Tag: derbi

  • Derbi i Liverpulit paraprin një ditë spektakolare në Angli

    Derbi i Liverpulit paraprin një ditë spektakolare në Angli

    Katër ndeshje katër fitore për kampionët në fuqi të Premier League, Liverpul. Sot prova e radhës në Anfield’ ndaj rivalëve të qytetit, Everton.

    Do të luhet për javën e 5-të me ekipin e Arne Slot që kërkon të jetë sërish protagonist në kampionatin më spektakolar në glob. Në anën tjetër Everton i David Mojes po shfaqet mjaft mirë në këtë sezon. Blutë kanë arritur 2 fitore një humbje dhe një barazim duke kapur vendin e 6-të me 7 pikë.

    Derbi i Mersejajdit epik për nga atjo që dy skuadrat kanë dhuruar ndër vite. Takimi do të nisë në orën 13:30. Ndërkaq po sot do të zhvillohen duele të tjera të këtij raundi. Me mjaft inteers takimi orës 18:30 teksa Mançester Junajtid pret në shtëpi Çelsin.

    Vazhdo leximin

  • Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’

    Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’

    Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’ – Sporti im

    Skip to content

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Man.City trondit United në derbi, tani Amorim rrezikon shkarkimin

    Man.City trondit United në derbi, tani Amorim rrezikon shkarkimin

    Në “Etihad”, derbi i Mançesterit nuk zhgënjeu as këtë herë, me City që gjen “shërim” përballë rivalëve të përjetshëm, United. “Shpërthen” në këtë derbi Erling Haaland, me biondin që realizoi një “dopietë” golash. City triumfoi me rezultatin e pastër 3-0, një trepikësh që i ngjit në tabelën e klasifikimit, ndërsa për United nuk ka shpëtim, “djajtë e kuq” vijojnë të përjetojnë “ferrin” në Angli, një ekip që ka humbur prej kohësh identitetin e tij.
    Doku ishte i papërmbajtshëm në këtë derbi, me belgun që dhuroi assistin e parë për Foden në minutën e 18-të, me fantazistin anglez që me kokë brenda në zonë realizoi golin e parë. Në fraksionin dytë, Doku shërbeu për Haaland, me norvegjezin që me një parabël të ëmbël brenda në zonë dyfishoi shifrat. Me United në përpjekje për t’u rikthyer në lojë, City i kapi “mat” me një kundërsulm, ku Haaland u shkëput shpejt duke realizuar golin e tretë për “qytetarët” dhe të dytin personal, 5 gola në 4 ndeshje në Premier League për Haaland. Debutoi me një super pritje edhe Donnarumma me fanellën e Man.City.

    Pikërisht fjalën e para të Guardiola-s shkuan për portierin italian dhe sigurisht Haaland: “Bëri pritje fantastike, jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Haaland? Ka qenë fantastik që nga fillimi, por këtë sezon është përmirësuar akoma më shumë. Mendoj se është më mirë edhe se sa sezoni i tripletës”, u shpreh Guardiola.
    Disfata në derbi mund t’i kushtojë shumë trajnerit të United, Ruben Amorim. Pas ndeshjes, në përpjekje për t’i dalë në krah lojtarë, Amorim pranoi se ishte faji i tij për këtë humbje, ndërsa gazetarët e ngacmuan në lidhje me një shkarkim të mundshëm: “Unë nuk e ndryshoj idenë time rreth futbollit. Nëse kjo do të jetë një kërkesë e shoqërisë atëherë duhet të ndryshojnë trajner. Unë do të bëj gjithçka mundem për Man.United”, u shpreh Amorim.
    ()
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Derbi i Manchesterit i takon Cityt, United bie keq

    VIDEO/ Derbi i Manchesterit i takon Cityt, United bie keq

    Manchester City nuk fal në derbin ndaj United, teksa triumfoi pastër 3-0. Foden shfrytëzoi në maksimum një assist të Dokut në minutën e 18-të, duke dërguar topin në rrjetë.
    Haaland dyfishoi shifrat me një të majtë në brendësi të zonës, në fillimin e pjesës së dytë. Haaland kompletoi dopietën me golin e tij, në të 68-tën.

    Shumë pak për të thënë për “Djajtë e Kuq”, që për shkak të një Super Donnarumma, nuk realizuan dot as golin e nderit.
    Ekipi i Guardiolës ka grumbulluar deri tani 6 pikë pas 4 ndeshjesh, ndërsa United ka 4 pikë.
     

