Pavarësisht humbjes në derbi ndaj Milan, që i parakaloi në renditje, trajneri i Inter, Cristian Chivu, është i kënaqur me performancën e ekipit të tij. “Nuk është vetëm ajo që krijuam, është edhe fokusi ynë“, tha Chivu.
“Ata shënuan në shansin tonë të vetëm nga një top i gjatë, ky është futbolli. Djemtë u përpoqën në çdo mënyrë, kjo është fryma që dua të shoh. Katër humbje në dymbëdhjetë ditët e para të ndeshjeve është paksa shumë, por renditja është e ngushtë“, tha Chivu.
“Unë e di se çfarë krijojmë dhe rreziqet që marrim. Lojtarët e mi janë më të mirët, ata gjithmonë përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre. Unë kurrë nuk do ta drejtoja gishtin nga askush, përndryshe do të dukej si dështim“, shtoi trajneri i Inter.
Më tej, Chivu tha: “Nuk ka një fajtor të vetëm për këtë humbje; ne të gjithë jemi të përfshirë. Mund ta kishim menaxhuar situatën më mirë, thjesht kemi detyrën të rikuperohemi sepse kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të mërkurën.”
Lidhur me zëvendësimin e Lautaros, trajneri sqaroi: “Ai është mirë. A nuk mund t’i ndërroj lojtarët? Është vendimi im teknik, edhe lojtarët në stol meritojnë të kontribuojnë.”
“Për shkak të karakteristikave të lojtarëve tanë, ne jemi të detyruar të sulmojmë me shumë lojtarë dhe jemi më të ekspozuar ndaj kundërsulmeve. Sot pësuam një dhe ishte fatal. Deri më tani, kemi pësuar relativisht pak gola për rreziqet që marrim. Duhet të përmirësojmë perceptimin tonë të rrezikut dhe të kryejmë më shumë faulle“, tha Chivu.
Tag: derbi
-

Chivu: Humbja në derbi është dështim i të gjithëve, 4 disfata në 12 ndeshje janë shumë
-

Sot/ Derbi i Milanos mbërthen ‘Europën’, Reali në transfertë, Arsenal për shkëputjen e madhe
Inter- Milan në program në orën 20:45 në “San Siro” do të jetë ndeshja e madhe europiane e ditës së sotme. ‘Madonina’ në këtë javë të 12-të të Serie A i gjen dy skuadrat milaneze në momente të vendimtare për kreun e futbollit elitar italian. Zikaltërit kanë 24 pikë ( një më pak se Napoli kryesues) ndërsa kuqezinjtë janë në kuotën e 22 pikëve.
Ndërkaq për këtë javë zhvillohen dhe takimet; Verona- Parma, Kremoneze- Roma dhe lacio- Leçe.
Në Premier League supersfida i takon derbit londinez Arsenal- Totenhem. Kjo ndeshje e javës së 12 zhvillohet në orën 17:30 teksa ndeshja tjetër e ditës përkon me duelin e orës 15:00 Lids- Aston Vila. Sakaq, pas zhvillimëve të djeshme, Arsenal ka mundësinë të shkëputet ndjeshëm në krye.
La Liga ka në kalendar 4 takimet e xhiros së 13-të të saj. Real Madrid viziton Elcen në 21:00 teksa derbi Getafe- Atletiko Madrid, Oviedo- Vajekano dhe Betis- Zhirona mbyllin ndeshjet e ditës së sotme.
Dy takime luhen sot në Bundesligë: Lajpcig- Verder dhe St. Pauli- Union Berlin për llogari të raundit të 11-të. Në Ligue 1, 5 takime: Okser- Lion, Nantë- Lorient, Brest- Metz, Tuluzë- Anxhers dhe Lilë-Paris FC. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Allegri nuk humb asnjë derbi që nga viti 2015, por kujdes me precedentët kundër “Djallit”
23 Nëntor 2025
9:08
Alfred Lleshi
Në prag të derbit të së dielës, Inter–Milan sjell jo vetëm tension, por edhe statistika. Për Cristian Chivu ky do të jetë derbi i parë si trajner, ndërsa Massimiliano Allegri rikthehet pas gati 12 vitesh në pankinën ku jetoi derbet e viteve 2010–2014. Te Juventusi, Allegri ka një bilanc mbresëlënës ndaj Torinos: 18 derbi, 13 fitore dhe asnjë humbje që nga 26 prilli 2015.
Me Milanin, panorama ka qenë më e ndërlikuar. Derbi i tij i parë si kuqezi më 14 nëntor 2010 përfundoi 0-1, falë penalltisë së Ibrahimovic, në një sfidë që, ashtu si tani, u luajt në javën e 12-të të kampionatit dhe në “San Siron” zikaltër. Më pas erdhën fitoret 3-0, që çuan drejt titullit të 18-të dhe ajo në Superkupën Italiane.
Por vitet pasuese sollën vështirësi: më 2011-2012, Milani i humbi të dy derbet, duke i dhuruar praktikisht titullin Juventusit të Contes. Më 2012-2013 Allegri mori vetëm një barazim e një humbje, ndërsa në dhjetor 2013 u mposht nga goli i Palacios, ndeshje pas së cilës u shkarkua. Pavarësisht statistikave, kësaj here pritet një përballje e madhe.
-

