Tag: deputete

  • Konstituohet Paralamenti, Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit me 84 vota, opozita bojkoton procesin,…

    Konstituohet Paralamenti, Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit me 84 vota, opozita bojkoton procesin,…

    Rigels Seliman
    Socialisti Niko Peleshi është zgjedhur dje kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim. Në votim morën pjesë 87 deputetë. Opozita nuk mori pjesë në këtë proces, por qëndroi brenda seancës, duke ndjekur në heshtje votimin nga karriget. Opozita i ra tavolinës kur përmendej emri i Niko Peleshit, ndërsa shumica duartrokiste kryetarin e ri të Kuvendit. Komisioni i përkohshëm i ngritur për të administruar votat e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri përbëhej nga Fadil Nasufi, Saimir Asalla dhe Bledi Çomo, të propozuar vetëm nga PS pasi PD refuzoi të merrte pjesë në proces. Ndërkohë, para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, u betuan edhe deputetët e rinj. Nga 140 të tillë, u betuan 135. 2 të zgjedhur nga PSD-ja, Tom Doshi e Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Mësohet se pas këtyre dy dorëheqjeve, zëvendësuesit do të jenë nga lista e hapur e PSD. Kurse 3 deputetët e tjerë që munguan në këtë seancë janë nga radhët e PD-së; Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Ata pritet të votohen në seancën e radhës, megjithëse ligji i lejon që kanë afat deri në 6 muaj. Tre deputetët demokratë munguan në seancën e sotme për arsye personale.
    Detaje nga seanca
    Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën. Seanca e parë e Parlamentit të ri këtë të premte (12 shtator 2025) u zhvillua në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar. Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, me vetëm 50 deputetë, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve. Opozita u kthye te strategjia e vjetër e bllokimit.
    Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës. “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha. Seanca zgjati vetëm 24 minuta. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin. Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.
    Seanca u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh. Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD  hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

  • Peleshi thërret të hënën krerët e grupeve parlamentare/ PS, gati për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ja seanca…

    Peleshi thërret të hënën krerët e grupeve parlamentare/ PS, gati për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ja seanca…

    Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli më 11 shtator, në Asamblenë e PS-së.
    Por java që vjen duket se do të jetë tepër intensive për Kuvendin. Mësohet se kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë ditën e hënë kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t’u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet.
    Të martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve. Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve. Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet. Gjatë ditës, këshilli do kalojë rregulloren e re, e cila do të votohet në një seancë të dytë të martën pasdite. Ndërkohë pritet që deri këtu të jetë depozituar nga Edi Rama programi qeverisë dhe të kenë mbërritur në Kuvend dekretet për ministrat.
    Të mërkurën, Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Ndërkohë dy ditët në vazhdim do të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre. Të premten pasdite pritet betimi i qeverisë tek Begaj. Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
    Seanca e parë e Parlamentit të ri u zhvillua në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar. Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës.
    “Nuk lexoji emra të Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, – tha Berisha.
    Seanca zgjati vetëm 24 minuta. Ajo u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh.
    Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia “Mundësia” me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria.

  • U betuan 135 deputetë/ Peleshi thirrje për bashkëpunim mes palëve

    U betuan 135 deputetë/ Peleshi thirrje për bashkëpunim mes palëve

    Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot Niko Peleshin si kryetar të ri me 84 vota pro.
    Opozita bojkotoi masivisht votimin, ndërsa mbajti postera me figura si Aleks Soros dhe Charles McGonigal. Gjatë fjalës së tij, Peleshi bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve, mes zhurmës së protestës dhe duartrokitjeve nga mazhoranca.
    Në seancë u betuan 135 deputetë, ndërsa tre munguan dhe do betohen më vonë.

  • Rinis seanca në Kuvend, betohen 140 deputetët

    Rinis seanca në Kuvend, betohen 140 deputetët

    Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve, ku mes tyre 72 hyjnë për herë të parë.
    Ndërkohë deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
    Gjithashtu po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit, ku për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.

    Partia Socialiste hyn me 83 mandate. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    /vizionplus.tv

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit, ja kush do t’i zëvendësojë

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit, ja kush do t’i zëvendësojë

    Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
    Top Channel ka mësuar se nga kush do të zëvendësohen Doshi dhe Jorgo. Deputetët e rinj do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, me 614 vota.
    Lajmi për dorëheqjen e Doshit dhe Jorgos, u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

    Top Channel

  • Legjislatura e XI-të e Kuvendit/ Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

    Legjislatura e XI-të e Kuvendit/ Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

    Kuvend

    TIRANË- Parlamenti hapi sot dyert për 140 deputetët e Legjislaturës së 11-të, të cilët u rikthyen në Kuvend në seancën e pasditen, ora 17:00, për t’u betuar mbi Kushtetutë. Vasil Llajo i PS-së PS, si deputeti më i vjetër, pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u ngritën në këmbë dhe bënë betimin solemn për të respektuar nen për nen Kushtetutën e Shqipërisë.
    Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Sakaq, pas dorëheqjes së tyre, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve në qarkun Shkodër, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.
    Ndërkohë, pas betimit të deputetëve, pritet që të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Niko Peleshi është propozuar nga mazhoranca gjatë Asamblesë Kombëtare. Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa opozita refuzoi të marrë pjesë në këtë proces. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion. “Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Gazment Bardhi./ZËRI

  • Pse sot në Kuvend u betuan 138 deputetë?

    Pse sot në Kuvend u betuan 138 deputetë?

    Ne Kuvend u betuan sot vetem 138 deputetë.
    Kjo pasi Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve me heret.
    Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër.
    Ditën e sotme, është mbajtur seanca e parë parlamentare e këtij sesioni të ri, ku po betohen të gjithë deputetët e zgjedhur në 11 maj.
    Në korrik, PSD e Tom Doshit kërkoi djegien e mandateve të listës së mbyllur në Tiranë, kërkesë që u pranua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
    Ky vendim bëri që mandatin e PSD-së në Tiranë ta marrë kandidati më i votuar nga lista e hapur, Tedi Mula.
    Zevendesuesit e Doshit dhe Jorgos pritet te betohen vecmas ne seancen e radhes.

  • Rinis seanca në Kuvend, betohen140 deputetët

    Rinis seanca në Kuvend, betohen140 deputetët

    Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve, ku mes tyre 72 hyjnë për herë të parë.
    Ndërkohë deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve.
    Gjithashtu po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit, ku për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.

    Partia Socialiste hyn me 83 mandate. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    /vizionplus.tv

  • Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit

    Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit

    Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
    Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

    Top Channel