    © BalkanWeb

  • Derbi i Manchesterit… Pjesa e parë mbyllet në avantazh për “Qytetarët”, kombinim i përkryer Doku-Foden (video)

    Derbi i Manchesterit… Pjesa e parë mbyllet në avantazh për “Qytetarët”, kombinim i përkryer Doku-Foden (video)

    Në “Etihad Stadium” po luhet derbi i Manchesterit, ku pjesa e parë është mbyllur 1-0 për “Qytetarët”. Pep Guardiola hodhi në fushë nga minuta e parë blerjen e ditës së fundit, Gigio Donnarumma-n. Në anën tjetër, Ruben Amorim hedh për të parë nga fillimi Benjamin Sesko-n.
    Manchester City XI:Manchester United: Donnarummma; Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Rodri, Silva, Reijnders, Foden; Doku, Haaland.
    Manchester United XI: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Mazraoui, Ugarte, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Amad; Šeško.
    Derbi do të zhbllokohej në minutën e 18-të, ku Jeremy Doku futet bukur brenda në zonë dhe asiston për Phil Foden, i cili dërgoi me kokë topi në rrjetën e Bayindir. Rezultati mbeti i njëjtë deri në përfundim të pjesës së parë.
    SHIKOGOLIN

  • SPEKTAKËL në “Derby d’Italia”. 3 gola shumë të bukur, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

    SPEKTAKËL në “Derby d’Italia”. 3 gola shumë të bukur, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

    Pjesa e parë e “Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit është mbyllur 2-1 për bardhezinjtë. Ky është derbi i 253-të mes dy klubeve dhe në një ndeshje të tillë, luhet vetëm për fitore.
    Igor Tudor e nisi me këtë formacion titullar: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Locatelli, Thuram, McKennie; Koopmeiners, Yildiz; Vlahovic
    Ndërsa Cristian Chivu e nisi me këtë formacion titullar: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Lautaro, Thuram.
    Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku Lloyd Kelly shënon golin e parë me fanellën e Juventusit dhe e bën pikërisht në derbi. Anglezi shënoi pas një aksioni të gjatë të bardhezinjve dhe asistit të Bremer.
    Barazimi i zikaltërve do të vinte në minutën e 30-të me Hakan Çalhanoglu, i cili shënoi një supergol me një goditje fantastike nga kujfijtë e zonës së rreptësisë.
    Në minutën e 38-të, shënon ylli tjetër turk, këtë herë për Juventusin, Kenan Yildiz, i cili po ashtu realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastiek nga distanca, e cila përfundoi në rrjetën e Sommer.
    SHIKOGOLAAAAAT

  • Premier League, java e 4-t. Spikat derbi i Manchesterit, luhet për të shmangur krizën

    Premier League, java e 4-t. Spikat derbi i Manchesterit, luhet për të shmangur krizën

    13 Shtator 2025

    9:57

    Alfred Lleshi

    Pavarësisht rezultateve jo të mira në renditje, Manchester City (3 pikë nga një fitore dhe dy humbje), dhe Manchester United (vetëm një pikë më shumë), derbi i Manchesterit mbetet gjithmonë një ndeshje e jashtëzakonshme dhe e paimagjinueshme për t’u humbur.
    Guardiola kërkon reagim të shpejtë për të shmangur vazhdimin e krizës nga sezoni i kaluar. Ky duel është kulmi i javës së katërt, i programuar të dielën.
    Java fillon sot me Arsenal–Nottingham Forest në “Emirates”, ndërsa Newcastle–Wolverhampton do të jetë duel mes skuadrave të fundit të renditjes. Londra gjithashtu do të ketë rivalitet: West Ham–Tottenham, ndërsa Chelsea udhëton për të luajtur ndaj Brentford.
    13 shtatorArsenal-Nottingham ForestBournemouth-BrightonCrystal Palace-SunderlandEverton-Aston VillaFulham-LeedsNewcastle-WolverhamptonWest Ham-TottenhamBrentford-Chelsea
    14 shtatorBurnley-LiverpoolManchester City-Manchester United

  • City sfidon United, derbi i Manchesterit mes dilemave dhe “fytyrave” të reja

    City sfidon United, derbi i Manchesterit mes dilemave dhe “fytyrave” të reja

    Këtë të dielë në Premier League do të vihet në skenë një përballje tepër emocionuese si derbi i Manchesterit, mes United dhe Cityt. Të dyja skuadrat nuk i kanë bërë një nisje pozitive këtij sezoni, teksa City vjen pas dy humbjeve radhazi ndërsa skuadra e Amorim ka grumbulluar 4 pikë, duke numëruar nga 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
    Tek qytetarët u rrit disi entuziasmi pas afrimit të portierit të kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, ndërsa tek United pavarësisht shpenzimeve në këtë merkato verore, nuk duket se po shihet një ndryshim i madh pozitiv te kjo skuadër. Dy nga dëshirat më të mëdha të Amorim për këtë sezon ishin një sulmues i ri dhe një portier. Tani, ai duhet të vendosë nëse do t’i japë dy debutime të plota në Premier League në një ndeshje që mund të përcaktojë se si do të formohet sezoni i Manchester United-it.

    Vëmendja është për Benjamin Sesko, sulmuesin £74 milion, i cili është nënshkruar për të udhëhequr sulmin, dhe gjithashtu për portierin £18 milion Senne Lammens, një afrim I orëve të fundit të merkatos e nga Royal Antwerp, i cili tashmë po synon një mundësi për t’u paraqitur.
    Sesko është përdorur në mënyrë të kufizuar deri tani, duke pasur vetëm tre paraqitje në bankinë në ligë, pasi Amorim ka hezituar ta hedhë atë në fushë shumë herët. Burimet thonë se plani ka qenë i qëllimshëm. Amorim kërkon që lojtarët të provohen në fushën e stërvitjes para se ai t’i besojë ata në formacionin titular. Sa i takon sfidave direkte, United ka arritur të mund Cityn në shtëpinë e këtyre të fundit për dy sezone me radhë.

  • Modric vlerëson patriotin e tij që luan me Inter: Kënaqësi kur luaj me të, e pres në derbi

    Modric vlerëson patriotin e tij që luan me Inter: Kënaqësi kur luaj me të, e pres në derbi

    10 Shtator 2025

    10:08

    Telesport

    Mesfushori i Milan, Luka Modric, është i çmendur pas Petar Sucic, talentit 21-vjecar kroat që këtë sezon pritet të debutojë me Inter. Në një deklaratë për”sportmediaset”, Modric vlerësoi patriotin e tij.
    “Ai është një lojtar shumë i fortë dhe një djalë i mirë. Ne kishim luajtur tashmë së bashku dhe ai kishte treguar cilësitë e tij. Nuk është rastësi që ai nënshkroi për një klub të nivelit të lartë si Inter. Do ta njihni më mirë dhe do ta shihni talentin e tij. Ai ende mund të përmirësohet”, tha Modric.
    Më tej, veteran kroat shtoi: “Më pëlqen të luaj me të dhe shpresoj që ai të vazhdojë të përmirësohet. Edhe pse, patjetër do të përballemi me njëri-tjetrin në derbi së shpejti dhe do të shohim se si do të më trajtojë”.
    “Shpresoj që ai të më respektojë dhe të mos nxitohet shumë, por tani për tani, po e shijoj të luaj me të. Brezi ynë është unik; ata kanë arritur rezultate të pabesueshme, por ka lojtarë të rinj si Sucic që mund të arrijnë lartësi edhe më të mëdha”, tha Modric.

  • Kosova zbret në fushë, Italia ndaj Izraelit, ka një derbi në Ballkan

    Kosova zbret në fushë, Italia ndaj Izraelit, ka një derbi në Ballkan

    Raundi i 6-të sipas asaj që raporton UEFA për ndeshje në grupet kualifikuese për Botërorin 2026. Kosova pas atij prezantimi zhgënjyes me Zvicrën në start të kësaj fushate në Grupin B sot pret Suedinë në një ndeshje mjaft delikate.

    Ndërkaq ka një derbi në Ballkan teksa Kroacia pret Malin e Zi.

    Programi i mbrëmjes ora 20:45

    20:45

    Kosovë- Suedi

    Izrael-Itali (në Hungari)

    Greqi- Danimarkë

    Zvicër- Slloveni

    Bjellorusi-Skoci

    Kroaci- Mali i Zi

    Gjibraltar- Ishujt Faroe

    Vazhdo leximin