Tag: derbi

  • Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin

    Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin

    Tirana gjen shpëtim në derbi, “thyen” pastër 3-0 Partizanin, duke spostuar krizën në kampin e kuq. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës për këtë sezon, një fitore që erdhi përballë rivalëve të përjetshëm. Për bardheblutë derbi nga një makth është kthyer në një bekim, kjo pasi ishte fitorja e 2 radhazi ndaj “demave”, 6 gola të shënuar në 2 derbe, ndërsa nuk njohin humbje në 5 përballjet e fundit.
    Ky fakt “ngroh” edhe presidentin Halili, me këtë të fundit që i premtoi lojtarëve 20 mijë euro premio, por i kërkoi që të japin maksimumin edhe në 3 takimet e radhës që mbyllin dhe fazën e parë.

    Me 5 pikë në 6 javë, Tirana “parakalon” Partizanin, me të kuqtë që janë mbërthyer nga një krizë totale me 4 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Ecuria shumë negative vendos në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Mladen Milikovic, me këtë të fundit që saktësoi se do të flas me drejtuesit e bordit për t’i dëgjuar, pasi ky është një moment delikat.
    Panorama
    Partizani-Tirana “pushtoi” edhe faqen e parë të Panorama Sport: “Derbi vishet bardheblu, Tirana ‘zbor’ Partizanit”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive në vend.
    ()
    © BalkanWeb

  • Tirana shkatërron Partizanin në “Arena Kombëtare”, derbi kryeqytetas vishet bardheblu

    Tirana shkatërron Partizanin në “Arena Kombëtare”, derbi kryeqytetas vishet bardheblu

    Adriatik BALLA
    Derbi i parë sezonal midis Partizanit dhe Tiranës, luajtur mbrëmë në stadiumin “Arena Kombëtare” e kryeqytetit, përfundoi me fitoren e bardhebluve 3-0, një fitore e thellë dhe shpërthyese nga Tirana, që del nga derbi me tri pikë të çmuara. Ishte një fitore prestigji për Tiranën, e në të njëjtën kohë një humbje e rëndë e turpëruese për Partizanin që ka një nisje të vakët këtë edicion.
    Pjesa e parë, dy gola mes tensionit
    Partizani e nisi më mirë ndeshjen e mbrëmshme deri, duke qenë më këmbëngulës në 10 minutat e para. Në minutën e 7-të, Garsia harkon një top në zonë për Bintsuka i cili devijon me kokë, por gjen Tafas të vëmendshëm në pozicion. Ndërkohë, në minutën e 11-të, Hjuman harkon në zonë një goditje dënimi, Soler largon rrezikun para katërkëndorit bardheblu. Por atë që se bëri Partizani, e realizoi Tirana që në aksionin e parë serioz që organizuan bardheblutë. Në minutën e 19-të Tirana gjeti kështu golin e epërsisë. Top i gjatë i Soler i cili gjen Falaje në zonë, gjuajtja me kokë e sulmuesit mes mbrojtësve dhe dalja e gabuar e Hoxhës bën që sfera të shkojë në rrjetë. Partizani i gjendur i papërgatitur përpiqet të reagojë, por pa forcën e duhur. Në të 22’, Kote provon nga jashtë zonës, goditja është qendrore dhe shkon në duart e Tafas. Tri minuta më pas, Marku ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Fernandez, ndërsa vetë futbollisti i bardhebluve merr të verdhë gjithashtu pasi kërkoi karton për kundërshtarin. Në minutën e 29-të do të vinte momenti i një episodi që la gjurmë në ndeshje, pasi i dha drejtim fitores së Tiranës. Fernandezit i ik topi nga këmbët në të djathtën, sfera shkon te Patsatsia i cili rrëzohet pas një shtyrje të Markut. Gjyqtari Eldorjan Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. Nga 11-metrat tregohet i saktë Patsatsia që dyfishon shifrat e Tiranës që në pjesën e parë. pas golit ka tension, ku portieri Tafas merr karton të verdhë. Në minutën e 39-të u bë e njëjta skemë si te goli i parë, por këtë herë portieri Hoxha u tregua i saktë në ndërhyrje. Pjesa e parë mbyllet me Partizanin në sulm që në ato momente aktivizoi edhe Skukën, por Tirana ia doli ta mbyllë 2-0 këtë fraksion.
    Pjesa e dytë, bardheblutë rreshtohen në mbrojtje
    Në pjesën e dytë Partizani për afro 15 minuta me radhë sulmon furishëm për të gjetur golin, por lojtarët e kuq tregohen të pavëmendshëm në momentet deçizive. As Skuka e as Garsia nuk ia doli të devijojnë topin në rrjetë. Tirana do të kundërsulmonte në të 60’, por Vogli i vetëm përballë portierit Qirko (aktivizuar në fillim të pjesës së dytë), nuk arrin të godasë. Tirana përpiqet të ulë ritmin e ndeshjes duke bërë zëvendësime, kurse Partizani shton forcat në sulm për të ngushtuar diferencën. Por fuqitë e Partizanit janë të limituara dhe rregulli në futboll “po s’shënove do e pësosh”, ndodhi edhe në këtë takim. Tabekou shënon për Tiranën golin e tretë në minutën e 74-t, duke e vendosur fitoren bardheblu në “shinat e duhura”. Me këtë rezultat përfundoi derbi, pra Tirana fiton 3-0 dhe lë pas hijet krizës duke ia faturuar atë rivalëve të qytetit që i zbret në vend të parafundit. Partizani, është skuadra që ka pësuar më shumë gola, plot 11 të tillë, e ka shënuar vetëm 3 gola.
    Abissnet Superiore – Java 6
    E premte, 3 tetor
    Partizani-Tirana          3-0
    E shtunë, 4 tetor
    Dinamo Siti-Flamurtari 15:30
    Vllaznia-Elbasani 19:00
    E diel, 5 tetor
    Vora-Egnatia 14:00
    Teuta-Bylis 17:00
     
