Tag: deputetit

  • Caktohet gjyqtarja që do gjykojë Jurgis Çyrben, deputeti që i bëri Ramës listën e Durrësit

    Caktohet gjyqtarja që do gjykojë Jurgis Çyrben, deputeti që i bëri Ramës listën e Durrësit

    Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik i hedhur mëngjesin e sotëm për të shqyrtuar dosjen e ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

    Hetimet u mbyllën pak ditë më parë nga prokuroria e posaccme, e cila zbriti dosjen në GJKKO dhe kërkoi kalimin e çështjes par gjykim.

    Prokurori Adnan Xholi ka ngritur akuzat “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me teper se njehere”, “Perkrahje e autorit te krimit” dhe “Korrupsion pasiv ne zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve, teksa ka ndarë dosjen në fraksion për te identifikuar funksionarët që kanë ndihmuar ish deputetin në dhënien e informacioneve të klasifikuara sekret, informon gazetari Fatjon Gjinaj.

    Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal anëtarëve të të cilëve duke shfrytëzuar pozitën e deputetit jepte informacione për operacione policore. Nën akuzë është edhe Ahmet Masha që u arrestua bashkë me Çyrben ndërsa u shpall në kërkim Altin Hajri. SPAK zbuloi se ka ndarë çështjen për shkak se ka dyshime për zyrtarë të tjerë që kanë tregtuar informacion shtetëror, ndërsa konfirmon se Altin Hajri ka folur me të njohur të tij në aplikacionin Matrix pas arrestimit të ish-deputetit. 

    SPAK vuri në dukje se marrëdhënia e socialistit me personazhin e rekordeve kriminale kishte bazë edhe interesin pasi deputeti e njoftonte për operacionet, ndërsa Hajri i jepte vota.

  • SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

    SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

    Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik i hedhur mëngjesin e kësaj të mërkure për të shqyrtuar dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
    Hetimet u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila dërgoi dosjen në GJKKO dhe kërkoi kalimin e çështjes për gjykim.
    Prokurori Adnan Xholi ka ngritur akuzat “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me tepër se njëherë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve, teksa ka ndarë dosjen në fraksion për te identifikuar funksionarët që kanë ndihmuar ish-deputetin në dhënien e informacioneve të klasifikuara sekret.

  • “Tregoi kulturë dhe qytetari gjatë procesit”/ Lirimi i ish-deputetit, flet avokati: Bëri burg pa të drejtë…

    “Tregoi kulturë dhe qytetari gjatë procesit”/ Lirimi i ish-deputetit, flet avokati: Bëri burg pa të drejtë…

    Sipas Dacit, vendimi është i justifikuar nga pikëpamja ligjore dhe morale. “Zoti Salianji do të mbahet mend si njeriu që ka bërë burg pa të drejtë, por kjo është diçka që do të sqarohet në fund nga sistemi gjyqësor,” deklaroi ai.
    Avokati Jordan Daci, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga burgu të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
    Daci theksoi se lirimi i parakohshëm me kusht është i mbështetur në kritere të plota dhe nuk ka vend për interpretime politike mbi këtë çështje. “Ai ka treguar një sjellje shembullore dhe ka komunikuar në mënyrë të kulturuar gjatë gjithë kohës. Për mua, kjo është një dëshmi e qartë qytetarie dhe kulture,” tha avokati.

  • “Nëse do të kishte pafajësi, do të kishte fituar opozita”/ Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

    “Nëse do të kishte pafajësi, do të kishte fituar opozita”/ Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

    Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u soll mirë.
    Në një intervistë televizive analisti Artur Nura foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Në fokus të bisedës ishte edhe lirimi me kusht i ish-deputetit të PD Ervin Salianji.
    “Kemi një lirim me kusht që të mos përsërisë fajin. Dhe këtu mbaron filmi dhe sigurisht nuk do të kishte ndonjë gjë të madhe, por nëse do të kishte pafajësi këtu do të kishte fituar opozita”, tha ai.
    Vendimi për Salianjin u dha këtë të martë në gjykatën e Fierit, ku trupa gjykuese vendosi në favor të lirimit me kusht të ish-deputetit të PD, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv ndërsa edhe prokuroria dha dakordësinë. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë ish-deputeti.
    Prokurori Genci Mane ra dakord me kërkesën e bërë nga i dënuari dhe gjyqtari Noel Veizaj vendosi që Ervin Salianji të lirohet nga burgu me kushtin e paraqitjes pranë inspektorëve të Shërbimit të Provës deri në përfundimin e dënimit prej një viti burg.
    Lirimi me kusht parashikon gjithashtu që i dënuari të mos kryejë vepër tjetër penale të njëjtë me atë për të cilën është dënuar, në të kundërt burgoset menjëherë pa kaluar në procedurat standard të arrestimit.
    Vepra penale për të cilën u dënua Salianji ishte kallëzimi i rremë në atë që u quajt “Dosja Babale”. Ish deputeti nisi vuajtjen e dënimit në tetor të vitit të kaluar.

