Tag: derbi

  • E FUNDIT/ Tirana shkëlqen në derbi dhe jep sinjale mbijetese, Partizani rrezikon katërshen

    E FUNDIT/ Tirana shkëlqen në derbi dhe jep sinjale mbijetese, Partizani rrezikon katërshen

    Kryeqyteti është bardheblu. Derbi ka shndërruar Tiranën. Bardheblutë kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Partizanin. Ekipi më i titulluar në shqipëri gjeti fillimisht rrugën e rrjetës me anë të Zharmunit. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 19 dhe më pas në të 41-tën dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
    Pikërisht nga 11 metrat do të vinte edhe goli i tretë i ndeshjes. Por këtë herë autori i golit ishte Ernesti. Tirana mori kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke dhënë sinjale pozitive për mbijetesën. Bardheblutë tashmë i ndan vetëm një pikë qendrimi në “Abissnet Superiore” edhe në sezonin e ardhshëm.
    Ndërkohë, humbja e sotme vë në rrezik vendin e 4-t për Partizanin. Elbasani qendron pas tyre me vetëm 1 pikë diferencë dhe gati për t’i rrëmbyer pozicionin në renditje./Sport Ekspres/

  • Tirana feston me rezultatin 3-0 në derbi, zhgënjen Partizani

    Tirana feston me rezultatin 3-0 në derbi, zhgënjen Partizani

    Tirana fiton 3-0 ndaj Partizanit në “Arenën kombëtare”, në një derbi të dominuar plotësisht.
    Bardheblutë e nisën ndeshjen në sulm dhe lëshuan sinjale të qarta. Zharmuni përfitoi në maksimum nga një top i kthyer, teksa nga fare pranë realizoi me kokë.
    Depërtim fantastik i Zharmuni, me këtë të fundit që provoi të fusë një top në qendër, por Ismaili preku topin me dorë, duke shkaktuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fal Zharmuni, me një ekzekutim perfekt.
    Pjesa e parë përfundoi me dominimin e të besuarve të Shkëmbit, ndërsa shumë pak për të thënë për Partizanin, që nuk po dilte dot në lojën e vet.
    Në pjesën e dytë, portieri i të kuqve, Hoxha shkaktoi penallti duke penguar kundërshtarin. Gjakftohtë nga 11-metra, Ernest i siguroi fitoren Tiranës.
    Tirana renditet në vendin e tetë me 35 pikë dhe sheh nga mbijetesa. Në krahun tjetër, Në krahun tjetër, ekipi i Gegës vendos në rrezik Final Four, pasi ka vetëm një pikë më shumë se Elbasani.

  • LIVE/ Tirana ndizet në derbi, bardheblutë i shënojnë dy gola Partizanit në pjesën e parë

    LIVE/ Tirana ndizet në derbi, bardheblutë i shënojnë dy gola Partizanit në pjesën e parë

    Në “Arenën Kombëtare” është duke u zhvilluar ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar, ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Bardheblutë janë ndezur në derbi, teksa e ka përfunduar pjesën e parë të lojës në epërsi.
    Zharmuni e ka dërguar topin dy herë në rrjetën e të kuqve. Në minutën e 19, një godijte spektakolare nga goditja e dënimit ka përfunduar në traun e portës së Partizanit. Topi u kthye sërish në zonë, ku Zharmuni e dërgoi me kokë në portën e boshatisur.
    Ndërkohë, në minutën e 41-të ishte përsëri sulmuesi i Tiranës ai që ndëshkoi “demat e kuq” me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Por, loja nuk ka përfunduar ende, teksa janë ende të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • VIDEO: Tirana-Partizani, vjen goli i parë në “Arenën Kombëtare”! Shënon Jarmouni

    VIDEO: Tirana-Partizani, vjen goli i parë në “Arenën Kombëtare”! Shënon Jarmouni

    7 Prill 2025

    20:24

    Telesport

    Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Tre përballjet e para të këtij sezoni kanë përfunduar në barazim, dy pre të cilave pa golave dhe njëra 1-1.
    Partizanit i duhet fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”, aq më tepër që tani janë vetëm një pikë larg Elbasanit të vendit të pestë, ndërsa Tiranës i duhen pikët për të dalë nga zona e ftohtë, ku rrezikon shumë rënien nga Kategoria.
    Derbi i sotëm ka nisur shumë vrullshëm për të dy ekipet. Bardheblutë kanë gjetur të parët golin, në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit.
    SHIKOGOLIN

  • VIDEO: Derbi i Tiranës, tifozët marshojnë drejt stadiumit me entuaziazëm

    VIDEO: Derbi i Tiranës, tifozët marshojnë drejt stadiumit me entuaziazëm

    7 Prill 2025

    18:43

    Telesport

    Mbrëmja e sotme rezervon derbin e fundit të sezonit, Tirana-Partizani, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:00.
    Në fushë askush nuk mund ta parashikojë rezultatin e këtij takimi, por një gjë mund të parashikohet me lehtësi: stadiumi do të jetë plot spektakël në tribuna.
    Tifozët janë bërë gati për të mbështetur dy ekipet e kryeqytetit dhe kanë nisur marshimin drejt “Arenës Kombëtare”.

