Tag: deputete

  • Dita e parë e Kuvendit, 72 deputetë të rinj në sallën ku kolegët më të vjetër ndjehen në shtëpinë e tyre

    Dita e parë e Kuvendit, 72 deputetë të rinj në sallën ku kolegët më të vjetër ndjehen në shtëpinë e tyre

    Kuvendi i Shqipërisë hapi sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, me një hapësirë ku u përzien emra të njohur dhe fytyra të reja.

    “Qoftë legjislaturë e mbarë!”, tha Manja.
    “Kam marr këshillë të respektoj votuesit”, tha Admir Kadeli, djali i ish-deputetit të njderë, Gjovalin Kadeli.
    Zgjimin e Kuvendit e bëri Taulant Balla, duke mbërritur herët, me rimarrjen e detyrës si kryetar grupi i socialistëve. E pas tij, kryetari i ri i kuvendit Niko Peleshi. Deputetët vijuan me radhë paraqitjen në seancën e parë, ku ndryshe nga mazhoranca që erdhi kryesisht veç e veç, opozita kishte zgjedhur ecjen si grupim.
    Më të lumturit u shfaqën të rikonfirmuarit në detyrë.
    “Është përgjegjësi”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
    Por gëzimi ishte i dukshëm edhe te deputetët që u rikthyen në poste ministrore.
    Të çlirët e të familjarizuar me politikën u shfaqën dhe ministrat që ndryshuan profilin.
    “Nga njëra ministri në tjetrën, privilegj, nder dhe shumë përgjegjësi. Për të rinjtë bashkëpunim e mirëpritje”, tha Blendi Gonxhe.
    Në dukje pa një buzëqeshje, por qasja në fjalë ishte pozitive edhe nga të larguarit nga kabineti qeverisës.
    “I uroj pasardhëses sime shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme. PS gjithmonë e ka treguar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
    Takimet përkrahëse nuk munguan brenda llojit. Madje as shtrëngimet e duarve mes kundërshtarëve politikë.
    Kishte edhe deputetë që erdhën duke sakrifikuar në seancë.
    “Do hyj me këmbën e djathtë sigurisht!”, tha Bardh Spahia duke qeshur, teksa futej në Kuvend me paterica.
    Por edhe nga ato që ishin të detyruar, si  Ana Dajko që është produkt i konfliktit Lapaj-Shabani. Pensionistja deputete e nisi me lapsus që ditën e parë.
    “Mbaj mbi supet e mia 64 mijë mandate…”, tha ajo.
    64 mijë vota doni të thoni? Po”
    Mbështetje i tregoi vetëm demokratja Ina Zhupa.
    Kureshtja ishte e madhe se kush e shkeli tapetin e kuq për herë të parë për të shkuar drejt sallës plenare nga 72 deputetët e rinj?
    “Dielli ka dalë, koha është e mirë kështu që bereqet do ketë”, tha Ilva Gjuzi.
    Emocionet nuk i fshehën, por duket se kanë hedhur pas krahëve kohët e fushatës dhe premtojnë energji të re.
    “Pak të emocionuar jemi, normal. Por historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës”, tha Zegjine çaushi.
    Në sfilatën politike mbizotëronin kostumet e errëta, por kishte edhe guxime…kostume me ngjyra apo fustane elegante që thyenin monotoninë e ‘uniformës’ parlamentare.
    Kishte të rinj që kishin menduar në detaje veshjen, për të përçuar edhe mesazhe politike.
    “Kam vënë një shall jo thjesht si aksesor, por është gjithë balta, akuzat e paragjykimet që janë hedhur mbi mua në këtë rrugë. Do e shohin tani kush është Sara në punët e Parlamentit!”, tha deputetja e re, Sara Mile.
    Dhe ky ceremonial parlamentar nuk i shpëtoi as syrit të turistëve.

    Top Channel

  • PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

    PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

    Ka nisur me tensione edhe seanca e parë e legjislaturës së XI, ku do të betohen e rinj të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
    Partia Demokratike, e cila së bashku me aleatët e saj në këtë mandat ka 50 deputetë, nisi aksionin opozitar, duke shpalosur pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të mbishkruara me akuza.
    Pas ngritjes së komisionit të verifikimit të mandateve me 6 emra nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, kreu demokrat Sali Berisha kërkoi fjalën në seancë.
    “Nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk e lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, por vetëm presto nomet”, tha Berisha ndërsa rreth foltores u mblodhën deputetë e tjerë opozitarë me pankarta në duar.

