Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament.
Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbehet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edomnd Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu.
Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë.
Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament dhe komisionet parlamentare.
Tag: deputete
-

Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha Metës për të formuar Grupin
-

101 deputetë në Parlament? Spahiu tregon strategjinë sekrete të Ramës: Ja si do ndryshohet loja!
Kryeministri Edi Rama propozoi pak ditë më parë se duhet një Parlament me 101 deputetë.
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në një emision televiziv tha se nëse Kuvendi bëhet me 101 deputet, kjo mund të bëjë që partitë e reja të mos kalojnë dot pragun elektoral.
Spahiu ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama për ndryshime kushtetuese është planifikuar që pas rezultatit të 11 majit.
‘Kjo është një strategji e menduar dhe e planifikuar që kur ai pa rezultatin e 11 majit. Rama ka planifikuar që këtë fitore të thellë të përpiqet që të bëjë ndryshime kushtetuese dhe strategjia e tij është e papranueshme sepse mund të ketë pasoja të mëdha. Argumenti që thotë ai se do kursejë 40 rroga deputetësh mund të bind disa njerëz, por duke futur një numër të kufizuar me 101 deputet të bëjë rindarjen territoriale. Nëse do të bëhet kjo do të jetë e pamundur futja e lëvizjeve të tjera politike. Do tentohet ndryshimi kushtuetutës dhe nuk ishte thjeshtë një retorikë’, tha ai. -

Spahiu: Nëse Kuvendi bëhet me 101 deputetë, partitë e reja nuk kalojnë dot pragun elektoral
Kryeministri Edi Rama propozoi pak ditë më parë se duhet një Parlament me 101 deputetë.
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se nëse Kuvendi bëhet me 101 deputet, kjo mund të bëjë që partitë e reja të mos kalojnë dot pragun elektoral.Spahiu ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama për ndryshime kushtetuese është planifikuar që pas rezultatit të 11 majit.
“Kjo është një strategji e menduar dhe e planifikuar që kur ai pa rezultatin e 11 majit. Rama ka planifikuar që këtë fitore të thellë të përpiqet që të bëjë ndryshime kushtetuese dhe strategjia e tij është e papranueshme sepse mund të ketë pasoja të mëdha. Argumenti që thotë ai se do kursejë 40 rroga deputetësh mund të bind disa njerëz, por duke futur një numër të kufizuar me 101 deputet të bëjë rindarjen territoriale. Nëse do të bëhet kjo do të jetë e pamundur futja e lëvizjeve të tjera politike. Do tentohet ndryshimi kushtuetutës dhe nuk ishte thjeshtë një retorikë”, tha ai. -

PD në Kuvend me 3 grupe parlamentare/ Aleatët pritet ‘t’i marrin’ deputetë Partisë Demokratike
Partia Demokratike pritet që të ketë në parlament tre grupe parlamentare, që deputetët opozitarë të kenë më shumë kohë të flasin në Kuvend.
Grup më vete parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë dhe Grupi i Aleatëve.
Këto grupe parlamentare pritet “të marrin” deputetë demokratë, që të kenë numrin e deputetëve për të formuar një grup më vete.
Gazetari Osman Stafa: Dita e sotme ka nisur me takimin e krerëve të grupeve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Në selinë e PD, po flitet për tre grupe parlamentare, që do ketë PD. Grupi parlamentar i PD do drejtohet nga Gazment Bardhi. Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë, që duhet t’i marrë Partisë Demokratike së paku 3 deputetë.
Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Grupi i Aleatëve, që pritet t’i marrë PD-së 4 deputetë. PD e bën këtë që të ketë më shumë kohë të flasë në parlament. -

