Tag: deputete

  • Legjislatura e XI e Parlamentit/ Begaj thërret seancën e parë në 12 shtator: Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE

    Legjislatura e XI e Parlamentit/ Begaj thërret seancën e parë në 12 shtator: Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE

    Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, njoftoi presidenti Bajram Begaj, që dekretoi sot seancën e parë.

    Krahas shkresës, Begaj ndau edhe një mesazh për Legjislaturën e XI-të, që thekson se përkon me një moment historik për vendin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane, shkruan kreu i Shtetit.
    Mesazhi i Presidentit:
    Të nderuar deputetë,
    Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
    Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.
    Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
    Të nderuar deputetë,
    Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces. Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
    Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.
    Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.
    Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
    Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO.
    Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
    Të nderuar deputetë,
    Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie.
    Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta.
    Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër!

    Top Channel

  • MINUTA E FUNDIT – Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri…

    MINUTA E FUNDIT – Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri…

    Të nderuar bashkëqytetarë,Të nderuar deputetë,
    Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve.Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
    Të nderuar deputetë,Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
    Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
    Të nderuar deputetë,Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces. Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO.Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
    Të nderuar deputetë,Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie.Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta.Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Begaj dekreton datën 12 shtator për mbledhjen e Kuvendit të ri: Shqipëria pranë anëtarësimit në BE, duhet një opozitë aktive

    Begaj dekreton datën 12 shtator për mbledhjen e Kuvendit të ri: Shqipëria pranë anëtarësimit në BE, duhet një opozitë aktive

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar datën 12 shtator, ora 10:00 për mbledhjen e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në mesazhin drejtuar deputetëve, kreu i Shtetit thekson se vendi është në një moment historik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu vë theksin edhe tek një opozitë aktive që duhet në Kuvend.
    Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.

    ‘‘Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike.
    Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike”,-thekson presidenti Begaj në mesazhin e tij.
    Mesazhi i plotë
    Të nderuar bashkëqytetarë, të nderuar deputetë.
    Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane.
    Të nderuar deputetë, Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit.
    Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar me mendësi, ide, energji dhe frymë të re është pjesë e natyrshme e proceseve demokratike. Përgjegjshmëria dhe përulësia nga mazhoranca në ushtrimin e pushtetit duhet të përplotësohet nga një opozitë aktive, konstruktive dhe e përkushtuar ndaj rolit të saj thelbësor në një demokraci. Dialogu dhe respekti për dallimet janë themel i bashkëjetesës demokratike.
    Të nderuar deputetë, Procesi ligjvënës dhe cilësia e ligjeve duhet të pasqyrojnë nevojat reale të shoqërisë sonë, sfidat e zhvillimit dhe përpjekjet për drejtësi e mundësi të barabarta. Shoqëria civile, media, bota akademike, profesionistët dhe aktorë të tjerë duhen të jenë edhe më shumë të përfshirë në këtë proces. Ata janë pjesë e së njëjtës përpjekje për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
    Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.
    Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ndërsa jemi të angazhuar në këtë proces, Shqipëria duhet të vazhdojë përfaqësimin dinjitoz në marrëdhëniet ndërkombëtare në linjë me partnerët tanë strategjikë: BE, SHBA, NATO. Shqipëria do të jetë e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon dhe kudo, faktor proaktiv paqeje, dialogu e zhvillimi pozitiv e të gjithanshëm. Me rolin tonë urëndërtues të paqes në rajon, me cilësitë tona unike të vëllazërisë fetare, ne mund të ofrojmë ekspertizë konstruktive, nisma inovative dhe shembull frymëzues.
    Të nderuar deputetë, Secili prej jush ka marrë një besim të çmuar nga qytetarët. Kjo është koha ta ktheni atë besim në veprim. Shqiptarët presin rezultate konkrete, përmirësim të jetës së përditshme, mirëqeverisje dhe zhvillim që sjell mirëqenie. Mbetem gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe mbështetur çdo nismë e dialog institucional në shërbim të sfidave të përbashkëta. Suksese deputetëve dhe legjislaturës së re të Kuvendit, me Shqipërinë në mendje e zemër!