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Elbasani        11
    2.Vllaznia        10
    3.Egnatia         10
    4.Teuta            7
    5.Vora             7
    6.Dinamo        7
    7.Bylis             6
    8.Tirana           5
    9.Partizani       4
    10.Flamurtari   2

  • Hije largimi pas dështimit në derbi, tekniku i Partizanit: Do flas me drejtuesit

    Hije largimi pas dështimit në derbi, tekniku i Partizanit: Do flas me drejtuesit

    Hije largimi pas dështimit në derbi, tekniku i Partizanit: Do flas me drejtuesitTrajneri i Partizanit, Mladen Milinkovic u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 0-3 ndaj Tiranës në derbi.
    “E kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë të mirë dhe kërkonim rezultat pozitiv pas 3 rezultateve negative. Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Ndodh…

  • “Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

    “Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

    Tirana ia doli që të marrë një fitore që vlen më shumë se 3 pikë, teksa mposhti 0-3 Partizanin, në një derbi të dominuar në të gjitha aspektet. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, përgëzoi skuadrën për këtë triumf, në  fjalimin e mbajtur në dhomat e zhveshjes pas sfidës.
    “Erdha t’ju falënderoj, me durim ia arritëm të fitojmë ndeshjen. Do ju thosha që është një ndeshje që e presin tifozët, të gjithë se është një luftë sportive e hershme.

    Unë shpresoj që ne të ecim drejt kësaj rruge. Kemi tre ndeshje shumë të rëndësishme për të mbyllur fazën e parë. Më besoni që testi juaj dhe i yni si klub, janë tre ndeshjet e ardhshme që kemi për të mbyllur fazën e parë. Sa i përket asaj që pritni, ne po bëjmë një premio sot që do të jetë 20 mijë euro. Ju falënderoj të gjithëve pa përjashtim dhe në veçanti do të falënderoja, pa i mbetur hatri askujt, Tabeku për grintën dhe djalin këtu (Voglin) që duhej të merrni shembull. Dhe falënderimi më i madh i juaj për mua, do jetë kur nga akademia të fusim dy lojtarë që të luajnë gjithmonë. Shpresojmë të gjithë bashkë të bashkohemi e ecim para, të vendosim emrin e klubit tonë ku i takon”, tha Halili para lojtarëve.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Po na ndodhin gjërat sikur jemi të mallkuar”, trajneri i Partizanit pas humbjes në derbi: E kishim përgatitur ndeshjen për fitore

    “Po na ndodhin gjërat sikur jemi të mallkuar”, trajneri i Partizanit pas humbjes në derbi: E kishim përgatitur ndeshjen për fitore