  • Një derbi për t’u luajtur…

    Një derbi për t’u luajtur…

    Tre përballjet sezonale nuk kanë prodhuar fitues, i fundit i ‘skuqur’ nga kartonët e Hamitit.

    Një derbi për t’u luajtur. Tirana- partizani në takimin numër 178 mes tyre pritet të ndezë kryeqytetin shqiptar Tiranën për javën e 33-të Abissnet Superiore. Mbi të gjitha Tirana e cila përpos krenarisë që të dhuron derbi, i ka emergjente pikët.

    Te bardheblutë janë optimistë. Shkëmbie tha në konferencë se vetëm tri pikët vlejnë. Ai ka një mungesë të detyruar si Rafael Silva (kartonë) ndërsa grupi tjetër i gjithi në dispozicion.

    Te Partizani nuk ka dilema. Me vendin e 4 ende në diskutim, Gega kërkon sa më shpejt ato pikë që e mbajnë në Final Four. pa folur pastaj për vazhdimësinë e ndeshjeve të fundit me Tiranën. Nuk do të ketë Bytyqin.

    Ndeshja nis këtë mbrëmje në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Derbi Tirana-Partizani dhe ndeshja për llogaritë e Final Four, njihuni me axhendën e Superiores për sot

    Derbi Tirana-Partizani dhe ndeshja për llogaritë e Final Four, njihuni me axhendën e Superiores për sot

    Superiorja do të mbyllë sot javën e 33-të të saj. Dy ndeshje të mbetura premtojnë emocione. E para do të jetë mes Egnatias dhe Elbasanit, që nis në orën 17:00. Kampionët duan të sigurojnë dy vendet e para për fazën Final Four, teksa verdheblutë shpresojnë të marrin pikë për t’u bërë pjesë e saj.
    Java e 33-të do të mbyllet me derbin e kryqytetit. Tirana dhe Partizani do të masin forcat në “Arena Kombëtare” prej orës 20:00. “Demat” kërkojnë vazhdimësi nën drejtimin e trajnerit Gega, teksa Tiranës i duhen pikë për mbijetesën.
    NDESHJET
    Egnatia – Elbasani, ora 17:00
    Tirana – Partizani, ora 20:00

  • Derbi i madh i fundit i sezonit, Partizani dhe Tirana përballen sonte për objektiva krejt të kundërt

    Derbi i madh i fundit i sezonit, Partizani dhe Tirana përballen sonte për objektiva krejt të kundërt

    Sonte, në orën 20:00, në “Arena Kombëtare”, do të startojë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë ndërqytetase, e fundit për këtë sezon në Superiore, pritet të dhurojë emocione të forta dhe spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.
    Forma dhe statistikat e ekipeve – Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në “Final Four”, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze. Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:
    Partizani: Golavarazhi 35:29Tirana: Golavarazhi 37:42
    Lojtarët që bëjnë diferencën – Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Walid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.
    E ardhmja e futbollit shqiptar në fushë – Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.
    Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tri sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim, mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.
    Tirana-Partizani nuk është thjesht një ndeshje, por përballje e ethshme traditash të mëdha të futbollit shqiptar. Me atmosferën elektrizuese që pritet në stadium dhe rivalitetin historik mes dy klubeve, ky derbi do të jetë një mbrëmje për t’u shijuar nga të gjithë tifozët e futbollit.

