Tag: deputetin

  • Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv për ish-deputetin, tani pritet raporti i shërbimit të provës

    Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv për ish-deputetin, tani pritet raporti i shërbimit të provës

    Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.
    Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i vlerësimit nga IEVP Fier ka ardhur pozitiv ndërsa sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik, raport sipas të cilit do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji.

    Top Channel

  • Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, GJKKO shpall vendimin për deputetin e PD, e dënon me gjobë

    Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, GJKKO shpall vendimin për deputetin e PD, e dënon me gjobë

    Gjykatën e Posaçme mbajti sot seancë për deputetin Qani Xhafa, deputetit të PD ndaj të cilit SPAK ngriti akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur, duke shkaktuar aksident.

    Gjykata e Posaçme pasi u tërhoq për vendim, ka dënuar deputetin e PD Qani Xhafa. Gjyqtarja Irena Gjoka sipas gazetares së Top Channel Anilla Hoxha, tha “për këtë vepër Xhafa dënohet me nëntë muaj burgim”.
    Më pas të pandehurit i zbritet dënimi në 6 muaj burgim. Në përfundim Gjykata dha dënimin me 900 mijë lekë gjobë, që duhen paguar brenda dhjetë ditëve nga shpallja e vendimit me formë të prerë.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se i pandehuri kërkoi përmes mbrojtjes gjykim të shkurtuar.
    Në këtë seancë SPAK shpalli pretencën ndaj deputetit i cili mungon në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Marash Logu.
    Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës.
    Ai ka cënuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor, tha prokurori. Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor.
    Gjykata tha prokurori, duhet të marrë parasysh faktin qe ai është deputet dhe është familjar dhe të dënohet me 6 muaj burg, por të konvertuara në një vit shërbim prove ose gjobë.

    Top Channel

  • Aksident në gjendje të dehur, GJKKO dënon me burg deputetin e PD, Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

    Aksident në gjendje të dehur, GJKKO dënon me burg deputetin e PD, Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

    Gjykata e Posaçme e shpalli të fajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ligjvënësi demokrat u dënua me 9 muaj burg, i ulur në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht, dënimi u konvertua në një gjobë 900 mijë lekë.
    Sipas gjykatës, detyrimi financiar duhet të paguhet brenda një afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.
    Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor deputetin Qani Xhafa, për një aksident rrugor pa dëme në njerëz të shkaktuar prej tij në mars 2023, teksa i jepte makinës në gjendje të dehur.
    Në pretencën e lexuar të enjten SPAK kërkoi dënim me 6 muaj burg për ligjvënësin për veprën penale të “drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”, por përfundimisht konvertimin e këtij dënimi në 1 vit shërbim prove.
    Avokati i tij i tha gjykatës se klienti i tij e ka pranuar ngjarjen. “Atë ditë ka patur nië festë familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum ose detyrimin me punë me interes publik, ose me gjobë”, tha ai.

  • Qani Xhafa merret i pandehur/ SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD, ja arsyeja

    Qani Xhafa merret i pandehur/ SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD, ja arsyeja

    Prokurori Sotir Kllapi kërkon dënimin e tij me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet në shërbim prove për një periudhë 1 vjecare. Prokuroria e Posacme lexon konkuzionet përfundimtare për deputetin demokrat Qani Xhafa.
    Spak mori te pandehur depuetin e partise demokratike Qani Xhafa per akuzen e drejtimit te automjeteve ne menyre te parregullt. Nga hetimet rezulton se ne mars te vitit 2023 Xhafa teksa drejtonte ne gjendje te dehur nje makine Toyota, ka shkaktuar nje aksident ne Elbasan duke goditur nje shtylle elektrike.
     

  • Ishte i dehur dhe shkaktoi aksident, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin

    Ishte i dehur dhe shkaktoi aksident, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin

    Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkuzionet përfundimtare për deputetin e PD-së, Qani Xhafa. Prokurori Sotir Kllapi kërkon dënimin e tij me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet dhe kthehet në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare. SPAK e mori të pandehur Xhafën për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt. Hetimet dhe procesi ndaj tij u kryen në gjendje të lirë. Nga hetimet rezulton se në muajin mars të vitit 2023, ligjvënësi Xhafa teksa drejtonte në gjendje të dehur një makinë “Toyota”, ka shkaktuar një aksident në Elbasan, duke goditur një shtyllë elektrike.

