Sot e gjithë vëmendja do të jetë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, në Arenën Kombëtare në kryeqytet.
Edhe pse me një diferencë prej 15 pikësh, një derbi gjithmonë luhet për të fituar nga të dyja skuadrat. Bardheblutë kërkojnë tre pikë për t’iu larguar fundit të tabelës, ndërsa një fitore e Partizanit mund t’i afronte dhe më shumë me një vend të sigurt në Final 4, shkruan A2.
Në prag të ndeshjes, dy trajnerët treguan se ekipet do të luftojnë për t’i marrë maksimumin sfidës, pavarësisht situatës ku janë.
Derbi nis në orën 20:00.
Ndërkohë, më herët, edhe Egnatia që e ka siguruar një vend mes 4 ekipeve më të mira do të luajë me Elbasanin në Rrogozhinë. Për trajnerin Edlir Tetova nuk ka tolerime, duke theksuar se ekipi i tij do të bëjë detyrën deri në ndeshjen e fundit.
Takimi Egnatia-Elbasani do të luhet në Rrogozhinë, prej orës 17:00.
Tag: derbi
-

Sot derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani luajnë vetëm për fitore
-

Kategoria Superiore/ Sonte luhet derbi i fundit Partizani-Tirana
Sonte në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.
Forma dhe statistikat e ekipeve;
Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:Partizani: Golavarazhi 35:29
Tirana: Golavarazhi 37:42Lojtarët që bëjnë diferencën;
Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.
E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë;
Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.
Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.
Tirana – Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit. -

Derbi i Mançesterit pa fitues, Liverpul thyhet në Londër
Derbi i Mançesterit ndërmjet Junajtid dhe Sitit luajtur këtë pasdite në ‘Old Trafford’ përfundoi 0-0
Mundësia e parë i përket Qytetarëve dhe vjen në minutën e 40-të, me gjuajtjen e fuqishme të Gundogan duke rrezikuar portën e mbrojtur nga Onana. Në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës tentoi sërish me disa goditje nga distanca të De Brynje dhe Marmoush por Onana u përgjigj mirë.
Rasti më i rrezikshëm për skuadrën e Amorimit, në derbin e parë të Mançesterit, erdhi në minutën e 70-të me gjuajtjen e Ugartes. Edhe në vijim ishte Mançester Junajtid që shtyu me forcë mirpo portieri Ederson arriti të ndalë Zirkze me shokë.
Ndërkohë po sot erdhi humbja e rëndë e Liverpulit. Skuadra e Slot pasi ka mësuar barazimin e Arsenalit dje nuk ndjeu presion dhe sfida e humbur me Fulhem 3-2 me gjasë nuk ndikon te udha e tyre drejt titullit të 20-të në histori. Diferenca aktuale 11 pikë.
Java e 31-tëSotBrentford-Çelsi 0-0Fulhem-Liverpul 3-2Totenham-Southampton 3-1Mançester Junajtid -Mançester Siti 0-0
Luajtur dje:Everton-Arsenal 1-1Kristal Palasë -Brajton 2-1Ipsuiç-Uolverhampton 1-2Uest Hem-Bournemouth 2-2Aston Vila-Notinghem Forest 2-1
Të hënën:Leiçester-Njukasëll 21:00
Vazhdo leximin
-

Shumë zhurmë për asgjë… Derbi i Manchesterit lë për të dëshiruar, barazim pa gola
6 Prill 2025
19:33
Telesport
Në “Old Trafford” u përballën mes tyre në derbin e qyetit, Manchester United dhe Manchester City. Të dyja klubet vinin nga një sezon aspak i mirë dhe larg objektivave që kishin në fillim të tij.
Manchester United renditet në vendin e 14-të si rrallëherë në historinë e tij, Manchester City renditet në vendin e pestë dhe është në garë për një vend në Champions League.
Forma e dobët e dy ekipeve u reflektua edhe në sfidën e sotme. Si rrallëherë në këtë derbi, mungoi goli dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0. -