    Kryeqyteti vishet bardheblu. Derbi ka “ndezur” Tiranën, e cila ka mposhtur me shifrat 0-3 rivalin e përjetshëm, Partizanin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 të takimit, kur një top i gjatë i hedhur në zonë nxorri huq dy mbrojtësit e Partizanit. Falaje shfrytëzoi më së miri rastin, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 31-të bardheblutë dyfishuan shifrat. Këtë herë ishte gjeorgjiani Patsatsa ai që nga pika e bardhë e penalltisë e dërgoi topin pas shpinës së Alban Hoxhës.
    Shpresat e “demave të kuq” u shuan përfundimisht në minutën e 74-t, atëherë kur Tabekuja vulosi shifrat në 0-3. Tirana merr kështu fitoren e parë në kampionat dhe shkon në kuotën e 5 pikëve. Ndërkohë, Partizani zhytet në krizën e rezultateve, teksa numëron humbjen e 4-t radhazi në “Abissnet Superiore”. Më poshtë mund të ndiqni intervistat e dhëna nga trajnerët pas përfundimit të ndeshjes për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”.
    Milinkoviç (Partizani): “E kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të mirë dhe kërkonim fitoren pas atyre rezultateve negative. Nuk e di përse ndodhin disa gjëra, po e them në gjuhën time, sikur jemi të mallkuar. Ndodhën disa gjëra që nuk i deshëm. Goli i parë, Hoxha ndjeu shqetësim dhe u dëmtua. Po përpiqem të gjej arsyen përse po ndodhin këto gjëra në këto dy muaj. Nuk mund të them që lojtarët nuk donin, ata dhanë maksimumin. Nuk është kjo më e mira. Patëm zëvendësime të detyruara. Kur humb, të gjithë kanë të drejtën të flasin. Bëra disa ndryshime sot, sepse doja energji të reja në skuadër. Garsia ishte mirë në krahë, edhe Kote. Kur humbet nuk e ke të drejtën të flasësh shumë, sepse duket sikur kërkon alibi”.
    Bordin (Tirana): “Lojtarët e kanë stërmerituar për ta fituar këtë ndeshje. Kjo fitore i dedikohet atyre, presidentit. Por mbi të gjitha, tifozëve, sepse edhe në momentet e këqija e kanë ndjekur skuadrën. Është normale që të ketë një përqendrim maksimal gjatë gjithë ndeshjes. Jam shumë i lumtur, sepse ishte e rëndësishme për të gjithë ne. Për mua ishte shumë emocionuese. Kemi disa ditë pushim, për t’’u kthyer më të fortë se më parë. Por nëse do të mjaftohemi vetëm me këtë fitore në derbi, atëherë gjërat nuk do të shkojnë mirë. Jam i kënaqur me fazën mbrojtëse. Thuajse nuk kemi marrë asnjë goditje në portë. Kemi mbrojtur shumë mirë si skuadër”./Sport Ekspres/

  • E FUNDIT/ Tirana ndizet në derbi, “zhyt” Partizanin në krizën e humbjeve (VIDEO)

    E FUNDIT/ Tirana ndizet në derbi, “zhyt” Partizanin në krizën e humbjeve (VIDEO)

    Kryeqyteti vishet bardheblu. Derbi ka “ndezur” Tiranën, e cila ka mposhtur me shifrat 0-3 rivalin e përjetshëm, Partizanin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 të takimit, kur një top i gjatë i hedhur në zonë nxorri huq dy mbrojtësit e Partizanit. Falaje shfrytëzoi më së miri rastin, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 31-të bardheblutë dyfishuan shifrat. Këtë herë ishte gjeorgjiani Patsatsa ai që nga pika e bardhë e penalltisë e dërgoi topin pas shpinës së Alban Hoxhës.
    Shpresat e “demave të kuq” u shuan përfundimisht në minutën e 74-t, atëherë kur Tabekuja vulosi shifrat në 0-3. Tirana merr kështu fitoren e parë në kampionat dhe shkon në kuotën e 5 pikëve. Ndërkohë, Partizani zhytet në krizën e rezultateve, teksa numëron humbjen e 4-t radhazi në “Abissnet Superiore”./Sport Ekspres/

  • “Nuk morëm asnjë goditje në portë”, trajneri i Tiranës: E stërmerituam fitoren në derbi

    “Nuk morëm asnjë goditje në portë”, trajneri i Tiranës: E stërmerituam fitoren në derbi