  • Ndër kandidatët më të votuar në vend/ Braçe tregon në “Wake Up” nëse do të bëhet pjesë e qeverisë: Do bëj deputetin me kohë të plotë, por…

    Ndër kandidatët më të votuar në vend/ Braçe tregon në “Wake Up” nëse do të bëhet pjesë e qeverisë: Do bëj deputetin me kohë të plotë, por…

    Erion Braçe, deputeti i dytë më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës, me 23864 vota në total, ishte këtë mëngjes i ftuar në “Wake Up”.

    Mirënjohës ndaj atyre që e votuan, Braçe u zotua se do të bëjë çdo ditë detyrën e deputetët, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në kabinetin qeverisës. “Nëse më vjen mundësia, do të marr vendimet e mia. Por deputetin do ta bëj me kohë të plotë, e kam për detyrë ndaj atyre që më votuan”, tha Braçe, që deri në shtator do të vazhdojë të përfaqësojë Divjakën në Kuvend.
    Krahas figurave të reja që do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, socialisti theksoi se figura të reja duhen edhe në Partinë Socialiste.
    “Duhen figura të reja në parti, këtë mundësi ta japin edhe listat e mbyllura. Por duhej që disa të tjerë të sprovoheshin të listat e hapura, përfshirë edhe mua pa diskutim”.
    I pyetur për synimin e qeverisë për t’u anëtarësuar në BE brenda vitit 2030, ç’ka ishte dhe lajtmotvi i fushatës së socialistëve, Braçe tha se “janë bërë të gjithë yjet bashkë. “Mund të ndodhë, por kjo varet edhe nga faktorë të tjerë, siç është vendimmarrja e Bashkimit Europian”, tha ai.

    Top Channel

  • Autoritetet serbe arrestojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Vendim arbitrar, të lirohet menjëherë

    Autoritetet serbe arrestojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Vendim arbitrar, të lirohet menjëherë

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se sot gjatë ditës, autoritetet serbe kanë arrestuar në Merdarë, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Gramos Agushollin, që ishte duke udhëtuar tranzit për në Slloveni.
    Sipas njoftimit zyrtar, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd, ndërsa MPJD ka ndërmarrë hapa për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare mbi rrethanat e ndalimit.
    Ministria e ka cilësuar ndalimin si arbitrar dhe represiv, dhe i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht. MPJD po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Agushollit dhe ndaljen e praktikave të tilla, që sipas saj, bien ndesh me parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat për të drejtat e njeriut.Gramos Agusholli ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Rama kujton ish-deputetin e ndjerë socialist, Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart!

    Rama kujton ish-deputetin e ndjerë socialist, Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart!

    Në hyrje të fjalës së tij në takimin elektoral përmbyllës në Lushnjë, kryeministri kujtoi ish deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në vitin 2021.

    Kreu i qeverisë tha se në 11 maj, mbështetësit e PS brenda dhe jashtë do ti japin PS fitoren më të bukur.
    “Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.
    Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tona.
    Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.
    Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh qe nga qendra  e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë”, tha kryesocialisti.

    Top Channel

  • VIDEO/ Rama në Lushnje, kujton ish-deputetin e ndjerë Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart

    VIDEO/ Rama në Lushnje, kujton ish-deputetin e ndjerë Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart

    Aktualitet E Mërkurë, 7 Maj 2025 19:05

    Në hyrje të fjalës së tij në takimin elektoral përmbyllës në Lushnjë, Edi Rama kujtoi ish deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në vitin 2021. ”Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS”.