Chivu: Do të na shohë e gjithë bota, t’u dhurojmë tifozëve një të hënë të qetë dhe pa tallje
22 Nëntor 2025
14:34
Alfred Lleshi
Cristian Chivu, në konferencën para derbit ndaj Milanit, theksoi rëndësinë botërore të sfidës: “Është një ndeshje e bukur, shihet në mbarë botën. E dimë sa shumë duan tifozët të kenë një të hënë (ditën pas ndeshjes) të qetë, pa u tallur nga shokët. E gjithë bota na sheh”.
Ai u shpreh se objektivi mbetet vetëm fitorja, pavarësisht klasifikimit: “Renditja është e ngjeshur, për titullin është ende herët. Duhet të marrim tri pikët. Në derbi s’ka favorite, gjithçka nis nga 0-0”.
Për derbin e tij të parë si trajner: “Për mua çdo ndeshje është si e para. E kam jetuar derbin si lojtar dhe i di pritshmëritë. Duhet maturi dhe korrektësi, derbi është imazhi më i bukur për futbollin italian”.
Për Thuram dhe Lautaro: “Nuk luaj ‘Fantacalcio’… Kërkoj përqendrim dhe vendosmëri. Në këto ndeshje duhet të fitosh duelet dhe të shfrytëzosh momentet”.
Mbi taktikat anti-Milan: “I njohim cilësitë e kuqezinjve, janë të rrezikshëm në hapësira dhe në zona të ngushta. Nuk duhet të ndryshojmë gjithçka, rëndësi kanë parimet e lojës dhe eksperienca e lojtarëve”. -

“Interi është favorit për titullin, Milanin nuk e shoh ende në të njëjtin nivel”
22 Nëntor 2025
14:42
Alfred Lleshi
Andriy Shevchenko, golashënuesi më i mirë në historinë e “Derby della Madonnina” (14 gola), analizoi sfidën e së dielës për “La Repubblica”. Sipas tij, ky derbi nuk e vendos fatin e kampionatit, por ka peshë të ndryshme për dy skuadrat: “Nuk do të ndikojë në destinin e kampionatit, është ende herët. Për Milanin është më i rëndësishëm, sepse e shoh ende pak më të brishtë se Interin. Duhet të vazhdojë të rritet, një humbje në derbi mund ta frenojë këtë proces”.
Shevchenko e sheh Interin një hap përpara: “Skuadra zikaltër ka mbetur e paprekur, madje është forcuar, pastaj Chivu ka idetë e duhura. Zikaltrit janë ndër favoritët për titullin”. Ndryshe nga Milani, që po rindërton: “Duhej të rikthente sigurinë. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, por Allegri po e menaxhon mirë këtë fazë”.
Për rikthimin e Allegrit: “Është serioz, di t’i menaxhojë lojtarët dhe ka një lojë të konsoliduar”. Për Luka Modric shton: “Më impresionon, po bën diferencën e madhe. Megjithatë, si skuadër, Milani ka ende hapa për të arritur nivelin e Interit”. -