Derbi ndaj Partizanit, trajneri i Tiranës: Ndeshje me peshë, pres shumë nga skuadra
Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Partizanit.
“Është ndeshje jetike pasi me gabimet tona e kemi bërë kështu përsa i përket pikëve, jo vetëm si derbi ku dihet që të dyja skuadrat bëjnë mbi maksimumin për ta fituar. Luftojmë për mbijetesën, duhet të bëjmë shumë më shumë se sa Partizani, vuajmë për pikë, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që bëmë me Elbasanin.
Duhet të kemi fytyrë tjetër jo si me Elbasanin që e nisëm mirë por në fund u treguam të vegjël. Ndryshe është që të vrapojmë, luftojmë dhe besojmë më shumë, pasi ndeshjen e fundit pashë që skuadra ndryshoi besimin. Mua nuk mu duk që u vetëkënaqem por hymë në presion, nuk ja lejojmë vetes, skuadra vuan anën psikologjike. Shpresoj që kundërshtarët të mos jenë në një ditë të mirë, problemin e kemi pasur te vetja dhe jo kundërshtarët. Ne nuk po bëjmë mirë pjesën tonë, kemi bërë ndeshje të mira në minuta të veçanta, duhet të kemi vazhdimësi, nuk ja lejoj vetes dhe skuadrës që të merremi me të tjerat kur vetë nuk jemi aty ku duhet.
Patjetër që ka një ndryshim, është një skuadër që duhet analizuar me tepër, Partizan me më shumë luftë dhe ego këto dy ndeshjet e fundit, po bëjmë shumë gabime dhe iu kemi bërë ndere kundërshtarëve, duhet ta mbyllim tani. Ne do të mundohemi të sulmojmë për të shënuar golin. Që në ditën e parë në këtë kampionat, e kam orientuar skuadrën vetëm të fitojë, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët, edhe pse nuk ka asnjëherë siguri, duhet të luftojmë dhe të vraposh.
Ndodh që bën një ndeshje të mirë dhe humb dhe po ashtu bën një ndeshje të dobët dhe fiton. Tifozët kanë të drejtën e tyre që në këtë moment të jenë të mërzitur dhe e them me sinqeritet, por ne të gjithë largohemi nga Tirana por kjo Tiranë është e tifozëve, në derbi do e kemi mbështetjen e tyre”, tha ai. -

Derbi i fundit i sezonit, Partizani – Tirana, luhet të hënën në “Arenën Kombëtare”
Të hënën, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.
Forma dhe statistikat e ekipeve;
Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:
Partizani: Golavarazhi 35:29
Tirana: Golavarazhi 37:42
Lojtarët që bëjnë diferencën;
Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.
E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë;
Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.
Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.
Tirana – Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por një traditë e madhe e futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit.
-

Supersfida e kryeqytetit në “Arenën Kombëtare”, dalin në shitje biletat e derbit Tirana-Partizani!
4 Prill 2025
21:23
Telesport
Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet ditën e hënë në orën 20:00 dhe sigurisht që është shfaqja e fundit në kryeqytet për këto dy ekipe kundër njëri-tjetrit duke qenë se në playoff për final four të titullit, Tirana nuk është dhe gjithashtu bardheblutë rrezikojnë të bien nga kategoria dhe magjia e kësaj sfide do të shuhej kështu për sezonin tjetër.
Skuadra bardheblu mbërrin në këtë fazë të kampionatit me shumë probleme, një krizë rezultatesh, me një tifozeri që është lodhur dhe po dorëzohet, por derbi mund të rikthejë emocionet e vetme që kanë mbetur.Ndeshja luhet në “Arenën Kombëtare” dhe ky është avantazhi i parë. Veç kësaj, orari është i përshtatshëm dhe koha gjithashtu, pasi nuk është as në fundjavë dhe as orar pune, por një të hënë në orën 20:00.
Tirana ka publikuar çmimet e biletave që mund t’i gjeni në linkun më poshtë. Nga 5 mije pas porte, te 10 mije te tribuna perballe e me pas te tribuna kryesore nga 30 dhe 40 mije deri 50 mije.
LINKU I BILETAVE -

Nuk ka festë në “San Siro”, derbi i Milanos e përcakton finalistin në ndeshjen e kthimit
Nuk ka festë për asnjërën nga tifozeritë në “San Siro”. Derbi i Milanos ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e e dyta nisi me golin e Milanit. Tami Abrahami tundi rrjetën në minutën e 47, duke kaluar kuqezinjtë në epërsi.
Por në minutën e 67 Hakan Çalhanoglu ktheu sërish baraspeshën me një goditje nga jashtë zonës. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pavarësisht përpjekeve për të shënuar nga të dyja skuadrat. Kështu, finalisti i Kupës së Italisë do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit./Sport Ekspres/ -

Arsenal kërkon tri pikë në derbi, në fushë edhe Mançester Junajtid
Pas pak nisin tre ndeshje të Premier League të cilat vlejnë për javën e 30-të të kampionatit elitar në Angli.
Kështu në Londër vjen derbi Arsenal- Fulhem ndërsa në program janë dhe takimet;
Uolves- Uest Hem dhe Notingham Forest- Mançester Junajtid. Dy takimet e para nisin në 20:45 ndërsa sfida tjetër starton në orën 21:00.
Java e 30-të në Premier League
Arsenal- Fulhem
Uolves- Uest Hem
Notingham Forest- Mançester Junajtid
Vazhdo leximin
-

Kupa e Italisë, në mes derbi Milan- Inter
Kupa e Italisë pasi luajti mbrëmë aktin e parë të gjysmëfinaleve teksa Bolonja fitoi në Empoli 0-3, sot do të ofrojë takimin tjetër të këtij raundi.
Ai i takon derbit Milan- Inter me dy skuadrat milaneze të cilat e dëshirojnë me forcë këtë trofe. Sidomos kuqezinjtë e portugezit Konseiçao pasi me situatën në kampiont duken larg trofeut të ‘rëndë’.
Kështu “Madonina” në versionin Kupë, pritet të ndezë qytetin me takimin e parë që starton këtë mbrëmje në orën 21:00./ Sportiim.al/
Vazhdo leximin