Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”, ka shkruar Doda.
Tag: deputetja
-

Biznesi i fëmijëve me pronat, Monika Kryemadhi: Po sulmohen, një prej tyre në politikë!
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e fëmijëve të saj dhe për biznesin që ata kanë nisur në fushën e pasurive të paluajtshme.
Në një intervistë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ajo zbulon se të tre jetojnë me të në Shqipëri dhe se kanë krijuar një startup që synon të institucionalizojë një platformë dixhitale për pronat, ku përdoruesit mund të shohin të gjithë historikun ligjor të pasurive.
Sipas Kryemadhit, platforma është ndërtuar në 15 gjuhë të botës dhe është menduar si një mundësi marketingu për tregje rajonale dhe ndërkombëtare.Deputetja u ndal edhe tek vështirësitë që ata kanë përjetuar të cilët, siç thotë ajo, janë diskriminuar për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.
Ajo thotë se çdo gjë që hapet, regjistrohet në emrin e tyre, mediat e nxjerrin si pastrim parash. Deputetja u shpreh se djalin e sheh më shumë të përfshirë në politikë.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Janë kthyer. Punojnë këtu.
Borakaj: Jetojnë me ty?
Kryemadhi: Jetojnë me mua. Kanë hapur një biznes të tyrin. Është shumë e vështirë sepse njerëzit këtu janë shumë diskriminues për shkak se janë fëmijët e Monikës dhe Ilir Metës.
Borakaj: Çfarë biznesi kanë?
Kryemadhi: Ata ndërtuan një start-up sa i përket Real Estate, për të institucionalizuar një faqe të vendosjes së gjithë pronave në site, ku duhet të shikosh gjithë historinë e pronave. Është në 15 gjuhë të botës dhe mund të shërbejë edhe për marketing, jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera. Më pas ndodhën edhe këto ngjarjet familjare, dy 25-vjeçarë me babanë në burg, prindërit të divorcuar, një shtëpi të sekuestruar, një gjyshe që është prapë nën hetim. Pra, një familje që emocionalisht nuk e përballon dot. Çdo gjë që hapet dhe regjistrohet në emrin e tyre, mediat nxjerrin pastrim parash.
Borakaj: Kush i ngjan më shumë Monikës?
Kryemadhi: Era. Bora është si Iliri, racionale dhe shumë e përgjegjshme.
Borakaj: Kë shikon në politikë nga të tre?
Kryemadhi: Besarin. Edhe pse ka qenë më i tërhequri, Besari bën analizën e gjërave në mënyrë shumë të ftohtë.
/vizionplus.tv -

“Kjo nuk është thjesht fushatë, është një mision”/ Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho: Ilir Meta tregoi që është lider…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një intervistë televizive ka folur për atmosferën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, dhe angazhimin e strategut amerikan Chris LaCivita. Ajo theksoi se opozita po ndjek një strategji të unifikuar komunikimi dhe fushate, ku fokusi është programi dhe zgjidhjet për vendin. Sipas saj, prania e LaCivitës është edhe një sinjal i fortë për tejkalimin e narrativës se opozita nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare.
“Një nga risitë më të mëdha të fushatës sonë është bashkëpunimi me Chris LaCivita, strategu që ka drejtuar fushatën e presidentit amerikan Donald Trump. Ai sjell një tjetër energji dhe fokus tek mesazhet që denoncojnë 12 vitet e krimit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës,” u shpreh Xhixho.
Ajo u ndal edhe te vendimi i Ilir Metës për të qenë pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, duke e cilësuar si një akt frymëzimi.
“E gjithë përpjekja për izolimin e Metës ka qenë për ta penguar në fushatë dhe për të goditur Partinë e Lirisë. Megjithatë, vendimi i tij për të qenë në listë të hapur ka ngjallur emocione dhe një sensibilizim të jashtëzakonshëm te strukturat tona,” theksoi deputetja.
Xhixho kujtoi gjithashtu se Meta nuk e pranoi këtë format të listës së hapur në 2008-ën, kur bëri grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese. “Kjo është një betejë që ai do ta vazhdojë edhe në parlament. Kjo nuk është thjesht fushatë, është një mision për të mbrojtur demokracinë dhe përfaqësimin real,” përfundoi ajo. -

Xhixho: Ja pse Ilir Meta nuk pranoi të jetë në listën e sigurt për deputet
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një intervistë për News24, ka folur për atmosferën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke vënë theksin te bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe angazhimi i strategut amerikan Chris LaCivita.
“Një nga risitë më të mëdha të fushatës sonë është bashkëpunimi me Chris LaCivita, strategu që ka drejtuar fushatën e presidentit amerikan Donald Trump. Ai sjell një tjetër energji dhe fokus tek mesazhet që denoncojnë 12 vitet e krimit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës,” u shpreh Xhixho.
Ajo theksoi se opozita po ndjek një strategji të unifikuar komunikimi dhe fushate, ku fokusi është programi dhe zgjidhjet për vendin. Sipas saj, prania e LaCivitës është edhe një sinjal i fortë për tejkalimin e narrativës se opozita nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare.
“Sot kemi 3 rezoluta të qarta nga partitë evropiane dhe nga IDM në SHBA, që njohin persekutimin politik të opozitës në Shqipëri. Rasti i Ilir Metës është i qartë – izolimi i tij është në shkelje të hapur të Kushtetutës,” tha Xhixho.
Ajo u ndal edhe te vendimi i Ilir Metës për të qenë pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, duke e cilësuar si një akt frymëzimi.
“E gjithë përpjekja për izolimin e Metës ka qenë për ta penguar në fushatë dhe për të goditur Partinë e Lirisë. Megjithatë, vendimi i tij për të qenë në listë të hapur ka ngjallur emocione dhe një sensibilizim të jashtëzakonshëm te strukturat tona,” theksoi deputetja.
Xhixho kujtoi gjithashtu se Meta nuk e pranoi këtë format të listës së hapur në 2008-ën, kur bëri grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese. “Kjo është një betejë që ai do ta vazhdojë edhe në parlament. Kjo nuk është thjesht fushatë, është një mision për të mbrojtur demokracinë dhe përfaqësimin real,” përfundoi ajo. -

“Jeta ime si ujëvarë, e rrëmbyer…”/ Kryemadhi feston sot ditëlindjen, nga kush e mori urimin special deputetja(Video)
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen dhe mbush 51 vjeç, pavarësisht se për politikanen, vitet janë thjesht numra. Por ndryshe nga herët e tjera, kjo ditëlindje e gjeti Kryemadhin në Tashkent të Uzbekistanit në Sesionin Plenar të Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar. Përmes një videomesazhi ajo falenderon të gjithë miqtë, kolegët të cilët e uruan në këtë 51 vjetor.
“Të dashur miq ju falenderoj shumë për urimet dhe ju jam shumë mirënjohës në të gjithë rrugëtimin tim të politikës të miqësisë dhe të asaj që ju e keni bërë të bukur. Jeta ime në këto 51 vjet ka qenë si kjo ujëvarë e rrëmbyer, e fortë e freskët por edhe e pastër, prandaj joi pa qëllim që sot dua tju falenderoj me këtë video”, dëgjohet të thotë Kryemadhi.
Ndërkaq, një falenderim special deputetja e ka pikërisht për tre fëmijët e saj, Borën, Besartin dhe Erën.
“Faleminderit Bora, Besar, Era që gjithmonë më ngrohni zemrën me mesazhet tuaja por dhe gjithmonë më sillni jo vetëm buzëqeshjen por gjithësinë e mirësisë në botë”, thotë deputetja e PL.
https://www.facebook.com/share/r/1A8eKP8FYY/ -

Ina Zhupa në Livadhja: Shpopullimi, sfida më e madhe e komunitetit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me banorët e Livadhjas në kuadër të fushatës zgjedhore, ku ka theksuar sfidën e madhe që përbën shpopullimi për këtë komunitet.
“Në Livadhja është e vështirë të gjesh të rinj aktivë. Janë larguar, dhe kanë mbetur kryesisht mosha e tretë,” tha Zhupa.
Ajo prezantoi programin për ndryshim të Partisë Demokratike, duke e konsideruar atë si një mundësi për të rikthyer shpresën dhe për të frenuar largimin masiv nga zonat rurale.
“Voto 1 për të ardhmen, për të rinjtë dhe për një Shqipëri që nuk zbrazet,” përfundoi deputetja. -

Zgjedhjet e 11 majit/ “Forca e ekonomisë jeni ju”, deputetja Tabaku takim me fasoneritë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot një fasoneri duke bashkëbiseduar me punonjësit në lidhje me ekonominë. Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit.
Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit. “Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”,,forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”., shton deputetja Tabaku. Në bisedë me punonjëset gra, T
abaku kërkoi mbështetje përmes votës preferenciale në listën e hapur, duke e konsideruar këtë si një votë të drejtpërdrejtë besimi dhe mbështetjeje për të përfaqësuar gratë dhe punëtorët në parlament.
Në fund, Tabaku vizitoi edhe ambientet e punës duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve në një sektor që është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike dhe rënia e euros. -

