Në procesin për shpifje që Adriatik Lapaj ka ngritur ndaj deputetit Agron Shehaj, është mbajtur seanca e radhës këtë të premte. I pranishëm në sallë ishte Adriatik Lapaj, ndërsa deputeti Shehaj mungoi.
Avokati i deputetit deklaroi në gjykatë se ka kërkuar informacion nga disa banka dhe nga kadastra lidhur me të dhënat që lidhen me Adriatik Lapajn.
Gjithashtu, ai shtoi se Lapaj ka pasur një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë “Merkaj”, pronarët e së cilës janë aktualisht nën hetim nga SPAK.
Tag: deputetit
-

Adriatik Lapaj shkon në SPAK, zbardhet arsyeja
-

Shtyhet gjyqi për deputetin Dogjani, akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie
Seanca gjyqësore e caktuar këtë të hënë ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, është shtyrë. Ai është i akuzuar nga SPAK-u për fshehje të pasurisë. Shkak për shtyrjen e gjyqit u bë kërkesa e vetë deputetit, i cili ka deklaruar se është aktualisht i angazhuar me procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet vendore të 11 majit. Gjyqi ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje për arsye të angazhimit institucional të klientit të tyre si përfaqësues në procesin zgjedhor.
-

Shkolla verore e socialistëve, deputetët e rinj pa eksperiencë nisin trajnimin në “Akademinë Politike”
Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste nisi sot “Akademia Politike”, e cila do të trajnojë deputetët e zgjedhur të 11 majit.
Nga 54 deputetët e rinj, 39 prej tyre nuk janë ulur më parë në poste të nivelit të ministrave, zv/ministrave apo kryetarëve të bashkive dhe kjo mungesë e eksperiencës do të plotësohet përmes trajnimit në shkollën verore.
Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ishte Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e qarkut të Fierit.“Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit”, tha ajo për mediat.
Lektori i parë deputet ishte Fatmir Xhafaj për “Rolin e Deputetit dhe Etikën e Përfaqësimit”, o cili pati këtë mesazh në nisje të trajnimit.
Xhafaj: Nuk do të bëj mësim, nuk janë nxënës por kolegët të mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Kënaqësi që të takoj kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seanca parlamentare.
Pas Xhafajt, vijon Niko Peleshi, i cili trajton temën “Roli i Kryetarit të Grupit Parlamentar” me fokus tek sfidat e komunikimit dhe koordinimit brenda grupit të deputetëve.
Kryeministri Edi Rama ishte ai që çeli punimet e Akademisë ditën e djeshme para festës për 34-vjetorin e krijimit të partisë.Akademia Politike : Deputetët e Rinj
Moduli 1: Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit (20–22 qershor)
Roli Kushtetues i Deputetit
Marrëdhënia me elektoratin dhe etika e përfaqësimit
Lektorët : Edi Rama, (Vila) Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi
Moduli 2: Funksionimi i Parlamentit (27–29 qershor)
Arkitektura e Kuvendit: Komisionet, Seancat, Grupet Parlamentare
Procesi legjislativ: Nga drafti në ligj (Leximi kritik dhe rishkrimi i ligjit)
Debati parlamentar
Lektorët : Etilda Gjonaj, Klotidla Bushka, Toni Gogu
Moduli 3: Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare (4–6 korrik)
Marrëdhënia me Ministritë dhe Bashkitë
Deputeti dhe BE: Roli në integrimin evropian
Diplomacia Parlamentare dhe përfaqësimi jashtë vendit
Lektorët: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka
Moduli 4: Komunikimi Politik (11–13 korrik)
Komunikimi institucional dhe politik
Media training dhe social media për deputetët
Hartimi i një fjalimi për seancë plenare
Lektorët: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi
Moduli 5: PS dhe vizioni 2030 (18–20 korrik)
Copëzimi i programit elektoral: prioritetet, vizioni, ideologjia
Kompozimi i Parlamentit
Roli i deputetit në avancimin e agjendës së qeverisë
Marrëdhënia midis PS, Qeverisë dhe Kuvendit
Lektorët: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi./vizionplus.tv -

Seanca ndaj Qani Xhafës në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj deputetit Qani Xhafa, i akuzuar nga SPAK për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Deputeti mungoi në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Marash Logu.
Gjatë seancës, prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, shpalli pretencën ndaj Xhafës, duke theksuar se ai ka konsumuar veprën penale të drejtimit të parregullt të mjetit në gjendje të dehur, çka ka cënuar rëndë marrëdhëniet juridike të qarkullimit rrugor. Kllapi kërkoi deklarimin fajtor të deputetit dhe dënimin e tij me 6 muaj burg, të konvertuar në një vit shërbim prove, duke i kërkuar gjykatës të marrë në konsideratë statusin e tij si deputet dhe si familjar.
Mbrojtja, nga ana tjetër, pranoi akuzat, duke theksuar se klienti i tij ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka treguar përgjegjësi qytetare. “Ka qenë një rast i veçuar pas një feste familjare, dhe ai po kthehej në shtëpi. Sjellja e tij dëshmon se është një person i arsimuar dhe i ndërgjegjshëm”, tha avokati Logu, duke kërkuar dënimin minimal dhe aplikimin e masës së punës me interes publik.
Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi të dënojë deputetin me një gjobë prej 900 mijë lekësh, të cilën ai duhet ta paguajë brenda pak ditësh.
-

Aksident i dehur, SPAK kërkon dënimin e deputetit të PD
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i akuzuar për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
Prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin e Xhafës me 6 muaj burg, dënim i cili të pezullohet dhe të zëvendësohet me shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.
Nga hetimet ka rezultuar se më 11 mars të vitit 2023, Xhafa, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Deputeti humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyll të ndriçimit rrugor duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.
Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij duhet të gjykohet nga GJKKO. -

