Tag: derbin

  • Calhanoglu sfidon mjeshtrin Modric, dueli i mesfushës që ndez derbin e Madoninës

    Calhanoglu sfidon mjeshtrin Modric, dueli i mesfushës që ndez derbin e Madoninës

    18 Nëntor 2025

    10:54

    Alfred Lleshi

    Hakan Calhanoglu dhe Luka Modric janë gati për derbin e “San Siros”. Pas një problemi me kyçin gjatë ndeshjeve me Turqinë, Calhanoglu u rikthye në Milano dhe do të shfrytëzojë ditën e pushimit të dhënë nga Chivu. Për trajnerin e Interit, ai do të jetë “gjilpërë ekuilibri” për derbin, duke përdorur aftësitë e tij në presing të lartë, udhëheqje të skuadrës dhe mbajtur nën vëzhgim Modric, të cilin e konsideron një mjeshtër.
    Nga ky duel do të kalojnë shumica e mundësive sulmuese për të dyja ekipet. Modric te Milani, nën drejtimin e Allegrit, ka qëndruar më shumë në mesfushë, por pa hequr dorë nga avancimet në zonën sulmuese, duke treguar “regjinë” e tij të ndritur.
    Megjithëse me moshë të avancuar, ai tregon përkushtim të madh ndaj Milanit. Derbi mund të vendoset nga një gjuajtje nga distanca e Calha ose një shpikje e Modric. Tifozët e presin me padurim këtë duel mes dy mesfushorëve më të mirë të kampionatit italian.

  • Dumfries nuk shqetëson për derbin, Thuram kthehet titullar pas dy muajsh

    Dumfries nuk shqetëson për derbin, Thuram kthehet titullar pas dy muajsh

    18 Nëntor 2025

    8:54

    Alfred Lleshi

    Tek Interi vijon rikthimi i “legjionarëve” nga kombëtaret, ndërsa në “Appiano Gentile” stërviten vetëm lojtarët e dëmtuar: Darmian, Di Gennaro, Mkhitaryan, Palacios dhe Dumfries. Mkhitaryan do të mungojë, ndërsa Darmian dhe sidomos Dumfries janë drejt rikuperimit. Ky i fundit, pavarësisht trajtimeve të fizioterapisë, pritet të jetë gati për derbin.
    Për të thyer “tabunë” e Milanit (pa fitore në 5 derbet e fundit), Chivu do t’i besojë sërish çiftit “ThuLa” në sulm. Thuram, që ka marrë minuta ndaj Kairat dhe Lazios dhe ka punuar gjatë pushimit për gjendjen fizike, do të rikthehet titullar për herë të parë që nga dëmtimi i 30 shtatorit. Në krah të tij do të jetë Lautaro, i kthyer me gol dhe asist për Messin me Argjentinën. Bonny dhe Pio Esposito mbeten alternativa nga stoli.
    Ekipi do të plotësohet të enjten me rikthimin e Akanji dhe Sucic, të dy në planet e derbit të së dielës. I vetmi dyshim i madh i Chivu mbetet qendra e mbrojtjes; Acerbi (përvoja) apo Bisseck (shpejtësia ndaj Leao-s).

  • Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

    Flamurtari i pamposhtur komandon Superligën e nis shkëputjen, Partizani fiton derbin me Tiranën

    Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vazhdon të jetë i pamposhtur, duke korrur suksesin e pestë (vlonjatet s’kanë asnjë humbje).
    Në kryeqytet, ekipi i Flamurtarit mundi me lehtësi 83-44 Studentin, në një përballje pa shumë emocione. Mikeshat nga Vlora u shkëputën që në fillim, ku shkëlqeu Harvey, që realizoi 28 pikë.
    Në “Asllan Rusi”, Partizani triumfoi 83-76 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës. Herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, porn ë minutat e fundit të kuqtë u shkëputën dhe fituan.
    Jones me 21 pikë dhe Evans me 20 pikë u dalluan për Partizanin, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Tiranën u dallua Qosja me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.
    Superliga-Java e 6-të
    Partizani – Tirana, 83-76
    Studenti – Flamurtari, 44-83
    Vllaznia (pushim)
    Renditja: Flamurtari 10 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 8 pikë, Studenti 6 pikë, Vllanzia 4 pikë.