  • Salianji sërish në politikë! Pas lirimit nga qelia, Berisha tregon rolin e ish-deputetit në PD

    Salianji sërish në politikë! Pas lirimit nga qelia, Berisha tregon rolin e ish-deputetit në PD

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të ish-deputetit Ervin Salianjit. Berisha në një konferencë më gazetarët ka komentuar edhe rolin që pritet të ketë në Partinë Demokratike, Salianji. Kreu i PD deklaroi se Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do të japë kontributin e tij.
    Sali Berisha: Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano. Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij. Ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike që ai të mos kandidonte më për në Parlament sepse e  kishte tmerr. Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, dy bos kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.
    Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa./ZËRI

  • Zegjineja humb mandatin e deputetit për 10 vota

    Zegjineja humb mandatin e deputetit për 10 vota

    Zengjine Caushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të për qarkun Fier.
    Mandatin e 12 për Partinë Socialiste në këtë qark e ka marrë Maldrita Bardho me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.
    Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.
    Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

  • Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

    Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

    Pas përfundimit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, ka një humbje për PS-së. Kandidatja shumë virale e PS-së Zegjine Çaushi ka humbur mandatin që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit. Maldrita Bardho i merr mandatin Zegjine Çaushit, diferencë me 10 vota. Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.
     

  • “Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

    “Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova

    Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pretendoi më herët se e fitoi bastin për emigrantët.

    Vetëm pak orë pas reagimit të Farage ku thoshte se 1 në 48 shqiptarë në Britani janë në  burg, Rama thotë se “të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim, është djallëzore.
    Rama thotë se nuk janë 53,000 shqiptarë  sa pretendon ligjvënësi britanik, por shumëfishi i kësaj shifre.
    “Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – që do të thotë se më pak se një në 100 janë në burg”-thotë Rama në përgjigje të deklaratës së deputetit britanik.
    Rama ka edhe një përgjigje për deklaratën e Farage, se do t’i kërkonte Sekretarit të Brendshëm t’i përzërë shqiptarët e burgosur.
    “Në vend që ta shqetësoni Sekretarin e Brendshëm, tashmë të zënë, ndoshta duhet të më njoftoni kur mund t’ju mirëpres në Tiranë, si mysafirin tim të nderit”-shkruan Rama, ashtu sikurse e kishte premtuar se nëse shifra 1 në 50 shqiptarë janë në burg do ishte e gabuar, atëherë do e ftonte Farage në Tiranë, madje reagimin e shoqëron me një foto nga AI, buzë detit.
    Reagimi i kryeministrit Rama:
    I nderuar z. Nigel Farage, Gjyshja ime katolike, Zoti e mëshiroftë, më kujtonte shpesh një proverbë latine: “Errare humanum est, sed perseverare diabolicum.” Që e përkthyer do të ishte: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.
    Ndaj, në vend që të shqetësoni Sekretaren e Brendshme, e cila ka më se mjaftueshëm përgjegjësi, ndoshta do të ishte më e udhës të më njoftoni mua se kur mund t’ju pres në Tiranë si i ftuar nderi. Sepse, i dashur Nigel duket se numrat nuk janë pika juaj e fortë ndaj le t’i bëjmë gjërat të qarta: JU HUMBËT.
    “Censusi” juaj për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar është qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – disa herë më i madh. Por të qëndrojmë tek burimi juaj: The Telegraph, i cili i pari shpalli teorinë e “një në 50” dhe më pas pranoi vetë:
    “Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk përfshin migrantët e paligjshëm, përfshirë mbi 12,000 që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhen në burg.”
    Sa për shifrën e të burgosurve, një pyetje më e vlefshme do të ishte: sa prej tyre janë dënuar për vepra që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin tuaj të tejkaluar të vizave dhe emigracionit?
    Po, shifrat ndonjëherë mund të duken të mërzitshme – por janë gjithashtu kokëforta. Dhe kur dikush i shtrembëron vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse këmbëngul? Sepse, për të qenë i sinqertë, të sillesh me djallëzi është diçka që bie poshtë edhe nivelit tuaj të zakonshëm të retorikës.
    Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri politik post-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës, profesionistë dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar.
    Ne kemi bashkëpunuar me përkushtim me qeverinë britanike për të ulur ndjeshëm emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar krimin. Këtë e dëshmojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt, kjo quhet delir post-Brexit.
    Pres me kënaqësi të ju mirëpres në Shqipëri, siç është premtuar, për të ndarë së bashku diell të bollshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta.

    Top Channel