë, provojnë të dyja skuadrat.
    1- Nis ndeshja.
     

    Video para ndeshjes:

     
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • INTERVISTA/ “Më donin në kryeqytet, por ja pse firmosa në Algjeri”, Xhixha: Derbi Partizani-Tirana? Kush fiton “ringjallet” (VIDEO)

    INTERVISTA/ “Më donin në kryeqytet, por ja pse firmosa në Algjeri”, Xhixha: Derbi Partizani-Tirana? Kush fiton “ringjallet” (VIDEO)

    Pas aventurës te Qarabag, Redon Xhixha vendosi të bashkohej me skuadrën algjeriane të CR Belouizdad. Në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, lojtari shqiptar flet për eksperiencën me ekipin e ri, por jo vetëm. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Xhixha komenton edhe zërat e merkatos që e lidhnin me kalimin në Superligë. Nuk mund të mungonte edhe parashikimi i Xhixhës për derbin Partizani-Tirana, duke vendosur në “peshore” të dyja skuadrat.

    Xhixha, pse Algjerinë, pse kjo zgjedhje?

    Ishte zgjedhje e shpejtë, te Qarabag s’po luaja dhe po prisja që të largohesha. Oferta e Algjerisë ishte e mirë në të gjitha aspektet dhe thashë pse jo.
    Si po shkon kjo aventurë, u bashkua edhe Endri Çekiçi së fundmi…
    Jemi të dy këtu, kemi dy muaj që kemi nis stërvitjen. Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, është më e thjeshtë kur je dy shqiptar, sidomos për t’u ambientuar. Dihet ajo, është shtet tjetër, kontinent tjetër, duhet kohë për t’u ambientuar.
    Siç ndodh shpesh, edhe këtë verë emri juaj u lakua në Superligë, kishte diçka konkrete, apo thjesht zëra merkatoje?
    Këtë verë kishte kërkesa por konkrete mund të them se vetëm Tirana. Pata bisedë të shkurtër me Halilin, por kisha vendosur që të vija këtu, ndaj ishte e pamundur. Nga ekipet e tjera, nuk kam patur kontakt të drejtëpërdrejtë, por nëpërmjet njerëzve të mi. Nuk u finalizuan.
    Xhixha, është e pashmangshme kur diskutojmë bashkë, të mos flasim për derbin e kryeqytetit. Fillimisht, ke pasur mundësi t’i ndjekësh ndeshjet? A të mungon derbi?
    Ndeshjet e Tiranës i ndjek, por ndonjëherë edhe të tjerat kur jam pushim. Tirana nuk ka bërë një nisje të mirë, por besoj se mund të shkojë te rezultatet pozitive.
    Redon, si e sheh derbin këtë të premte, dy ekipe të mëdha, por në pozita të vështira. A mendon se ky derbi mund të ndryshojë sezonin e Partizanit dhe Tiranës? Si ndikon derbi në situata të tilla?
    Unë si tifoz kur shikoj në këtë pozicione të dyja ekipet e kryeqytetit, më vjen keq. Derbi është derbi, nga ana tjetër nuk ka rëndësi sa pikë ke. Lojtarët e Partizanit e njohin derbin, ata të Tiranës janë të rinj. Kushdo që fiton derbin, nis ecuri pozitive.
    Mendon se Tirana rrezikon të bie, vetëm 2 pikë në 5 javë, vendi i fundit?
    Tani është shpejt për të folur, kampionati është i gjatë. Nuk mund ta caktosh që tani nëse është apo jo për mbijetesë.
    Kë sheh favorit Xhixha, kush mendon se fiton të premten?
    Derbi nuk ka favorit. Të gjithë japin maksimumin. Shpresoj që të na kënaqin edhe ne që do e shikojmë nëpërmjet televizionit dhe ata që janë në stadium.
    Në fund, dua dhe një koment, për ekipin përfaqësues. Si e ke parë Kombëtaren këtë periudhë? Çfarë pret ndaj Serbisë, a i kemi mundësitë për të fituar atë takim?
    Kemi lojtarë cilësorë në ekip. Shpresoj që të fitojmë me Serbinë dhe të bëjmë të lumtur tifozët. Pastaj, pse jo për të shkuar në Botëror!
    © BalkanWeb