  • ‘Ithtare e helenizmit’, kushërira deputete e Lapajt paraqitet në Kuvend: Jam shqiptare

    ‘Ithtare e helenizmit’, kushërira deputete e Lapajt paraqitet në Kuvend: Jam shqiptare

    Ana Dajko, kushërira e Adriatik Lapajt, e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
    Ajo nuk i shpëtoi mediave, të cilat i morën prononcimin e parë, gjatë të cilës 60-vjeçarja dukej e “pushtuar” nga emocionet.
    Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë.
    “Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj…
    Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,
    Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.

  • Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

    Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

    Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.
    140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.
    Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja.

  • Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate, le të bashkëpunojmë

    Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Deputeti socialist Llajo: Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate, le të bashkëpunojmë

    Ka nisur zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    Sipas ligjit, seanca e parë duhet të drejtohej nga deputeti më i vjetër, gjë e cila i takonte liderit demokrat Sali Berisha, por ai së bashku me deputetin Tritan Shehu refuzuan dhe për këtë arsye seanca u drejtua nga deputetit socialist i Vlorës Vasil Llajo.

    Seanca nisi me Himnin Kombëtar. Deputeti Llajo në fjalën e tij i shtriu dorën për bashkëpunim opozitës dhe kërkoi që në katër vitet e ardhshme të punojnë për të mirën e qytetarëve.
    Llajo: Këtu fillon kapitulli i katër viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. Shërbimi ndaj njeriut është rruga më e ndershme që një person mund të ndjekë. Kjo duhet të jetë në qendër të punës tonë. Çdo ligj, çdo vendim duhet të jetë në shërbim të qytetarit. Qytetarët nuk duan fjalë të kota, duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Ne nuk duhet të kemi merak të bashkëpunojmë kur është fjala për të mirën e vendit, përkundrazi duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë./vizionplus.tv

  • Betohet sot si deputete/ Sara Mila i drejtohet Kuvendit, shalli që tërhoqi vëmendjen

    Betohet sot si deputete/ Sara Mila i drejtohet Kuvendit, shalli që tërhoqi vëmendjen

    Sara Mila, deputetja e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, i drejtohet sot Kuvendit për t’u betuar si ligjvënëse e re në radhët e Partisë Socialiste.

    Teksa kamerat ishin kthyer nga deputetja më e re, detaji që ra në sy ishte shalli që mbante në qafë.
    Në shall ishin të printuara ofendimet që ka marrë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.
    Këtë pasdite pritet të betohet si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

    Top Channel

  • LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të sekretariatit

    LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë, drejtohet nga Vasil Llajo. PD e nis me bojkot të sekretariatit

    Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

    140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.
    Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja, tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit. Deputetja e PD-së Klodiana Çapja e ka nisur me bojkot, duke refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve.
    Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja.

    Top Channel

  • Live/ Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të, pritet të betohen 140 deputetët dhe të zgjidhet kryetari i ri!

    Live/ Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të, pritet të betohen 140 deputetët dhe të zgjidhet kryetari i ri!

    Ka nisur seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja.
    PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD  hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.

  • Nis sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Betohen 140 deputetët, të hënën prezantohet qeveria “Rama 4”

    Nis sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Betohen 140 deputetët, të hënën prezantohet qeveria “Rama 4”

    Sot, më 12 shtator, në orën 10:00, nis zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    Roli i drejtuesit të përkohshëm i është besuar deputetit socialist Vasil Llajo.

    Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, në pjesën e dytë të seancës, deputetët do të betohen një nga një. Më pas, mazhoranca do të propozojë Niko Peleshi si kryetar të Kuvendit, siç u konfirmua nga kryesocialisti Edi Rama një ditë më parë. Vetëm pas këtij procesi, Peleshi do të marrë drejtimin zyrtar dhe do të mbajë fjalën e parë si kryetar i ri.
    Ndërkohë, në një seancë të veçantë, e cila parashikohet të mbahet të hënën, kryeministri Edi Rama do të paraqesë përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit në Kuvend, kabineti “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj.
    /vizionplus.tv

  • Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

    Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës XI

    Kuvendi do të zhvillojë sot në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës.
    Në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve. 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse.
    Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat Shqipëria Bëhet dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.
    Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.
    Përfaqësimi në Kuvend gjatë kësaj legjislature pasqyron diversitetin e shoqërisë shqiptare.
    Mosha mesatare e deputetëve është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re. 35% e deputetëve janë gra.
    Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i shkencave” dhe 5 deputetë mbajnë titullin “Profesor”.
    Për një fillim sa më efikas të sesionit të ri, administrata e Kuvendit ka përgatitur materiale orientuese dhe sesione informuese. Zyra pritëse e deputetëve ofron asistencë për njohjen e institucionit dhe detyrave të parlamentarit.