  • Gega: Derbi mbetet derbi në çdo situatë dhe kohë, jemi rivalë të përjetshëm

    Gega: Derbi mbetet derbi në çdo situatë dhe kohë, jemi rivalë të përjetshëm

    Sonte, prej orës 20:00, në “Arena Kombëtare” do të startojë derbi i katërt dhe i fundit sezonal për këtë kampionat mes Tiranës dhe Partizanit. Tri ballafaqimet e mëparshme kanë përfunduar në barazim, ndërsa sonte është sit ë thuash “jetë a vdekje” për të dyja skuadrat, edhe pse me qasje të ndryshme.
    Kështu, Tirana ka nevojë jetike për pikë, që të mbijetojë në Superiore, tejet e rrezikuar, aktualisht e fundit me 32 pikë. Nga ana tjetër, Partizani Lufton për “final four”, duke mbajtur vendin e katërt aktualisht, me 47 pikë, por matematikisht i arritshëm nga Elbasani. Duke bërë prognozën e kësaj përballjeje, shumë të pritur nga tifozët e të dy skuadrave, por jo vetëm, trajneri i të kuqve, Skënder Gega, u shpreh:
    Si e prisni derbin ndaj Tiranës?Secili ka patur vështirësi në klubet e veta, edhe ne kemi problemet tona. Në pak ditë kemi 3 ndeshje. Dy ndeshjet e para i kemi kaluar me sukses, por kemi harxhuar energji. Në të njëjtën kohë na kanë bërë mirë, sepse po ingranohemi dhe angazhohemi ashtu si duhet me kërkesat që kemi. Derbi mbetet derbi në çdo situatë dhe në çdo kohë, pavarësisht klasifikimit të ekipeve. Ne jemi rivalë të përjetshëm. Mua si trajner, por dhe si ish-futbollist më takon të flas me respekt për historinë e Tiranës, sepse një pjesë prej tyre i kam shokë, miq kemi përfaqësuar Shqipërinë bashkë. Në këtë aspekt ka vlera kjo ndeshje. Pikët janë të domosdoshme për ne, pasi jemi në një pozicion që duhet vërtet të bëjmë mirë. Për 90 minuta jemi rivalë, për 90 minuta secili kërkon suksesin. Nuk është e lehtë, nuk mund të them çfarë do të ndodhë, por do të hyjmë me besim për objektivat tona.
    Çfarë “magjie” keni përdorur që e ndryshuat Partizanin brenda pak ditësh?Në çdo vend që shkon, trajneri mundohet të bëjë më të mirën, ky është profesioni. Këtu ka një dozë dashamirësie dhe mikpritje, kjo të bën që të japësh edhe rezervat që ke, sepse çdo gjë e ke nga kontributet aty ku je rritur. Nga klubi jam pritur shumë mirë,  kjo më ka bërë që në çdo gjë të ndihem komod. Me futbollistët po njihemi dhe kuptohemi më mirë çdo ditë. Jam shumë i kënaqur, do doja të isha përgjithmonë, do doja të isha për shumë kohë, por i tillë është futbolli, të tilla janë planet e çdo klubi. Sot jam këtu dhe dua të shikoj vetëm përpara, nuk kam qejf t’i kthej mbrapsh gjërat.
    Ndoshta nuk do ta kishit dashur Tiranën në këtë pozicion të renditjes…Nuk jemi ne që i caktojmë ecuritë e kundërshtareve apo rivalëve. Historikisht, në çdo pozicion që është Tirana apo Partizani, kjo ndeshje është ndër më të rëndësishmet e Kategorisë Superiore, pavarësisht klasifikimit. Eshtë ndeshje për qytetin, për dy tifozeritë, që kanë shansin e tyre t’i mbështesin në mënyrën më të zjarrtë ekipet e zemrës. Çdo gjë është pozitive. Eshtë një ditë që të jep adrenalinë. Po ta kuptojnë lojtarët që drejtoj unë se çfarë klubi përfaqësojnë dhe çfarë mbështetje kanë do të japin më tepër. Çdo gjë po shkon mirë deri tani.
    Cila është gjendja e skuadrës, dihet se Bytyçi do të mungojë për efekt kartonësh?Pjesa tjetër e skuadrës po mundohet të punojë shumë mirë. Jemi munduar që lojtarët që kanë superngarkesë, siç është Bintosuka, por edhe të tjerët që kanë ardhur me vonesë, të rikuperohen në maksimum. Akoma deri tani nuk kemi vendosur për formacionin. Eshtë një grup shumë serioz, por i ri lojtarësh, që ka nevojë për mbështetje, për fjalën e mirë, për t’i dhënë besim. Jemi munduar që secilit t’i trasmetoj besimin se është pjesë e rëndësishme e ekipit dhe klubit. Përsa i përket gjendjes së skuadrës, është fundi i kampionatit dhe normalisht ndeshjet e ngjeshura kanë bërë që të rëndohen këmbët e futbollistëve. Pavarësisht se nuk janë të gjithë në një ‘prerje’, do mundohemi t’i aktivizojmë në pozicionin e duhur, t’i nxjerrim nga loja në momentin e duhur, sepse kemi edhe të tjerë rezerva. Çdo njeri ka një marrëveshje me këtë klub. Sikur edhe 3 sekonda lojë t’i kërkohen duhet të tregojë respekt, sepse kështu funksionon.
    A do të shohim një Partizan agresiv për të fituar derbin dhe kënaqur tifozët?Nuk luhet futboll pa pasion dhe pa agresivitet. Agresiviteti nuk është privilegj që i jepet klubit, e ke për detyrë të jesh agresiv në futboll. Mënyra si do të luajmë ne, si do të vendosemi në fushë ka për qëllim të japim gjithçka. Nganjëherë derbi i bën lojtarët emocionalë, por duhet të jemi të vëmendshëm, të bëjnë gjithmonë ato që kemi punuar gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Jam i kënaqur me mënyrën si po përgjigjen, nga minuta e parë e deri kur të bjerë bilbili I fundit duhet të jemi të qetë, të luajmë pa presion. Të mendosh që të mos jesh agresiv në derbi është e papranueshme. Në çdo ndeshje duhet të jesh agresiv, por adrenalina e derbit ta shton dozën e forcës. Gjithsesi, duhet ruajtur “fair-play” në 90 minuta, të fokusohemi te puna jonë në fushë dhe jo çfarë ndodh rreth e rrotull.
    Tri ndeshjet e para derbi të këtij kampionati janë mbyllur në barazim…Ne do të hyjmë në fushë për maksimumin. Maksimumi në futboll dihet, ka 3 pikë dhe 1 pikë. Të jem i sinqertë nuk jam natyrë që parashikoj. Nëse kanë dalë 3 ndeshjet pararendëse barazim, janë të pranueshëm në derbi. Mbetet të shikojmë, nuk e di nëse do të jetë barazimi i katërt për këtë sezon, por do të futemi për të marrë maksimumin.