Gola, ndeshje dhe rekorde historike, ja të gjitha statistikat e derbit të Milanos
Derbi i parë i sezonit 2025-2026 mes Interit dhe Milanit vlen për kreun e Serie A. Ekipi i Cristian Chivu udhëheq (po ashtu si Roma) me 24 pikë, ndërsa ai i Allegrit, me 22 pikë, synon të kalojë rivalin ndërqytetas. Për Interin, pas blerjes së përbashkët së “San Siro” me Milanin, ekziston mundësia e ndërprerjes së serisë negative prej 5 ndeshjesh pa fitore kundër kuqezinjve.
Ky do të jetë derbi i 245-të i Milanos, me 91 fitore të Interit, 71 barazime dhe 82 fitore të Milanit. Golat: 341 Inter, 322 Milan. Në Serie A: 182 ndeshje (70 fitore Inter, 57 barazime, 55 fitore Milan). Në “Coppa Italia”: 29 ndeshje (9 fitore Inter, 9 barazime, 11 fitore Milan); Në “Primera Categoria”: 14 ndeshje; në “Divisione Nazionale”: 8; në Champions League: 6; në “Campionato Alta Italia”: 2; në “Supercoppa Italiana”: 3.
Shënuesit: Shevchenko 14 gola, Meazza 13, Nordahl dhe Nyers 11. Në aktivitet: Lautaro Martinez 9 gola, synon të arrijë 10.Më shumë ndeshje: Paolo Maldini 53, Javier Zanetti 45, Giuseppe Bergomi dhe Alessandro Costacurta 43.Trajnerët historikë: Nereo Rocco me 25 derbi, Helenio Herrera me 20 (Inter), Giuseppe Viani me 20 (Milan).
Statistikat e veçanta të derbit të Milanos:Ndeshja me më shumë gola: 11, Inter-Milan 6-5, 6 nëntor 1949.Fitorja me diferencën më të madhe për Interin: 0-5, 6 shkurt 1910.Fitorja me diferencën më të madhe për Milanin: 0-6, 11 maj 2001.Seria e fitoreve radhazi e Milanit: 6, periudha 5 shkurt 1911-9 shkurt 1913 dhe 30 maj 1946-11 prill 1948.Seria e fitoreve radhazi të Interit: 6, periudha 18 janar 2023-22 prill 2024.Fitore më shumë në një vit kalendarik: Interi, 5 (2023).Barazime radhazi: 4, 29 shtator 1935-7 shkurt 1937.Ndeshje më shumë pa humbje: Interi, 17, 10 nëntor 1929-7 shkurt 1937.Ndeshje më shumë pa pësuar gol: Milani, 4 (10 nëntor 1974-15 qershor 1975; 24 tetor 2004-12 prill 2005); Interi, 4 (18 janar 2023-16 maj 2023).Ndeshje më shumë radhazi me të paktën një gol: Interi, 12 (7 nëntor 1954-22 mars 1959; 10 prill 1993-22 nëntor 1997; 19 prill 2022-2 prill 2025).Goli më i shpejtë për Interin: Sandro Mazzola, pas 13 sekondash lojë, 24 shkurt 1963.Goli më i shpejtë për Milanin: José Altafini, pas 25 sekondash, 26 mars 1961.Goli më i vonshëm për Interin: Christian Eriksen, 96’, 26 janar 2021.Goli më i vonshëm për Milanin: Cristian Zapata, 96’, 15 prill 2017.Shënuesit më të mirë të Interit në një derbi: Giovanni Capra, Amedeo Amadei, István Nyers, Diego Milito dhe Mauro Icardi, 3 gola secili në ndeshje të ndryshme.Shënuesi më i mirë i Milanit në një derbi: José Altafini, 4 gola, 27 mars 1960.Më shumë derbi në një sezon: 5 (2022-2023 dhe 2024-2025).Më shumë derbi në një vit kalendarik: 5 (2023).Ndeshja me arkëtimet më të mëdha: Inter-Milan 1-0, 16 maj 2023 (12.547.765 €).
Rekorde të veçanta:Saul Malatrasi: i vetmi që ka fituar titullin, Kupën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale me të dyja klubet.Zlatan Ibrahimovic: i vetmi që ka qenë golashënues më i mirë i Serie A me Interin (2008-09) dhe Milanin (2011-12).Romelu Lukaku: shënuesi më i vazhdueshëm në derbi, 5 ndeshje (21 shtator 2019-21 shkurt 2021).Edoardo Mariani: golashënuesi më i ri në derbi, 16 vjeç e 359 ditë, 27 shkurt 1910.Zlatan Ibrahimovic: golashënuesi më i vjetër në derbi, 39 vjeç e 115 ditë, 26 janar 2021. -

Drejt Inter-Milan, flet Allegri: Ne nuk jemi favoritë? Ndeshjet fillojmë gjithmonë nga 0-0…
22 Nëntor 2025
13:05
Alfred Lleshi
Pas pushimit prej kombëtareve, Milan rikthehet në kampionat me derbin kundër Interit, me synimin për t’i kapërcyer rivalët ndërqytetas në krye të klasifikimit. Trajneri Allegri u shpreh: “Milani, jo favorit në derbi? Ndeshjet fillojnë gjithmonë nga 0-0. Interi është i fortë, por edhe ne jemi gati. Derbi ka historinë e vet, ne duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, duke qenë më të vëmendshëm”.
Ai shtoi se ky derbi nuk vendos gjithçka, pasi kampionati është i gjatë dhe deri në mars, Milani do të ketë edhe ndeshje të tjera në Kupë dhe Superkupë. Përsa i përket formacionit shtoi: “Rabiot do të luajë, Gimenez ka një problem me kyçin. Leao dhe Pulisic do të jenë titullarë”.
Allegri vlerësoi punën e Chivu tek Interi dhe paralajmëroi për rrezikun e sulmeve zikaltër: “Interi ka sulmues shumë të fortë, veçanërisht Lautaro, që është një nga më të mirët në botë. Duhet vëmendje ndaj çdo detaji”.
Për tifozët: “Kthimi i ‘Curve’ na ndihmon shumë, atmosfera në shtëpi është mbështetje në momentet e vështira”. Trajneri përfundoi duke theksuar rëndësinë e emocioneve: “Derbi sjell adrenalinë dhe emocion. Fitoret e sfidave të tilla ndryshojnë humorin e javës dhe motivimin e ekipit”. -