  • Xabi Alonso reagon ashpër pas disfatës së thellë të Realit ndaj Atleticos në derbin e Madridit

    Xabi Alonso reagon ashpër pas disfatës së thellë të Realit ndaj Atleticos në derbin e Madridit

    Real Madridi ka pësuar humbje të thellë me rezultatin 5-2 në derbin ndaj Atleticos në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.
    Kjo humbje e thellë pas gjashtë fitoreve radhazi nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili pas ndeshjes pati kritika për ekipin e tij.
    “Ishte një ndeshje e keqe. Nuk ishim aspak mirë. Pa justifikime, na vjen keq.
    Na munguan shumë gjëra. Kjo humbje dhemb. Do ta përdorim këtë për të mësuar nga gabimet tona.
    Nuk gjetëm zgjidhje, ishte një ndeshje e dobët. E merituam humbjen.
    I dhamë kundërshtarit shumë dhurata. Ua dhamë gjithçka, dhe nuk konkurruam. E merituam humbjen, pa dyshim.
    Nuk duhet të harrojmë rrugën e mirë që kemi ndjekur. Sigurisht që kur ndodh një humbje kaq e rëndë, të dhemb, por duhet të kthehemi te ajo që dimë të bëjmë mirë, dhe duhet të reagojmë tani”, ka deklaruar tekniku spanjoll.
    “Los Blancos” tani do të fokusohen tek Liga e Kampionëve, ku të martën do të luajnë në udhëtim ndaj Kairat Almatyt në Kazakistan.

  • Spektakël në derbin e Madridit, 4 gola të shënuar në pjesën e parë (video)

    Spektakël në derbin e Madridit, 4 gola të shënuar në pjesën e parë (video)

    27 Shtator 2025

    17:09

    Telesport

    Në “Metropolitano” po luhet derbi i madh i Madridit mes Atletico dhe Real Madridit, i vlefshëm për javën e shtatë në La Liga. Robin Le Normand zhbllokon derbin pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënon me kokë pas një krosimi në zonë nga Giuliano Simeone.
    Reagimi i Real Madridit ishte i shpejtë. Fillimisht duke barazuar shifrat me Kylian Mbappe në minutën e 25-të, pas asistit të Arda Guler. Në minutën e 36-të, pas një topi të humbur dhe gafe të Le Normand, Vinicius Junior tregon gjithë klasin e tij dhe asiston për Arda Guler, fantazisti turk dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jan Oblak.
    Në minutën e 43-të, Clemnet Lenglet barazon shifrat pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, por goli anullohet nga VAR për shkak të prekjes së topit me dorë nga francezi. Në minutën e tretë shtesë, Alexander Sorloth barazon shifrat 2-2. Norvegjezi shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Koke. Pjesa e parë, Atletico Madrid-Real Madrid 2-2.
    SHIKOGOLAT

  • Kapiteni i Tiranës rrezikon derbin me Partizanin, por bardhebluve u rikthehet Zhunior

    Kapiteni i Tiranës rrezikon derbin me Partizanin, por bardhebluve u rikthehet Zhunior

    Skuadra e Tiranës po përgatitet intensivisht për derbin e radhës kundër Dinamos, por situata e listës së lojtarëve aktivë nuk duket ende e qetë. Mahamadu Dembele nuk ishte prezent në stërvitjen e djeshme, duke ngritur dyshime për pjesëmarrjen e tij në sfidën kryesore të javës.
    Ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen, ndërsa stafi teknik po monitoron me kujdes gjendjen e tij fizike para se të marrë një vendim përfundimtar. Nga ana tjetër, Zhunior është rikthyer në stërvitje pas një periudhe mungese dhe pritet të ulet në stol për këtë sfidë. Kjo rikthim i tij sjell një mundësi shtesë në zgjedhjet e trajnerit për repartin e sulmit dhe strategjinë për derbin e fortë.