  • Juventus zhgënjen sërish, vetëm 1 pikë në derbin ndaj Torinos

    Juventus zhgënjen sërish, vetëm 1 pikë në derbin ndaj Torinos

    8 Nëntor 2025

    19:56

    Telesport

    Juventus i drejtuar nga Luciano Spalletti ka zhgënjyer sërish, duke mos marrë më shumë se një pikë në derbin ndaj Torinos, pas barazimit 0-0.
    Edhe pse bardhezinjtë dominuan lojën dhe krijuan më shumë volum loje, rastet e pastra munguan dhe ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. Edon Zhegrova u fut në fushë në minutën e 64-të në vend të Conceicao-s, por pa arritur dot ndryshojë rezultatin.
    Për Torinon, Ardian Ismajli e nisi titullar dhe ishte një nga më të mirët në fushë, ndërsa Kristjan Asllani luajti vetëm pjesën e dytë. Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në vendin e 5-të me 19 pikë, Torino në vendin e 11-të me 14 pikë.

  • Dinamo fiton derbin me Partizanin, Elbasani shkërmoq Tiranën, Flamurtari merr fitoren e pare pas 9 javësh

    Dinamo fiton derbin me Partizanin, Elbasani shkërmoq Tiranën, Flamurtari merr fitoren e pare pas 9 javësh

    Adriatik BALLA
    Dje u mbyll java e nëntë e Kategorisë Superiore, pra mbyllet një nga katër fazat e garës, ku pati rezultate befasuese si në Vlorë, ashtu dhe në Tiranë. Ndeshja kryesore e kësaj jave ishte ajo mes Dinamos dhe Partizanit. Një duel derbi që u fitua nga “nëndetësja” dinamovite me rezultatin 2-0, duke bërë që blutë të ngjiten në vend të tretë duke qenë fare pranë Vllaznisë dhe Egnatias kryesuese, kurse Partizani vijon të zhytet në vendet e fundit të tabelës së bashku me Tiranën, e cila dje pësoi një disfatë të rëndë 4-1 në kryeqytet ndaj Elbasanit. Padyshim, befasia e madhe e kësaj jave ishte fitorja e Flamurtaritt ë vendit të fundit ndaj Vllaznisë kryesuese, ku vlonjatët gjetën 3-pikëshin e parë të sezonit.
    Dinamo “kockë” e fortë”për Partizanin
    Derbin e kryeqytetit e vendos në favor të saj “nëndetësja”. Kështu, Dinamo e Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 2 me 0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Autogoli i Atanaskoskit në minutën e 54-t si dhe goli i Nezirit në minutën e 75-të, i dhuruan 3 pikë të arta bluve, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në krahun tjetër, për trajnerin e Partizanit, Oltjon Kërnaja, kjo ishte disfata e parë nën drejtimin e “demave”. Duhet theksuar se partizani ka një start jo të mirë të sezonit aktual, pasi mbrojtja fut ujë dhe sulmi nuk e ka efikasitetin e dëshiruar.
    Tirana në pikiatë
    Elbasani ka marrë një fitore të madhe dje në transfertë në “Air Albania”, duke u kthyer përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores pas suksesit 4-1 ndaj Tiranës. Bardheblutë e nisën ndeshjen duke qenë më kërkues, por 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të tmerrshëm teksa pësuan dy gola dhe rrezikuan të pësonin edhe të tjerë. Ishte pikërisht Blaise Tsage që shënoi dy gola për miqtë në minutën e 38-të dhe të 43-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 0-2. Në pjesën e dytë Tirana e rihapi ndeshjen, pas golit të shënuar nga Tabeku në minutën e 66-të. Por ky ishte një iluzion i shkurtër, pasi rezultatin e fiksuan miqtë nga Elbasani që shënuan edhe dy gola të tjerë në fund të takimit me Ze Gomes dhe Diallo në minutën e 2-të dhe të 6-të shtesë. Pra 4-1 për Elbasanin që ngjitet bashkë me Dinamon në rennditje, ndërsa Tirana në vend të parafundit në krizë të plotë e të thellë.
    Flamurtari regjistron fitoren e parë sezonale
    Në Vlorë ndodhi dje surpriza më e madhe e fazës së parë të kampionatit, pasi Flamurtari i Vlorës regjistroi trepikëshin e parë sezonal. Këtë suskes Flamurtari e arriti në javën e nëntë të Superiores dhe mundi ta bëjë këtë pikërisht ndaj kryesuesve të garës, Vllaznisë së Shkodrës. Vlonjatët kanë fituar me shifrat minimale 1-0, pas një ndeshje të luftuar, ku e kërkuan me ngulm golin derisa e gjetën atë me një penallti të pazakontë të realizuar nga ish-i Herald Marku. Më pas ata administruan lojën përballë kuqebluve të cilët u shfaqën më pak kërkues se në ndeshjet e tjera, duke marrë tri pikë të arta për moralin më shumë, pasi nuk ndryshojnë vendin e vlonjatëve në fundin e renditjes dhe as të shkodranëve në kreun e saj. Ata rihapën ndeshjen me Tabeku në pjesën e dytë duke dhënë shenja ringjalljeje. Por kundërsulmet e Elbasanit ishin vdekjeprurëse dhe verdheblutë goditën dy herë të tjera në shtesë për të vulosur suksesin 4-1.

