Tag: deputetes

  • VIDEO/ Manja i kthehet deputetes së PS-së: Zegjine ka një hierarki grupi

    VIDEO/ Manja i kthehet deputetes së PS-së: Zegjine ka një hierarki grupi

    Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta, pasi siç tha kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Ulsi Manja që duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit nga rradhët e PD-së.
    Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së PS-së Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit.

    Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

    Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?

    Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.

  • “Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”, Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zegjine, mësohu që ka hierarki grupi parlamentar

    “Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”, Manja i kthehet deputetes së Fierit: Zegjine, mësohu që ka hierarki grupi parlamentar

    Komisioni i Ligjeve shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor pasi siç tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja duhej pritur edhe ardhja e Oerd Bylykbashit.

    Kjo duket se nuk i pëlqeu deputetes së re Zegjine Çaushi, e cila kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit.
    “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki”, iu drejtua Manja deputetes së re të Fierit.
    Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.
    Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?
    Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.

    Top Channel

  • Gafat e deputetes së PS, Berisha poston videon: Matematika e Zegjinesë…

    Gafat e deputetes së PS, Berisha poston videon: Matematika e Zegjinesë…

    Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në rrjetet sociale një video që tregon nivelin e ulët të përfaqësimit të rilindjes me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
    Ai ka postuar shoqëruar me një shënim të shkurtër gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste të Fierit, Zegjine Çaushi.
    Niveli i përgatitjes së Zegjine Çaushit lë për të dëshiruar në çdo seancë plenare ku vihet re mungesa e artikulimit të duhur. Në tërësi, shumë deputetë socialistë nuk artikulohen mirë, duke treguar një nivel të dobët të njohurisë dhe përgatitjes, ndonëse përfaqësojnë një komunitet të tërë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
    Deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi është një shembull i dukshëm i mungesës së përgatitjes dhe njohurive të dobëta për detyrën parlamentare, që reflektohet në artikulim të paqartë dhe interpretim të gabuar të shifrave dhe të dhënave zyrtare.

  • Manjola Nikollo bashkohet me PS/ Bajrami: Mike e ngushtë me Zhupen, u ndanë për mandatin e deputetes

    Manjola Nikollo bashkohet me PS/ Bajrami: Mike e ngushtë me Zhupen, u ndanë për mandatin e deputetes

    Ish-kryetarja e degës së PD-së në Sarandë, Manjola Nikollo, ka vendosur të bashkohet me Partinë Socialiste dhe të marrë postin e nënkryetares së bashkisë. 
    Lajmi ka shkaktuar reagime brenda radhëve të PD-së në qytet.
    Përfaqësuesi i PD-së në Sarandë, Ibrahim Bajrami, tha për MCN TV se vendimi i Nikollos nuk ishte krejt i papritur, pasi flitej për ofertën e PS-së që prej gjashtë muajsh. 
    Nikollo ka qenë prej kohësh kryetare e degës së PD-së në Sarandë dhe ka qene e dedikuar në këtë parti dhe sigurisht nuk më pëlqen qe ne të dëgjoj që një person i dedikuar të pranojë në mënyrë të tillë, një pozicion politike, qartazi në PS. 
    E vërteta ishte se ishte e paralajmëruar ishte diçka që pritej, kishte diçka mbi 6 muaj që diskutohej ne qytet midisi ofertave të shumta që PS ka shpërndarë të paktën këtu në Sarandë, dhe kjo ishte një nga ofertat që mendohej se do te ndodhte, dhe ndodhi, nuk na pëlqen me të thënë të drejtën. 
    Nikollo, deklaroi më parë se ishte përjashtuar nga PD-ja pas dorëheqjes për shkak të primareve, duke akuzuar deputeten Ina Zhupa për manipulime.
    Por Bajrami konsideron se miqësia midis Nikollos dhe Zhupes ka marrë fund për shkak të konkurrencës për mandatin e deputetes në qarkun e Sarandës. 
    Znj. Nikollo ka qenë nder miket e ngushta të znj. Zhupa dhe miqësia  tyre erdhi ne një finale ndoshta jo te pëlqyeshme, ne një kohe kur konkurronin për pozicionin e deputetes në qarkun e Sarandës.
    Zhupa nuk kishte nevojë të manipulonte votat për të fituar. Nikollo mori më pak vota dhe, ndonëse kishte respekt nga anëtarësia e degës, synonte të ishte pjesë e listës së mbyllur, gjë e pamundur. 
    E vërteta është se nuk ka qenë e përjashtuar, i është bërë festa disa here, nuk e ka konsideruar si të mjaftueshme këtë gjë, donte një pozicion më të lartë, dhe me sa duket i erdhi me mirë të merrte këtë ofertën e PS-së. 

  • Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën për mandatin e deputetes së Andia Ullirit

    Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën për mandatin e deputetes së Andia Ullirit

    Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri për mandatin e deputetes në qarkun e Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

    Në vendim theksohet se gjykimi i çështjes pushohet, për shkak të mungesës së legjitimitetit të paditëses.

    “Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankimim”, nënvizon Kolegji.

    Kësisoj, mandati që Ulliri pretendonte mbi bazën e kuotës gjinore, i shkon përfundimisht kandidatit Arjan Ndoji.

  • Kërkoi ti merrte mandatin Arjan Ndojës/ Kolegji zgjedhor rrëzon Andja Ullirin, i mbetet ish-prokurorit

    Kërkoi ti merrte mandatin Arjan Ndojës/ Kolegji zgjedhor rrëzon Andja Ullirin, i mbetet ish-prokurorit

    Andja Ulliri dhe Arjan Ndoja

    TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesë-padinë e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri pas ankimit të saj për të marrë mandatin e deputetes në qarkun e Durrës, madat ky i marrë nga ish-prokurori Arjan Ndoji pas zgjehdjeve të 11 majit në vend.
    Ulliri pretendon se nga lista nuk është ruajtur kuota gjinore në qarkun e Durrësit dhe kjo është arsyeja pse mandati duhet t’i shkojë deputetes aktuale. Ajo i është referuar amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.
    Palët janë paraqitur sot pranë Kolegjit Zgjedhor, ku trupa gjykuese e rrëzoi ankiminim e deputetes pasi dëgjoi pretendimet e dy palëve, avokatit të Arjan Ndojës dhe avokati i Andja Ullirit. Deputetja e PD pas daljes nga Kolegji u shpreh për mediat se u zhgënjye nga seanca dhe se drejtësia mungon, pasi nuk iu lejua të ishte palë e legjitimuar.
    “Pas kësaj seance ndjej keqardhjen se si u trajtua kjo seancë, pavarësisht pretendimeve ligjore që nuk ishin me vend, siç ishte vendimi se ne nuk jemi palë e legjitimuar, ndërkohë që kaluan dy seanca në KAS e KQZ ku jemi legjitimuar si palë e interesuar dhe sot kuptuam se një pjesë e kësaj drejtësie që ne aspirojmë mungon dhe nuk mund të bësh as pretendime ligjore”, tha Ulliri.
    Kolegji është shprehur se kuotat gjinore janë respektuar dhe nuk mund të konsiderohen të dy listat si një e tërë, siç pretendon ankimuesja.Kërkesa e demokrates u rrëzua dhe më parë nga KQZ-ja dhe nga KAS-i, me të njëjtin argument./ZËRI/

  • Andia Ulliri humb në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, ish-prokurori Ndoja shkon në Parlament

    Andia Ulliri humb në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, ish-prokurori Ndoja shkon në Parlament

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur ditën e sotme që të rrëzojë kërkeën e Andia Ullirit, e cila kërkonte të merrte vendin e Arjan Ndojës në Parlament.
    Ajo pretendoi se mandatin e deputetes e fitonte në bazë të kuotës ligjore, ndaj çështjen e çoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
    “Kodi thotë që kandidatët rirenditen vetëm ata të listës me votim parapëlqyes, kur nëse dy të parët janë burra, i treti është grua. Ose kur dy të parët që kanë marrë vota parapëlqyese janë gra, i treti është burrë. E ka të qartë ligji këtë.
    Kandidatët e listës shumë-emërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes, rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese“, shpjeguan përfaqësuesit e KQZ-së, ndërsa në fund të shqyrtimit të çështjes, KAS la në fuqi KQZ-së.
    Në mbledhjen e kaluar të KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i rrëzoi pretendimet e kandidates dhe mandatin ia dha Arjan Ndojës, teksa miratoi shpërndarjen e mandateve për qarkun Durrës.

  • DETAJE / Pse partnerja e Endri Shabanit nuk pranoi mandatin e deputetes?

    DETAJE / Pse partnerja e Endri Shabanit nuk pranoi mandatin e deputetes?