     

  • Si shkatërruan biznesin e veshjeve me Turqinë Fatjon Shehu me deputetin “non-grata” dhe e bënë monopol të tyre,…

    Si shkatërruan biznesin e veshjeve me Turqinë Fatjon Shehu me deputetin “non-grata” dhe e bënë monopol të tyre,…

    Një skandal me përmasa tronditëse po zbulohet brenda sistemit doganor shqiptar, ku figura kyçe rezulton të jetë Fatjon Shehu, drejtori i Anti-Kontrabandës, i lidhur ngushtë me një deputet të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hetimet e thelluara të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbulojnë një rrjet të organizuar korrupsioni, i cili ka shkatërruar bizneset shqiptare të importit të veshjeve nga Turqia dhe ka krijuar një monopol të heshtur përmes firmave të lidhura ngushtë me qeveritarë dhe politikanë.
    Burime nga hetimet e SPAK tregojnë se skema kriminale filloi me vendosjen e barrierave të qëllimshme burokratike ndaj importuesve të ndershëm. Ngarkesat me mallra veshjesh dyshohet se u mbajtën me ditë tërë në doganë, dhe më pas u kthyen mbrapsht pa arsye ligjore apo u gjobitën në mënyrë selektive. Qëllimi ishte të nxirreshin jashtë tregut firmat e pavarura dhe të hapej rruga për dominim total nga kompani të lidhura me Fatjon Shehun dhe deputetin “non-grata”.
    Hyn në lojë edhe Çani
    Ndërkohë emri i Klodian Çanit, drejtues aktual i Informacionit në Dogana, del gjithashtu si bashkëpunëtor në këtë sistem korruptiv. Ai dyshohet se ka manipuluar dokumentacionin dhe ka shmangur kontrollet mbi mallrat e lidhura me grupet e tyre, duke i dhënë skemës edhe karakter ndërkombëtar. Sipas burimeve, Çani ka një historik të pasur me hetime për kontrabandë që datojnë që nga viti 2015, por çuditërisht çdo hetim ndaj tij është mbyllur, dhe ai ka vazhduar ngritjen në poste gjithnjë e më të larta. Ndër të tjera, Shehu akuzohet edhe se ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij për të zbatuar urdhra të paligjshëm dhe për të fabrikuar të dhëna kundër operatorëve ekonomikë të pavarur.
    Sipas informacioneve, importuesit nga Turqia janë kthyer në viktima direkte të kësaj skeme. Disa kompani të lidhura me Shehun dhe deputetin “non-grata” kanë hyrje të lirë dhe të garantuar në treg, ndërsa të tjerët po përballen me kolaps financiar. Rrjeti ka funksionuar si një strukturë e mirëpërpunuar mafioze, ku skemat e kontrollit, falsifikimit të dokumenteve dhe lidhjet politike bashkëpunonin për të kontrolluar tregun dhe shkatërruar çdo formë konkurrencë të ndershme. Nga Durrësi, në Morinë dhe Kapshticë, SPAK ka dokumentuar raste ku mallrat kontrabandë është lejuar të kalojnë lirësisht, ndërsa mallrat e ligjshme janë ndaluar dhe konfiskuar.
    Por Fatjon Shehu, përveç lidhjeve të tij me figura politike, është gjithashtu nipi i trafikantit të njohur të drogës Behar Sofia. Informacionet e dala nga SPAK e pozicionojnë Shehun si pikë kyçe të lidhjes mes krimit të organizuar, sistemit doganor dhe elitës politike. Tashmë, Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet, teksa pritet një valë arrestimesh të tjera që mund të shkundin themelin e sistemit doganor dhe të ekspozojnë lidhjet e errëta midis administratës dhe krimit ekonomik. Pra e gjithë kjo, tregon se skema e Shehut dhe Çanit paraqitet si një nga aferat më serioze të dekadës, ku shkelja e ligjit është bërë normë dhe ndershmërimi i tregut është kërcënuar si kurrë më parë.
    Megjithatë deri atëherë, publiku ka të drejtë të dijë: Kush fshihet pas këtij rrjeti? A do të ndërhyjë drejtësia për ta ndalur këtë katastrofë të organizuar ekonomike? Dhe mbi të gjitha, kush është tjetri që fshihet në hijet e Shehut? Ndërkaq, sqarojmë se secili prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.