“Kundërshtari ynë kërkon shkrirjen e SPAK”, deputetja socialiste flet për arrestimet në rangjet e larta: Kosto që e kemi pranuar, jemi të vendosur në këtë rrugë
Deputetja e PS-së, Klodjana Spahiu, ka folur së fundmi lidhur me zgjedhjet e 11 maji dhe se sa do ndikoj në qarkun e Durrësit, ku dhe ajo kandidon, arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
E ftuar në Neës 24, deputetja socialiste u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka qenë vizioni i PS-së, e cila do ketë dhe kosto të tilla për këtë forcë politike.
“Po tentojmë të kalojmë në reformën për të forcuar sundimin e ligjit për të luftuar korrupsionit. Ka patur kosto ka qenë e dhimbshme. Ju përmendni ish kolegë tanët. Ka qenë kosto që e kemi pranuar. Duke qenë të vendosur në këtë rrugë. Nëse nuk punojmë në këtë rrugë në barazinë para ligjit të çdo qytetari”, tha ajo.
Më tej ajo shprehu dhe një koment për demokratët, për të cilët tha se ata po kërkojnë shkrirjen e reformës në drejtësi.
“Jo në atë që investohet kundërshtari unë në shkrirjen e reformës në drejtësi. Nëse nuk shkojmë në barazinë para ligjit jemi të humbur. Nuk fiton asnjëri. Varianti i vetëm i PD nën Berishën është shkrirja e SPAK. Në të gjithë opinionin e ndërkombëtarëve puna e Shqipërisë, e parlamentit e institucioneve të pavarura, ka qenë jo vetëm e mbështetur, në opinionin e tyre administrimi publik, reforma, të ardhurat publike dhe tenderimi me IA janë të gjithë rrugëtim i PS në të gjithë institucionet për të ulur korrupsionin në Shqipëri. Nuk themi që ka zero korrupsion. Janë treguesit që është rruga e duhur”, përfundoi deputetja.
Ajo ndër të tjera foli edhe për disa nga problematikat në sistemin e shëndetësisë. Spahiu u shpreh se që nga viti 2013 kur mori mandatin e parë qeverisja socialiste janë bërë shumë ndryshime lidhur me pagën e mjekeve dhe kushtet që u ofrohen si mundësia për banesën me kredi të butë.
“Kur krahasoj me standardin ku kemi qenë dhe ku duhet të arrijmë brenda 4 viteve, është bërë një transformim rrënjësor. Sot infermieri nuk e ka më pagën para 10 viteve, e ka 3 herë më të lartë. Nëse një mjek shkon në 1600 euro, i ofron dhe një mundësi për të pasur banesë me kredi të butë. Ajo që duam në mandatin e ardhshëm. Në Gjermani, edhe fëmijën e ka në shkollë deri në 4. Ne nuk e kemi. Në 4 vitet e ardhshme duam që fëmijët të rrinë në shkollë deri në 4. Të ketë aftër-school, të ketë kamera inteligjente në shkolla. Janë të ndërlidhura.
Nëse para 5 vitesh ikën një çift mjekësh me pagë 2500 euro në Gjermani, nuk kanë patur të sigurt shtëpinë këtu, fëmijën në shkollë deri në 4 nuk e kanë patur. Këto janë faktorë. Sot ti ke barna me çmim 30% më ulët dhe pa TVSH. Janë politika të PS. Janë 200 barna të reja në listën e rimbursueshme. Ma marrëveshjet e miratuara në Kuvend ka barna të terapisë së avancuar, edhe në kimio terapi. E merr barnën me çmim të negociuar.
Mos harrojmë se nuk kishim medikamentin bazë për terapinë e gjirit. Sot kemi një sërë barnash për kimio terapi. Shteti duhet të mbulojë kombinimin e parë. por nuk krahasohemi dot me buxhetet e shëndetësisë së vendeve europiane. Kur e morëm në vitin 2013, ato që ishin të pasiguruar nuk merrnin dot shërbim. Prej investimeve në teknologji, janë 1207 shërbimeve që merren në celular”, tha Spahiu.
Më tej, Spahiu vlerësoi përveç fuqizimit të infrastrukturës në shëndetësi, edhe rritjen e kapaciteteve me burime njerëzore.
“Jam dëshmitare e proceseve që kanë ndodhur, duke parë modelin që ishte. Nëse sot flasim për autonomi financiare, garantoj se para 5 viteve kur nuk ishte infrastruktura as burimet njerëzore, në këto 12 vite përveç fuqizimit të infrastrukturës është rritur burimi njerëzor. Në një vit dalin 7 kardiolog. Kemi patur një vizion për të arritur në këtë hap që jemi sot”, shtoi deputetja.
Sakaq, Spahiu shton se së shpejti kushdo do te ketë në dispozicion një kartë digjitale të detajuar të informacionit shëndetësor, ndërsa mjekëve do i shkojë paga edhe më e lartë në bazë të perfomancës së tij.
“Nëse nuk do bënim transformim në kirurgji, kemi investuar në parandalimin e sëmundjeve përmes kontrollit shëndetësor bazë. Kemi të planifikuar gjithçka për parandalimin e sëmundjeve me kosto të lartë për shëndetësinë. Do kemi një kartë digjitale të gjithë informacionit shëndetësor. Do kemi pasqyrë të qartë për çdo qytetar. Do kemi informacion të detajuar për ata që kryejnë kontrollin shëndetësor bazë. Tani që spitalet rajonale kthehen në pole ekselence, spitali do zgjedhë specialistin që do, rritet ofrimi i shërbimit, duke e paguar mjekun në bazë të performancës. Mjeku do i shkojë paga edhe më e lartë në bazë të performancës së tij. Do ketë vlerësim performance për çdo mjek të spitalit”, theksoi ajo.