  • “Nuk keni parë gjë akoma…”/ Shpërthen deputeti, akuza ndaj Kryeministrit: Ai ka marrë të gjitha pushtetet

    “Nuk keni parë gjë akoma…”/ Shpërthen deputeti, akuza ndaj Kryeministrit: Ai ka marrë të gjitha pushtetet

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se me rikthimin e tij në parlament nuk sheh gjëra ndryshe, pasi Rama tashmë i ka marrë të gjitha.
    Sipas Carës, Ramën e ndihmoi edhe Kodi Zgjedhor, pasi fitoi 52% në zgjedhjet e 11 Majit duhet të kishte 72 deputetë, ndërkohë ka 83, natyrisht, kjo edhe për fajin e opozitës në momentin që pranoi miratimin e Kodit.
    Igli Cara:
    “Është një parlament ndryshe nga ai që gjej nga 2017 kur isha më parë. Kishte më shumë parlamentizëm. Atëherë u tha nga Rama ajo shprehja e famshe: Nuk keni parë gjë akoma! Vërtet nuk kishim parë, tani po e shohim vërtet. Ai ka marrë gjitha pushtetet dhe kjo duket qartë.
    Rama i ndryshon disa gjëra brenda 24 orëve, realisht të gjitha pushtetet janë në dorë të tij. Kontrollon edhe drejtorët jo më parlamentin. Ka kapur të gjithë pushtetin lokal, ai është kryetari i madh, nuk ka më pushtete të ndara, të gjithë zbatojnë urdhërat e tij.
    Ramën e ndihmoi edhe Kodi Zgjedhor, pasi fitoi 52% dhe duhet të kishte 72 deputetë, ndërkohë ka 83. Natyrisht, kjo edhe për fajin tonë si opozitë, duhet ta pranojmë këtë. Jo se kjo ndryshon sjelljen, pasi Rama të njëjtën gjë ka bërë edhe me 73 deputetë në krye.”

  • Nesër “vuloset” rezultati i 11 majit, Presidenti pritet të caktojë datën e seancës së parë të Parlamentit të ri

    Nesër “vuloset” rezultati i 11 majit, Presidenti pritet të caktojë datën e seancës së parë të Parlamentit të ri

    Nesër, në orën 11:30, Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Vendimi kërkon shumicë të thjeshtë dhe mjaftojnë votat e anëtarëve të propozuar nga PS për të certifikuar rezultatin përfundimtar.

    Zgjedhjet e 11 majit i dhanë Edi Ramës dhe PS-së një mandat të 4-të qeverisës dhe një shumicë të fortë në Parlament me 83 deputetë; PD dhe aleatët e saj arritën të merrnin vetëm 50 deputetë, ndërkohë që PSD e Tom Doshit ruajti 3 mandatet e saj.
    Partitë e reja në 11 maj arritën të merrnin 4 deputetë; 2 nga Partia e Agron Shehajt, një nga partia e drejtuar nga Arlind Qori që do të çojë në Kuvend si përfaqësues Redi Mucin, dhe Adriatik Lapaj do të çojë në Kuvend Ana Dajkon.

    Sipas Kushtetutës, i takon Presidentit të Republikës të thërrasë mbledhjen e parë të Parlamentit të ri.“Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati,” thotë ligji themeltar i shtetit.
    Meqë Kuvendit aktual i mbaron mandati më datë 10 shtator, Presidenti Begaj mund të thërrasë Parlamentin e ri në një prej datave në periudhën nga 10 shtatori deri në 20 shtator.
    Në prag të mbledhjes së Kuvendit të ri, dy partitë kryesore në vend kanë filluar përgatitjet për legjislaturën e re.
    PS nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim këtë javë, dhe Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Sllovenisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Bledit që zhvillohet në datat 1 dhe 2 shtator. Ashtu siç ka vepruar edhe herët e tjera, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare për të shpallur Qeverinë Rama 4.
    PD-ja javën e ardhshme do të mbledhë kryesinë dhe grupin parlamentar për të përcaktuar qëndrimin ndaj Parlamentit. Në mbledhjen e grupit do të ndahen edhe detyrat e deputetëve në komisionet parlamentare, dhe mbetet për t’u parë nëse Berisha do të nisë betejën në Kuvend me ekipin e vjetër, apo do të vendosë të bëjë disa ndryshime.
    /vizionplus.tv

  • “Parti leshi”, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Doktor ke 29 vjet që ‘qeras’ çdo mashtrues e besëprerë, demokratët po..

    “Parti leshi”, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Doktor ke 29 vjet që ‘qeras’ çdo mashtrues e besëprerë, demokratët po..

