Tag: derbi

  • Trajneri Slot “fërkon duart”, Liverpool rikuperon dy lojtarë para derbit me Everton

    Trajneri Slot “fërkon duart”, Liverpool rikuperon dy lojtarë para derbit me Everton

    2 Prill 2025

    13:30

    Telesport

    Liverpool do të luajë sot në mbrëmje ndaj Everton në Premier League, një derbi që pritet me shumë interes. Trajneri i “reds” Arne Slot ka marrë lajme të mira pak orë para sfidës që do të luhet në “Anfield”.
    Portieri brazilian Alisson është stërvitur me ekipin për herë të parë dje që kur u kthye nga një dëmtim në kokë, gjatë kohës që luante me kombëtaren e vendit të tij. Ndaj, ai pritet të jetë rregullisht titullar kundër Everton.
    “Kontrolli i fundit duhet të bëhet para ndeshjes për të parë nëse ai është i disponueshëm“, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot, që shtoi se mbrojtësi i djathtë Conor Bradley gjithashtu mund të kthehet nga lëndimi e të luajë në derbi.
    “Conor Bradley po stërvitet përsëri me ne, por ne duhet të marrim një vendim nëse ai do të luajë apo jo. Ai ka pasur vetëm disa seanca pasi ka qenë jashtë për një kohë mjaft të gjatë. Ne duhet të marrim një vendim të zgjuar me këtë”, tha Slot.
    Në këtë sfidë do të mungojnë Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez, gjithashtu të lënduar.

  • Conceição bën “filozofin” para Interit: Mund ta shikoni gotën gjysmë plot, ose gjysmë bosh…

    Conceição bën “filozofin” para Interit: Mund ta shikoni gotën gjysmë plot, ose gjysmë bosh…

    Mbas humbjes ndaj Napolit, kuqezinjtë kapen pas Kupës së Italisë për të shpëtuar sezonin dhe siguruar një vend në Europë. Objektivi është finalja në Romë, por më parë duhet kaluar Interi në dy derbi shumë të rëndësishëm gjysmëfinal. “Duam të bëjmë një ndeshje të mirë, zikaltrit janë shumë të fortë, – tha Conceição në konferencën për shtyp.
    – Duhet të hyjmë në fushë me vetëbesim dhe të fitojmë. Pas ndeshjes është gjithmonë e lehtë të flasësh, por para saj jam unë njeriu që zgjedh formacionin ideal. Deri tani, ata që kanë hyrë nga stoli kanë dhënë rezultate pozitive”.
    Ka shumë zëra mediatikë që flasin për largimin tuaj të sigurt në fund të sezonit…Nuk kam lidhje me këto ‘beteja’. Unë flas si trajner, jam i fokusuar te fitimi i trofeve. Gjatë karrierës sime kam fituar 13 trofe. Tani gjendem në këtë situatë, në vendin e 9-të të Serie A, teksa në Portugali, me skuadra që luftonin për mbijetesë, isha më lart. Unë jam një trajner që lufton në çdo ndeshje për të fituar dhe për të arritur objektiva të mëdhenj, jo për vendin e 9-të.
    A është ky shansi i fundit për Europën? Nuk duhet të mendojmë shumë për këto gjëra, duhet vetëm të fitojmë. Sigurisht, Kupa është rruga më e shkurtër për në Europë, por kemi ende disa ndeshje në kampionat për t’i fituar.
    Interi luan pa Lautaron…Edhe ne kemi mungesa të rëndësishme si Loftus-Cheek. Zikaltrit kanë një skuadër të gjerë e të kompletuar.
    Si e përjetoni këtë derbi dhe sa mund të ndikojë ndeshja e parë në kualifikim?Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme, për kontekstin, për tifozët, për të gjithë. Çdo ndeshje ka momentet dhe lojtarët e vet. Interi është një skuadër shumë e fortë, me bazë solide, por ne duam të hyjmë fuqishëm dhe të arrijmë objektivin, që është fitorja.
    A mund të jetë një natë e madhe për Leaon?Atë që mendoj për të, e kam thënë pas Superkupës. E njoh që kur ishte fëmijë. Ai ka nevojë të evoluojë, diçka që ende nuk e ka arritur. Në nivel talenti dhe cilësie, është një nga më të mirët në botë, por duhet të gjejë vazhdimësinë për të shënuar 20 gola në sezon, përveç asistimeve. Këtë vazhdimësi duhet ta gjejë vetë. Mos më pyesni pse luan ose jo, unë vendos bazuar në atë që shohim çdo ditë në stërvitje.
    Santiago Gimenez ka pasur vështirësi, çfarë mendoni?Është normale të ketë nevojë për kohë për t’u ambientuar. Pas 4-5 golave të parë, ai pati një rënie. Kampionati italian është një nga më të vështirët në botë. Duhet ta lëmë të qetë dhe të rifitojë besimin.
    Fitorja e Kupës së Italisë do ta bënte këtë sezon të suksesshëm për ju…Sigurisht që do të isha i kënaqur për një trofe tjetër, por fillimisht duhet të kalojmë gjysmëfinalet dhe pastaj finalen. Tani për tani, nuk jam personi më i lumtur në botë për atë që kam përjetuar në këto tre muaj. Gjithsesi, marrëdhënia me skuadrën është shumë e mirë, siç u pa edhe në pjesën e dytë ndaj Napolit.
    Pse nuk keni arritur t’i jepni stabilitet mbrojtjes së Milanit?Për të pasur ekuilibër, duhet të jetë e përfshirë e gjithë skuadra, jo vetëm mbrojtja. Dua një skuadër kompakte, por kur nuk shtypim me intensitet përpara, bëhet e vështirë. Nuk kemi një sjellje kolektive, kështu që bëhemi të cenueshëm.
    A mund ta ndryshojë ky derbi ecurinë e sezonit?Mund ta shikoni gotën gjysmë plot, ose gjysmë bosh. Milani nuk ka fituar dy tituj në një sezon prej shumë vitesh. Në nivel renditjeje, nuk jemi aty ku duam, por ky derbi është i rëndësishëm, sepse mund të na afrojë me finalen.

