Tag: deputetit

  • Goditi në kokë djalin e ish-deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari. Policia jep detaje

    Goditi në kokë djalin e ish-deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari. Policia jep detaje

    Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.
    Sipas policisë, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. S., i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun, aktualisht i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Konflikti ndodhi në një ambient rezidencial në Farkë, ndërsa policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në incident. Nuk dihen ende motivet e përplasjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

  • Sherri me shkopa bejsbolli dje në Lundër, çfarë ndodhi në lagjen e VIP-ve, përse u dhunua djali i ish-deputetit Mhill Fufi

    Sherri me shkopa bejsbolli dje në Lundër, çfarë ndodhi në lagjen e VIP-ve, përse u dhunua djali i ish-deputetit Mhill Fufi

    Kristi Fufi, djali 19-vjeçar i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi është dhunuar brutalisht mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës. Sherri ka ndodhur në një prej lagjeve më luksoze të periferisë së Tiranës, në “Long Hill Residence”, dhe Policia ka nisur hetimet.
    Mësohet se persona deri tani të paidentifikuar, kanë zbarkuar në lagjen e VIP-ave dhe kanë kërkuar Kristi Fufin. Pas kërkimeve dhe pyetjes së personave të pranishëm aty, ata kanë mundur të gjejnë Kristi Fufin dhe menjëherë kanë nisur ta dhunojnë.
    E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Djali i ish-deputetit është rrahur me shkopinj bejsbolli nga disa persona dhe ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.
    Për pasojë, Kristi Fufi ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, ndërkohë që deri tani nuk ka një njoftim.
    Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes të rinjve ku është përfshirë Kristi Fufi dhe nuk ka lidhje me detyrën që ka mbajtur dikur babai i tij. Megjithatë, do të jenë hetuesit ata që do të zbardhin dinamikën dhe shkaqet e sherrit, pasi të pyetet dhe vetë 19 vjeçari.
    Dyshimet janë se djali i ish-deputetit Mhill Fufi i njeh personat që e kanë dhunuar dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen dhe emrat e personave që e qëlluan me shkopa bejsbolli.
    “Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njoftoi dje Policia e Tiranës.

  • FOTO/ identifikohet 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi!

    FOTO/ identifikohet 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi!

    Identifikohet i dhunuari në një nga rezidencat e Rolling Hill në Lundër, pasditen e së premtes. Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
    Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.
    Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Kristi Fufi 19 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

  • FOTO/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi! Agresorët e gjetën brenda lokalit dhe…

    FOTO/ 19-vjeçari i dhunuar në Lundër, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi! Agresorët e gjetën brenda lokalit dhe…

    Identifikohet i dhunuari në një nga rezidencat e Rolling Hill në Lundër, pasditen e së premtes. Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
    Gazetari i News24, Igli Çelmeta raporton se fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar të riun.
    Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Kristi Fufi 19 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

  • Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ahmet Mashën

    Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ahmet Mashën

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ahmet Mashën, bashkëpunëtorin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Ky i fundit bashkë me Mashën u arrestuan në tetor të 2024. Ndaj ish-deputetit rëndojnë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.
    Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha.

  • U ekstradua nga Italia, kush është Ilia Ndoka, anëtar i bandës së ish-deputetit të PS

    U ekstradua nga Italia, kush është Ilia Ndoka, anëtar i bandës së ish-deputetit të PS

    Ilia Ndoka, 50-vjeçari, i cili u ekstradua sot (7 prill) nga Italia është anëtar i bandës së ish deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
    Ilia Ndoka
    50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale, ku ishte edhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
    Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
    Ndoka ishte subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.
    Ai akuzohet se ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, ish-deputetin socialist Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.
    Sipas hetimeve, Ilia Ndoka kishte hyrë në marrëveshje edhe me grupe kriminale të njohura si “Avdylajt” në Shijak, grupi i Ervis Martinajt, grupi i Shullazit, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

  • U arrestua në kuadër të megaoperacionit të SPAK/ Kush është Ilia Ndoka, anëtar i bandës së ish-deputetit të PS (Foto)

    U arrestua në kuadër të megaoperacionit të SPAK/ Kush është Ilia Ndoka, anëtar i bandës së ish-deputetit të PS (Foto)

    50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale, ku ishte edhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
    Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. tha policia.
    ARRESTIMI I ILIA NDOKES
    Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër arreste dhe ku u goditën shtatë grupe kriminale, një prej tyre ishte edhE grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
    Ilia Ndoka u arrestua rreth nje vit me pare ne Itali bashkë dhe Arian Tukun, dhëndrin e ish-deputetit, Arben Ndoka.