Tag: deputetit

  • Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS

    Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e masës së sigurisë. Vendimi i Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj tyre.
    Kjo zgjatje ishte kundërshtuar nga të hetuarit, por trupa gjykuese e Apelit e ka konsideruar të ligjshme dhe të bazuar në nevojën për vijimin e veprimeve hetimore.
    SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë çështje. Sipas burimeve zyrtare, organi i akuzës është në pritje të përgjigjes për një letërporosi të dërguar partnerëve ndërkombëtarë, për marrjen e informacioneve shtesë mbi disa episode të dyshuara dhe subjektet që po hetohen.
    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 dhe është nën hetim për veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahjes së autorit të krimit, dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Ndaj tij dhe personave të tjerë të përfshirë, hetimet po vijojnë për të zbardhur të plotë skemën e dyshuar të ndikimit të paligjshëm në procesin zgjedhor.

  • Apeli i GJKKO lë në burg Çyrbjan, rrëzon kërkesën e ish-deputetit për heqjen e masës së sigurisë

    Apeli i GJKKO lë në burg Çyrbjan, rrëzon kërkesën e ish-deputetit për heqjen e masës së sigurisë

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbjas dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e masës së sigurisë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim.
    SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje. Organi hetues pret përgjigje për letërporosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që po hetohen.
    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

  • Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e ish-deputetit socialist Çyrbja për heqjen e masës së sigurisë

    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e ish-deputetit socialist Çyrbja për heqjen e masës së sigurisë

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbjas dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e së sigurisë.

    Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim. SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje.

    Organi hetues pret përgjigje për letërporosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që po hetohen.

    Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

  • SPAK zbarkon në Elbasan, kontrollon në banesën e deputetit

    SPAK zbarkon në Elbasan, kontrollon në banesën e deputetit

    Zgjedhjet e 11 Majit mbaruan, por jo puna nga SPAK-u, madje tashmë edhe ka filluar. Mësohet se me urdhër nga SPAK-u, janë kryer kontrolle në banesën e deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.
    Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

    Prokurorja Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor. Pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro. Pra bëhet fjalë për dy procedime të ndara.

  • 8 vite nga ikja e deputetit socialist, i biri fiton mandatin, sot kujton përvjetorin

    8 vite nga ikja e deputetit socialist, i biri fiton mandatin, sot kujton përvjetorin

    Admir Kadeli vendosi të ndiqte rrugën e të atit dhe në zgjedhjet e 11 Majit arriti të merrte mandatin e deputetit nën siglën e PS.
    Sot, bëhen tetë vite nga vdekja e deputetit të Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli dhe i biri e ka kujtuar këtë përvjetor me një shënim të veçantë.
    “8 vite pa ty Bab! Koha kalon, por mungesa jote nuk zbehet. Çdo vit që kalon, ndjej edhe më shumë peshën e fjalëve që nuk i thamë, përqafimeve që mungojnë dhe udhëzimeve që sot do të më duhej t’i kisha pranë.Je larg syve, por përherë në zemrën time. Ke lënë pas jo vetëm emrin e një burri të ndershëm dhe fisnik, por një trashëgimi nderi, përgjegjësie dhe dashurie për njerëzit e këtij vendi”, shkruan Admir Kadeli, djali dhe më i madhi i katër fëmijëve të ish-deputetit Gjovalin Kadeli.
    Siç ka treguar edhe gjatë fushatës, Admiri u bë baba për dy motrat dhe vëllain më të vogël. Gjovalin Kadeli u nda nga jeta në moshën 53 vjeçre, në vitin 2017, ndërsa dy vite para ikjes së tij kishte ndërruar jetë dhe bashkëshortja.
    “Në çdo hap që bëj, mundohem të jem i denjë për ty, për familjen dhe për të gjithë njerëzit që më rrethojnë. Me përulësi ndjek gjurmët që le pas dhe e ndjej gjithmonë dorën tënde mbi supin tim, si dikur kur më udhëhiqje me fjalë të qeta dhe shpirt të madh.
    Faleminderit që ishe babai im! Faleminderit që je ende udhërrëfyesi im, nga lart. Të dua dhe do të të dua gjithmonë. Yt Bir krenar”, përmbyll Admir Kadeli.
    Ai do të ndjekë rrugën e të atit, duke qenë pjesë e legjislaturës së re në Kuvend në shtator.

  • “Më shumë rëndësi ka qytetari se sa mandati i deputetit”, Petro Koçi pas fitores: Kandidatët e Berishës ishin të dobët

    “Më shumë rëndësi ka qytetari se sa mandati i deputetit”, Petro Koçi pas fitores: Kandidatët e Berishës ishin të dobët

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij rezultati ishte i pritshëm, dhe Partia Socialiste mund të të fitonte edhe mbi 80 mandate. Koçiu theksoi se është më e rëndësishme mandati i qytetarit, se mandati i deputetit.
    “Për mua është i rëndësishëm kur ke mandatin e qytetarët se i deputeti. Unë e prisja fitoren, dhe një rezultat me 8 përpara me mbi 80 mandate”, tha ai
    Deputeti i Partisë socialiste shtoi se kryeministri Edi Rama n zgjedhjet e 11 majit vendosi kandidatët më të fuqishëm në listën e hapur dhe e kundërta ndodhi me kryetarin e opozitës. “Rama i nxori të fuqishmit në listë të hapur ,ndërsa Berisha nuk e bëri dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar”, përfundoi Koçi.
     
     

  • Ilir Meta përfundimisht jashtë Kuvendit/ Nuk siguroi mandatin e deputetit, mesazh nga qelia: Nuk lejoj asnjë…

    Ilir Meta përfundimisht jashtë Kuvendit/ Nuk siguroi mandatin e deputetit, mesazh nga qelia: Nuk lejoj asnjë…

    Me një mesazh nga qelia, Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar për rezultatin e dobët zgjedhor që arriti më 11 maj, duke mos e siguruar dot mandatin e deputetit nga lista e hapur e qarkut të Tiranës, për aleancën PD-ADSHM, ku bënte pjesë.
    Mesazhi i Ilir Metës në Facebook:
    “Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cenoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij. Për mua ata nuk janë votues, por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme.
    Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.
    Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore, për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.
    Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë, të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.
    Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit”.

  • Numërohen votat e diasporës në Kukës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

    Numërohen votat e diasporës në Kukës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

    Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit falë votave të diasporës.
    Bëhet fjalë për një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut sipas KQZ kur janë reflektuar edhe rezultatet e 2852  nga 2917 zarfa total.
    Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet.
    Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament në këtë legjislaturë janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.

  • Votat nga Greqia përmbysin rezultatet brenda PD në Kukës, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

    Votat nga Greqia përmbysin rezultatet brenda PD në Kukës, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

    Isuf Çelaj

    KUKËS-Është mbyllur numërimi i zarfeve të votave të diasporës së Greqisë për qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund të gjithë procesit për këtë qark. Demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë mandatin e deputetit falë votave të diasporës.

    TABELA

  • Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

    Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

    Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pasi nuk ka mundur të sigurojë votat në zgjedhjet e 11 majit për mandatin e ri.
    Këtë të premte, ai ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale.
    “FALEMINDERIT”, shkruan Majko.

    Kujtojmë se Majko ndodhet në listën e hapur të qarkut të Tiranës dhe ka siguruar 4300 vota deri tani.