Tag: deputetit

  • Plagosi me armë një person, ekstradohet nga Britania pas 7 vitesh nipi i ish-deputetit të njohur

    Plagosi me armë një person, ekstradohet nga Britania pas 7 vitesh nipi i ish-deputetit të njohur

    Mikel Hoxha, 33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar më 13 dhjetor 2021 nga Gjykata e Apelit Durrës me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Ngjarja që çoi në dënimin e tij ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku Hoxha plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni, përpara komisariatit të policisë. Plagosja ndodhi pas një debati të çastit dhe i shkaktoi viktimës lëndime serioze. Ekstradimi u krye falë bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester. Hoxha pritet të vuajë dënimin e tij në Shqipëri.

  • Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

    Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

    Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Mbrëteria e Bashkuar drejt vendit tonë, Mikel HOXHA, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel HOXHA, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës më datë 13.12.2021, e ka dënuar me 5 (pese) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e Rende me Dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
    Mikel Hoxha, është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, shkruan A2 CNN.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
    Ngjarja për të cilën është dënuar dhe shpallur në kërkim Mikel Hoxha ka ndodhur në qytetin e Gramshit në datën 6 qershor 2018 ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Admir Haruni, banor i zonës. E gjithë skena e krimit asokohe ndodhi para komisariatit të policisë së Gramshit.
    Në vitin 2018 Gjykata e Apelit Durrës i uli dënimin me 13 vjet Mikel Hoxhës. Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, gjyqtarët vendosën ndryshimin e akuzave duke dënuar të pandehurin me 5 vjet heqje lirie nga 17 vjet që ishte dënimi i dhënë në shkallën e parë.

  • Çfarë ndodhi? Shkatërrohen me tritol tri vila luksoze në pronësi të ish-deputetit

    Çfarë ndodhi? Shkatërrohen me tritol tri vila luksoze në pronësi të ish-deputetit

    Inspektori i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me tritol tri vila në pronës të ish-deputetit Vladimir Kosta.
    Qeveria pretendon se vilat në zonën e Saukut ishin ndërtuar pa leje, duke çuar në pranga disa inspektorë të IMT-së në Tiranë.
    “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan kryeministri Edi Rama.

     

  • “Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Taulant Ballës

    “Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese”, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Taulant Ballës

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla.
    Në seancën e datës 6 nëntor, sipas Grupit të PD-së, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    Kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së

    Z.Kryetar i Kuvendit,
    Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës.
    Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se: “1. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës, Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.
    Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është i papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare.
    Prova për përdorimin e gjuhës jo parlamentare, fyese dhe kërcënuese, gjenden në faqen zyratre të Kuvendit, në facebook, gjatë fjalës së deputetit Taulant Balla, lidhur me programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit.
    Për të gjitha sa më lart, në mbështetje të nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, kërkojmë:
    Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin brenda afatit të kësaj kërkese.
    Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione
    dhe/ose në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Taulant Balla.

  • Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

    Grupi Parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin deputetit Taulant Balla, me 10 ditë nga Kuvendi,

    Në seancën e djeshme, demokratët arsyetojnë se Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    Kërkesa e plotë e PD-së:
    Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve tëopozitës. Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se: “1.
    Masa disiplinore
    “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhelose në seancë plenare deri në 10 ditë” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE – KUVENDI I SHQIPËRISË komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës, Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.
    Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare.
    Prova për përdorimin e gjuhës jo parlamentare, fyese dhe kërcënuese, gjenden në faqen zyratre të Kuvendit, në facebook, gjatë fjalës së deputetit Taulant Balla, lidhur me programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit. Për të gjitha sa më lart, në mbështetje të nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, kërkojmë: Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin brenda afatit të kësaj kërkese. Marrjen e masës disiplinore Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare për 10 ditë” ndaj deputetit Taulant Balla.
     

    Top Channel

  • Përplasja për Gonzaton në Kuvend, PD kërkon përjashtimin e Ballës nga seancat me 10 ditë, PS kërkesë për Berishën deri në 60 ditë

    Përplasja për Gonzaton në Kuvend, PD kërkon përjashtimin e Ballës nga seancat me 10 ditë, PS kërkesë për Berishën deri në 60 ditë

    Përplasja e një dite më parë mes kryetarit të PD, Sali Berisha dhe kreut të grupit të PD Taulant Balla gjatë diskutimeve në kuvend mbi ligjin për barazinë gjinore dhe ku u përmend edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka pasuar me kërkesa për përjashtim nga të dyja partitë. 
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. 
    Sipas kërkesës së PD, në seancën e datës 6 nëntor, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. 
    Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”, ku specifikohet se: “1.Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhelose në seancë plenare deri në 10 ditë” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës, Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”. Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare”, shkruhet në kërkesën e PD. 
    PS i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit për shkak të deklaratës së një dite më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. 
    Berisha tha se ambasadori nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare bindjet e veta personale referuar projektligjit për barazinë gjinore. 
    “Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, *Perjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”, thuhet në kërkesën e PS. 

  • Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën

    Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore, duke theksuar se ambasadori e kishte agjendë personale.
    “Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.
    “Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare.
    Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.

  • Bujar Leskaj paralajmëron se do të lërë mandatin e deputetit: I kam paraqitur dorëheqjen Berishës…

    Bujar Leskaj paralajmëron se do të lërë mandatin e deputetit: I kam paraqitur dorëheqjen Berishës…

    Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, bën po ashtu me dije se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
    “Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncimit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve.
    Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati”, shkruan Leskaj.
    Leskaj po ashtu sqaron se do të largohet edhe nga jeta parlamentare në të ardhmen e afërt duke lënë mandatin e deputetit.
    “Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik.
    Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari.
    Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen”, shprehet ai.
    Në vijim ai shprehet se për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj.
    “Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.
    Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë”, nënvizon ai.

  • Merret peng një person në Devoll, shoqërohen tre persona! S’mund të mungonte edhe vëllai i deputetit të Berishës

    Merret peng një person në Devoll, shoqërohen tre persona! S’mund të mungonte edhe vëllai i deputetit të Berishës

    Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.
    Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
    Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
    Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme. Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati.
    Ky i fundit eksponent i njohur për Policinë, i cili nuk mungon në asnjë konflikt të rëndë në zonë.
    Kujtojmë se në dhjetor 2016 ai u shoqërua pasi dhunoi disa efektivë policie. Ndërsa pak ditë para zgjedhjeve të 11 Majit ai rrahu pa shkak një shofer kamioni, madje në sy të Policisë.
    Vetë deputeti i Sali Berishës, Bledion Nallbati, ka shfaqur dhunë në ambientet e Kuvendit dhe më gjerë. Rasti më i fundit ishte ai i dhunimit të deputetit Vullnet Sinaj.

  • Shoqërohet në polici vëllai i deputetit demokrat dhe 2 të tjerë, ja arsyeja

    Shoqërohet në polici vëllai i deputetit demokrat dhe 2 të tjerë, ja arsyeja

    Policia ka shoqëruar 3 persona në komisariat, konkretisht vëllanë e deputetit Bledion Nallbati, Alti Nallbati, M. B. dhe T. Ç.
    Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona kanë marrë peng shtetasin I. T., në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
    Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.