50 deputetë në 3 grupe parlamentare- PD ‘furnizon’ partinë e Metës dhe aleatët, Vokshi refuzon postin
mbledhja e grupit te pd
TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj, të cilët arritën që të siguronin vetëm 50 mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 Majit, pritet që të paraqiten në Kuvend me 3 grupe parlamentare, për të maksimalizuar kohën që kanë në dispozicion për të folur përgjatë seancave. Grupi kryesor i Partisë Demokratike do të drejtohet nga Gazment Bardhi, i cili konfirmohet në këtë post nga Berisha, ndërsa dy grupet e tjera do ti përkasin Partisë së Lirisë dhe Aleatëve. Të dy grupet do të plotësohen fiktivisht me deputetë të radhëve të Partisë Demokratike.
Por ndërsa socialistët zgjodhën sot dhe kryetarët e grupeve parlamentare që i përkasin mazhorancës, opozita ka qenë skeptike në lidhje me emrat por edhe qëndrimit që do të mbajë në tërësi ndaj jetës parlamentare. Jozyrtarisht mësohet se në radhët e PD-së nuk kanë munguar përplasjet, këtë herë për emrin e kreut të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë që do të drejtohet nga opozita. Për këtë pozicion janë në garë dy deputetë, Bardh Spahia, i cili është rikthyer në Kuvend pas drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, si dhe Albana Vokshi. Kjo e fundit ka refuzuar pozicionin e propozuar nga Berisha për të qenë nënkryetare e grupit parlamentar.Nga 50 deputetë të zgjedhur nga opozita, vetëm 14 prej tyre ulen për herë të parë në Kuvend, ndërsa pjesa tjetër janë figura të konsoliduara, veçanërisht për lidhjen e afërt me Berishën përgjatë viteve të vështira në opozitë. /ZËRI
-

Gjithçka gati për 4-vjeçarin në Politikë
Edi Rama dhe Ministrat
TIRANË-Ardhja e vjeshtës shënon dhe fillimin e ri të politikës shqiptare. Një mandat i katërt për Partinë Sociasite, një ekip i ri ministrash, një Kuvend ndryshe dhe me zgjedhje në disa nga Bashkitë e vendit…gjithçka duket se ka marrë formë për katër vjeçarin e ardhshëm politik.
135 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025 nga 140, u betuan në seancën e parë të Kuvendit. Në seancë nuk ishin të pranishëm Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli. Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, mund të betohen në seancën e radhës. PS do të përfaqësohet në këtë legjislaturë me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë. PSD hyn me 1 deputetë, pasi kryetari i PSD, Tom Doshi dhe deputetja e po së njëjtës parti, Sabina Jorgo, hoqën dorë nga mandati. Partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. Për këtë mandat, Niko Peleshi do të jetë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës.
Kjo është forma e Parlamentit të ri, por jo e finalizuar. Propozime e ndryshime, duket se do të shoqërojnë seancat në vazhdim.
Kryeministri Edi Rama një ditë para Kuvendit në asamblenë e PS njoftoi një reformë të re që do të prekë edhe Komisionet Parlamentare, por edhe vetë numrin e deputetëve që do të ulen në karrige, duke nisur nga mandati i ardhshëm. Rama tha se socialistët do të propozojnë uljen deri në 101 të numrit të deputetëve. Sa i përket Komisioneve, 7 prej tyre do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 prej tyre nga opozita. Peleshi do të thërrasë nesër kryetarët e grupeve parlamentare, ku do t’u kërkojë emrat për përbërjen e kryesive dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacione. Votimi do të zhvillohet një ditë më vonë.
Partia Socialiste ka gjithçka gati me një ekip qeveritar me ministra të rinj dhe surpriza
Emra të panjohur për politikën do të marrin ‘frenat’ e disa prej Ministrive më të rëndësishme në vend. Por vëmendja dhe debati i parë në rangun politik, po zhvillohet rreth ‘Diellës’. Për herë të parë një ministre virtuale me Inteligjencën Artificiale, Diella, deri dje asistentja virtuale në e-Albania do të drejtojë Prokurimet Publike. Në dekretin e kryeministrit, Diella i ka kaluar në përgjegjësi Ramës.
Ekipi Rama 4:
Kryetar Kuvendi- Niko Peleshi
Zv.kryeministre dhe Ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku
Ministria e Brendshme, Albana Koçiu
Ministria e Jashtme, Elisa Spiropali
Ministria e Financave, Petrit Malaj
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja
Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro
Ministria e Shëndetësisë, Elis Salaj
Prokurimet publike, Diella
Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
Ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari
Ulsi Manja, Komisioni i ligjeve
Ministria e Mbrojtjes, Pirro Vengu
Ministri i Bujqësisë, Andi Salla, kryebashkiak i Cërrikut
Ministër i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu
Majlinda Dhuka, ministre e shtetit për negociatat me BE
Adea Pirdeni, Ministre për Antikorrupsionin
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar
Nga ana tjetër edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikonfirmuar kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhin. Nënkryetar vendosi që të jetë Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Elda Hoti do të jetë sekretare e Grupit Parlamentar, ndërsa zëdhënëse do të jetë Ledina Aliolli. Ndërkohë, deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të mbajë postin e Nënkryetarit të Kuvendit. Por teksa PS pret vetëm dekretin e ministrave, demokratët vëmendjen e kanë kthyer nga pranvera, ku në prill të 2026 mandati i Berishës mbaron. Partia Demokratike, duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar dhe disa nga opozitarët kanë shprehur dëshirën e tyre për postin. Vetë Berisha ka deklaruar se nuk do e ndjekë nenin Basha dhe zgjedhje nuk do të ketë brenda PD. Se çfarë do të ndodhë do na duhet të presim dhe pak…
Duke ndjekur rrjedhën e zgjedhjeve, 11 maji ishte vetëm fillimi. Në 6 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale për shkak të largimit të kryebashkiakëve. Konkretisht: Tirana, Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku. Gara më e fortë pritet të jetë ajo për Bashkinë e Tiranës. Socialistët do të hyjnë në garë me Ogerta Manastirliun, ndërsa në pikëpyeje është emri nga opozita. Berisha është shprehur se Ilir Alimehmeti është një kandidat i mundshëm por tha se emri do të dalë pas konsultimeve. Teksa emrat përfliten, brenda 7 ditësh, Këshilli duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve.
Zgjedhje do të zhvillohen edhe në Vlorë, ku Ermal Dredha dha dorëheqjen e papritur vetëm një ditë më parë. Në Cërrik, kryetari aktual Andis Salla u zgjodh nga Rama për të qenë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Edhe në Berat, Ervin Demo do të jetë ministër i Pushtetit Vendor në “Rama 4”. Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit, do të jenë deputetë të rinj në Parlament, dhe post i kryebashkiakut është bosh. Data e zgjedhjeve lokale të parakohshme caktohet me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Teksa senaca e parë u hap me një betim për qeverisjen në përgjigje të popullit shqiptar, rruga para është e gjatë…/ZËRI -

Kuvendi i ri nën lupën e statistikave, risi në përfaqësim dhe formimin profesional
Parlamenti i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, nisi këtë të enjte rrugëtimin e tij në legjislaturën e 11-të.
Nga gjithsej 140 deputetë, plot 73 hyjnë për herë të parë në Kuvend. Mosha mesatare e përfaqësuesve është rreth 47 vjeç.
Tre më të rejat e këtij Parlamenti janë Marjana Koçeku, 24 vjeçe, Zegjine Çaushi, 27 vjeçe, të dyja nga PS, dhe Klodiana Çapja nga PD.
Në skajin tjetër të moshës, më të vjetrit janë Sali Berisha, 81 vjeç, Tritan Shehu, 76 vjeç, dhe Vasil Llajo, 68 vjeç.
Sa i takon eksperiencës parlamentare, Sali Berishës dhe Tritan Shehut, që janë deputetë që nga viti 1992, u bashkohen edhe Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla, të cilët kanë hyrë tashmë në dekadën e tretë si deputetë.
Përveç PS dhe PD, në Parlament janë të përfaqësuara edhe 12 parti të tjera, që garuan veçmas ose brenda koalicioneve.
Përfaqësimi gjinor në këtë legjislaturë është përmirësuar në favor të grave, të cilat përbëjnë 35.5% të mandateve, ndërsa burrat zbresin në kuotën 64.5%.
Sa i takon formimit profesional, Parlamenti i ri vazhdon të dominohet nga ekonomistët dhe juristët. Janë plot 31 deputetë që vijnë nga fusha e ekonomisë, financës dhe administrimit të biznesit, ndërsa 32 deputetë kanë formim juridik.
Mjekësia, inxhinieria dhe shkencat sociale janë ndër tre degët e tjera me një numër të konsiderueshëm deputetësh që do të votojnë ligjet përgjatë periudhës 2025–2029. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa 5 prej tyre mbajnë titullin “Profesor Doktor”.
Në seancën e parë u krijua përshtypja se ky Parlament do të jetë i ngjashëm me të mëparshmin, por nuk duhet harruar se në procesin e negociatave me BE, organet parlamentare kanë një rëndësi parësore. -