  • Shkëmbi kërkon ndihmën e tifozëve në derbi: Ne jemi kalimtarë, Tirana është përjetësisht e juaja

    Shkëmbi kërkon ndihmën e tifozëve në derbi: Ne jemi kalimtarë, Tirana është përjetësisht e juaja

    E pabesueshme, por e vërtetë. Tirana e historisë dhe traditës së madhe në futbollin shqiptar, skuadra më e titullar në vend, mban vendin e fundit të renditjen e Superiopres për momentin. Jemi në “stacionin” e 33-të të kampionatit, kanë mbetur për t’u luajtur edhe tri javë të Superiores (pa “final four”), ndaj rreziku për t’u rrëzuar një kategori më poshtë është më prezent se kurrë te bardheblutë.
    Për ta evituar këtë katastrofë, e cila nuk do të ndodhte për herë të parë, gjithsesi, duhet fituar derbi i mbrëmjes së sotme ndaj Partizanit dhe tri sfidat në vijim. Në të kundërt, investimi i klubit do të “hidhet në erë”, emri i madh i Tiranës do të njollosej pa masë. Bledi Shkëmbi, trajneri i bardhebluve, e ka përshkruar kështu përballjen e sotme me “demat e kuq”, ku nuk ka rrugë tjetër veç fitores:
    “Është ndeshje jetike, pasi me gabimet tona e kemi bërë kështu situatën, kritike përsa iu përket pikëve. Pra, nuk e shohim vetëm si derbi, ku dihet që të dyja skuadrat japin mbi maksimumin për ta fituar. Luftojmë për mbijetesën, duhet të bëjmë shumë më tepër se Partizani. Po vuajmë për pikët, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo ndaj Elbasanit.
    Duhet të kemi fytyrë tjetër, jo si me Elbasanin, që e nisëm mirë, por në fund u treguam të vegjël. Duhet të vrapojmë dhe luftojmë më shumë, pasi ndeshjen e fundit pashë se skuadra ndryshoi në besim. Mua nuk m’u duk që u vetëkënaqëm, por hymë në presion, skuadra vuan anën psikologjike.
    Shpresoj që Partizani të mos jetë në një ditë të mirë, edhe pse problemin e kemi pasur te vetja e jo kundërshtarët. Nuk po e bëjmë mirë pjesën tonë, kemi zhvilluar ndeshje të mira në minuta të veçanta, por duhet të kemi vazhdimësi. Nuk ia lejoj vetes dhe skuadrës që të merremi me të tjerët, kur vetë nuk jemi aty ku duhet.
    Patjetër që ka një ndryshim te Partizani me ardhjen e Gegës në stol, është një skuadër që duhet analizuar më tepër. Kam parë një Partizan me më shumë luftë dhe ego këto dy ndeshjet e fundit. Ne po bëjmë shumë gabime, iu kemi bërë ndere kundërshtarëve, duhet ta mbyllim tani këtë qasje të gabuar.
    Do të mundohemi të sulmojmë për ta shënuar sa më shpejt golin. Që në ditën e parë në këtë kampionat e kam orientuar skuadrën vetëm të fitojë, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët, edhe pse nuk ka asnjëherë siguri. Për të fituar duhet të luftosh dhe vraposh.
    Ndodh që bën një ndeshje të mirë dhe humb, po ashtu luan ndeshje të dobët dhe fiton. Tifozët kanë të drejtën e tyre që në këtë moment të jenë të mërzitur, e them me sinqeritet, por ne të gjithë largohemi nga Tirana, ajo mbetet. Kjo Tiranë është e tifozëve, ndaj në këtë derbi presim mbështetjen e tyre më të madhe të mundshme”.