Inter–Milan, derbi i së dielës vendos rekordin historik pa u luajtur ende
22 Nëntor 2025
9:53
Alfred Lleshi
Derbi i Milanos, i planifikuar për nesër, pritet të hyjë në histori edhe para se të nisë, duke regjistruar inkasim më të lartë ndonjëherë në Serie A, me të ardhura që pritet të tejkalojnë për herë të parë 8 milionë euro. Do të kapërcehet ndjeshëm rekordi aktual prej 7.626.430 euro, i vendosur në derbin e 22 shtatorit 2024, kur Interi luante në shtëpi.
Kjo shifër merr një domethënie edhe më të madhe, pasi ky do të jetë derbi i parë që zhvillohet me Interin dhe Milanin pronarë zyrtarë të “San Siros”, pas blerjes së stadiumit dhe zonës përreth nga Komuna e Milanos. Moment që shënon fillimin e një epoke të re ekonomike për të dyja klubet.
Sa iu përket tribunave, nuk priten koreografitë tradicionale. “Curva Nord” do të paraqitet vetëm me banderolën “Secondo anello verde Milano”, ndërsa “Curva Sud” mund të përdorë disa kartonë kuq e zi. Atmosferën do ta zbukurojë një koreografi zyrtare e Interit, që do të përfshijë “Anello Arancione” e parë dhe të dytë. -

Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio”, fundjavë spektakolare në Seria A
Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.
Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.Inter Milan
“Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë.
Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar.
Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.
Napoli Atalanta
Por kjo fundjavë është e mbushur me emocione dhe “Il Calcio” do të dhurojë spektakël marramendës jo vetëm me “Derbi della Madonnina”. Të shtunën, Juventusi udhëton drejt Firenzes për t’u përballur me Fiorentinën në një fazë tejet të vështirë në kampionat, kurse Napoli kampion pret në “Diego Armando Maradona” Atalantën e Berat Gjimshitit, që kërkon të rikthehet sërish te shkëlqimi.
Fiorentina
Të gjitha emocionet e pakrahasueshme që dhuron kampionati italian përcillen në kohë reale në LIVE SHOë të dedikuar SERIE A SHOW, për një panoramë të plotë dhe ekskluzive të përvojës që vjen nga fushat dhe prapaskenat italiane.
Live Show
Për të gjithë tifozët shqiptare SERIE A e sjell vetëm TRING SPORT, platforma më e madhe sportive, njëherësh edhe zotëruese e paketës më gjithëpërfshirëse në Shqipëri.
Kalendari
Më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, me një ofertë fenomenale që nuk duhet humbur, duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.
Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…
Sportifikohu -

Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio” fundjavë spektakolare në SERIE A
Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.
Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.“Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë.
Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar.
Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.Por kjo fundjavë është e mbushur me emocione dhe “Il Calcio” do të dhurojë spektakël marramendës jo vetëm me “Derbi della Madonnina”. Të shtunën, Juventusi udhëton drejt Firenzes për t’u përballur me Fiorentinën në një fazë tejet të vështirë në kampionat, kurse Napoli kampion pret në “Diego Armando Maradona” Atalantën e Berat Gjimshitit, që kërkon të rikthehet sërish te shkëlqimi.
Të gjitha emocionet e pakrahasueshme që dhuron kampionati italian përcillen në kohë reale në LIVE SHOW të dedikuar SERIE A SHOW, për një panoramë të plotë dhe ekskluzive të përvojës që vjen nga fushat dhe prapaskenat italiane.
Për të gjithë tifozët shqiptare SERIE A e sjell vetëm TRING SPORT, platforma më e madhe sportive, njëherësh edhe zotëruese e paketës më gjithëpërfshirëse në Shqipëri.
Më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, me një ofertë fenomenale që nuk duhet humbur, duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.
Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…