Tag: deputetit

  • U arrestua në operacionin e SPAK, ky është vëllai i deputetit të PS i akuzuar për tjetërsim pronash

    U arrestua në operacionin e SPAK, ky është vëllai i deputetit të PS i akuzuar për tjetërsim pronash

    Ky që shihni më lart është Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Durrës.

    Po ashtu në pranga u vu edhe Vullnet Muça, i cili është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se operacioni është kryer me urdhër të SPAK, në kuadër të tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit si dhe për zbardhjen e një vrasje.
    Ndërkohë GJKKO ka lëshuar 9 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Astrit Avdylin dhe Aldo Avdylin të dyshuar për vrasje.

    Top Channel

  • Ky është vëllai i deputetit socialist, nën akuzë për tjetërsim pronash te Gjiri i Lalëzit

    Ky është vëllai i deputetit socialist, nën akuzë për tjetërsim pronash te Gjiri i Lalëzit

    Mediat kane siguruar foton e Enea Kumes, vëllai i deputeti socialist Loer Kume, i arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK.
    Enea Kume akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.
    Nga ky operacion i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë lëshuar në total 9 masa sigurie, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.
    Deputeti i PS, Loer Kume

  • Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”

    Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”

    Vihen në pranga Enea Kume, vëllai i  deputetit nga lista e mbyllur e PS-së, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

    Ndalimet dyshohet se është bërë me akuza për tjetërsimin e pronave në bregdet, gjatë aksionit të ndërmarrë këtë mëngjes në Durrës.
    Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
    Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet.
    ‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arjan Ndoja.

    Top Channel

  • SPAK dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit socialist (Emri)

    SPAK dhe Policia ‘zbarkojnë’ në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit socialist (Emri)

    SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit
    Mesohet se Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit.
    Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.
    Aksioni ishte përfshirë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit.
    Burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll edhe ne banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.

    Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa weshte arrestuar i vëllai, Vullnet Muça.
    ‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.

  • Tjetërsimi i pronave, vëllai i deputetit të PS mes tre të prangosurve, masë edhe për “Rrumin e Shijakut”

    Tjetërsimi i pronave, vëllai i deputetit të PS mes tre të prangosurve, masë edhe për “Rrumin e Shijakut”

    Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksionin e policisë ditën e sotme në Durrës, me urdhër të SPAK. Aksioni ishte përfshirë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. News24 raporton se janë arrestuar 3 persona, një të katërti i është komunikuar masa e arrestit me burg, në parabugim.
    Konkretisht pas hekurave ka rene Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Shijakut, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.
    Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe Vlashi Draçi, i dyshuar si pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave. Po ashtu është firmosur një urdhër i rri arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ne nofkën ‘Rrumi’, i cili ka pasur disa përballje me drejtësinë, ndërsa është shpallur në kërkim për skemën e tjetërsimit të pronave.

  • Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së/ Zbardhen detajet e para nga operacioni policor (EMRI)

    Arrestohet vëllai i deputetit të PS-së/ Zbardhen detajet e para nga operacioni policor (EMRI)

    Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të SPAK në Durrës. Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.
    Prangosja e Enea Kume u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme në qytetit bregdetar. Aksioni raportohet se është ndërmarrë për tjetërsim pronash. Kontrolle gjithashtu iu janë kryer edhe Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
     

  • Durrës/ Arrestohet vëllai i deputetit të Partisë Socialiste

    Durrës/ Arrestohet vëllai i deputetit të Partisë Socialiste

    Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të SPAK në Durrës.

    Lajmi konfirmohet për Syri nga gazetari Elton Qyno.

    Burimet konfirmojnë se aksioni policor bën fjalë për një çështje të tjetërsimit të pronave.

    Ndërkohë mësohet se ka urdher arresti dhe per Aleksandër Llahon dhe persona te tjerë.

  • Ish-kandidatja e PD: Lini mandatin e deputetit dhe futuni në garë për Tiranën

    Ish-kandidatja e PD: Lini mandatin e deputetit dhe futuni në garë për Tiranën

    Ilirjana Kuçana, ish-kandidate për deputete të PD,, i bëri thirrje kupolës që të marrë përgjegjësi dhe të futet në garë për Bashkinë e Tiranës.
    “Unë kam konsideratë shumë të lartë për tre kandidatët e opozitës që janë përfolur për kryetar bashkie të Tiranës, por unë mendoj që në këtë garë, kur PD-ja ka nevojë për frymëmarrje, duhet të futet në garë një njeri politik dhe njeriu më i fortë politik në PD”, tha Kuçana.

    “Kjo është garë shumë e rëndësishme. Një nga përfaqësuesit e kupolës së PD-së duhet të futet në garë sepse politika është risk dhe duhet të tregojnë shembullin. Duhet të lënë mandatin e deputetit dhe të futen në garë, duke treguar se janë të gatshëm për betejë. Karrigia nuk është luks personal”, shtoi ish-kandidatja për deputete e PD-së.

    Kuçana theksoi se karrigia është betejë për demokratët që dalin në protesta. “Ky është moment reflektimi të thellë dhe unë mendoj që njeriu më i fortë politikisht sot në PD duhet të futet në garë. Pse jo, edhe zoti Bardhi duhet të tregojë që për demokratët bën një sakrificë sepse është sakrificë të përballesh me të gjitha pushtetet që ka në dorë Edi Rama”, theksoi Kuçana.

  • Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

    Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

    Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi vendimin e kësaj force politike për të paraqitur një kandidat të saj në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. 
    Muçi tha në Euronews Albania se vendimi do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë dhe nëse emri i tij zgjidhet për kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, mandati i deputetit do t’i kalojë Arlind Qorit. 
    “Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë për kreun e Bashkisë së Tiranës. 
    Do të diskutohet si strategji brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë, sigurisht, do t’i bindem vendimit të kolektivit. Nëse unë do të jem kandidati i përzgjedhur, vendin tim në parlament do ta zërë Arlind Qori, i cili është i dyti në listë”, tha Redi Muçi. 
     
     

  • Tension në studio/ Kadilli: Mos më ndërpit më mua, se … Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume

    Tension në studio/ Kadilli: Mos më ndërpit më mua, se … Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume

    Mbrëmja e sotme e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus është shoqëruar me tone të ashpra mes dy opozitarëve, ish-deputetit demokrat Fatbardh Kadilli dhe deputetit aktual të PD, Besart Xhaferri.
    Gjatë kohës që Kadilli po merrte si shembull “pentiton” italian Tomaso Busheta, si rast që mund të ndiqej nga Erion Veliaj, ka ndërhyrë Besart Xhaferri, ç’ka ka sjellë edhe ngritjen e toneve.
    Pjesë nga biseda:

    Kadilli: Është edhe rasti Busheta, por ai është rast tjetër, pasi Busheta besonte në Zot.
    Xhaferri: S’ka lidhje Zoti aty. Kush e ka ndjekur rastin e di që atij i vranë dy djem, ishte hakmarrje e pastër.
    Kadilli. Mos më ndërprit mua, se të jap ca batuta unë të ikësh me vrap. Ku e dije ti çfarë do thoja më pas.
    Xhaferri: Po hë o Bardh tani.
    Kadilli: Mos më ndërprit më mua.
    Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume.