Tag: derbi

  • Humbja në derbi, flet tekniku i Tiranës: Jemi të rënduar në aspektin psikologjik, bëjmë analizë të thellë

    Humbja në derbi, flet tekniku i Tiranës: Jemi të rënduar në aspektin psikologjik, bëjmë analizë të thellë

    Tekniku i Tiranës, Nuhiu komentoi humbjen 2-0 ndaj Partizanit në derbi.
    “Jemi të rënduar në aspektin psikologjik. Pjesë e parë besova shumë se skuadra do kërkonte më shumë, por na mungoi kreativiteti për të gjetur golin. Në pjesë e dytë nuk na dha shumë hapësira kundërshtari.

    Pozitive ishte pjesa e tifozëve dhe i kërkojë ndjesë. Marrim gola të lehtë, përpiqem t’i sjell sa më shumë informacione skuadrës për kundërshtarin. Pranojmë gola aksidental. Në pjesë e pare, pati shpresa për të shënuar, ama nuk ndodhi. Po mundohemi që të punojmë.
    Mbingarkesa e ndeshjeve dhe dëmtimet na e kanë vështirësuar. Po lodhet edhe skuadra. Provuam me të gjitha frocat, por prap nuk na shërbeu. Na mbetet të shohim përpara në 3 ndeshjet e radhës dhe mos të largohemi nga rivalët. Na mungoi kreativiteti në goditjen finale.
    Në anën e majtë më kociz, ama në të djathtë jo mirë. Pres shkëndija më konkrete nga sulmi. I besojë më shumë Haxhiut në krahë. Ne duhte ta pengomin kundërshtarin dhe të fitonim topin e parë. Besojë se duhet të mobilizohemi në 3 ndeshjet e ardhshme dhe më pas vjin pushimet.
    Ne do bëjmë një analizë më të thellë. Do mundohemi të ruajmë grupin, apo të shtojmë disa komponentë. Besojë fuqishëm te puna apo taktika jonë. Merkato? Kemi nevojë në sulm apo mesfushë për përforcime. Nëse e forcojmë grupin, kam besim se do dalim nga kjo situatë”.

  • FOTO/ “Ndizet” kryeqyteti, tifozët e Partizanit dhurojnë show në rrugë

    FOTO/ “Ndizet” kryeqyteti, tifozët e Partizanit dhurojnë show në rrugë

    Partizani përballet me Tiranën në “Air Albania”, në kuadër të Superiores. Gjatë ditës, tifozët e kuq kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, ndërsa teksa po shkonin drejt stadiumit, ata kanë qenë të shoqëruar nga policia, në mënyrë që të mos ketë probleme.
    Ashtu siç kanë bërë në çdo derbi, mbështetësit e Partizanit do të bëjnë tifo për skuadrën në shkallët e “Air Albania”. Derbi fillon në orën 18.00.

     

  • FOTO/ Nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna, koreografitë e tifozerive në derbi

    FOTO/ Nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna, koreografitë e tifozerive në derbi

    Partizani dhe Tirana sfidojnë njëra-tjetrën në Air Albania, në takimin që do shkojë për llogari të Superiores.
    Tifozët e të kuqve kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa shihen që mbajnë tullumbace në ngjyrë të kuqe.

    Derbiu
    Tifozët bardheblu, marrë shkas nga periudha e vështirë që po kalon skuadra, kanë një mesazh të qartë nëpërmjet një banderole. “Kur i ftohti vjen, vetëm më të fortët mbijetojnë”- shkruhet aty.
     
    Derbi2
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Partizani e nis me furi derbin e kryeqytetit, të kuqtë gjejnë direkt golin (video)

    Partizani e nis me furi derbin e kryeqytetit, të kuqtë gjejnë direkt golin (video)

    Derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Pavarësisht se të dy ekipet nuk janë në një moment të mirë, sidomos bardheblutë të cilët renditen në fund të tabelës, kur vjen puna te derbi, nuk ka nevojë për motim, luhet vetëm për fitore.
    Tirana ka vetëm një fitore këtë sezon dhe e ka pikërisht në derbin e parë ndaj Partizanit, ku fitoi 0-3. Ndërkohë, Partizani kërkont ë fitojë derbin e parë për këtë sezon dhe synimi kryesor është të afrohet dhe të kapë “Final Four”.
    Të dyja ekipet e kanë nisur me këtë formacion titullar:
    TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, MetaPARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia

  • Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

    Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

    Në stadiumin “Air Albania”, sot në orën 18:00 nis një nga përballjet më të ndjekura të futbollit shqiptar, derbi i Tiranës mes bardhebluve dhe Partizanit. Përtej historisë dhe rivalitetit të gjatë, ky derbi vjen në një moment të veçantë, kur të dyja skuadrat ndodhen larg pritshmërive dhe kanë nevojë për rezultat për të mos e lënë sezonin të rrëshqasë në dështim.
    Pak minuta para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Ardian Nuhiu dhe Oltijon Kërnaja që kanë vendosur të mos rrezikojnë; në fushë zbresin emrat më të fortë të të dyja kampeve.
    Tirana, që kërkon të rekuperohet pas humbjes turpëruese ndaj Dinamos, rreshtohet me: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta.
    Në stol është trajneri Ardian Nuhiu, që e sheh këtë sfidë si një provë vendimtare për të mbajtur drejtimin e ekipit.
    Në anën tjetër, Partizani, që ka ardhur nga një fitore minimale, do të kërkojë të shfrytëzojë krizën e Tiranës për të marrë 3 pikët dhe për të shpëtuar sezonin. Formacioni i “demave të kuq” është: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia.
    Skuadra drejtohet nga Oltijon Kërnaja, i cili kërkon të fitojë derbin e parë si trajner i parë në krye të Partizanit.

  • Tirana do të kërkojë fitoren e dytë të sezonit, Partizani të kapë “Final Four”. Formacionet zyrtare të derbit

    Tirana do të kërkojë fitoren e dytë të sezonit, Partizani të kapë “Final Four”. Formacionet zyrtare të derbit

    Padyshim që kryesfida e javës së 15-të në Abissnet Superiore është derbi i madh i kryeqytetit, Tirana-Partizani. Pavarësisht se të dy ekipet nuk janë në një moment të mirë, sidomos bardheblutë të cilët renditen në fund të tabelës, kur vjen puna te derbi, nuk ka nevojë për motim, luhet vetëm për fitore.
    Tirana ka vetëm një fitore këtë sezon dhe e ka pikërisht në derbin e parë ndaj Partizanit, ku fitoi 0-3. Ndërkohë, Partizani kërkont ë fitojë derbin e parë për këtë sezon dhe synimi kryesor është të afrohet dhe të kapë “Final Four”.
    Ardian Nuhiu dhe Oltion Kërnaja kanë zgjedhur të hedhin në fushë këto formacione:
    TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, MetaPARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia

  • Drejt derbit, trajneri i Partizanit: Jemi gati, pres maksimumin

    Drejt derbit, trajneri i Partizanit: Jemi gati, pres maksimumin

    Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Tiranës.

    Atmosfera në ekip në prag të derbit.

    “Siç e thash edhe javën e kaluar atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, djemtë janë përgatitur. Dihet derbit ka një specifikë tjetër, një adrenalinë tjetër nga tifozët, lojtarët ,stafi çdo gjë ka tjetër realitet ka tjetër specifikë. Jemi munduar ta përgatisim në mënyrën e duhur”.
    Si e prisni Tiranën në këtë përballje?
     
    “Zakonisht në derbi nuk është parë asnjëherë renditja e ekipeve. Gjithmonë kanë qenë ndeshje të luftuara, pavarësisht pozicionit në tabelë si nga ekipi jonë ashtu edhe ndaj kundërshtarit. Gjithmonë është luftuar për çdo top dhe çdo gjë do jetë në kuadër të luftës sportive. Nuk duhet të nisemi fare nga renditja, apo nga ndeshjet e fundit të Tiranës, duhet të merremi vetëm me ekipin tonë kështu që jemi gati për ekipin tonë”.
     
    Derbet e fundit kanë folur për Tiranën. Çfarë mund të bëni diçka ndryshe në përballjen e radhës?
    “Eshtë komplet histori tjetër, qasje tjetër, mënyrë tjetër. Ne do presim të japim gjithnjë maksimumin siç kanë bërë çunat, çdo ndeshje duke luftuar për çdo top për çdo centimetër fushe, për të respektuar fanellën e Partizanit dhe tifozët e saj të shumtë”.
    Si ndiheni duke qenë se për ju është edhe derbi i parë?
    “Është një ndeshje speciale, edhe për mua. Derbi i parë. Është ndeshja më speciale në Shqipëri, pavarësisht renditjes. Është derbi, do shohim dhe t’ja lëmë fushës”.
    Si është gjendja e skuadrës?
    “Skuadra vazhdon të jetë po e njëjta, ndoshta mund të jenë në pankinë Skuka dhe Sembene. Nuk janë të gatshëm me 100% të formës se vijnë nga dëmtim prej 4-5 javësh. Preka vazhdon i dëmtuar. Djemtë e tjerë, kanë bërë goxha mirë këto kohë. Ekipi është i gatshëm besoj”.
    Numri i pakët i biletave të shitura?
    “Tifozët tanë kanë ardhur. Kanë qenë prezent në të gjitha ndeshjet tona. Guerrilsat janë të pandashëm, janë tifozët numër 1 në Shqipëri dhe të pandashëm. Pavarësisht rezultateve të këqija në fillim, ata sërish na mbështetën. Besoj dhe i ftoj të na mbështesin nesër, kjo ndeshje përveç lojtarëve është më shumë në anën e tifozllikut. Më shumë për ta, që t’i bëjmë krenarë me rezultat pozitiv nesër”.

  • Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon kthesën, Partizani në kërkim të vazhdimësisë

    Sot derbi i kryeqytetit/ Tirana kërkon kthesën, Partizani në kërkim të vazhdimësisë

    Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i kësaj të diele mes Tiranës dhe Partizanit.
    Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme. Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0. Në përballjen e parë të sezonit fitoi Tirana, në fitoren e saj të vetme deri tani.

    Statistikat e të dy ekipeve nuk janë ato që zakonisht shohim nga Partizani dhe Tirana.
    Partizani është skuadra e dytë me më pak zotërim topi në Abissnet Superiore, me mesatare 44.6% (më pak ka vetëm Bylisi). Gjithashtu, me 76.3% pasime të sakta, Partizani gabon më shumë se çdo skuadër tjetër në fazën e zotërimit të topit.
    Nga ana tjetër, Tirana është ekipi që po pëson më shumë goditje në portë në gjithë kampionatin, rreth 12.5 për ndeshje — dyfishi i Teutës, që pëson më pak. Tirana renditet e treta për përqindjen e goditjeve në portë me 37.6%, ndërsa Partizani është i fundit me vetëm 21.8%.
    Të dyja ekipet kanë përqindje të mira në duelet mbrojtëse, pasi të dyja janë mbi 60%. Megjithatë, këto të dhëna janë larg standardit që zakonisht vendosin Partizani dhe Tirana, dhe situata kërkon vëmendje maksimale për të shmangur rrezikun e një sezoni të dështuar.
    Në atmosferën e veçantë të stadiumit Air Albania, tensioni dhe intensiteti i këtij derbi pritet të jenë në qendër të vëmendjes, në një mbrëmje që mund të shënojë pikën e kthesës për njërën prej skuadrave.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Derbi i kryeqytetit: Tirana sot kërkon kthesën, Partizani vazhdimësinë

    Derbi i kryeqytetit: Tirana sot kërkon kthesën, Partizani vazhdimësinë

    Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i kësaj të diele mes Tiranës dhe Partizanit.
    Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme. Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0. Në përballjen e parë të sezonit fitoi Tirana, në fitoren e saj të vetme deri tani.
    Statistikat e të dy ekipeve nuk janë ato që zakonisht shohim nga Partizani dhe Tirana.
    Partizani është skuadra e dytë me më pak zotërim topi në Abissnet Superiore, me mesatare 44.6% (më pak ka vetëm Bylisi). Gjithashtu, me 76.3% pasime të sakta, Partizani gabon më shumë se çdo skuadër tjetër në fazën e zotërimit të topit.
    Nga ana tjetër, Tirana është ekipi që po pëson më shumë goditje në portë në gjithë kampionatin, rreth 12.5 për ndeshje — dyfishi i Teutës, që pëson më pak. Tirana renditet e treta për përqindjen e goditjeve në portë me 37.6%, ndërsa Partizani është i fundit me vetëm 21.8%.
    Të dyja ekipet kanë përqindje të mira në duelet mbrojtëse, pasi të dyja janë mbi 60%. Megjithatë, këto të dhëna janë larg standardit që zakonisht vendosin Partizani dhe Tirana, dhe situata kërkon vëmendje maksimale për të shmangur rrezikun e një sezoni të dështuar.
    Në atmosferën e veçantë të stadiumit Air Albania, tensioni dhe intensiteti i këtij derbi pritet të jenë në qendër të vëmendjes, në një mbrëmje që mund të shënojë pikën e kthesës për njërën prej skuadrave.

  • VIDEO/ Një gol që vlen si një fitore, Arbër Hoxha është fantastik te Dinamo Zagreb, shënon edhe në derbi

    VIDEO/ Një gol që vlen si një fitore, Arbër Hoxha është fantastik te Dinamo Zagreb, shënon edhe në derbi

    Arbër Hoxah është padyshim lojtari i momentit nga shqiptarët. Futbollisti ynë ka fituar për muajin e tretë radhazi cmimin si lojtari më i mirë në Kroaci dhe këtë e dëshmoi më së miri edhe kundër Hajdukut.
    Në atë derbi ku humbja nuk lejohej, Arbër Hoxha ka shënuar në minutën e 102. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën dhe dërgoi shifrat në 1-1. Një barazim që vlen shumë pasi jo vetëm që vinte në derbi, por njëkohësisht bën që Dinamo Zagreb të mbajë vendin e parë me një pikë më shumë se Hajduku. /Sport Ekspres/