    Kryeqyteti vishet bardheblu. Derbi ka “ndezur” Tiranën, e cila ka mposhtur me shifrat 0-3 rivalin e përjetshëm, Partizanin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 të takimit, kur një top i gjatë i hedhur në zonë nxorri huq dy mbrojtësit e Partizanit. Falaje shfrytëzoi më së miri rastin, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 31-të bardheblutë dyfishuan shifrat. Këtë herë ishte gjeorgjiani Patsatsa ai që nga pika e bardhë e penalltisë e dërgoi topin pas shpinës së Alban Hoxhës.
    Shpresat e “demave të kuq” u shuan përfundimisht në minutën e 74-t, atëherë kur Tabekuja vulosi shifrat në 0-3. Tirana merr kështu fitoren e parë në kampionat dhe shkon në kuotën e 5 pikëve. Ndërkohë, Partizani zhytet në krizën e rezultateve, teksa numëron humbjen e 4-t radhazi në “Abissnet Superiore”. Më poshtë mund të ndiqni intervistat e dhëna nga trajnerët pas përfundimit të ndeshjes për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”.
    (Tirana): “Lojtarët e kanë stërmerituar për ta fituar këtë ndeshje. Kjo fitore i dedikohet atyre, presidentit. Por mbi të gjitha, tifozëve, sepse edhe në momentet e këqija e kanë ndjekur skuadrën. Është normale që të ketë një përqendrim maksimal gjatë gjithë ndeshjes. Jam shumë i lumtur, sepse ishte e rëndësishme për të gjithë ne. Për mua ishte shumë emocionuese. Kemi disa ditë pushim, për t’’u kthyer më të fortë se më parë. Por nëse do të mjaftohemi vetëm me këtë fitore në derbi, atëherë gjërat nuk do të shkojnë mirë. Jam i kënaqur me fazën mbrojtëse. Thuajse nuk kemi marrë asnjë goditje në portë. Kemi mbrojtur shumë mirë si skuadër”./Sport Ekspres/

  • Derbi i parë i sezonit është bardheblu, Tirana dominon me tre gola Partizanin dhe e parakalon në zonën e ftohtë të renditjes

    Derbi i parë i sezonit është bardheblu, Tirana dominon me tre gola Partizanin dhe e parakalon në zonën e ftohtë të renditjes

    Tirana është fituesja e derbit të parë të kryeqytetit, duke mundur 0-3 Partizanin.
    Një derbi i dominuar nga bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19’ nga Falaye.
    Në minutën e 31’ Patsatsia dyfishoi shifrat me anë të një penalltie duke i çuar të qetë në dhomat e zhveshjes bardheblutë.
    Djemtë e Bordon ishin më të saktë dhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 74’ Tabekou shënoi dhe golin e tretë, ndërsa më pas tensioni pushtoi fushën me lojtarët e të dyja skuadrave që u përplasën me njëri-tjetrin.
    Tirana del me tre pikët e para të sezonit nga kjo sfidë, duke u ngjitur kështu në vendin e 8-të të renditjes me 5 pikë, ndërsa Partizani bie në vendin e parafundit me 4 pikë.
    REZULTATI:PARTIZANI 0-3 TIRANAFalaye 19’, Patsatsia 31’ (P), Tabekou 74’

  • LIVE/ Zhbllokohet derbi, Tirana ndëshkon Partizanin (VIDEO)

    LIVE/ Zhbllokohet derbi, Tirana ndëshkon Partizanin (VIDEO)

    Partizani 0-1 Tirana
    Partizani dhe Tirana përplasen në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për kampionatin. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin e të kuqve, Milinkovic dhe homologu Bordun, që kanë vendosur për titullarët. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, në derbin e parë të Superiores për këtë edicion. Partizani është në vendin e tetë, ndërsa Tirana në vendin e dhjetë.

    FORMACIONET ZYRTARE
    PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.Trajner: Mlladen Milinkoviç
    TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.Trajner: Roberto Bordin
    Minutë pas minute:
    19- Gool. Tirana realizon në derbi. Shënon Falaye. Gjithçka vjen pas një keqkuptimi në zonën e kuqe!
     

     
    7- Tenton Bintsouka, pa rezultat.
    5- Ritëm i lartë, provojnë të dyja skuadrat.
    1- Nis ndeshja.
     

    Video para ndeshjes:

     
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

    “Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

    Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Ashtu siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë, ngacmimet mes tifozërive nuk kanë munguar. Fillimisht, ishin bardheblutë që dërguan “mesazhet” e tyre.
     

    Marku
     
    Tifozët e të kuqve janë kundërpërgjigjur me një banderolë, të shfaqur në shkallët e stadiumit “Air Albania”.
    “Tirana Big Mama, Partizani Big Baba”- shkruhej aty. Natyrisht, është një derbi dhe diçka e tillë është…normale.
     
    7c5a5000 Da26 4a06 9260 Eb84f79cff81
    © BalkanWeb