    Skuadra do të përballet gjithashtu me mungesat e disa lojtarëve të zakonshëm. Meta, Ismajli dhe Gjumsi janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në këtë ndeshje vendimtare. Këto mungesa e komplikojnë punën e stafit teknik, i cili duhet të gjejë alternativa dhe të riorganizojë repartet për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës. Ditën e mërkurë, Tirana zhvilloi stërvitjen e radhës, ku trajneri dhe stafi teknik u fokusuan në taktikat për derbin.
    Bordi teknik po punon intensivisht në përcaktimin e rreshtimit për ndeshjen, duke analizuar secilin lojtar, gjendjen fizike dhe psikologjike të skuadrës, si dhe strategjitë e Dinamos. Stërvitja përfshiu edhe simulime të situatave të ndeshjes, me theks të veçantë te koordinimi mes mbrojtjes dhe mesfushës, si dhe aksionet e shpejta në kundërsulm.
    © BalkanWeb

  • 6 fitore radhazi, Xabi Alonso frenon euforinë: Jemi në fazë ndërtimi, vetëm 51 ditë pune

    6 fitore radhazi, Xabi Alonso frenon euforinë: Jemi në fazë ndërtimi, vetëm 51 ditë pune

    24 Shtator 2025

    7:51

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso, trajneri i Real Madridit, u shpreh i kënaqur pas fitores së gjashtë radhazi në La Liga: “Ishte një ndeshje shumë e plotë. Më pëlqeu mënyra si e nisëm që në pjesën e parë dhe si reaguam në të dytën, sidomos Mbappé, kur kundërshtari shkurtoi diferencën”.
    Ai vlerësoi veçanërisht Vinicius, autor i një goli të bukur që hapi ndeshjen: “Vini ka bërë një paraqitje vendimtare dhe shumë të rëndësishme”. Për derbin: “Sapo përfunduam këtë ndeshje, nesër do të mendojmë për derbin”.
    Mbi nivelin e skuadrës: “Jemi në fazë ndërtimi, vetëm 51 ditë pune. Po krijojmë një bazë solide për të qenë konkurrues në Champions, La Liga dhe Kupë. Shumë lojtarë janë të përfshirë, kemi gjëra për të përmirësuar, por rruga është e mirë. Ky është vetëm fillimi. Rotacionet? Kur ke lojtarë cilësorë e fleksibël, është më e lehtë. Sot disa duhej të pushonin, si Militao dhe Carvajal, ata që hynë e bënë shumë mirë. Tani mendojmë për derbin”.

  • Chivu me vendim drastik pas humbjes ndaj Juventusit, do lërë titullarin në stol

    Chivu me vendim drastik pas humbjes ndaj Juventusit, do lërë titullarin në stol

    15 Shtator 2025

    16:53

    Telesport

    Humbja në minutat e fundit e Interit në derbin ndaj Juventusit 4-3, ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë zikaltërit dhe sidomos te trajneri Cristian Chivu.
    “Calciomercato.com” raporton se Chivu po mendon të lërë në stol për ndeshjen e radhës portierin Yan Sommer dhe të vendosë titullar Josep Martinez. Inter luan në mesjavë ndaj Ajax-it në Champions League dhe titullar në portë pritet të jetë Martinez.
    27-vjeçari u transferua në vitin 2024 nga Geona tek Inter për 15 milionë euro bashkë me bonuset, por ka luajtur vetëm 10 ndeshje me zikaltrit. Megjithatë, situata mund të ndryshojë tani, duke parë formën e dobët të Sommer në ndeshjet e fundit. Zvicerani ishte një nga më të dobëtit në fushë në derbin ndaj Juventusit.

