Tag: deputetit

  • Meta nuk arriti të marrë mandatin e deputetit, Berisha: Po luftohet egër nga armiku Edi Rama

    Meta nuk arriti të marrë mandatin e deputetit, Berisha: Po luftohet egër nga armiku Edi Rama

    Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim, duket se është një nga ata që nuk ka arritur ta kapë dot mandatin e deputetit.
    Sali Berisha u pyet në konferencën e së mërkurës për mediat për listën e hapur, duke thënë se Meta është duke u luftuar egër nga armiku Edi Rama.
    “Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem.
    Për sa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.
    Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është”, tha Berisha.

  • Përleshja “madhështore” në Elbasan/ Procedohet personi që bëri për spital djalin e Luçiano Boçit…

    Përleshja “madhështore” në Elbasan/ Procedohet personi që bëri për spital djalin e Luçiano Boçit…

    Policia ka proceduar penalisht një 36-vjeçar, i cili në mitingun e PD në Elbasan, grushtoi duke e bërë për spital Parid Boçin, djalin e deputetit demokrat, Luçiano Boçi. 36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Ndërkaq, ka pasur deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre. Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi. Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.

  • Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e deputetit: Konflikti jo banal, por politik

    Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e deputetit: Konflikti jo banal, por politik

    Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre. Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
    Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal. Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital. Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike.

  • “Ka prapavijë politike…”, gruaja e Luçiano Boçit rrëzon PD-në, komenton rrahjen e të birit

    “Ka prapavijë politike…”, gruaja e Luçiano Boçit rrëzon PD-në, komenton rrahjen e të birit

    Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre.
    Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
    Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal.
    Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital.
    Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal.
    Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike.

  • Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD, procedohen dy persona

    Dyshohet se dhunuan djalin e ish-deputetit të PD, procedohen dy persona

    Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua djali i ish- deputetit demokrat Mhill Fufi.
    “D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.
    19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë të narra nga goditje me sende të forta.
    Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).
    Ngjarja:
    Kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi.
    Ata kanë marrë shkopinj e sende te forta nga bagazhi i automjetit së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.
    Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar.
    I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

  • Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, procedohen dy persona

    Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, procedohen dy persona

    Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi Fufi djali i ish deputetit demokrat, Mhill Fufi.
    “D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.
    19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë të narra nga goditje me sende të forta.
    Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).
    Si ndodhi ngjarja
    Kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi.
    Ata kanë marrë shkopinj e sende te forta nga bagazhi i automjetit së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.
    Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar.
    I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

  • Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

    Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

    Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në rezidencën me vila “Long Hill” në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta brenda një lokali 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi.

    Mësohet se një prej autorëve, i vetmi që është identifikuar nga Policia deri tani është 38-vjeçari Kliton Sulçe, i cili prezantohet nga mediat si “boss-i” i Call Centerave në kryeqytet. Ai nuk u arrestua, por vetëm u procedua penalisht në gjendje të lirë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, i dyshuar se ka goditur dhe kërcënuar me jetë 19-vjeçarin K. F. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt” – njoftuan sot blutë e kryeqytetit.
    Burime për mediat bëjnë me dije se shkaku i konfliktit mes tyre ka qenë se fillimisht, Kristi Fufi kishte provokuar agresorët, duke xhiruar gomat e makinës pranë tyre dhe më pas ishte futur në rezidencën me vila lukzose, në ambientet e një lokali.
    Kjo dyshohet se ka sjellë përshkallëzimin e konfliktit, ku autorët janë futur me një automjet brenda rezidencës. Ata kanë kërkuar fillimisht për të riun, të cilin më pas e kanë gjetur në një lokal. Agresorët ishin pajisur me leva dhe shkopa bejsbolli, të cilat i kanë nxjerrë nga bagazhi i mjetit dhe e kanë dhunuar 19-vjeçarin.
    Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. Kristi Fufi ka marrë lëndime në kokë dhe trup dhe u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
    Mësohet se ka qenë vetë Mhill Fufi, ai i cili ka bërë denoncimin në Polici, teksa deri më tani kemi vetëm procedimin në gjendje të lirë të Kliton Sulçes.
    Autoritetet thonë se po hetojnë për të identifikuar autorët e tjerë, por deri më tani, numri i të arrestuarve për këtë ngjarje të rëndë është zero.

  • Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

    Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari

    38-vjeçari që goditi në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi është vënë nën hetim.

    19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë nga një bisht fshese.
    Gjatë sherrit ishin edhe persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe për kapjen e tyre.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit të policisë.

    Top Channel

  • Dhunimi i djalit të ish-deputetit demokrat në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që e goditi me grushte

    Dhunimi i djalit të ish-deputetit demokrat në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që e goditi me grushte

    Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunimin e Krist Fufit, djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 25 prill, në një rezidencë në zonën e Farkës.
    Sipas policisë, shtetasi me iniciale K. S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
    Ende nuk janë identifikuar të gjithë autorët e përfshirë në këtë ngjarje. Policia vijon punën për kapjen e tyre.
    Sipas burimeve policore, disa persona me automjet kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi. Ata kanë marrë shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi dhe kanë hyrë në lokal për ta kërkuar. Pasi e kanë gjetur, e kanë dhunuar brutalisht, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
    Dyshohet gjithashtu se njëri nga autorët mbante një armë zjarri, por nuk ka bërë përdorim të saj.

  • EMRI/ Goditi djalin e ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

    EMRI/ Goditi djalin e ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

    Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan në një rezidencë në Farkë, Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.
    Sipas policisë autori, Kliton Sulce ka goditur dhe kërcënuar 19-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Mësohet se vijon ende puna për kapjen e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë konflikt.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.