Mbyllen hetimet për stanin e drogës, merren të pandehur vëllai i deputetit dhe 2 persona të tjerë
Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 332 të vitit 2024, në lidhje me kultivimin e bimeve narkotike në zonen e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur 3 përsona, mes të cilëve dhe Armando Ndrecës, vëllanë e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca.
Ndaj 30-vjeçarit dhe dy të rinjve të tjerë Armel Nikdukaj dhe Elvis Spellzaj janë ngritur akuzat “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Seanca paraprake gjyqësore do të zhvillohet në ditët në vijim nga gjyqtari i Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kërkesën e prokurorisë. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë 3 personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës, ku nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Ndërkohë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca është proceduar dhe nga SPAK dhe ndodhet në paraburgim, si i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, në kuadër të operacioni “REVANSHI”. -

A do e linit mandatin e deputetit për postin e kryebashiakut? Ja si përgjigjet Erion Braçe
Deputeti i PS Erion Braçe, i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv tregoi rutinën e tij gjatë fushatës. Ai tha se bënte rreth 20 mijë hapa në ditë për të bërë takime në çdo lagje.
‘Unë kam ardhur 3 muaj para zgjedhjeve në Tiranë dhe është një kohë që nuk është shumë e mjaftueshme për të njohur çdo cep të Tiranës, bëja rreth 20 mijë hapa në ditë. Gjithmonë mua më tërheq periferia sepse ka një energji të madhe që nuk shfrytëzohet, në periferi ka varfëri dhe vjen në kontrast me pjesën tjetër të Tiranës. Ka një energji të mirë dhe mund të përdoret në mënyrë fantastike. Periferia vuan nga probleme si shërbimet publike, kopshte, çerdhe dhe si është bërë arsimi në Tiranë duhet që të bëhet edhe në zonat periferike.
Nuk mendoja se me atë që kisha bërë në parlament të kisha këtë lloj impakti edhe në qytet. Edhe kur më thanë do vish në Tiranë i thash unë jam deputet fshati, unë nuk di të sillem si deputet qyteti dhe se mendova se do të kisha këtë lloj impakti dhe kuptova se Tirana ka nevojë për një deputet që i përgjigjet nevojave të qytetarëve’, tha ai.
I pyetur nëse do e linte mandatin e deputetit për postin e kryebashiakut, ai tha jo.
‘Nuk e mendoj tani këtë gjë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për zaptimin e hapësirave publike në Tiranë.
‘Në Tiranë njerëzit duan vëmendje për problematikat e tyre. Liria e lëvizjes për të bërë dy ore gjumë në drekë dhe të flesh kur do ti pa skapameta motorësh që ulërinjë në mes të bllokut, ej shiko se unë jam me Lambo ose Bentley, janë këto liritë e vogla që njerëzit kanë nevojë në qytet. Zaptimi i hapësirave publike vendosjen e një trau dhe detyrohen banorët që të paguajnë tarifë për të paguar makinën atje’, tha ai. -

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
Institucioni i drejtësisë argumenton se marrja e vendimit nuk ka vlerë 6 muaj para mbarimit të mandatit.
3 kërkesat e deputetëve që u rrëzuan janë:
1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj
Kërkesa e 14 deputetëve të Partisë Demokratike, u paraqit më 30 janar, pasi Kuvendi refuzoi t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për mandatin e socialistit.
Sipas demokratëve, Sinaj ka përfituar nga fondet publike përmes bizneseve të ti private. -

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Vendosim ne për mandatin e Vullnet Sinaj
Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për të mos dërguar në këtë institucion mocionin që lidhej me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.
Në vendimin e shpallur, Kushtetuesja thekson se ka kompetencë ekskluzive për të shqyrtuar rastet që lidhen me përputhshmërinë e mandateve parlamentare me Kushtetutën, duke rrëzuar kështu qëndrimin e shumicës në Kuvend.
Vendimi vjen si rezultat i padisë së paraqitur nga 14 deputetë të opozitës, të cilët kërkuan ndërhyrjen e Gjykatës për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes saj dhe Kuvendit, si dhe për shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të deputetit Sinaj.
Kujtojmë se më 30 janar 2025, Kuvendi kishte rrëzuar me votim mocionin për dërgimin e çështjes në Kushtetuese, duke mos marrë parasysh pretendimet për shkelje të Kushtetutës nga ana e deputetit.
Demokratët e akuzojnë Vullnet Sinajn se, në kundërshtim me ligjin, ka përfituar fonde publike përmes një subjekti privat që kontrollohet prej tij, çka përbën konflikt interesi dhe papajtueshmëri me funksionin e deputetit.
Me këtë vendim, Gjykata i jep të drejtë opozitës dhe detyron Kuvendin të paraqesë rastin për shqyrtim formal, duke rikthyer në vëmendje debatin për integritetin e figurës së deputetit dhe respektimin e ndarjes së pushteteve. -

Kërkoi që t’i hiqej mandati Vullnet Sinajt, Kushtetuesja rrëzon Partinë Demokratike
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për mandatin e Vullnet Sinajt. Më 5 Mars, PD iu drejtua Kushtetueses me kërkesën që të shpallte të papajtueshëm vendimin e 30 janarit 2025 në parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetit socialist.
Demokratët pretendojnë se përmes bizneseve të tij, deputeti ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Kërkesa, që mbante firmën e 14 deputetëve, erdhi pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist.
Kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet SinajNë përfundim të seancës Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës.