Deputeti demokrat Saimir Korreshi si ka ndalur batutat në komisionin e Ligjeve teksa po shqyrtohet projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Korreshi tha se dje një shok i kishte falur dy qen, të cilët sipas tij duhej të deklaronte nëse ia kishte dhuruar si deputet apo për shkak të miqësisë. Po ashtu ai mes humorit dhe ironisë tha se dhe çështjet e krevatit mund të quheshin konflikt interesi.
Korreshi: Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo! Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe. Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qenë. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir. Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi! Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Me shku në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?
Manja: Po si është konflikt interesi ky?!
Tag: deputetin
-

Korreshi vë në siklet Manjën: “Gruaja preferon deputetin… a është konflikt interesi?”
-

VIDEO/ Fermeri ngatërron deputetin e zonës: Del Zegjineja me atlete të bardha
Në foltoren e PD përpara Kryeministrisë, një nga folësit ishte dhe një fermer nga Dimali, ku renditi arsyet pse proteston kundër qeverisë. Ai gjatë fjalës foli për situatën me përmbytjet në këtë zonë, ku akuzoi bashkinë për neglizhencë, por më tej ngatërroi edhe deputetin e zonës. Ai përmendi Zegjine Çaushin, që në fakt është deputete e Roskovecit, pjesë e qarkut të Fierit, jo e Dimalit që është qark në Berat.
-

‘Të vjedhim me lezet’/ Topalli degjeneron Shalsin
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka degjeneruar deputetin e PS-së Eduart Shalsin duke i kujtuar deklaratën e famshme “Mbi të gjitha një premtim që mund ta bëjmë që tani, nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa kanë bërë këta”.
Topalli në fund e mbylli me një sugjerim për Kuvendin, që ata që janë të pijshëm të mos i lënë të shkojnë në foltore.
“Nuk ishit këtu. Kur zoti Spahiu foli se si veriun e kanë lënë pa investime, menjëherë zoti Rama i shkroi mesazh ministrit të Financave dhe i kërkoi që të reagonte. Fola unë për të njëjtin realitet dhe kërkoi këtij tjetrit që të reagonte. Ndoshta është më mirë t’i thoni kryeministrit që të vijë këtu dhe të reagojë vetë. Deputetin që sapo foli e kam pas dhe e njoh prej shumë vitesh. E kujtoj vetëm për një fjali: Që të vjedhim me lezet. Në atë kohë nuk ia kam marrë për të keq se kam thënë ky nuk paska eksperiencë politike. Paskam gabuar. Ai nuk ka as inteligjencën minimale. Një sugjerim për ju. E mira është që ata që janë pijshëm të mos i lini të shkojnë të foltorja”,- tha Topalli. -

Berisha pret në zyrë deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, Martin Wickers. Gjatë takimit, Berisha e informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë”.
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet e niveleve më të larta të qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, si dhe ndikimin e narko-eurove në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.
Berisha theksoi se pluralizmi politik po shtypet nga organet e narko-shtetit dhe se përndjekja ndaj drejtuesve të opozitës bëhet përmes një prokurorie të politizuar. Ai ngriti shqetësimin për mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.
Në përfundim, Berisha nënvizoi se narko-financat diktojnë vendimmarrjen në qeveri, Parlament, gjykata e polici, duke i paraqitur deputetit Wickers një panoramë të plotë të pasojave të këtij fenomeni.
Postimi i plotë:
Deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.
Të dashur miq, dje pasdite prita në takim z. Martin Wickers, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, mik i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.
Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Shqipëri si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, lidhjet e pazgjidhshme të niveleve më të larta të pushtetit dhe vetë Edi Ramës me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, shtypjen e pluralizmit politik nga organet e narko-shtetit, ndjekjen dhe persekutimin nëpërmjet prokurorisë politike të drejtuesve të forcave kryesore politike të vendit, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.
Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit.
Takimi ishte i hapur. -

Berisha pret deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës!
Berisha pret deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës!
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, z. Martin Vickers.
Gjatë takimit, Berisha e informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë”. Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet e niveleve më të larta të qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, si dhe ndikimin e narko-eurove në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.
Berisha theksoi se pluralizmi politik po shtypet nga organet e narko-shtetit dhe se përndjekja ndaj drejtuesve të opozitës bëhet përmes një prokurorie të politizuar. Ai ngriti shqetësimin për mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.
Në përfundim, Berisha nënvizoi se narko-financat diktojnë vendimmarrjen në qeveri, Parlament, gjykata e polici, duke i paraqitur deputetit Vickers një panoramë të plotë të pasojave të këtij fenomeni.
Deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.
Postimi
Të dashur miq, dje pasdite prita në takim z. Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, mik i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri.
Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Shqipëri si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, lidhjet e pazgjidhshme të niveleve më të larta të pushtetit dhe vetë Edi Ramës me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, shtypjen e pluralizmit politik nga organet e narko-shtetit, ndjekjen dhe persekutimin nëpërmjet prokurorisë politike të drejtuesve të forcave kryesore politike të vendit, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.
Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit.
Takimi ishte i hapur. -

Detajet/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako, por pritet të lirohet nga qelia
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë pasdite vendimin për ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi si fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu u vendos që t’i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se është vendosur të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.
Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.
Gjykata tha të lirohet nëse nuk mbahet për dënim tjetër, çka do të thotë se pritet të lirohet.Top Channel
-

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës. Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit dhe do të vuaje 2 vite e 8 muaj në burg.
Atij i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Bllako u shpall fajtor për “korrupsion” në 2 raste, të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës.
Sipas gjykatës, ai ka përfituar në formë ryshfeti 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7.5 milion lëkë. Për shkak se dënimi është kryer me kohën e paraburgimit i shuhet masa e sigurimit “arrest ne burg” dhe urdhërohet lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. -

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon pesë vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllakon
SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për inceneratorin e Tiranës.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se çështja u kthye për rigjykim nga gjykata e posaçme e Apelit
Bllako në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.Top Channel
-

GJKKO dënon me tre vite burg ish-deputetin Jyrgis Çyrbja
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin këtë të hënë, më 3 nëntor, për ish-deputetin socialist Jyrgis Çyrbja, të cilin e ka dënuar me 3 vite burg. Dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 2 vite.
Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor për tregim të sekretit shtetëror për disa episode si dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode. Ai u shpall fajtor dhe për akuzën korrupsion në zgjedhje.
Ndërkohë, përsa i përket të dyshuarve të tjerë, A.H u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim sekreti shtetëror. SPAK kaishte kërkuar 3 vite burg, që për shkak të dënimit të shkurtuar, shkon po ashtu në 2 vite dënimi. Dënimi i dhënë nga GJKKO është i njëjtë me pretencën e kërkuar nga SPAK.
Ndërkohë, A.M u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj, që ulet në 1 vit e 8 muaj burg, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Sjellim ndërmend se hetimi për ish-deputetin nisi pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC ku u gjetën biseda të tij me A.H-në, që ishte një person në kërkim. SPAK thotë se Çyrbja ka marrë mbështetje elektorale nga A.H, një person me precedent penal dhe lidhje shoqërore me të, për t’u zgjedhur deputet.
Në këmbim të kësaj mbështetjeje, ai i ka premtuar Hajrit ndikim në polici dhe prokurori. Komunikimet, sipas hetuesve, kanë treguar se në 8 raste ata kanë siguruar nga punonjës të policisë informacione në sistemin TIMS dhe të dhëna për operacione policore. Për herë të parë në këtë dosje u përdorën edhe komunikimet e zbardhura në një tjetër aplikacion të koduar, Matrix.