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi thotë se prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë e vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë bazë reale elektorale.
    Sipas tij, këto parti kanë përfituar mandate e poste, ndërkohë që demokratët e thjeshtë dhe ata që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, janë lënë mënjanë.
    “Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi nga 5200 qendra që ka Shqipëria.
    Nga 50 deputetë që mori PD më 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.
    Tani nga këta 42 që i kishin ngelur PD, do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
    Oo doktor Berisha!Ke 29 vjet, që nga viti 1996, që ngele duke “qerasur” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politikë lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet. Dhe këta, sa ikën PD nga pushteti, ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.
    Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputetë çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
    Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë, mor doktor??????
    Në vitin 1996, ata që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë, ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.
    Ata që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv.ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005, kanë ikur të gjithë te PS, doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asjanës” në qejfin e tyre.
    Ata që qerase me 30% të pushtetit në 2009, mor doktor, dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD-së, si kokrra hajdutësh, të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.
    Ata që “qerase” me deputetë në vitin 2013, doktor, të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën për 4 vjet, duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
    Qerase Lylin 8 vjet, doktor, nga 2013 në 2021, derisa të përjashtoi. Dhe kur nuk kishte kush ta qerase, iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
    Më 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021, e sidomos më 8 janar 2022, me mandat deputeti.
    Tani po të pyes publikisht, doktor:
    1. A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv.ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?
    2.A e mban mend Majlinda Bregun, doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Becin, doktor, a të kujtohet? Po Visho Ajazin e SHIK-ut që e dekoroi Rama?
    Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes, se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
    3.A i ke “qeras” me gjithë mend, doktor, apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit, apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët, përveç demokratëve të vërtetë?
    Se me ta thënë të drejtën, doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD-së dhe sakrificës së demokratëve.
    Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanerët” e PS-së si nuk “qerasën” një herë, kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite, për 22 vjet që kanë qenë në kal, mor aman?
    Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD-ja, po si nuk “qerase” një herë të vetme, doktor, me karrige ministri një ish-student të Dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga Sigurimi i Shtetit!!!!!
    Dhe e fundit, doktor:
    A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD-së servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë??????”, -thuhet në reagimin e Murrizit.

  • “Si nuk qerase njëherë të vetme demokratët doktor”/ Murrizi reagon pasi PD do t’i japë deputetë aleatëve: Mos u jep poste servilëve e hipokritëve

    “Si nuk qerase njëherë të vetme demokratët doktor”/ Murrizi reagon pasi PD do t’i japë deputetë aleatëve: Mos u jep poste servilëve e hipokritëve

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës.

    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Murrizi thotë se prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë e vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë bazë reale elektorale. Sipas tij, këto parti kanë përfituar mandate e poste, ndërkohë që demokratët e thjeshtë dhe ata që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, janë lënë mënjanë.
    “Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi nga 5200 qendra që ka Shqipëria.Nga 50 deputetë që mori PD më 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.Tani nga këta 42 që i kishin ngelur PD, do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
    Oo doktor Berisha!Ke 29 vjet, që nga viti 1996, që ngele duke “qerasur” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politikë lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet. Dhe këta, sa ikën PD nga pushteti, ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputetë çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
    Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë, mor doktor??????
    Në vitin 1996, ata që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë, ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.Ata që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv.ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005, kanë ikur të gjithë te PS, doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asjanës” në qejfin e tyre.Ata që qerase me 30% të pushtetit në 2009, mor doktor, dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD-së, si kokrra hajdutësh, të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.Ata që “qerase” me deputetë në vitin 2013, doktor, të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën për 4 vjet, duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
    Qerase Lylin 8 vjet, doktor, nga 2013 në 2021, derisa të përjashtoi. Dhe kur nuk kishte kush ta qerase, iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
    Më 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021, e sidomos më 8 janar 2022, me mandat deputeti.
    Tani po të pyes publikisht, doktor:
    1. A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv.ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?
    2.A e mban mend Majlinda Bregun, doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Becin, doktor, a të kujtohet? Po Visho Ajazin e SHIK-ut që e dekoroi Rama?Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes, se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
    3.A i ke “qeras” me gjithë mend, doktor, apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit, apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët, përveç demokratëve të vërtetë?
    Se me ta thënë të drejtën, doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD-së dhe sakrificës së demokratëve.Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanerët” e PS-së si nuk “qerasën” një herë, kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite, për 22 vjet që kanë qenë në kal, mor aman?
    Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD-ja, po si nuk “qerase” një herë të vetme, doktor, me karrige ministri një ish-student të Dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga Sigurimi i Shtetit!!!!!
    Dhe e fundit, doktor:A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD-së servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë??????”-thuhet në reagimin e Murrizit.

