Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Dy ditë më parë u raportua se SPAK kërkonte dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. SPAK bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.
Ai u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39-vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.
Tag: deputetin
-

“Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK,zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin e PS-së
-

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me tre muaj të hetimeve për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja.Mësohet se SPAK e ka bërë këtë kërkesë në seancën e së martës, për shkak se është në pritje të disa letër porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
Prokuroria e Posaçme ka kohë deri në muajin Korrik të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan, i cili mbahet në paraburgim që prej datës 20 Tetor të vitit 2024, shkruan tvklan.Kujtojmë se ish-deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri.
Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Një tjetër akuzë ndaj tij është edhe nxjerrja e sekretit hetimor. Për këtë, ai ka bashkëpunuar me Ahmet Mashën.
Ata kanë dekonspiruar të paktën 7 operacione të policisë për arrestimin e disa të kërkuarve.