Tag: deputetit

  • MINUTA E FUNDIT – Tom Doshi heq dorë sërish nga mandati i deputetit, bashkë me të edhe Sabina Jorgo

    MINUTA E FUNDIT – Tom Doshi heq dorë sërish nga mandati i deputetit, bashkë me të edhe Sabina Jorgo

    Kuvendi i Shqipërisë çeli sot legjislaturën e re me seancën e parë plenare, ku u zhvillua verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj, betimi i tyre dhe u hodhën hapat e parë drejt zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit.
    Gjatë seancës, kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

    Milva Ekonomi: Pranë komisionit janë depozituar edhe dy shkresa, për heqjen dorë nga mandati i deputetit të deputetit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Kuvendi në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ për krijimin e vakancës. Komisioni i Mandateve administroi listën emërore të deputetëve si dhe dy shkresat e depozituara. Në përfundim të këtij verifikimi rezulton se nuk u gjetën raste të pavlefshmërisë së mandateve.

    Dy deputetët lirojnë po kaq vende në listën e qarkut Shkodër, ku pritet të marrin mandatin e deputetit Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, dy më të votuarit nominalisht nga lista e PSD- së.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Videolajm/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

    Videolajm/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

    Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

    Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, propozoi emrin e Niko Peleshit.
    Teksa deputetët votojnë, kryeministri Edi Rama është ‘kapur’ duke pikturuar mbiu librin e Etikës së Deputetit.

    Top Channel

  • Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

    Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas për liri, ish-deputeti mbetet në burg

    Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas për liri, ish-deputeti mbetet në burg

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë.
    Çyrbja do të vijojë të qëndrojë në qeli, pasi trupa gjykuese nuk ka gjetur argumente të mjaftueshme për të ndryshuar masën e caktuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
    Sipas dosjes hetimore të SPAK, ish-deputeti akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit, si dhe korrupsion në zgjedhje. Hetimet zbuluan se Çyrbja ka dekonspiruar operacione policore dhe ka shpërndarë të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona në kërkim që të shmangin arrestimin.
    Në dosje theksohet lidhja e ngushtë mes Jurgis Çyrbes dhe të kërkuarit ndërkombëtarisht Altin Hajri, i njohur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. SPAK pretendon se Çyrbja i ka premtuar Hajrit mbështetje në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.
    Altin Hajri, ende në kërkim, akuzohet gjithashtu për korrupsion zgjedhor, pasi dyshohet se i ka siguruar vota ish-deputetit socialist. Sipas hetimit, Çyrbja, Hajri dhe një tjetër person, Ahmet Masha, kanë bashkëpunuar në disa aktivitete kriminale, të dokumentuara përmes komunikimeve të interceptuara.
    SPAK ka faktuar 8 episode kriminale, të ndodhura mes 1 majit 2020 dhe 8 marsit 2021, ku të dyshuarit janë vënë në dijeni të informacionit të ndaluar në sistemin TIMS dhe të dhënave sekrete të Policisë së Shtetit.
    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024, pak javë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ai ka qenë deputet për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Java e nxehtë e politikës/ Qeveria shpallet në 11 shtator, pritet dhe konstituimi i Kuvendit

    Java e nxehtë e politikës/ Qeveria shpallet në 11 shtator, pritet dhe konstituimi i Kuvendit

    Me nisjen e kësaj jave, presidenti Bajram Begaj, pritet të firmosë dekretin për thirrjen e seancës së parë plenare për legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Shqipërisë.
    Ligji parashikon që ligjvënësit e rinj mund të mblidhen jo më heret se 10 shtatori dhe jo më vonë se 20 shtatori. Por burime kanë konfirmuar 12 shtatorin, si datën kur do të mblidhet kuvendi I ri, I cili do të zhvillojë dy seanca brenda një dite.
    E para do të jetë paradite ku do të ngrihet një komision I përkohshëm I verifikimit të mandateve. Ndërsa pasdite 140 deputetët do të rikthehen sërish për betimin dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri. Ky I fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputeteve, me votim të fshehtë dhe pa debat.
    Por si do të jetë konfigurimi i Parlamentit të Ri?
    Nga 83 socialistë, 53 prej tyre do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa experience në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rendesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme.
    Por përpara se të ulen në parlament, socialistët duhet të kalojnë edhe një provë. Në 11 shtator, Edi Rama do të mbledhe Asamblenë socialiste për të zyrtarizuar skuadrën me të cilën do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.
    E teksa Edi Rama solli në parlament figura të reja, Saliu zgjodhi riciklimin. Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. Vetëm 13 demokratë ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa pas një mungese disa vjecare, në sallë rikthehet sërish Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Bardh Spahia apo Igli Cara.
    Ilir Meta nuk pranoi mandatin që do i siguronte lirinë, për të pasur në parlament 4 deputetë, Erisa Xhixhon, të rikthyerin Edmond Haxhinasto dhe dy të rinj, Tedi Blushin e Brunilda Haxhiun. Ndërsa Agron Duka la karrigen për Artan Lukun.
    Përvec PSD-së së Tom Doshit, në këtë legjislaturë, në kuvend do të ulen edhe partitë e reja. Partia “Mundësia” ja doli të sigurojë dy ulësë ndërsa nga një “Lëvizja Bashkë dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kjo e fundit do të cojë në kuvend 60-vjecaren Ana Dajko, pas një beteje të gjatë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e deputetit.

  • Nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja ‘del’ nga burgu, zbulohet arsyeja…

    Nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja ‘del’ nga burgu, zbulohet arsyeja…

    Ramazan Rraja

    TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja, Ramazan Rraja ka lënë ambientet e qelisë së paraburgimit. Burime për mediat bëjnë me dije se Rrahman Rraja ka lënë qelitë e paraburgimit dhe ka shkuar në banesën e tij për shkak se nëna e tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetesorë. Mësohet se Rraja ka qëndruar në banesën e nënës së tij në Fushë Krujë rreth 40 minuta, teksa është shoqëruar me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të Ramzanit në banesë. Pasi ka takuar nënën e tij të sëmurë, Rraja është kthyer sërish në qeli.
    Ramazan Rraja u arrestua në muajin prill të vitit 2023 në Fushë Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja. Ramazan Rraja u arrestua në një lokal, ndërsa ishte me pistoletë në brez. Për atentatin ndaj Ndojit janë arrestuar edhe Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Endrit Sinani, Marsel Deçka, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri. Gjithashtu për këtë atentat u arrestua në Abu Dhabi, Dritan Shkëmbi./ZËRI
     

  • Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja/ Nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja: Shkak sëmundja e…

    Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja/ Nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja: Shkak sëmundja e…

    Lë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Fushë-Krujë, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
    Raportohet se arsyeja e daljes nga burgu e Rrajës është shëndeti i nënës së tij, që mësohet është përkeqësuar. Mësohet se Ramazan Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij ka qenë shumë shkurt, rreth 40 minuta.
    Ramazan Rraja ndodhet në burg, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja.

  • EMRAT/ U kapën në lokalin e ish-deputetit, këta janë dy inspektorët e IMT që u prangosën

    EMRAT/ U kapën në lokalin e ish-deputetit, këta janë dy inspektorët e IMT që u prangosën

     

    Zbardhen identitet e dy inspektorëve të arrestuar të IMT-së, dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim.

    Pas hekurave përfunduan Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

    Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat. Arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.

    Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

  • SPAK në aksion! Zyrtarët e IMT arrestohen në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në kërkim shoferi i drejtorit (EMRAT)

    SPAK në aksion! Zyrtarët e IMT arrestohen në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në kërkim shoferi i drejtorit (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Zyrtarët dyshohet se merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve.
    Deri tani janë arrestuar dy punonjës të kësaj strukture, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Konkretisht në pranga është vendosur inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa në kërkim është shpallur, Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër.
    Sipas gazetares Klodiana Lala arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në Kombinat ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Ende nuk ka një njofim zyrtar nga autoritetet, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen rreth operacionit.
    Më herët gjatë ditës së sotme, policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit./ZËRI

    hgggggpng

    download 26

  • Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

    Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

    Seanca në Kolegj Zgjedhor për padinë që Adriatik Lapaj ka bërë ndaj KAS dhe KQZ, duke kërkuar ai mandatin e deputetit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, është shtyrë.

    Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy gjyqtareve për shkak të lejes vjetore, ndërsa seanca e 25 gushtit do të mbahet në orën 10:00.
    Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, bëri ankimimin e tij më 4 gusht, duke e depozituar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor. Ai nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës, duke ankimuar vendimet e KQZ dhe të KAS-it nëpërmjet padisë.
    Pak ditë më parë KAS dhe KQZ e rrëzuan, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr mandatin kushërirës Kleana Xhuveli dhe duke ia kaluar Ana Dajkos.
    Lapaj kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese.
    KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.
    Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.