  • Xavi Simons i sjell fat, Tottenham fiton bindshëm në derbin e Londrës (video)

    Xavi Simons i sjell fat, Tottenham fiton bindshëm në derbin e Londrës (video)

    13 Shtator 2025

    20:40

    Telesport

    Tottenham ka fituar 0-3 ndaj West Ham, në derbin e Londrës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Miqtë gjetën avantazhin që në fillim të pjesës së dytë, me Pape Matar Sarr në minutën e 47-të, pas asistit të Xavi Simons. Holandezi i transferuar te Tottenham në ditën e fundit të merkatos, debuton me asist dhe bën një perfomancë shumë të mirë.
    Në minutën e 54-të, Soucek lë me 10 lojtarë në fushë ëest Ham, pasi u dnëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Palhinha. Tre minuta më pas, Lucas Bergvall shënon golin e dytë për Tottenham. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank shënoi edhe golin e tretë me Micky van de Ven në minutën e 65-të.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Tottenham fiton 0-3 dhe aktualisht është në vend të dytë me 9 pikë, aq sa Arsenali i vendit të parë dhe Liverpool me Bournemouth, vetëm se ekipi i Arne Slot ende nuk ka luajtur për këtë javë.

  • Spektakël në “Derbin e Italisë”, Juventusi fiton në “frymën e fundit” me Interin

    Spektakël në “Derbin e Italisë”, Juventusi fiton në “frymën e fundit” me Interin

    Juventus ka fituar përballë Interit në “Derbin e Italisë” me rezultatin 4-3. Ishin bardhezinjtë që shënuan të parët me anë të Kellit në minutën e 14-të.
    Në minutën e 30-të të pjesë së parë turku, Hakan Çalhanoglu do të barazonte shifrat në 1-1. Por vetëm 8-minuta më pas një tjetër futbollist me origjinë turke, Kenan Ylldiz, shënoi një super gola nga jashtë zone duke na kujtuar legjendarin Aleks Del Piero dhe kaloi sërish Juventusin në avantazh.
    Bardhezinjtë shkuan në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Në pjesën e dytë zikaltrit përmbysën gjithçka, duke shënuar me anë të Çalhanoglu (dopietë personale dhe Markus Turam, i cili i dha avantazhin e përkohshëm zikaltërve.

    Por në minutën e 83-të një tjetër Turam do të shënonte, këtë herë do të ishte radha e atij bardhezi i cili do të barazonte shifrat në 3-3.
    Ndërsa kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazpeshë, Adziç “shopik” një gol nga jashtë zone duke i dhënë Juventusit një tjetër tre pikësh.
    Pas javës së tretë Serie A udhërhiqet nga Juventus me 9 pikë, ndërsa zikaltrit pozicionohen në vendin e 11-të me tre pikë.

  • Ndeshje të shumta në Europë, nis me derbin Çelsi- Fulhem, mbyll Real- Majorka

    Ndeshje të shumta në Europë, nis me derbin Çelsi- Fulhem, mbyll Real- Majorka

    Pesë kampionatet elitare në Europë zhvillojnë sot ndeshje të shumta sipas ligave respektive. Premier League nis me derbin e Londrës Çelsi- Fulhem (13:30) dhe vijon me 5-së takime të tjera të javës së tretë.

    Në La Liga janë në kalendar 4 takime teksa mbrëmjen spanjolle e mbyll dueli Real Madrid-Majorka e dy shqiptarëve Vedat Muriqi e Marash Kumbulla në 21:30. Pesë takime luhen sot në Bundesligë ku spikat derbi i Bavarisë, Augsburg- Bajern Mynih (18:30).

    Ndërkohë Serie A pasi luajti dy takime dje të javës së dytë (Leçe Milan 0-2 dhe Kremoneze-Sasuolo 3-2) ka në kalendar për sot 4-ër ndeshje. Tre takime luhen në Ligue 1 teksa PSG viziton Tuluzën në orën 21:05./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin