Tag: derbi

  • Tare nuk fshihet: Titulli? Jemi në rrugë të mbarë. Derbi i rëndësishëm, por jo vendimtar

    Tare nuk fshihet: Titulli? Jemi në rrugë të mbarë. Derbi i rëndësishëm, por jo vendimtar

    19 Nëntor 2025

    7:50

    Alfred Lleshi

    Bilanci i parë i aventurës së re të Igli Tares te Milani është shumë pozitiv. I ardhur në fund të majit, drejtori sportiv solli entuziazëm me goditjet në merkato, mbi të gjitha me ardhjen e Massimiliano Allegrit. Me teknikun livornez, Milani po rikthen pozitat e kreut dhe synon Champions-in, ose “edhe diçka më shumë”.
    Tare e pranon: “Do të isha gënjeshtar po të thoja se nuk dua ta fitoj titullin. Rruga më e shkurtër kalon përmes shumë detajeve. Kemi sjellë 19 lojtarë dhe kemi larguar 23”. Ai shtoi: “Jemi në rrugë të mbarë. Dua të fitoj trofe të rëndësishëm. Ibra? Me të argëtohesh gjithmonë”. Mungesa e kupave europiane po i jep Milanit kohën e duhur për përgatitje: “Mund të punojmë mbi detajet, gjë e pamundur me angazhimet europiane”.
    Tare kërkon të sjellë te Milani frymën e “familjes” së Lazios. Ka një raport shumë të fortë edhe me Allegrin: “Max transmeton emocione”. Për derbin: “Jam tifoz i Milanit, derbi është shumë special. Ky derbi është i rëndësishëm, por jo vendimtar”. Për merkaton: “Nuk po mendojmë ende, do të jemi të vëmendshëm ndaj çdo mundësie”.

  • Perisic: Në derbi do të mbështes Interin, pavarësisht kapitenit tim Modric…

    Perisic: Në derbi do të mbështes Interin, pavarësisht kapitenit tim Modric…

    18 Nëntor 2025

    11:02

    Alfred Lleshi

    Ivan Perisic foli për “Sportmediaset” pas fitores me përmbysje kundër Malit të Zi, të nisur nga goli i tij: “Po, Kroacia është gjithmonë aty. Ndryshuam disa lojtarë, e filluam keq ndeshjen, por si zakonisht treguam karakter, luftuam deri në minutën e fundit dhe fituam. Kjo është e rëndësishme”.
    Kroacia e kualifikuar direkt në Botërorin 2026 dhe Italia në “play off”: “Në vitet e fundit kemi treguar gjithmonë se kemi frymë grupi, skuadre dhe kjo ka rëndësi. Vetëm kështu mund të arrish rezultate të mira”.
    Ditën e diel do të luhet derbi Inter-Milan: “Unë gjithmonë mbështes Interin. Tani, kapiteni im (Modric) luan te Milani. Do të shohim, unë jam për Interin, ai për Milanin. Do të shohim të dielën çfarë mund të ndodhë”.

  • Mbyllet në barazim pa gola derbi torinez, shqiptarët ndahen në paqe

    Mbyllet në barazim pa gola derbi torinez, shqiptarët ndahen në paqe

    Është mbyllur në barazim pa gola derbi torinez mes Juventusit dhe Torinos.
    Bardhezinjtë e kanë nisur vrullshëm sfidën, duke krijuar disa raste për shënim në pjesën e parë, por mbrojtja e “granatave”, e udhëhequr nga Ardian Ismajli, i ka rezistuar më së miri sulmit bardhezi, duke e mbajtur rrjetën të paprekur.
    Në pjesën e dytë të ndeshjes në fushë zbritën edhe Kristjan Asllani për Torinon dhe, në krahun tjetër, Edon Zhegrova për Juventusin.

    Pavarësisht rasteve të shumta të Juventusit, por edhe të Torinos, sfida u mbyll në barazpeshë pa gola.
    Java e 11-të e Serie A nuk ka përfunduar ende, pasi mbeten edhe disa ndeshje për t’u luajtur. Aktualisht, Juventusi renditet në vendin e pestë, jashtë zonës Champions, ndërsa Torino e shqiptarëve në vendin e njëmbëdhjetë.

  • Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

    Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

    Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 derbi i sotëm mes Juventusit dhe Torinos. Të dyja skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga fusha e lojës. Një ndeshje e cila, pavarësisht rezultatit, foli e gjitha për Juventusin.
    Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, fakt që e tregojnë edhe statistikat e takimit. “Zonja e vjetër” kontrolloi topin në 71% të kohës, si dhe regjistroi 17 tentativa për gol, ndër të cilat 5 përfunduan në portë. Në krahun tjetër, Torinoja provoi 7 herë për të shënuar, por vetëm 3 gjuajtje shkuan në kuadratin e mbrojtur nga Di Gregorio.
    Në këtë derbi u aktivizuar 3 lojtarë shqiptarë. Ismajli e nisi nga minuta e parë, ndërsa në të dytën u aktivizuan Asllani dhe Zhegrova. Krisjtan Asllani hyri në lojë në minutën e 46, ndërsa Edon Zhegrova në të 65-n. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk mundi të ndryshonte fatin e kësaj sfide./Sport Ekspres/

  • Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

    Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

    3 Nëntor 2025

    16:46

    Telesport

    Fitorja në derbi 0-3 ndaj Partizanit, u duk sikur do të ishte pika e kthesës për Tiranën, por jo. Në 10 javë, Tirana numëron vetëm një fitore, pikërisht atë në derbi dhe 3 barazime.
    Sot, bardheblutë janë mundur 0-2 nga Bylis në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Kjo ishte ndeshja e parë për Ardian Nuhiun në krye të bardhebluve, i cili u emërua pas shkarkimit të Roberto Bordin.
    Përsa i përket takimit të sotëm, Bylis gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Arlis Përgjoni, i cili përfitoi nga një gafë e Dembele në zonë dhe mposhti pa probleme Tafas.
    Goli që do të vuloste fitoren e Bylis u shënua në minutën e 70-të nga vetë futbollistët e Tiranës, ku argjentinasi Luciano Vera nuk kuptohet me Tafas dhe topi i kthyer mbrapsht me kokë prej tij shkon në rrjetë.
    Bylis i drejtuar nga Mirel Josa fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 6-të me 12 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të me vetëm 6 pikë.

  • Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

    Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

    Adriatik BALLA
    Performanca kuqezinjve që luajnë në Itali është cilësore. Jo rastësisht trajneri Silvinjo e beson punën e tij në krye të përfaqësueses tek ky kontigjent, pasi është më cilësor dhe luan në një nga ligat më të forta në botë. Krahas Ismajlit, Berishës e Ramadanit, që spikasin në Itali, duket se edhe në kampionatin turk shqiptarët po bëhen protagonistë me futbollin e tyre cilësor e shpesh edhe me statistika në rritje sa u takon minutave, golave dhe asisteve. Këtë herë shkëlqeu Indrit Tuci.
    Ismajli lider në fushë, Asllani sheh nga stoli
    Ardian Ismajli ishte titullar në ndeshjen që Torino barazoi me shifrat 2-2 ndaj Pizës. Një sfidë e cila shkoi në rezultatin 2-0 për miqtë e më pas të cilën torinezët e barazuan me vetë mbrojtësin i cili dha asistin te goli i parë. Ai është shfaqur para mediave në fund të sfidës dhe ka treguar ndjesitë për këtë ndeshje, por edhe për atë pasardhëse, derbin e ndezur kundër Juventusit. “Ishte argëtuese për tifozët. Kemi bërë shumë keq për gjysmë ore, pësuam dy gola të shmangshëm, por ky është futbolli. Ishte e rëndësishme të reagonim, barazuam dhe e patëm ndeshjen në dorë. Por edhe kështu është në rregull, Seria A nuk është e lehtë dhe tani duam të shmangim gabimet”, tha Ismajli.
    Më pas ai komentoi ecurinë e ndeshjes, duke pranuar se bëri një gabim që kushtoi, pasi kundërshtari shënoi gol, por e kompensoi gjatë lojës. “Kishim shumë dalje bosh dhe kundërsulme, bëra edhe unë një gabim dhe pastaj ata shënuan një gol të shkëlqyer. I falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre pas disavantazhit 2-0. U përpoqëm dhe tani shohim përpara”, nënvizoi ai. Ismajli më pas theksoi rëndësinë e ndeshjes së radhës, një derbi që i motivon së tepërmi lojtarët e Torinos. E këtu është fjala për përballjen e madhe me Juventusin. “Do të jetë derbi im i parë. Do të dalim në fushë, të bëjmë punën tonë. E dimë që na ka munguar një fitore prej shumë kohësh, të shohim se çfarë mund të ndodhë të shtunën. Jemi të gjithë gati”, shtoi ai. Në fund Ismajli u pyet për pritshmëritë e skuadrës së Torinos në duelin e ardhshëm derbi. “E dimë çfarë do të thotë ky derbi, nuk ka shumë për të thënë. Tifozët do të na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë”, përfundoi Ismajli. Mbrojtësi kuqezi ka munguar në Kombëtare gjatë ndeshjeve të fundit për shkaqe dëmtimi, por mund të kthehet që në duelin e radhës, atë ndaj Andorrës në transfertë.
    Tuci futet në minutat e fundit dhe nga stoli ia jep fitoren ekipit të Kajserisporit
    Sfida mes Kajserispor dhe Kasimpasës në Superligën turke po rezulton një spektakël i vërtetë. Indrit Tuci u fut nga stoli në minutën e 77-të, për të rikthyer skuadrën e Kajserispor në avantazhin 3-2. Mendohej se Kajserispor do të shkonte te fitorja, pasi në pjesën e parë e pa veten dy herë në avantazh. Barazimi nga Kasimpasa në transfertë erdhi në minutën e 67-të. Më pas trajneri i vendësve vendosi për të bërë ndryshime. Kështu në fushë u hodh Tuci, i cili përfitoi më pas nga një krosim në zonë për të gjetur golin me kokë. Tuci është i huazuar nga Sparta e Pragës. Te klubi turk e ka golin e tretë për këtë sezon.

  • Triumf zemre ndaj Partizanit, derbi i takon Dinamos (VIDEO)

    Triumf zemre ndaj Partizanit, derbi i takon Dinamos (VIDEO)

    Këtë të mërkurë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 9-të të Superiores. Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.
    Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, sakaq Partizani e sheh veten në vendin e tetë.

    Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të. Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4.
     

  • Derbi ndaj Partizanit, Bregu: Dua të shënoj, ekipi është i fokusuar

    Derbi ndaj Partizanit, Bregu: Dua të shënoj, ekipi është i fokusuar

    Futbollisti i Dinamos, Dejvi Bregu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Partizanit.
    “Atmosfera në skuadër para derbit me Partizanin është shumë e mirë. Kemi pasur një ecuri mjaft pozitive këto javët e fundit. Derbi është një ndeshje e bukur, ka një rëndësi të veçantë dhe besoj se jemi gati për këtë sfidë.
    Ndeshja në Elbasan? Kemi luajtur gati një vit aty dhe na është bërë si shtëpia jonë. Është derbi i Tiranës dhe mirë do të ishte të luhej në Tiranë, por këto janë gjëra të jashtme dhe ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja.
    Normalisht, do të ishte më mirë nëse të dyja skuadrat dp të rivalizonin për kreun, por mbetet një derbi. Ne jemi përgatitur dhe ata vijnë nga dy rezultate pozitive radhazi. Dhe ne vijmë nga një paraqitje goxha e mirë dhe mbetet ta tregojë fusha gjithçka.
    Partizani mbetet një kundërshtar i fortë, pavarësisht se njerëzit mund të thonë që ka pasur krizë më përpara. Nuk i besoj këto zëra, ata kanë lojtarë me cilësi në përbërje. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë që janë gati.
    Gol në derbi? Do të ishte bukur, por siç e kam thënë gjithmonë, e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Kemi një ecuri të mirë dhe do të ishte mirë për ne të kemi vazhdimësi. Si lojtarët e formacionit, edhe ata që janë në stol, janë të gatshëm plotësisht për këtë sfidë.

    Ndeshjet e ardhshme janë sfida interesante, me rivalët tanë direkt, por ne duhet të fokusohemi vetëm te përballja e nesërme me Partizanin. Shpresoj shumë ta kalojmë me rezultat pozitiv Partizanin, pastaj do të mendojmë për ndeshjet e tjera”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Derbi Hapoel-Maccabi anulohet pas dhunës në stadium, tifozët hedhin fishekzjarrë dhe plagosin policë

    Derbi Hapoel-Maccabi anulohet pas dhunës në stadium, tifozët hedhin fishekzjarrë dhe plagosin policë

    Ndeshja e futbollit mes Hapoel dhe Maccabi Tel Aviv u anulua për shkak të dhunës dhe rreziqeve për jetën, njoftoi policia izraelite.

    Takimi ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në stadiumin Bloomfield, që përdoret nga të dyja skuadrat, si ndeshje shtëpie për Hapoel.
    Pamjet e shpërndara nga policia tregojnë hedhjen e objekteve dhe fishekzjarrëve në fushë, si dhe trazira jashtë stadiumit. Policia konfirmoi 9 arrestime dhe 16 persona të marrë në pyetje, ndërsa disa oficerë u lënduan gjatë incidenteve.
    Në një deklaratë të publikuar në X, policia theksoi: “Sjellje e çrregullt, trazira, oficerë të lënduar dhe dëmtime të infrastrukturës – kjo nuk është një ndeshje futbolli, por një shkelje e rendit dhe dhunë serioze. Dozenra granata tymi dhe pajisje piroteknike u hodhën, duke lënduar 12 civilë dhe tre oficerë policie.”
    Një deklaratë nga Maccabi shtoi: “Pas vendimit të policisë, u vendos që derbi i Tel Avivit nuk do të zhvillohet sonte.”
    Anulimi vjen pas vendimit të informuar më parë se tifozëve të Maccabit nuk do t’u lejohej të merrnin pjesë në ndeshjen e Europa League ndaj Aston Villa në Birmingham në nëntor, për shkak të një rreziku të lartë dhune, sipas grupit të këshillimit për sigurinë në Birmingham.
    Vendimi ka shkaktuar debate politike, ku kryeministri Keir Starmer e dënoi vendimin dhe disa figura kërkuan heqjen e ndalimit.
    Starmer tha: “Ky është vendimi i gabuar. Nuk do të tolerojmë antisemitizëm në rrugët tona. Roli i policisë është të sigurojë që të gjithë tifozët e futbollit të shijojnë ndeshjen pa frikë nga dhuna ose intimidimi.”
    Ndërkohë, deputeti i pavarur Ayoub Khan nga Perry Barr ripërsëriti kundërshtimin e tij ndaj udhëtimit të tifozëve të Maccabi, duke theksuar se çështja nuk kishte të bënte me fenë, por me huliganët, të cilët sipas tij “nuk janë të mirëpritur në zonën time”.

  • Trezeguet: “Francë-Itali ishin si derbi në kohën time”. Vieira: “Të më rikthehet titulli i hequr me Juven”

    Trezeguet: “Francë-Itali ishin si derbi në kohën time”. Vieira: “Të më rikthehet titulli i hequr me Juven”

    11 Tetor 2025

    8:41

    Alfred Lleshi

    David Trezeguet, nga “Festivali i Sportit” në Trento, kujtoi përvojat me Francën dhe përballjet ndaj Italisë: “Kam pasur fatin të fitoj një Botëror në moshën 21-vjeçare. Që nga viti 1998, ndeshjet Itali–Francë ishin një derbi i vërtetë, sepse shumë francezë luanin në Serie A. Në vitin 2000 e vazhduam suksesin, duke fituar edhe Europianin me golin e artë, pas Botërorit 1998”.
    Në të njëjtin aktivitet foli edhe Patrick Vieira, trajner i Genoa dhe ish-lojtar i bardhezinjve në Serie A: “Juventusi i vitit 2006 ishte një nga skuadrat më të forta ku kam luajtur. Titulli i hequr duhet të numërohet, sepse ishim më të mirët dhe gjithmonë të përqendruar në fushë. Pjesa tjetër ishte jashtë kontrollit tonë”.