  • Një autogol qesharak i kushton rëndë Partizanit, Dinamoja fiton derbin me “demat e kuq”

    Një autogol qesharak i kushton rëndë Partizanit, Dinamoja fiton derbin me “demat e kuq”

    Dinamoja ka fituar derbin e sotëm me Partizanin. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka mposhtur “demat e kuq” me shifrat 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 54-t të saj. Ishte një autogol qesharak nga Atanaskovski ai që i hapi udhën e fitores “nëndetëses blu”.
    Më pas Neziri vulosi shifrat përfundimtare në 2-0 në favor të Dinamos. Ky derbi u shoqërua edhe me polemika të mëdha, teksa Partizanit iu anulluar një gol, i cili mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës./Sport Ekspres/

  • Dinamo fiton derbin me Partizanin. Elbasani fundos Tiranën

    Dinamo fiton derbin me Partizanin. Elbasani fundos Tiranën

    Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. 
    Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë. 
    Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. 
    Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të. 
    Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4. 

  • Flamurtari “poker” fitoresh dhe nis shkëputjen, Tirana fiton derbin me ngjitet e dyta

    Flamurtari “poker” fitoresh dhe nis shkëputjen, Tirana fiton derbin me ngjitet e dyta

    Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 4-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vijon të jetë i pamposhtur, duke udhëhequr renditjen me pikë të plota.
    Sot, vlonjatet fituan 75-53 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në fushën e tyre. Flamurtari u shkëput 29-5 që në periodën e parë dhe më pas e administroi avantazhin pa shumë mund deri në fund.
    Harvey realizoi një “triple double” për Flamurtarin, me 27 pikë, 14 rebound e 10 asist, duke qenë më e mira në fushë. Vllaznia nuk ka korrur ende asnjë fitore në kampionat këtë sezon.
    Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 75-64 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, në një ndeshje të dominuar nga vendaset, që u shkëputën 47-25 në mbyllje të pjesës së parë.
    Në të dytë, Studenti përpiqet të ngushtojë shifrat, por bardheblutë administrojnë avantazhin. Për Tiranën u dallua Qosja me 22 pikë, ndërsa 22 pikët e Spahiu për Studentin mbetën për statistikë.
    Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t
    Flamurtari – Vllaznia, 75-53
    Tirana – Studenti, 75-64
    Partizani (pushim)
    Renditja: Flamurtari 8 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Vllaznia 3 pikë.

  • Dinamo fiton derbin me Tiranën dhe merr kreun e Superligës, triumfon edhe Vllaznia

    Dinamo fiton derbin me Tiranën dhe merr kreun e Superligës, triumfon edhe Vllaznia

    Janë luajtur mbrëmjen e së premtes dy ndeshjet e para të javës së 7-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Dinamo fitoi 3-2 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje që zgjati mbi dy orë (21-25, 26-24, 16-25, 25-19, 15-12).
    Edhe pse bardheblutë kaluan dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë dhe të tretë, po dy herë u arritën nga blutë, që s’hoqën dorë. Vendimtar seti i dytë për Dinamon, fituar në pikët shtesë dhe që mund të kishte vulosur fatin e sfidës në favor të Tiranës.
    Në Durrës, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-2 (25-19, 30-32, 25-19, 24-26, 15-7) ndaj Teutës vendase. Një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan për fitoren edhe pse mikeshat nga Shkodra ishin disi më superiore, duke fituar në setin finale.
    Superliga-Femra, Java e 7-të
    Teuta – Vllaznia, 2-3
    Tirana – Dinamo, 2-3
    Skënderbeu – Korabi, 25 tetor
    Partizani – Pogradeci, 25 tetor
    Renditja: Dinamo 18 pikë, Pogradeci 16 pikë, Tirana 15 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 4 pikë, Korabi 0 pikë.

  • Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

    Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

    18 Tetor 2025

    20:33

    Telesport

    Arsenal ka fituar derbin e vogël të Londrës ndaj Fulham me rezultatin 0-1, në transfertën e luajtur në “Craven Cottage”. Golin vendimtar për “Topçinjtë” e shënoi Leandro Trossard në minutën e 58-të. Belgu shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit.
    Ironia e fatit është që Trossard ishte pranë largimit në merkaton e verës nga Arsenali, por qëndrimi i tij ka qenë një zgjedhje e duhur, pasi belgu ka qenë vendimtar në disa ndeshje këtë sezon, madje shumë më shumë sesa blerja e bujshme e verës, Viktor Gyokeres.
    Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në krye me 19 pikë.
    SHIKOGOLIN ETROSSARD