Nga ndryshimi i Rregullores te ai i Komisioneve Parlamentare, çfarë pritet të ndodhë gjatë javës në Kuvend
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli më 11 shtator, në Asamblenë e PS-së.
Por java që vjen duket se do të jetë tepër intensive për Kuvendin. Mësohet se kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë ditën e hënë kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t’u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet.
Të martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve. Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve. Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet. Gjatë ditës, këshilli do kalojë rregulloren e re, e cila do të votohet në një seancë të dytë të martën pasdite. Ndërkohë pritet që deri këtu të jetë depozituar nga Edi Rama programi qeverisë dhe të kenë mbërritur në Kuvend dekretet për ministrat.
Të mërkurën, Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Ndërkohë dy ditët në vazhdim do të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre. Të premten pasdite pritet betimi i qeverisë tek Begaj. Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
Seanca e parë e Parlamentit të ri u zhvillua në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar. Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës.
“Nuk lexoji emra të Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, – tha Berisha.
Seanca zgjati vetëm 24 minuta. Ajo u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh.
Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia “Mundësia” me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria. -
Peleshi nis negociatat për ndryshimin e Rregullores dhe komisionet…Java e nxehtë e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?
kuvendi i shqipërisë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet t’i dërgojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dekretet e ministrave të rinj të cilët i shpalli më 11 shtator gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë një javë instensive, të ngarkuar dhe tensionuar.
Kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë të hënën kryetarët e grupeve parlamentare, ku do t’u kërkojë emrat për përbërjen e kryesive dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet. Ndërkohë, të martën është parashikuar një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve, gjithshtu do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, përfshirë dhe skemën e re të komisioneve parlamentare. Mësohet se gjatë seancës së paradites do të ngrihet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, për të vijuar më pas në një seancë të dytë pasdite ku do të votohet rregullorja e re.
Nga ana tjetër, pritet që të jetë depozituar në Kuvend programi i qeverisë dhe dekretet për kabinetin e ri qeveritar nga ana e kryeministrit Rama.
Ditën e mërkurë, Niko Peleshi do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Dy të ditët në vazhdim, të enjten dhe të premten, pritet të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre. Po ashtu të premten pasdite, qeveria e re do të betohet pranë Presidentit Bajram Begaj.Seanca e parë plenare e Parlamentit të ri u zhvillua ditën e djeshme, në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar, mes tensionve dhe përplasjeve. Seanca zgjati vetëm 24 minuta, për t’u rikthyer sërish në orën 17:00 të pasdites. Në fazën e dytë të seancës, u betuan 138 deputet nga 140 në total, përveç Tom Doshit dhe Sabina Jorgo, të cilët hoqën dorë nga mandati i tyre si deputetë.
Pas betimit të deputetëve, u zhvillua menjëherë votimi i fshehtë për zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, një proces që u bojkotua nga opozita, të cilët në vend të fletëve të votimit hodhën në kuti pankarta ironizuese. Megjithatë, Niko Peleshi grumbulloi 84 vota pro dhe 3 kundër, nga 87 deputetë që morën pjesë në votim, duke u zgjedhur kështu kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.
E gjithë seanca e djeshme, deri përpara zgjedhjes së Peleshit, u drejtua nga Vasil Llajo, si më i vjetri pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut, këta të fundit të cilët refuzuan të merrnin këtë rol.
PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia “Mundësia” me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria./ZËRI -

Pse mungoi Jozefina Topalli në seancën e betimit në Parlament? Zbulohet arsyeja
135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj janë betuar ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Dy deputetë të PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen nga mandati ndërsa tre deputetë të PD-së, munguan në seancën plenare, konkretisht; Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli.
Për mungesën e kësaj të fundit, Newsbomb.al ka mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli do të kurorëzojë dashurinë me Cindy Marina në një ceremoni private.
Kujtojmë që modelja Ciny Marina në shkurt të këtij viti, organizoi një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë ditë, postimet e moderatores sportive në rrjete sociale mbajtën të update-uar të gjithë ndjekësit kureshtarë.
Jozefina Topalli, e shumëpërfolura e cila kandidoi më 11 Maj, do të rikthehet në karriget e ligjvënësve ndërsa më herët ka drejtuar edhe Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe pse e shkëputur nga politika prej disa vitesh, për Jozefina Topallin seanca e betimit duket se nuk ka pasur një rëndësi të veçantë përpara gëzimit në familje. Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, mund të betohen në seancën e radhës.