  • Inzaghi konfirmon mungesat ndaj Milanit: Tani vjen më e vështira, kemi vuajtur në derbet e këtij sezoni

    Inzaghi konfirmon mungesat ndaj Milanit: Tani vjen më e vështira, kemi vuajtur në derbet e këtij sezoni

    Vigjilje e “Coppa Italia” për Interin, që sonte do të jetë në fushë për ndeshjen e parë gjysmëfinaleve kundër Milanit. Simone Inzaghi e prezanton këtë derbi të Madoninës në konferencën për shtyp nga “Appiano Gentile”.
    Derbi vjen në një periudhë me shumë angazhime. Sa rëndësi ka një grup kaq i bashkuar si i yti?E dimë se sa e rëndësishme është ndeshja, është një gjysmëfinale e Kupës së Italisë me Milanin. Është një derbi, ekziston dëshira e madhe për të bërë një ndeshje të shkëlqyer, duke ditur se do të kemi përballë një kundërshtar cilësor, i cili këtë sezon ka krijuar shumë probleme jo vetëm për ne.
    Çfarë ju kanë mësuar derbit e mëparshëm? A keni një shpirt hakmarrës?E dimë që kemi pasur vështirësi këtë sezon ndaj Milanit, veçanërisht në derbin e parë. Dy të tjerët ishin të balancuar, u vendosën nga episodet. Sonte do të jetë i katërti, pastaj do të ketë një të pestë. Zakonisht, këto ndeshje luhen për t’u fituar, nuk ka rëndësi se si.
    Do të luajë Sommer apo Martinez?Për formacionin nuk mund t’ju ndihmoj tani. Për portierin kam vendosur, por nuk ua kam komunikuar ende lojtarëve dhe preferoj t’ua them fillimisht atyre. Nuk do të jetë Lautaro, nuk do të jetë Asllani, Bastoni do të kthehet, do të vlerësojmë De Vrij. Taremi nuk do të jetë, më shumë ose më pak jemi të njëjtët si në ndeshjen e së dielës me Bastoni më shumë dhe Asllani më pak.
    Si do t’i menaxhoni kaq shumë ndeshje? Objektivi ishte të arrinim në prill duke qenë në garë për të gjitha kompeticionet. E dimë që tani vjen më e vështira, por është një arsye për krenari garimi në të gjitha kompeticionet. Ndeshjet e ngjeshura do të na marrin shumë energji fizike dhe mendore, por është ajo që dëshironim. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.
    Si është Thuram? A duhet menaxhuar me kujdes?Nuk ishte i dëshiruar problemi që pati Taremi, duke luajtur ndeshjen e dytë me kombëtaren e tij. Pa Lautaro, sonte duhet të luajmë me tre sulmues. Do të marrim në pankinë edhe një sulmues të ‘Primavera’.
    A do të mendoni për dy ndeshjet, duke u përqendruar te ndeshja e kthimit? E dimë se ky derbi do të luhet në 180 minuta. Nuk është një ndeshje kampionati, ndaj duhet menduar edhe sfida e kthimit në fund të prillit. Megjithatë, ekziston gjithmonë dëshira për të fituar çdo ndeshje.
    A keni një plan për Lautaro?Duam që ta kemi në dispozicion të shtunën në Parma, por do ta shohim ditë pas dite. Bëhen plane në kokë, pastaj mund të ndodhin gjëra të papritura. Ai është mirë, po punon. Nëse do të ishte për të, e dimë të gjithë që Lautaro do të donte të ishte gjithmonë aty, por fatkeqësisht ka shfaqur një problem qysh ndaj Atalantës.
    A mund të ndikojnë negativisht tre derbit e pa fituar?Me Milanin kemi alternuar: në Riad bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer dhe në të dytën nuk ishim në nivel. Në kampionat nuk e filluam mirë, por bëjmë një pjesë të dytë shumë të mirë. Ndeshjet ndonjëherë kanë zhvillime që ndodhin për shkak të episodeve. Një ekip i fortë, i organizuar dhe me përvojë duhet të bëjë ndryshimin. Rreziqet janë gjithmonë, por duhet të menaxhohen në mënyrën më të mirë.
    Çfarë Milani pritet të shihni?Unë nisem nga parimi se Milani është një ekip i fortë, me cilësi, që mund të shqetësojë çdo kundërshtar. E kemi studiuar në ndeshjen e fundit derbi me ne, ndaj Real Madridit. Është një ekip me cilësi, që ka pasur disa vështirësi gjatë sezonit, por në ndeshje të vetme i ka shqetësuar të gjithë. Do të na duhet shumë kujdes, duke ditur që të dyja ekipet duan të luajnë finalen në Romë.
    Në derbin e fundit të luajtur në prill, ju fituat titullin e kampionit. Sa ishte e rëndësishme ajo ndeshje për muajt që pasuan?Ajo ndeshje do të mbetet në zemrat tona. Ishte një ditë që nuk do ta harrojmë, na dha një gëzim të madh, por e kaluara nuk vendos më në fushë. Sonte luajmë derbin e parë gjysmëfinal, por krej raundi do të zhvilohet në 180 minuta. Duhet të jemi të mirë, të organizuar dhe të vendosur, sepse sfidojmë një ekip që e respektojmë shumë.