    Top Channel

  • Pazari i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra

    Pazari i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra

    Më 11 maj, Kryetari i PD, Sali Berisha, me votat e demokratëve, i dhuroi 4 deputetë Partisë së Lirisë dhe nga 1 deputet secilës nga partitë Partia Republikane (PR), Partia për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia për Demokraci, Integrim e Unitet (PDIU) dhe Partia Agrare Ambientaliste (PAA), duke katandisur PD-në në vetëm 42 deputetë.
    Por Berisha nuk ndalet këtu. Ai ka nisur një pazar të ri, për të katandisur grupin parlamentar të PD-së me 35 anëtarë, duke dhuruar deputetë demokratë partive të vogla aleate, që këto të krijojnë grupe të veçanta parlamentare. Sipas deklarimeve publike, Berisha do t’i dhurojë edhe 3 deputetë të tjerë Ilir Metës për të krijuar grupin parlamentar të Partisë së Lirisë, ndërsa 3 të tjerë do t’ua japë 4 partive të vogla për të formuar grupe parlamentare.
    Ky pazar amoral, i ngjashëm me marifetin e fshatarëve që regjistrojnë tufa bagëtish fiktive për të përfituar subvencione, ka të njëjtën logjikë: përfitime financiare dhe privilegje administrative, pa ndonjë efekt real për prodhimin apo aksionin politik.

    Në rastin e fshatarëve, ata marrin bagëti hua sa për të plotësuar numrin ligjor dhe përfitimet shtesë nga shteti. Në rastin e Berishës, deputetët dhurohen partive të vogla vetëm për të fituar fonde dhe privilegje shtesë brenda parlamentit.

    Krijimi i këtyre grupeve partiçka nuk ka lidhje me forcimin e opozitës, por me përfitime konkrete: kryetarët e grupeve marrin 5% shtesë page, 20% më shumë në fondin e dietave, dyfishim të pagesës për telefon dhe karburant, ndërsa grupet parlamentare përfitojnë zyra, fonde shtesë, sekretare, punonjës administrate dhe përfaqësim në delegacione ndërkombëtare.
    Kjo skemë nuk është e re. Në vitin 2021, partiçkat e Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Shpëtim Idrizit morën deputetë hua nga PD-ja dhe krijuan grupet parlamentare kukulla “Për Demokraci e Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.
    Ashtu si fshatarët që regjistrojnë tufa bagëtish fiktive për të përfituar subvencione, Sali Berisha dhe aleatët e tij po përdorin deputetë demokratë për të përfituar përfitime të pakufizuara në parlament, duke i shndërruar grupet parlamentare në instrument të pasurimit personal, dhe jo në forcim të aksionit opozitar – shkruan faqja online Pamfleti.

  • “50 deputetë janë armë politike”, Murrizi i bën thirrje PD-së: Jo djegie mandatesh, por betejë parlamentare

    “50 deputetë janë armë politike”, Murrizi i bën thirrje PD-së: Jo djegie mandatesh, por betejë parlamentare

    Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa spekulime, sipas të cilave Partia Demokratike mund të vendosë sërish të djegë mandatet.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se gjendja aktuale e PD-së nuk është e mirë dhe në vend që të mendohet ky akt, duhet të përqendrohet në detyrën e vet si opozitë në Kuvend, me 50  deputetët që do të ketë në legjislaturën e ardhshme.
    Murrizi shton se duhet një opozitë joselektive, që nuk bën pazare, e mbi të gjitha, që me punën e saj të kthejë PD-në në pushtet.

  • Rama mban në ‘ethe’ qeverinë e mandatit të katërt, 140 deputetë bëhen gati për Parlamentin e ri

    Rama mban në ‘ethe’ qeverinë e mandatit të katërt, 140 deputetë bëhen gati për Parlamentin e ri

    Edi Rama, kryeminister

    TIRANE- Kryeministri Edi Rama ende nuk ka njoftuar asnjë zhvillim për ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Asambleja e Partisë Socialiste ku tradicionalisht Rama ka njoftuar emrat e ministrave të rinj ende nuk është mbajtur dhe pritet që njoftimi të bëhet ditët në vijim. Ky zhvillim përkon edhe me përgatitjen e 140 deputetëve për të hyrë në Parlament, 72 prej të cilëve janë të rinj dhe ulen për herë të parë në Kuvend. 
    Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë, PD, 50 deputetë dhe nga 1 deputetë partitë e vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe nisma “Shqipëria Bëhet”. Kjo përbërje pritet të sjellë një opozitë më të fragmentuar, por më të zëshme në sallën e Kuvendit.
    Si do të nisë Kuvendi?  Seanca e parë do të jetë thjesht konstituive, pa debat dhe pa agjendë. Ajo drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që i takon Sali Berishës, që është 81 vjeç dhe nëse ai refuzon, seanca do të mbahet nga Tritan Shehu ose Vasil Llajo i PS-së. Më pas Kuvendi verifikon mandatet dhe 140 deputetët e rinj bëjnë betimin. Deputetja më e re është Marjana Koceku, vetëm 24 vjeçe, ndërsa Deputeti më i vjetër mbetet Sali Berisha.
    Por me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës. Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re. Kush do të jenë ata, do të duhet të presim edhe pak./ZËRI