    KQZ i ka dhene sot mandatin të katërtës në listë, Kleana Xhuvelit, motrës së Adriatik Lapajt, duke i dhën kështu fund sagës Lapaj-Shabani se kujt i takon mandati.
    Mirëpo pyetja logjike shtrohet se nëse Endrit Shabani do dontë ta bllokonte ‘Shqipëria Bëhet’, perse nuk e perdori partneren e tij Livia Stavri? Pra shume thjeshte mund te perdorte te dyten e listes dhe jo dajen, te nentin. Gjithmone nese eshte ashtu sic akuzon Adriatik Lapaj…
    Lista tregon se Stavri ndodhet para Xhuvelit në listën e mbyllur dhe se ajo ia ka hapur rrugën kandidatëve të tjerë.
    Nese kjo do të ishte një përpjekje e Shabanit për te bllokuar mandatin personal të Lapajt, nuk kishte pse ky mandat i shkonte në fund po prap partisë së Lapajt. E cila në përfundim krahas rrogës së deputetes përfiton të tjera benefite financiare nga ligji si parti parlamenatre.
    A është ky një produkt i presioneve publike ose i një marrëveshjeje të fshehtë mes Lapajt dhe Shabanit? Apo kandidati i nëntë në listë, Zeqir Kordhoni, ka qene përtej pikës së kthimit?

  • Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

    Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

    Pas rinumërimit të votave të qarkut Fier, rezultoi se socialistja Zegjine Çaushi kishte marrë më shumë vota të pamerituara, duke humbur kështu mandatin e deputetes, që e fitoi kolegia e saj, Maldrita Bardho.
    Kjo e fundit, përmes një postimi në rrjete sociale, u shpreh se është e gatshme që mandatin e deputetes t’ja japë Çaushit, me justifikimin se ajo ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën rozë.
    Por si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
    Ledio Braho, anëtar i Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka komentuar këtë vendim të Bardhos në një intervistë për Klan News.
    Braho u shpreh se vendimin final do të jepet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, kur të shpërdahen mandatet. Për mendimin e tij, Braho duhet ta japë një dorëheqje të tillë nga mandati, nga salla e Kuvendit në shtator.
    “Juridikisht, besoj se kësaj do i japë zgjidhje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në momentin e shpërndarjes së mandateve. Unë jam i idesë që zonja Bardho duhet të paraqitet në Kuvend në shtator dhe atje të heqë dorë nga mandati, e pastaj të bëhet zevëndësimi. Megjithatë, nuk e di si do të vijojë procedura administrative se unë thjesht një reagim në rrjete sociale kam parë. Kjo është për t’u parë”, tha ai.
    Nga ana tjetër, lënia e mandatit në këtë mënyrë që ta marrë dikush që është votuar më pak, sipas Brahos cënon në thelb sistemin zgjedhor, si dhe votimin preferencial, pasi qytetarët e kanë votuar atë për të qenë të përfaqësuar prej saj.
    “Sa i përket demokracisë, unë besoj se është e padrejtë që një kandidat që ka dalë dhe ka bërë fushatë, ka qenë pjesë e listave të hapura, merr më shumë vota se një kandidat tjetër, të dorëhiqet, për t’i lënë vendin një kandidateje tjetër. Kjo cenon në thelb sistemin zgjedhor. Cenon në thelb atë që njihet si votimi preferencial. Por, megjithatë, kjo është një çështje që kushdo e vlerëson vetë dhe e vlerëson se sa ndikon tek demokracia”, tha ai.

  • Zyrtare! Zegjine Çaushi nuk shkon në Kuvend, humb mandatin e deputetes për 10 vota

    Zyrtare! Zegjine Çaushi nuk shkon në Kuvend, humb mandatin e deputetes për 10 vota

    Zegjine Çaushi

    FIER-Një përmbysje ka ndodhur në qarkun e Fierit pas rinumërimit të votave. Rezultati i rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listës preferenciale të Partisë Socialistë.
    Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes në këtë qark, pasi kolegia tjetër nga PS, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 10 votash.
    Shifrat sipas KQZ:
    Maldrita Bardho
    Vota preferenciale: 3616
    Vota nga Diaspora: 1020
    4636 vota ne total
    Zegjine Çaushi
    Vota preferenciale: 4026
    Vota nga Diaspora: 600
    4626 vota në total