  • “Eliminimi nga Champions dhe humbja e finales na zhgënjyen, por kemi një derbi për të fituar”

    “Eliminimi nga Champions dhe humbja e finales na zhgënjyen, por kemi një derbi për të fituar”

    1 Prill 2025

    10:23

    Telesport

    Premier League rikthehet sot pas një pushimi të gjatë dhe në ndeshjet e mesjavës spikat derbi mes Liverpool dhe Everton. Trajneri i “reds” Arne Slot shpreson që skuadra e tij të rigjejë buzëqeshjen pas disa rezultateve zhgënjyese si eliminimi nga Champions League dhe humbja e finales së Carabao Cup.
    “Isha më shumë i zhgënjyer për humbjen e finales së Kupës krahasuar me eliminimin në Champions. E meritonim ta humbnim atë finale, pasi nuk bëmë asgjë të mirë në atë ndeshje. Tani pres një reagim edhe pse e di që do të jetë një derbi i vështirë për ne dhe rivalët tanë”, tha Slot.
    “Jemi në krye të renditjes së Premier League dhe duhet të reagojmë si të tillë, pasi kemi një trofe që duhet ta fitojmë. Shpresoj që kjo ndeshje derbi të mos jetë si ajo e fundit, me shumë eposide të diskutueshme kundër nesh dhe një gol të pësuar pas një kohe të gjatë shtesë”, shtoi trajneri holandez.
    “Kjo është një ndeshje derbi por këtë herë do të luajmë në fushën tonë dhe do të kemi një tifozeri të zjarrtë nga pas që do të na mbështesë, ndaj duam t’u japim atyre një gëzim. Nëse duam të fitojmë titullin duhet të bëjmë mirë në këtë ndeshje, pa menduar për rivalin që kemi përpara”, tha Arne Slot.

  • Derbi Arsenal-Tottenham do të zhvillohet jashtë Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në histori

    Derbi Arsenal-Tottenham do të zhvillohet jashtë Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në histori

    31 Mars 2025

    17:10

    Telesport

    Derbi i Londrës së Veriut mes Arsenal dhe Tottenham do të luhet për herë të parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Dy skuadrat londineze do përballen mes tyre në verë në Hong Kong, aty ku do të zhvillojnë përgatitjet parasezonale për sezonin 2025/26.
    Derbi është programuar të zhvillohet më datën 31 korrik, në orën 11:30 të paradites sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar dhe do të luhet në stadiumin e ri “Kai Tak”, me kapacitet prej 50,000 vendesh.
    Richard Garlick, një nga menaxherët drejtues të Arsenal, thotë se është shumë i emocionuar që “Topçinjtë” do të rikthehen në Hong Kong pas 13 vitesh dhe është i sigurt se i pret një eksperiencë e bukur aty, ku do kenë mundësinë të takohen nga afër me fansat e tyre të shumtë në atë rajon.
    “Jemi të emocionuar që do të vizitojmë Hong Kongun në muajin korrik. Është fantastike të rikthehemi atje me ekipin tonë të parë pas 13 vitesh dhe të kemi mundësinë të takohemi aty me shumë prej tifozëve tanë të mrekullueshëm. Të luajmë kundër Tottenham në stadiumin e ri “Kai Tak” do të jetë një eksperiencë e bukur si për skuadrat ashtu edhe për tifozët”, tha Garlick.

