Mbrëmja e sotme është shoqëruar me tone të ashpra mes dy opozitarëve, ish-deputetit demokrat Fatbardh Kadilli dhe deputetit aktual të PD, Besart Xhaferri.
Gjatë kohës që Kadilli po merrte si shembull “pentiton” italian Tomaso Busheta, si rast që mund të ndiqej nga Erion Veliaj, ka ndërhyrë Besart Xhaferri, ç’ka ka sjellë edhe ngritjen e toneve.
Pjesë nga biseda:
Kadilli: Është edhe rasti Busheta, por ai është rast tjetër, pasi Busheta besonte në Zot.
Xhaferri: S’ka lidhje Zoti aty. Kush e ka ndjekur rastin, e di që atij i vranë dy djem, ishte hakmarrje e pastër.
Kadilli. Mos më ndërprit mua, se të jap ca batuta unë të ikësh me vrap. Ku e dije ti çfarë do thoja më pas.
Xhaferri: Po hë o Bardh tani.
Kadilli: Mos më ndërprit më mua.
Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume.
Tag: deputetit
-

Plas në studio/ Kadilli: Mos më ndërpit më mua, se … Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume
-

“Është qëlluar nga afër!”, Petrit Qoli pyet të penduarin e drejtësisë: A ke gisht në vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi?
Po mbahet në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ndërsa në seancë ka folur bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, i cili u pyet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ndërsa sjell në fokus vrasjen e ish-deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij, ndërsa ende për krimin nuk ka një autor. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Duke vënë në dyshim deklarimet e të penduarit, Qoli ka pyetur Tasen nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg. Pyetja u refuzua nga gjykata, ndërsa Qoli vijoi:“A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi Tasin të mos përgjigjej.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

“Akti terrorist ndaj Mziut, vepër e narkoshtetit”, Berisha: Heshtja e autoriteteve dëshmon se qëndrojnë prapa tij
Grupi parlamentar i PD-së zhvilluan sot një mbledhje të kryesuar nga kryedemokrati, Sali Berisha.
Berisha dënoi sërish atë që ai e quan akt terrorist që ndodhi para katër ditësh në banesën e deputetit të qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse.
Sipas kreut të PD-së, fakti që autoritetet po heshtin për rastin, dëshmon që prapa aktit qëndron narkoshteti.
“Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut.
Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, u shpreh Berisha.Top Channel
-

‘Sulmi ndaj deputetit Xhelal Mziu, akt terrorist’, Berisha: Heshtja mortore e autoriteteve tregon se pas tij qendron…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi edhe një herë sot aktin e sulmit me lëndë plasëse ndaj banesës së deputetit Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
Deklarata u bë sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.
“Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve ç’ka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut”, tha kreu i selisë blu.
Më tej ai garantoi se këto sulme nuk do e mposhtnin dot opozitën dhe e cilësoi sulmin si terrorist.
“Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, u shpreh Berisha mes të tjerash.
Më tej ai u shpreh se beteja e opozitës po hynte në një fazë të re, në atë të luftës ndaj karteleve të narkotrafikut.
“Beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re. Se për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare”, tha ai. -

“A sheh mirë nga sytë?”. Debate në GJKKO, Qoli pyet Tasen: Fatmir Xhindi u vra nga afër! Ke dijeni?
Përmendja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në vitin 2009 gjatë seancës të së martës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme ngjalli debat të fortë mes palëve në gjykim.
Në këtë seancë i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, iu përgjigj pyetjeve të avokatëve dhe të pandehurve.
Duke vënë në dyshim thëniet e të penduarit, i pandehuri Petrit Qoli, pyeti Tasin nëse kishte probleme me sytë, a shikonte edhe afër edhe larg. Pas refuzimit të pyetjes nga gjykata, Qoli kërkoi të dinte dijeninë e të penduarin mbi vrasjen e Xhindit.
“A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? Ke gisht ti në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.
Gjykata nuk ndërpreu pyetjen e Qolit, ndërsa avokati i tij pretendoi se pyetjet e klientit ishin korrekte dhe se i penduari duhet të përgjigjej.
Reagimi i avokatit, hasi në tjetër kundërshti të gjykatës, që nënvizoi se ngjarja e përmendur nuk është përmendur ndonjëherë nga i penduari dhe as ishte pjesë e këtij procesi. -

“Synon t’i mbyllë gojën”/ Banesa e deputetit Mziu u sulmua me tritol, reagon Berisha: Edi Rama do mbajë përgjegjësi
Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat.
Sali Berisha:
Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.
Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.
Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale. -

Tritoli në banesën e Mziut në Kamzë, Berisha ngren akuzat: Akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit tonë
Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat.
“Jam këtu me Xhelal Mziun për të denoncuar akt terroizmi, shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka kryer dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm të kreut të porganizatës kriminale, antikushtetues ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim që të mbyllën gojën opozitarëve për të gjitha këto e garantoj edi ramën se do të mbajë përgjegjësi maksimale.”, tha Berisha. -

Shpërthim me tritol në banesën e deputetit Xhelal Mziu në Kamëz
Screenshot
Kamëz — Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në portën rrethuese të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në Kamëz.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas pamjeve dhe raportimeve të para, nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e jashtëm të banesës dhe disa automjete të parkuara brenda oborrit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banorët e zonës thanë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe që ka shkaktuar panik. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ekspertët e kriminalistikës po kryejnë punën për mbledhjen e provave dhe përcaktimin e lëndës plasëse. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar autorët dhe motivin e sulmit, ndërsa prokuroria pritet të marrë në dorë materialet hetimore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

Tritol ndaj deputetit të PD/ Ja çfarë la pas, shpërthimi i fuqishëm në banesën e Xhelal Mziut (Video)
Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.
Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit.
Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
