Tag: deputetit

  • Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron tre persona, mes tyre vëllai i deputetit të PD (EMRAT)

    Merret peng një person në Devoll, policia shoqëron tre persona, mes tyre vëllai i deputetit të PD (EMRAT)

    foto ilustruese

    DEVOLL- Një aksion policor është zhvilluar në qytetin e Bilishtit. Forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona. Burime bëjnë me dije se shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
    Lidhur me këtë, tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati,  vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu dhe e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre.
    Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.

    Albi Nallbati, vëllai i deputetit demokrati, Bledion Nallbati, u përfshi në një tjetër incident gjatë fushatës zgjedhore 2025. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 3 majit, ku deputeti i PD Bledion Nallbati dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni. Shkak i konfliktit u bë një aksident, i cili nuk ndodhi. Në pamjet e sigurara deputeti i PD së bashku me vëllain e tij, fillimisht debatojnë verbalisht e më pas konfliki agravon edhe në përplasje fizike. Në një reagim të tij, Nallbati ka pranuar se është përfshirë në sherr dhe deklaron se ka tentuar disa herë që të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit bënë të vetën. Sipas tij pamjet e publikuara nuk janë të plota dhe mjeti me të cilin udhëtonin mund të ishte përplasur me kamionin, pasi shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ishte me shpejtësi. Deputeti sqaron se në këtë moment kanë zbritur nga makina dhe sipas tij edhe shoferi i ka sharë vëllain./ZËRI
     

  • Vëllai i deputetit përfshihet në pen@marrje

    Vëllai i deputetit përfshihet në pen@marrje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje. Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Bledian Nallbatit është shoqëruar në komisariat. Ai së bashku me Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie. Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

  • “U përdor administrata dhe fondet publike për zgjedhjet?”/ Çela i përgjigjet pyetjeve të deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

    “U përdor administrata dhe fondet publike për zgjedhjet?”/ Çela i përgjigjet pyetjeve të deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve që i janë adresuar sot në Kuvend. 
    Pyetjes së deputetit të PD Agron Gjekmarkaj për raportoni e OSBE/ODIHR në lidhje me krimet zgjedhore, konkretisht për përdorimin e administratës dhe fondet, ai deklaroi: 
    Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. 
    Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor. 
     
     
     

  • Videoja virale e deputetit francez me orën Rolex/ Ironizon Berisha: Ministrat në Tiranë krenohen me to!

    Videoja virale e deputetit francez me orën Rolex/ Ironizon Berisha: Ministrat në Tiranë krenohen me to!

    Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka komentuar viodeon virale të ligjvënësit francez duke fshehur orën Rolex përpara se të jepte intervistën televiziev, ka hequr paralele më atë se çfarë ndodh me luksin e shfrenuar të minmistrave të kabinetit Rama.

    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndërsa: ‘Deputetit francez fsheh orën Rolex para intervistës, ministrat në Tiranë krenohen me to’. 

    Ironia e Berishës në platformën e tij sociale, vjen pas skandaleve që kanë përfshirë qeverinë dhe kabinetin ministror të Edi Ramës, përfshirë edhe atë vetë, në shpenzimet e luksit, në një kohë kur qyettarët vuajnë në minimum jetik.

  • VIDEO/ Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK

    VIDEO/ Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK

    Kyetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte. Ai shfaqet i buzëqeshur, teksa futet brenda ambienteve të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

    Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së ish-deputetit dhe kreut të PSD, Tom Doshi, ndërsa herën e fundit në SPAK ai është paraqitur në shkurt të këtij viti.

    Në atë kohë, Doshi u pyet për 90 minuta dhe pas daljes nga SPAK, tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë më 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.

    Doshi ka qenë deputet me PS për tri mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021. Por në zgjedhjet e 11 majit, Doshi doli fitues por la mandatin si përfaqësues në qarkun e Shkodrës.

    Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak “të përfshirjes në korrupsion të përmasave të gjera.”

  • Ofendoi kryetarin e Kuvendit/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Gazmend  Bardhit

    Ofendoi kryetarin e Kuvendit/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Gazmend Bardhit

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, përjashtimin e deputetit Gazment Bardhi për 30 ditë nga Kuvendi.
    “Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës, ku konkretisht po raportonin Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone arrogante, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare.
    Veprimet e qëllimshme për të penguar zhvillimin normal të seancës, krijuan kaos në sallë, duke bllokuar vijimin e punimeve dhe penguar të drejtën e fjalës të deputetëve të tjerë.
    Kryetari i Kuvendit, në zbatim të Rregullores, mori masa disiplinore të përshkallëzuara ndaj deputetit Bardhi, duke i tërhequr vëmendjen, më pas duke i hequr të drejtën e fjalës dhe në fund përjashtimin nga seanca plenare. Edhe pas kërkesës së përsëritur të Kryetarit të Kuvendit për të lënë sallën e seancave plenare, deputeti Bardhi, në shkelje të Rregullores, refuzoi të dilte; duke u bërë kështu pengesë për vijimin normal të seancës.
    Deputeti Gazment Bardhi, brenda sesionit parlamentar, ka kryer në mënyrë të përsëritur shkeljet e parashikuara në nenin 65/1, pika 1, të Rregullores së Kuvendit. Në këto kushte, referuar Rregullores së Kuvendit:
    Bazuar në nenin 63, pika 1, germa d) dhe nenin 65/1, pika 1 (dhe pika 6, germa c) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 3, germa ç), dh), dhe e), neni 6, neni 8, pika 2, germa b) dhe neni 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, parashtrojmë kërkesën si më poshtë:
    Kërkojmë marrjen e masës disiplinore të përjashtimit 30 ditë ndaj deputetit Gazment Bardhi, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6, germa c). Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”-thuhet në kërkesë.

  • “Ofendoi kryetarin e Kuvendit”/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Bardhit

    “Ofendoi kryetarin e Kuvendit”/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Bardhit

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, përjashtimin e deputetit Gazment Bardhi për 30 ditë nga Kuvendi.

    “Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës, ku konkretisht po raportonin Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone arrogante, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare.
    Veprimet e qëllimshme për të penguar zhvillimin normal të seancës, krijuan kaos në sallë, duke bllokuar vijimin e punimeve dhe penguar të drejtën e fjalës të deputetëve të tjerë.
    Kryetari i Kuvendit, në zbatim të Rregullores, mori masa disiplinore të përshkallëzuara ndaj deputetit Bardhi, duke i tërhequr vëmendjen, më pas duke i hequr të drejtën e fjalës dhe në fund përjashtimin nga seanca plenare. Edhe pas kërkesës së përsëritur të Kryetarit të Kuvendit për të lënë sallën e seancave plenare, deputeti Bardhi, në shkelje të Rregullores, refuzoi të dilte; duke u bërë kështu pengesë për vijimin normal të seancës.
    Deputeti Gazment Bardhi, brenda sesionit parlamentar, ka kryer në mënyrë të përsëritur shkeljet e parashikuara në nenin 65/1, pika 1, të Rregullores së Kuvendit. Në këto kushte, referuar Rregullores së Kuvendit:
    Bazuar në nenin 63, pika 1, germa d) dhe nenin 65/1, pika 1 (dhe pika 6, germa c) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 3, germa ç), dh), dhe e), neni 6, neni 8, pika 2, germa b) dhe neni 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, parashtrojmë kërkesën si më poshtë:
    Kërkojmë marrjen e masës disiplinore të përjashtimit 30 ditë ndaj deputetit Gazment Bardhi, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6, germa c).
    Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”-thuhet në kërkesë.

  • Pas dorëheqjes së Doshit, KQZ i jep mandatin Besnik Brahimit në Shkodër

    Pas dorëheqjes së Doshit, KQZ i jep mandatin Besnik Brahimit në Shkodër

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i dha sot zyrtarisht mandatin e deputetit Besnik Brahimit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.
    Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit. Doshi depozitoi më 12 shtator në Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve kërkesën për heqje dorë nga funksioni i deputetit.
    Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Shqipërisë, Partia Socialiste mban shumicën me 83 mandate. Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë nga 1 mandat secila.

  • Tjetërsimi i pronave dhe vrasja e Edmir Bregut, GJKKO lë në burg Avdylajt, vëllanë e “Rrumit” dhe atë të deputetit të PS

    Tjetërsimi i pronave dhe vrasja e Edmir Bregut, GJKKO lë në burg Avdylajt, vëllanë e “Rrumit” dhe atë të deputetit të PS

    gjkko

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arresuarit gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës. Të arrestuarit rezultojnë të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve.
    Masat e sigurisë:
    1. Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)2. Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)3. Vlash Brahja (arrest në burg)4. Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)5. Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)
    Sipas dosjes së siguruar nga SPAK, hetimi ndaj këtij grupi është ndarë në dy çështje të veçanta, një që lidhet me aktivitetin e grupit Avdylaj dhe tjetra që përfshin “Rumin e Shijakut” (Aleksandër Laho). Ky i fundit dhe nipi i tij, Aldo Avdylaj janë të shpallur në kërkim së bashku me 2 të tjerë, Alfred Doka, Agron Bejdolli.
    Aksioni i policisë në Durrës, me urdhër të SPAK u zhvillua dy ditë më parë. Gjatë këtij aksioni, SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar. 

    Vrasja e Edmir Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrjen për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. SPAK thotë se drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka dhe shtetasi E.D ( të dy në kërkim).
    Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. 

    Gjatë aksionit u lëshuan urdhër-arreste edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, të cilit u sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara. Bëhet fjalë për 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj në Durrës, që rezulton se është përfituar me dokumente të falsifikuara, të kryera nga një grup kriminal i drejtuar nga “Rrumi i Shijakut”. 
    Sipas hetimeve, rezulton se Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.
    I njohur edhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, Aleksandër Llaho është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja./ZËRI

  • Vrasja e Edmir Bregut, Lala: Ja roli i vëllait të deputetit socialist në ekzekutimin që bëri bujë

    Vrasja e Edmir Bregut, Lala: Ja roli i vëllait të deputetit socialist në ekzekutimin që bëri bujë

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me aksionin e fundit të SPAK në Durrës, që çoi edhe në arrestimin e Enea Kumes, vëllai i deputetit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste, Loer Kume.
    Sipas Lalës, rasti nuk lidhet me tjetërsimin e pronave, por me një dosje shumë më të ndërlikuar që ka dalë nga zbërthimi i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar SKY ECC, i cili po ndihmon autoritetet në dokumentimin e ngjarjeve të rënda kriminale në vend.
    Në këtë rast, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që daton në janar të vitit 2021, ku u vra Edmir Bregu. Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve.
    Lala tregoi se motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale. Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë Edmir Bregu. Në shenjë hakmarrjeje, Astrit Avdyli, një emër i njohur i botës së krimit që ka dalë edhe në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ka urdhëruar eliminimin e Bregut.
     
     
    Në këtë skemë, sipas SPAK, Enea Kume ka luajtur rolin e informatorit të grupit kriminal. Ai dyshohet se ka dhënë informacion për lëvizjet e Edmir Bregut, duke ndihmuar në përgatitjen dhe realizimin e atentatit. Për këtë arsye, ai është arrestuar si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, që vepronte me qëllim eliminimin fizik të kundërshtarëve. Për ekzekutimin e Bregut, rolin e vrasësit dyshohet ta ketë pasur Alfred Doka, i cili besohet se ka vepruar kundrejt një pagese.