  • Derbi fitohet nga Dinamo, Teuta thyen Skënderbeun dhe sheh…lart

    Derbi fitohet nga Dinamo, Teuta thyen Skënderbeun dhe sheh…lart

    Dinamo Siti kaloi 1-0 Partizanin në javën e 31-të duke konsoliduar vendin e dytë në Abissnet Superiore. Ky derbi, i fundit për këtë edicion prodhoi golin e avantazhit të bluve me Zabërgjën. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e 59-të duke rezultuar vendimtar për suksesin e ‘nëndetëses’.

    Në fakt Partizani i’u afrua barazimit me penalltinë e parë sezonale të fituar në kohën shtesë. David Domgjoni e humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka e për pasojë la të kuqtë pa asnjë pikë.

    Ndërkohë paralelisht me derbin në orën 17:00, në “Niko Dovana” Teuta luajti dhe fitoi një finale mbijetese me Skënderbeun. Ishte Rrok Toma njeriu vendimtar për ‘Djemtë e Detit’ teksa në të 11-ën gjeti avantazhin për durrsakët. Më tej Skënderbeu shtoi ritmin, mori shumë goditje këndi, mirpo goli zyrtar nuk erdhi pasi në fund të fraksionit të parë I’u anulua një i tillë.

    Pas ndeshja përmbyllëse e kësaj hjave teksa në ‘Arena Egnatia’ do të zhvillohet Egnatia- Vllaznia./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Superioria me tre “finale”, derbi zhvillohet në Elbasan

    Superioria me tre “finale”, derbi zhvillohet në Elbasan

    Pas dy ndeshjeve ë djeshme Laçi- AF Elbasani 0-1 dhe Tirana- Bylis 1-1, sot java e 31 zhvillon tre takimet e mbetra të kësaj xhiroje në Abissnet Superiore.

    Në fakt, sot të gjitha takimet konsiderohen ‘finale’. Derbi Dinamo- Partizani pritet të jetë mjaft i luftuar pasi jo vetëm blutë që duan të konsolidohen në dy vendet e para (bonusi që merr një skuadër në Final Four) por dhe të kuqtë ndjejnë dihatjen e verdhebluve elbasanas tashmë me vetëm 4 pikë prapa.

    Në Durrës, Teuta- Skënderbeu lufta sportive për fitore pritet të jetë në maksimum. Dy skuadrat të cilat mbajnë fundin e tabelës me nga 30 pikë e shohin si mundësi ideale këtë takim për të parakaluar Tiranën e bashkuar me Laçin dhe Bylis në tabelë.

    Tjetër gjë shihet te sfida përmbyllëse në program në orën 20:00 e Rrogozhinës. Egnatia kryesuese takohet me Vllazninë në një provë force për kreun e renditjes.

    Java e 31:

    Dinamo Siti-Partizani 17:00 (në Elbasan)

    Teuta-Skënderbeu 17:00

    Egnatia-Vllaznia 20:00

    Luajtur të mërkurën

    Laçi- Elbasani 0-1

    Tirana-Bylis 2-2/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tirana rikthehet në ‘Tiranë’, derbi Dinamo-Partizani në Elbasan

    Tirana rikthehet në ‘Tiranë’, derbi Dinamo-Partizani në Elbasan

    Pas pauzës për shkak të impenjimit të Kombëtares me fushatën kualifikuese për Botërorin 2026, Abissnet Superiore rikthehet të luajë këtë mesjavë aktin e 31-të të parashikuar në kalendar.

    Kështu nesër dy takime. Në orën 15:00 do të startojë Laçi-AF Elbasani ndërsa në orën 18:00 Tirana do të presë Bylisin në Arena Kombëtare.

    Ndërkohë të enjten derbi Dinamo- Partizani dhe Teuta Skënderbeu nisin në orën 17:00 teksa në 20:00 supersfida e Rrogozhinës Egnatia- Vllaznia

    Java e 31-të:

    Nesër 26 mars 2025

    Laçi – AF Elbasani  15:00

    Tirana – Bylis   18:00 (Arena Kombëtare)

    Të enjten:

    Dinamo – Partizani   17:00 (në Elbasan)

    Teuta – Skënderbeu   17:00

    Egnatia –  Vllaznia    20:00/Sportiim.al/